Nishani: Mafia nuk eshte retorike, por nje situate reale
Faqja 1 e 1
07122009
Nishani: Mafia nuk eshte retorike, por nje situate reale
Tom Thercaj
INTERVISTA/ Ministri i Drejtesise Bujar Nishani, flet per klimen aktuale politike dhe ndalet gjeresisht ne ate qe ai e cileson mafie te ndertimit, trojeve, etj. Akuzon Edi Ramen, kryetarin e Bashkise se Tiranes, i cili eshte njekohesisht edhe kryetar i Partise Socialiste, se ka miratuar vendime te cilat "bien ndesh me kushtetuten e vendit", duke vleresuar edhe se ato, "tentojne te cenojne stabilitetin e institucioneve"
Ditet e fundit ka qene e acaruar klima politike ne vendin tone, madje degjojme perdite termin "mafie". Flitet per mafian e ndertimit, mafian e karburanteve, mafia ne media, per mafia ne politike apo per mafia ne shtet. Vertete na rrethojne kaq struktura mafioze, apo eshte nje term politik, nje retorike?
Kjo nuk eshte aspak retorike, ju siguroj per kete. Natyrisht qe Shqiperia ka bere perparime shume te medha per sa i takon funksionimit te shtetit ligjor dhe per sa i takon konsolidimit te institucioneve. Por per hir te se vertetes, veprimtaria dhe perballja me krimin e organizuar dhe me forma tipike te tij, qe kontrollohen brenda pjeses se asaj qe quhet mafia, eshte nje sfide reale sot ne Shqiperi. Une besoj qe qytetaret shqiptare kane qene deshmitare gjate mandatit te pare te kater viteve te kesaj qeverie, te angazhimit te saj sipas parimit te kryeministrit Berisha te tolerances zero ndaj krimit te organizuar, pra qytetaret shqiptar kane qene deshmitar te nje perballje te institucioneve te shtetit, qe burojne nga vullneti politik i qeverise, ne goditjen ndaj grupeve kriminale te krimit te organizuar. Une mund te permend ketu nje numer bandash te rrezikshme, qe nga banda e Aldo Bares, qe nga grupi kriminal i Durresit i Lul Berishes, qe nga grupet kriminale te Tropojes, qe nga grupet kriminale te pjeses se Fierit, qe nga grupet kriminale te Nehat Kulles ne Tirane, pra ishin evidente, ishin konkrete. Keto grupe kriminale qe ishin te strukturuara, te cilet kishin shtrire veprimtarine e tyre jo vetem ne Shqiperi, por duke qene se ishin bere pjese e trafikut te droges dhe e trafikut te qenieve njerezore, kishin shtrire aktivitetet e tyre edhe pertej Shqiperise ne vendet e tjera. Dhe per hir te se vertetes, brenda mandatit te pare te kesaj qeverie u be e mundur asgjesimi i nje numri te konsiderueshem te grupeve kriminale. Une po ju bie nje shifer per shkak te informacionit qe kam per shkak te eksperiences si Minister i Brendshem, ne periudhen e qeverisjes ne mandatin e kaluar, eshte bere e mundur arrestimi i rreth nje mije pjesetareve te ketyre grupeve kriminale, dhe behet fjale per grupe qe sipas kodit penal jane grupe te krimit te organizuar, pra behet fjale per krime te renda, krime serioze, qe gjykohen vetem nga gjykata e krimeve te renda. Por natyrisht qe beteja me krimin e organizuar nuk ka perfunduar, aq me teper kur krimit nuk i priten suportet financiare qe kane ardhur apo jane perftuar nga veprimtarite kriminale. Gjate diteve te fundit qytetaret shqiptare kane degjuar per nje iniciative tjeter te qeverise ndaj mafias se trojeve, mafias se tokave. Une besoj se nuk eshte aspak retorike, jo vetem per faktin qe qytetaret shqiptar jane njohur me fakte konkrete, jane njohur me emra konkrete, te personave te cilet nuk kane asgje te perbashket me biznesin e ndershem, nuk kane asgje te perbashket me njerezit reale te biznesit, te cilet jane me qindra dhe me mijera ne Shqiperi, qe punojne me mish e me shpirt, ndaj te cileve qeveria Berisha ka ofruar dhe do te ofroje gjithmone respektin maksimal dhe ka angazhimet e saj per t'ua bere sa me te lehte punen e tyre tregtare dhe te biznesit, sepse ata jane jo vetem pjese e interesit te familjes se tyre, por ata jane edhe pjese e interesit te pergjithshem, jane pjese e zhvillimit te dinamikes se ekonomise tone, por brenda tyre nuk mund te leme pa identifikuar ata te cilet tentojne te perfitojne. Pra jane njerez te cilet duke pasur nen komande pjese te rendesishme te pushtetit, sic eshte Bashkia e Tiranes, e cila eshte nje pjese shume e rendesishme e pushtetit sepse administron prona publike, dhe keto prona publike nuk i ka shfrytezuar ne interes te komunitetit, nuk i ka shfrytezuar per te ndertuar hapesira te gjelbra, nuk i ka shfrytezuar per te ndertuar shkolla, nuk i ka shfrytezuar per te ndertuar kopshte dhe cerdhe, por i ka shfrytezuar per t'ia dhene ketyre grupeve, ketyre individeve qe sot ndikojne drejtperdrejt ne vendimmarrjen politike te kryetarit te Bashkise se Tiranes, i cili eshte njekohesisht edhe kryetar i Partise Socialiste, ne vendime te cilat bien ndesh me kushtetuten e vendit, ne vendime te cilat bien ndesh me ligjet e vendit, ne vendime te cilat tentojne te cenojne stabilitetin e institucioneve. Ne kemi bere nje rruge te gjate prej pothuajse njezet vitesh qe nga permbysja e sistemit te kaluar deri sot. Shqiptaret kane punuar, kane kontribuar me shume veshtiresi per te ardhur ne nje moment te tille ku sot Shqiperia konsiderohet nje vend normal ne Evrope, sot Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s. A do te ishte bere Shqiperia vend anetar i NATO-s nese Shqiperia nuk do te ishte nje demokraci funksionale? Kurrsesi nuk do ishte bere. Sot Shqiperia eshte pranuar nga 27 vende anetare te Bashkimit Evropian per te kandiduar per te filluar procesin e anetaresimit ne Bashkimin Evropian. A do te ishte pranuar Shqiperia nese nuk do kishim nje demokraci funksionale? Kurrsesi nuk do te ishte pranuar. Sot Shqiperia dhe shqiptaret jane ne prag te nje hapi shume te rendesishem, te levizjes pa viza ne hapesiren evropiane. A do te kishim mberritur ketu nese nuk do te kishim institucione te konsoliduara dhe nuk do funksiononte shteti ligjor? Kurrsesi nuk do te kishim mberritur. Pra te gjitha keto qellime te ketyre grupeve, te ketyre individeve te lidhur me interesat e tyre te ngushta, por qe duke shfrytezuar ne menyre antiligjore pasurite publike permes dores se kreut te Bashkise se Tiranes, qe eshte kryetari i Partise Socialiste, nuk ka me forme tjeter me te cilesuar si mafia. Mafia nuk ka brire. Mafia kjo eshte. Tenton te shkoje tek pushteti, tenton te paralizoje institucionet shteterore, tenton te marre nen komande individe qe kane vendimmarrje te rendesishme ne doren e tyre, tenton te perfitoj prona publike ne interes per te pastruar parate e pista te tyre. Kjo eshte mafia, prandaj une nuk besoj qe nuk eshte aspak retorike, por eshte nje situate reale per te cilen ne kemi ngritur dhe do ta ngreme zerin.
Ne krye te ministrise qe ju drejtoni tani, problemet e perditshme me te cilat perballeni jane ato me te cilat lidhet jeta e qytetareve shqiptare dhe jane vertet te shumta? I referohem hipotekave, burgjeve, zyrave te permbarimit, Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, e nje sere institucionesh qe ju keni ne vartesi...
Ministria e Drejtesise ka specifika te ndryshme nga ajo e Ministrise se Brendshme, qe ka te beje se pari me nje bashkepunim dhe nje partneritet me te gjithe aktoret, me te gjithe operatoret qe punojne ne fushen e sistemit te drejtesise. Dhe se dyti, qe eshte nje ceshtje shume e rendesishme dhe qe ju e ceket ne pyetjen tuaj, Ministria e Drejtesise ka pergjegjesi te rendesishme ne lidhje me disa institucione qe i ofrojne sherbim te drejtperdrejte qytetarit, qe per hir te se vertetes ne kemi objektiva dhe ambicie shume te medha ne lidhje me rritjen e performances qe kerkohet ne keto institucione. Le te perqendrohemi pak tek disa nga problematikat e ketyre institucioneve. Le te themi tek Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, i cili eshte nje problem shume i rendesishem dhe eshte nje nga prioritetet e qeverise Berisha dhe e Ministrise se Drejtesise si perfaqesuese e qeverise ne kete proces. Ceshtja e prones eshte nje ceshtje shume e rendesishme qe lidhet drejtperdrejt me te drejtat dhe lirite themelore te njeriut. Pa lene menjane problematiken e trasheguar nga qeveria famekeqe komuniste qe ne patem, duhet te shikojme ne zgjidhjet me te mira te ketij procesi. Ne jemi te angazhuar permes agjencise perkatese ne procesin e kompensimit te pronave, eshte nje kompensim qe synon te funksionoje ne dy drejtime. Ne kompensimin financiar dhe kompensimin fizik. Ne kompensimin financiar, qeveria shqiptare cdo vit ka tentuar dhe do te tentoje te rrise buxhetin ne dispozicion te kompensimit financiar. Me duhet te nenvizoj faktin, sepse eshte nje shembull i mire dhe pozitiv qe na ben optimiste, per vitin 2009, nga 600 milione leke te reja qe ishin parashikuar ne buxhet per kompensimin financiar, deri ne fund te vitit, per shkak te rialokimeve dhe te ardhurave qe arriti te mbledhe qeveria shqiptare, ky buxhet u dyfishua ne 1,2 miliarde, pra gati 10 milione euro te cilat u shperndane per 211 familje pronaresh. Per sa i takon ceshtjes se kompensimit financiar, eshte nje proces qe do vazhdoje. Para pak ditesh qeveria shqiptare ka miratuar dhe ka derguar ne Parlament nje projektligj i cili ka te beje me krijimin e nje fondi special te kompensimit financiar te qytetareve, qe do te thote se tashme do te krijohet nje fond i posacem special i cili do te jete drejtpersedrejti ne dispozicion te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, jo pjese e buxhetit, por do te jete qe ne fillim pjese e kesaj agjencie, ne te cilen do te inkasohen te gjitha ato resurse financiare qe vijne nga veprimtari te ndryshme, nje pjese e se cilave privatizimet, qe sipas ligjit parashikohet te shkojne per kompensimin financiar, nga procesi i legalizimit, dhe mund t'ju them se Agjencia e Legalizimit ka gati per te derdhur ne kete fond nje shume prej afro 1 miliard lekesh, ashtu edhe nga perdorimi i resurseve publike. Pervec ketij fondi kemi bere te mundur qe fondet qe nuk mund te ezaurohen per arsye te ndryshme brenda nje viti nuk do te digjen me, por do te kalohen ne buxhetin e vitit pasardhes, ne menyre qe ky fond special te jete nje fond i konsoliduar, te jete nje fond qe gjithnje e me shume te jete operacional. Natyrisht qe problematikat jane, por ne na shqeteson nje fakt qe ka te beje kryesisht me pjesen e transparences se funksionimit te institucioneve qe lidhen me ceshtjet e qytetareve. Jo vetem tek Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, por edhe tek nje agjenci po aq e rendesishme sic eshte Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Patundshme, apo hipotekat sic njihet ne gjuhen e perditshme te qytetareve. Ne duhet te punojme shume ne lidhje me ndryshimin e mentalitetit te punonjesve te administrates se ketyre agjencive. Zyra e Regjistrimit te Pasurise Publike apo hipotekat dhe punonjesit qe punojne ne to nuk jane administratore te pasurive te qytetareve, nuk jane ata qe e administrojne. Qytetari e ka inkasuar pasurine e tij, token, pallatin, godinen, shtepine, etj, ashtu sic inkason parate ne nje banke. Pra cdo qytetar inkason pasurine e tij ne nje banke per ta ruajtur aty, e administron vete ate dhe kryen transaksione me pasurine e tij ne cdo moment, i shton, i pakeson, i leviz, i transferon. Ashtu eshte edhe hipoteka, ku qytetari ka inkasuar per te ruajtur dhe administruar vete pasurine e tij. Kjo besoj se do te rregullohet me nje proces i cili ka nisur dhe ka perparime, qe ka te beje me dixhitalizimin. Ne do te shkojme drejt atij procesi ku procedura te jete transparente dhe jo vendimi apo sjellja e punonjesit te zyres perkatese te jete percaktuese ne ofrimin e sherbimit, ne menyre qe qytetari ta kontrolloje vete se i ofrohet dhe si duhet ofruar ky sherbim. Natyrisht kjo eshte nje sfide shume e madhe, eshte nje sfide qe ka te beje ne radhe te pare me zhvillimin e teknologjise me pjesen e dixhitalizimit, prandaj kryeministri Berisha ka folur mjaft gjate per kete.
Duke qene se zgjedhjet e 28 Qershorit jane vleresuar si me te rregulltat, me transparente dhe me standardet me te larta te zhvilluara ndonjehere ne Shqiperi, pse kemi kete kontestim nga ana e opozites?
Opozita eshte nje element shume i rendesishem i demokracise. Dhe nese per nje moment te caktuar grupe me interesa mafioze arrijne te marrin ne dore instrumentet e perfaqesimit politik, arrijne te depertojne ne drejtimin e segmenteve te ndryshme te politikes, ky eshte nje shqetesim shume i madh. Eksperienca e kater viteve tregoi qe kater vitet e tjera te nje qeverie me kete model do te ishin shume me te veshtira per krimin e organizuar dhe mafian, do te ishin me te veshtira per krimin ekonomik dhe natyrisht e vetmja mundesi eshte qe te godasin themelin e shtetit. Dhe po te shikosh, ajo c'ka kerkon sot Edi Rama dhe enturazhi rreth tij, qe une e permenda qe eshte perfshire ne ate mafian e tokes dhe te trojeve, kerkojne te godasin nje nga themelet kryesore te shtetit ligjor te demokracise funksionale, sistemin e gjykatave. Rendome perdoret ne deklaratat politike te eksponenteve te opozites hapja e kutive. Nuk eshte ceshtje e hapjes se kutive, pasi kutite jane hapur e jane mbyllur nga perfaqesues te maxhorances dhe te opozites disa here. U hapen diten e votimit, u mbajten hapur sa votuan qytetaret, u mbyllen perseri nga te dy palet, u derguan ne vendin e numerimit, u hapen perseri bashke ne vendin e numerimit u numeruan bashke ne vendin e numerimit, u mbyllen perseri, u firmosen procesverbalet, pra ka qene nje proces krejt transparent. Goditja ndaj vendimit te gjykates, goditja ndaj sistemit gjyqesor synon vetem nje gje, per te deformuar, per te degraduar, per te bere te paqene sistemin te cilin ne e fituam ne 8 Dhjetor te 90-es dhe permbysem nje sistem ku dominonte partia, shteti partiak. Vendosem te futemi ne sistemin e botes se lire, ne sistemin e demokracise funksionale, ku pushtetet jane te ndara dhe ku ne zgjidhjen e konfliktit arbitrin e ben nje sistem qe eshte i njejte ne te gjitha vendet e botes qe eshte sistemi gjyqesor. Tentativa per te rikthyer eksperiencen e viteve te diktatures eshte nje tentative shume e rrezikshme. Une besoj qe nuk ka shanse te triumfoje, nuk ka shanse te tentoje te cedoje sistemin qe ne kemi krijuar, per faktin sepse ne sot kemi nje shtet me institucione te konsoliduar, per shkak se sot shoqeria shqiptare eshte shume here me e maturuar, ndaj ajo qe eshte me e rendesishmja eshte qe te ecim ne ate rruge qe kemi nisur te tere si shoqeri. Shqiperia sot, jo vetem per gjykimin tone si shqiptar, por per gjykimin e te gjithe partnereve tane dhe atyre qe e vezhgojne Shqiperine, sepse Shqiperia eshte pjese e nje shoqerie me te gjere, shoqerise evropiane, pjese e nje sistemi demokratik, eshte pikerisht ne ate rruge qe duhet te ece drejt konsolidimit te saj si shoqeri.
Duke folur per aspiraten e integrimit Evropian, te integrimit ne familjen e madhe te ciles i perkasim, a besoni ju zoti Minister se e majta shqiptare dergon vertete misionare te saj ne Bruksel per te penguar kete proces?
Jo besoj, por fatkeqesisht e kemi te provuar dhe nuk ka me turp dhe me te vertete nese nuk do te kishin qene perfaqesuesit e mazhorances prezent ne nje eveniment, ne nje takim me perfaqesues te Komisionit Evropian, ku perfaqesuesit e Partise Socialiste kur diskutohej per liberalizimin e vizave, qe per hir te se vertetes levizja e lire per shqiptaret eshte nje enderr dhe jo vetem nje enderr, por eshte bere sot nje domosdoshmeri shume e madhe, dhe te dale nje perfaqesues i Partise Socialiste, dhe tu thote perfaqesuesve evropiane qe "shikoni se po e bete liberalizimin e vizave, ju do t'ju dynden kriminelet nga Shqiperia", kjo eshte turp, eshte e paimagjinueshme, eshte nje njolle e madhe qe ata njerez i kane vene vetes dhe forces se tyre politike. Te gjitha keto perpjekje qe behen sot jane pikerisht per te bllokuar keto proces. Nuk ka shanse! Ju siguroj se qeveria Berisha ka arritur te mberrije ne standarde te tilla qe jane te pacenueshme per te perfituar kete eveniment kaq te rendesishem, dhe besoj qe brenda vitit te ardhshem do te realizohet.
Zoti Nishani, ligji anti-mafia eshte nje realitet, pasi ai mori maksimumin e votave ne Parlamentin Shqiptar. Pse eshte kaq i rendesishem ky ligj nderkohe qe nje ligj i tille ka ekzistuar?
Ne te vertete ka ekzistuar ligji, por thelbi i ligjit, i cili nuk funksiononte sepse u pezullua vite me pare, kishte te bente pikerisht me ceshtjen e sekuestrimit te pasurive te vena si shkak i veprimtarise kriminale e provuar ne baze te provave konkrete. Ne te gjithe boten ka nje praktike te qarte qe veprimtaria kriminale behet ne interes te perfitimit te pasurive dhe te resurseve ekonomike te paligjshme. Riciklimi i ketyre pasurive behet gjithnje ne funksion te ridimensionimit te veprimtarise kriminale te grupeve qe kane perftuar kete pasuri. Behet ne funksion te paralizimit te institucioneve ne funksion te zbatimit te ligjit qe kane detyrimin ligjor per te goditur veprimtarine kriminale. Pasuri te tilla vihen ne dispozicion te grupeve kriminale per t'iu fshehur drejtesise, per te korruptuar drejtesine. Pra nese grupit kriminal nuk ia pret resurset financiare, atehere nuk ke bere asgje per ta goditur realisht ne embrion kete veprimtari kriminale. Ndaj dhe thelbi i ligjit anti-mafia qe Parlamenti Shqiptar miratoi, nje nga elementet kryesor te tij ka pikerisht kete, te hetimit mbi pasurite e pajustifikuara te individeve te cilet hetohen per veprimtari kriminale. Ligji nuk pret deri sa gjykata te jape fajesine per personin qe akuzohet per veprimtari kriminale, por e ndan vec ceshtjen penale nga hetimi i veprimtarise se tij kriminale per ceshtjet civile te hetimit mbi bazen e kodit civil te pasurive qe disponon ai duke mos e lene ate qe t'i transferoje keto pasuri te persona te tjere.
A mund te perdoret politikisht, apo te keqperdoret, sic eshte shprehur opozita, ligji anti-mafia?
Une nuk e kuptoj pse opozita apo individe brenda saj kane frike nga ky ligj, por ndoshta koha do arrije te na e tregoje. Nuk ka shanse te perdoret politikisht. Se pari ligji nuk zbatohet nga politikanet. Ne kete po mbrojme deri tani ne perballjen tone me Edi Ramen. Ai kerkon qe politika te jete mbi gjykaten, te mos vendosin gjykatat, por te vendose politika. Kete kerkon Edi Rama sot. Ne i themi jo, i themi qe te drejten e vendos gjykata. Pikerisht edhe ligji kete fryme ka, kete rregullon, qe e gjithe veprimtaria hetimor te behet permes institucioneve te zbatimit te ligjit. Eshte organi i prokurorise i cili nis hetimin dhe ne fund eshte vetem gjykata ajo qe, sic jep vendimin e fajesise apo pafajesise per vepren penale ndaj individit, ashtu jep edhe gjykimin e saj mbi justifikimin apo mos justifikimin e aseteve financiare, aseteve ekonomike qe disponon ky individ.
A ushtrohet presion politik mbi gjykatat, mbi institucionet e drejtesise, sic eshte shprehur dite me pare kreu i shtetit, njekohesisht Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, Presidenti i Republikes?
Une besoj qe natyrisht ne sistemin tone te drejtesise nuk i kemi punet mire. Ka probleme serioze, por une kurrsesi nuk mund te them qe sistemi jone i drejtesise eshte teresisht i kapur apo i korruptuar. Une besoj qe ka mjaft prokurore, djem dhe vajza qe sherbejne ne strukturat e prokurorise qe jane te guximshem, jane te afte, jane profesioniste, ka mjaft gjyqtare qe jane kurajoze dhe profesioniste. Natyrisht qe eshte nje beteje shume e madhe ne sistemin e drejtesise. Une do deshiroja ti shihja keta njerez shume funksional. Qeveria ka bere dhe do te beje maksimumin per te mbeshtetur veprimtarine e tyre. Jane disa hapa te rendesishem qe ka marre qeveria shqiptare ne forcimin e pavaresise te sistemit gjyqesor dhe sistemit te drejtesise. Kemi nje ligj te miratuar ne parlament per prokurorine, kemi disa akte te tjera shume te rendesishme te cilat kane te bejne me sigurine e jetes dhe prones se gjyqtareve. Qeveria shqiptare ka ndermarre disa hapa per permiresimin e sistemit te pagave dhe kushteve te tjera te gjyqtareve te shkalles se pare dhe gjyqtareve te apelit. Pra qeveria ka ne dore vetem ofrimin e infrastruktures per sistemin e drejtesise qe ajo te funksionoje mbi bazen e te gjithe parametrave. Por sistemi gjyqesor ka si obligim sigurimin e transparences per qytetaret qe ata te kene akses te plote per tu njohur me procedurat ligjore dhe transparencen e tyre. Do te synojme deri ne filmimin e seancave gjyqesore, qe nese qytetaret do te kene ankesa te mundesohet verifikimi i zbatimit te ligjshmerise ne procesin gjyqesor. Ministria e Drejtesise do te kthehet ne nje ministri te sherbesave per qytetaret. Vetem keshtu do te mbajme premtimet qe, ashtu sic jemi mesuar, do t'i bejme realitet.
koha jone

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi