ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grate ne vendimmarrje dhe 30 perqindeshi i detyruar

Shko poshtė

22042009

Mesazh 

Grate ne vendimmarrje dhe 30 perqindeshi i detyruar Empty Grate ne vendimmarrje dhe 30 perqindeshi i detyruar




Joana Kosho*
Pergatitjet per zgjedhjet 2009 kane sjelle nje risi persa i perket perfshirjes se grave ne vendimmarrje. Po diskutohet me patos e deshire, po behen shkrime dhe po jepen opinione per dobishmerine e vendosjes se kuotes 30% per pjesemarrjen e grave ne listat e kandidateve per deputete. Sipas grupeve te interesit dhe shoqatave te grave, kjo do te ushqeje barazine gjinore dhe do krijoje nje klime debati konstruktiv ne arenen e vendimmarrjes. Per nje tjeter linje arsyetimi, percaktimi i nje kuote fikse per te katapultuar grate ne politike eshte nje diskriminim qe i behet kesaj gjinie, qe nuk paska mundesi te caje ndryshe ne boten e burrave, por vetem duke perfituar nga kuotimi. Parimisht, duke iu referuar idese dhe vleres se saj, vendosja e nje kuote per te angazhuar me gjeresisht grate ne vendimmarrje, eshte dicka pozitive per cdo vend qe eshte akoma ne rritje e zhvillim persa i perket kultures parlamentare. Grate ne politike sjellin alternativa qe burrat nuk priren per t'i gjetur. Ato do dine te kerkojne zgjidhje per probleme qe lidhen me familjen, shoqerine, per fenomene e problematika, barra e te cilave bie zakonisht mbi gruan. Menyra dhe rruget qe zgjedhin grate per te diskutuar e debatuar, permiresojne dhe zbutin ashpersine karakteristike te burrave. Fakti qe grate amvisojne familjen dhe po marrin gjithnje e me shume role te rendesishme ne shoqeri, angazhimi i tyre ne politike do sjelle impakt dhe feedback (reagim) pozitiv ne lidhje me zgjidhjen e problemeve dhe permiresimin e parametrave sociale.

Por, nese nuk e vecojme parimin nga realiteti shqiptar, nese pershtatim idete teorike me menyren se si priren te sillen figurat politike-berese, 30 perqindeshi i perfshirjes se grave ne politike nuk do munde vertet te zgjidhe ceshtjen e reflektimit te vlerave femerore ne vendimmarrje. Delikate dhe e pasigurt eshte pergjigjja qe mund t'i jepet pyetjes qe perben 'thembren e Akilit' per ceshtjen e 30 %: "A do perfshihen brenda kesaj kuote ato gra qe perfaqesojne vertet vlera, qe kane kontribuar realisht dhe fuqimisht ne shoqeri, qe jane afirmuar ne fushat e veprimit te tyre me zotesi dhe paanesi?" Une kam frike se jo. Madje, duke pare dhe testuar inskenimet e politikes shqiptare, kam pershtypjen se 30 % mund ta demtoje perfshirjen e gruas ne vendimmarrje ne dy aspekte: Ne radhe te pare vendosja e nje lehtesimi (sic eshte kuota e paracaktuar me detyrim qe me cdo kusht partite politike do perfshijne 30 % te grave ne listat proporcionale) per perfshirjen e grave ne politike diskriminon automatikisht aftesine e femres per te ngjitur shkallet e karrieres dhe per te care ne arenen e burrave pa pasur nevoje per lehtesime, lidhje specifike dhe katapulta elektorale. Por problemi me i madh qe mund te sjelle ky kuotim, duke mos harruar karakteristikat e konfigurimit tone politik si vend ne zhvillim, do jete perdorimi i lehtesimit per te perzgjedhur ata elemente qe duan kreret e partive, ato gra qe kane lidhje te caktuara me pushtetin, ato femra qe jo domosdoshmerisht jane te afta dhe te afirmuara, duke perjashtuar elemente potenciale per t'u bere perfaqesuese te denja te interesave te popullit. Forumet rinore dhe te grave ne partite politike jo gjithmone permbajne elemente femerore me kapacitet te larte ne fushen ku punojne, me integritet te forte dhe te formuara me empati per publikun. Shoqeria civile, qarqet akademike, administrata publike jane arena ku veprojne dhe gra te afta, te ekuilibruara dhe me deshire per te kontribuar ne zgjidhjen e problemeve sociale. Perfshirja e tyre ne 30 % do te mbetej ne duart e nje grupi te caktuar njerezish qe percaktojne listat proporcionale, persona qe jo gjithmone priren te perzgjedhin kandidatet me te mire persa i perket mbrojtjes se interesave te publikut, por kerkojne te vendosin ata qe perkojne me interesat e tyre personale. Futja ne politike e grave qe nuk shfaqin dhe nuk perfaqesojne vlerat e verteta femerore, do te perkeqesoje procesin e vendimmarrjes dhe do t'i hape rruge luftes dhe konflikteve per pushtet. Struktura psikologjike e gruas, nese kjo e fundit nuk eshte e mireformuar ne shoqeri, sjell probleme ne miradministrimin e interesave publike. Komplekset qe grate kane trasheguar nga gjithe dekadat e shekujt kur kjo gjini ka qene e diskriminuar, nuk do te mund te anashkalohen ne debatet dhe diskutimet parlamentare, duke e personalizuar dhe deformuar diskutimin publik. Nga ana tjeter, burrat qe nuk jane mesuar akoma te ndajne pushtetin me grate, nuk do te amvisojne mire bashkepunimin me to ne politike-berje. Ndaj, lerini grate te vetafirmohen, pa i bere leshime ne aspektin gjinor, por edhe pa i diskriminuar dhe perdorur.

* Pedagoge gazetarie, UT
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi