ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Masakrimi i vajzės 15 vjeēe, rrėfehet shoku i ēiftit: U ndanė tre javė mė parė

Shko poshtė

27122009

Mesazh 

Masakrimi i vajzės 15 vjeēe, rrėfehet shoku i ēiftit: U ndanė tre javė mė parė Empty Masakrimi i vajzės 15 vjeēe, rrėfehet shoku i ēiftit: U ndanė tre javė mė parė




Njė lidhje dashurie qė dhuna e ēoi nė ndarje. Por vetėm 3 javė mė vonė, pėrgjigjja negative pėr t'u bashkuar, pėr pak sa nuk i mori jetėn 15-vjeēares Milena Sheme nga Vlora. Dėshmitar i vetėm i momenteve tė para tė njohjes sė adoleshentes vlonjate me tė riun nga Durrėsi, Ardit Lushi, deri nė ēastet e fundit para masakrės, ėshtė shoku i tyre i pėrbashkėt, Renaldo Pėrfundi. Nė njė intervistė pėr gazetėn, i riu tregon pėr kėtė marrėdhėnie dhe akuzat qė shoku i tij ngriti kur u arrestua.
Si i ke njohur tė dy ?
Arditin e kam njohur njė muaj para Milenės. Ndėrsa Milenėn mė pas tek shėtitorja "Taulantia" e Durrėsit. Kam qenė sė bashku me Ardin kur Milena qe ulur nė stol dhe Ardi mė pas u fut nė bisedė. Ky ishte momenti i parė i njohjes mes tyre, kur edhe unė isha dėshmitar okular. Qė nė atė moment kuptova se ishte njė dashuri me shikim tė parė pėr ata tė dy.
Ē'ndodhi mė pas?
Dy javė mė vonė Arditi vjen tek puna ime (nė pub) dhe mė kėrkon njė nder: Ta mbėshtesja nė nismėn e tyre tė pėrbashkėt pėr ta ndihmuar nė kurorėzimin e ndjenjės. Pėrgjigja ime qe: "Nė mėnyrė financiare nuk tė ndihmoj dot, veē po deshe tė tė ndihmoj me njė banesė". Pasi bisedoi me Milenėn ranė dakord dhe pasdite rreth orės 4 u nisėm sė bashku nė Korēė (ku unė kam njė banesė nė fshatin Pirg). Plani i tė dyve me sa kuptova ishte qė tė qėndronin disa javė nė Korēė dhe mė pas tė niseshin pėr nė Greqi. Atė ditė unė u ktheva pas nė Durrės dhe i lashė ata nė Pirg tė Korēės.
Sa qėndruan atje?
U rikthyen nė Durrės pas dy javėsh dhe hoqėn dorė nga plani i arratisė drejt Greqisė. Gjetėn njė shtėpi me qira nė Durrės (tek daja e Arditit). Milena nisi punė nė njė bar, ndėrsa Arditi ishte pa punė. Ndėrkohė tė dyja familjet i kishin marrė vesh dhe familja e Milenės ishte dakord me lidhjen, por nuk qenė tė tė njėjtit mendim prindėrit e Ardit.
A keni dalluar sherr mė parė mes ēiftit?
Di tė them se pas disa ditė qėndrimi nė Durrės kur vjen Arditi me Milenėn tek puna ime, vajza ka pasur disa shenja tė vogla nė fytyrė. E pyeta Milenėn se ēfarė kishte ndodhur dhe pėrgjigja e saj qe: "u grinda me Ardin dhe mė kėrcėnoi". Kaq mė tha ndėrsa kur e pyeta Ardin ai mė tha: "qė janė ēėshtje tė brendshme dhe ti nuk ke pėrse t'i dish!"
Po mė pas ēfarė ndodhi?
Shtėpinė qė kishin me qira nė Durrės nuk e pėrballonin dot pėr ta paguar dhe mė kėrkuan qė tė nisen pėrsėri nė Korēė (nė shtėpinė pronė timen). Ndėrkohė Ardi ishte shumė xheloz pėr Milenėn dhe vendosi ta hiqte nga puna nė bar. Mes shokėsh vendosėm qė t'i dorėzoja sėrish ēelėsin e shtėpisė nė Korēė (me lejen e babait tim). Ishin nė njė moment tė vėshtirė financiar dhe unė kontribuova duke i dhėnė borxh Ardit ca para. Pasi u rikthyen nga Korēa (dy muaj mė parė) Milena ka qenė pėrsėri me shenja dhune nė fytyrė dhe trup. Kur e pyeta nė sytė e Arditit se ēka ndodhur Arditi mė tha se "Milena ra nga taraca e shtėpisė nė fshat". Kurse pas 30 minutash Milena mė tha ; "qė nuk ėshtė e vėrtetė qė rashė nga taraca, por mė ka gjuajtur Ardi". Pasi u rikthyen nė Durrės u nisėn pėr nė Vlorė, (ku babai i Milenės i kėrkoi takim ēiftit). Kur u kthyen ishin shumė tė gėzuar se babai i Milenės e kishte bekuar dashurinė mes tyre. Kurse Ardi nuk ndjehej mirė pėr shkakun se familja e tij nuk e donte. Ky fakt e bėnte tė vuante nė vetvete. Ardi mė kėrkoi si nder qė t'i gjeja njė shtėpi me qira dhe unė i thashė se do flas me ata tė shtėpisė dhe i lirova njė dhomė (falas nė shtėpinė time nė lagjen 18 Durrės). U vendosėn tė dy nė shtėpinė time. Ardi filloi punė nė ndėrtim, kurse Milena sėrish nė lokal. Puna zgjati rreth 10 ditė si pėr njėrin ashtu edhe pėr tjetrin. Pas tre-katėr ditėsh qė kishin lėnė tė dy punėn, pasi rrinin nė shtėpinė time Arditi pas njė grindjeje tė vogėl i gjuajti Milenės nė sy tė mamasė time. Unė kam qenė nė punė dhe im atė po ashtu. Kur vjen Milena me Ardin tek puna mė tha se kam bėrė sherr nė shtėpinė tėnde. Asgjė mė shumė. Kur shkoj nė shtėpi nė darkė sa hyj tek dera babai dhe mami mė thanė ; "dil nga dhoma matanė" dhe pas njė bisede tė dy prindėrve tė mi, u vendos qė ata tė largoheshin. Fjalėt e tim eti ishin ; "ku e gjen tė drejtėn Ardi t'i gjuajė Milenės nė sy tė gruas time!".
Po mė pas ēfarė ndodhi?
Nė mbrėmje erdhėn prindėrit e Arditit me dy vajzat e tjera tek puna dhe mė kėrkuan t'i ēoj nė shtėpi se donin tė bisedonin me ēiftin. Vura re se familja i fliste Ardit, ndėrsa ai kundėrshtonte me forcė. Motra e Arditit dhe Milena folėn nė telefon me babain e Milenės dhe tė nesėrmen e lanė takimin nė orėn 12, rreth 3 javė mė parė. U takuan prindėrit e Arditit me ata tė Milenės dhe gjithēka mori fund nė kuptimin e lidhjes dashurore mes tė rinjve.
Si e mori Ardi vendimin?
Unė mendoj ngaqė Milena i tha se "mes nesh ka marrė fund gjithēka qė nga dita e parė kur mė rrahe". Arditi kur ėshtė nisur pėr nė Vlorė mua mė ka marrė Milena nė telefon dhe mė tha se "sot do tė vijė Ardi kėtu pasi motra e tij kishte lajmėruar babain e Milenės pėr vizitėn dhe kundėr dėshirės sė tė dy familjeve. Nuk ma merrte kurrė mendja qė Arditi tė arrinte deri aty, pasi ai e dashuronte marrėzisht Milenėn. (tė paktėn kėshtu mė kish thėnė mua me dhjetėra herė). Kur fola me Milenėn nė spital pas ngjarjes dhe Milena tha gjithė ngjarjen. Nė fjalėt e saj Milena e plagosur mė deklaroi se "Ardi i kishte bėrė presion pėr t'u kthyer pėrsėri me tė me ose pa dėshirėn e saj". Madje Milena mė tha se kishte arritur deri nė kėrcėnime me jetė nga ana e ish-tė dashurit tė saj. Pėrgjigja e Milenės kishte qenė njė jo e prerė, por djali ndėrkohė qė e godiste me thikė kishte kėrkuar nga Milena t'i thoshte fjalėt "Tė dua!". Ajo ndonėse me plagė nė trup i kishte thėnė sėrish jo, madje duke i shtuar se "nė zemrėn time tashmė ka vend dikush tjetėr dhe jo ti". Nė kėto ēaste Ardi kishte gjetur foton time nė kornizėn e shtėpisė sė saj. Kishte thyer kornizėn, nxori foton dhe pasi e vendosi tek zemra e Milenės goditi me tė njėjtėn thikė si fotografinė time ashtu edhe zemrėn e 15 vjeēares. Por tentativa e Milenės pėr tė shmangur thikėn, bėri qė goditja tė devijonte dhe tė shkonte nė mushkėri.
Pse mendoni se e ka bėrė Arditi kėtė?
Pėr mua Arditi kishte humbur krejtėsisht logjikėn. Arditi nuk kishte asnjė motiv qė tė bėhej xheloz pėr mua, pasi atė e kam dashur atė si vėlla dhe Milenėn si motėr. I kam ndihmuar me gjithė shpirt. Por Arditi nuk ma ka ditur kurrė pėr nder dhe mė kėrcėnoi me telefon para ngjarjes se; "ti ma ke me tė futur!".

GJENDJA E VAJZES
Pas masakrimit me 10 thika, 15-vjeēarja M. Sheme ndodhet nė spitalin e Vlorės. Gjendja e saj sipas mjekėve ėshtė ende e rėndė, ndonėse ata kanė dhėnė shpresa jete pasi ka njė pėr-mirėsim tė tensionit dhe tė pulsit tė zemrės. Pas njė ndėrhyrje kirurgjikale, adoleshentes iu hoq njėra veshkė, ndėrsa i ėshtė dėmtuar edhe njė pjesė e mushkėrisė. Gjithashtu ajo ka marrė plagė tė tjera, disa sipėrfaqėsore e tė tjera mė tė thella nė trup


BABAI
Babai i adoleshentes ėshtė shprehur ditėn e ngjarjes se nuk ishte nė dijeni se ēfarė kishte ndodhur realisht ndėrmjet dy tė rinjve ditėn e krimit. Por ai pohoi se kishte qenė kundėr lidhjes sė tyre pėr shkak tė moshės ende tė mitur tė vajzės sė tij. Ai ndodhej nė punė ditėn e ngjarjes, pasi punonte nė ndėrtim. Gjendja e tij ekonomike ishte mjaft modeste, ndėrsa jetonte vetėm me tė bijėn pas divorcit me tė shoqen. Kjo e fundit jetonte me djalin e saj.

Drejtėsia tė merret me Arditin
Nė fund tė intervistės sė dhėnė pėr gazetėn, i riu shprehet se drejtėsia e ka nė dorė tė merret me Arditin e ta dėnojė pėr atė ēka meriton. "Uroj sė pari qė Milena tė shėrohet sa mė parė dhe tė nisė njė jetė siē e meriton njė vajzė e tillė aq ėngjėllore. Kurse pėr Ardin edhe pse e kam dashur si vėlla, kėrkoj qė drejtėsia ta gjykojė me dėnimin e merituar, pasi i preu ėndrrat nė mes njė vajze tė mrekullueshme dhe qė nuk e meritonte aspak si Milena!..", ėshtė shprehur Renaldo Pėrfundi. Ai ėshtė i vetmi person dėshmitar i historisė mes dy tė rinjve, e cila pėrfundoi pėr pak me njė jetė tė humbur, atė tė 15-vjeēares nga Vlora.

panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi