ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kazinoja, si shkaterroi familjen nga Lapraka

Shko poshtė

16112009

Mesazh 

Kazinoja, si shkaterroi familjen nga Lapraka Empty Kazinoja, si shkaterroi familjen nga Lapraka




Sonila Isaku

Fillimisht nga kureshtja ka hyre ne ambientet e lojerave te fatit, per te vezhguar cfare lojerash ofroheshin aty, si luhej, si operohej. Por, pas disa kohesh u be njohes i mire i atyre lojerave dhe Gavroshi (per shkak te etikes profesionale, gazeta "Koha Jone" nuk boton identitetin e plote te personazhit) vazhdonte te shkonte rregullisht, por tashme per te luajtur. "Fillimisht bashkeshortja dyshonte per ndonje tradhti, pasi te ardhurat qe une lija ne shtepi ishin shume pak ne krahasim me ato ne fillim. M'u vu shume kohe pas, dhe me ne fund i tregova se ku shkonin te ardhurat tona. Situata e veshtire ekonomike vazhdoi per muaj e muaj me radhe, deri aty sa nuk mund te paguanim as faturat e energjise elektrike", pohon per gazeten 42-vjecari. Mbas nje krize te vertete ekonomike, Gavroshi vendosi te mos luaje me, pasi cdo gje ne familjen e tij pothuajse ishte shkaterruar. Por, shoqeria e cila frekuentonte nuk mund te largohej nga ky ves, keshtu qe edhe 42-vjecari iu rikthye edhe nje here lojerave te fatit.

Edhe gjate paradites se djeshme e hasem ne nje prej kazinove ne afersi te zones se ish-Bllokut, ku edhe aty jane me te shumta. Por, ajo qe sot e gezon 42-vjecarin eshte se ai nuk eshte i zhytur ne borxhe ashtu sikurse miqte e tij. "Une mund te them se jam nje amator tashme, dhe jo nje lojtar i rregullt. Nese do te isha lojtar i rregullt do te isha i zhytur ne borxhe, ashtu sikurse jane edhe shoket e mi te cilet kane shitur makinat dhe nje pjese edhe shtepite", ka pohuar Gavroshi. Sipas tij, te gjithe ata qe shkojne ne lojerat e fatit, tashme i kane kthyer familjet e tyre ne te varfera, ku shumica nuk mund te mbulojne as shpenzimet e femijeve per ne institucionet shkollore apo te edukimit. Pavaresisht se ne mendjen e tij, ajo qe po ben eshte dicka negative dhe qe duhet te luftohet, ai vete nuk e gjen dot ate "viden". Me shpresen se nje dite do te gjeje kete vullnet, ai me shume shpreson qe te merren masa, per te mos i lejuar keto lojera fati te pranojne kedo.



Do te rishikohet ligji i kazinove

Vetem dy dite me pare qeveria urdheroi Ministrine e Financave, te ndermarre masa shtrenguese ndaj kazinove dhe njesive te tjera te lojerave te fatit, qe te ndalojne shqiptaret e varfer te lene parate atje, duke shkaktuar kriza te forta familjare. Nisma e rralle u paralajmerua nga kryeministri Sali Berisha, i cili permes nje informacioni te posacem qe iu shperndau mediave, tha se ai vjen per te shmangur konfliktet familjare per shkak te "zhytjes" se burrave ne borxhe, tek lojerat e fatit. Kryetari i qeverise ka kerkuar nga ministri i Financave, Ridvan Bode qe te amendohet ne menyre te menjehershme ligji "Per Lojerat e Fatit ne Republiken e Shqiperise".

Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Kazinoja, si shkaterroi familjen nga Lapraka :: Komentet

emigranti

Mesazh Thu Nov 26, 2009 4:47 pm nga emigranti

mjer kush e ka kte ves

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi