Meta: Rama me eshte lutur shume here qe te behem kryeminister
Faqja 1 e 1
29092010
Meta: Rama me eshte lutur shume here qe te behem kryeminister
Kryetari i LSI, Ilir Meta deklaroi ne emisionin "Opinion" te gazetarit, Blendi Fevziu se njerez prane kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama i kane propozuar nje skeme te rrezimit te qeverise aktuale duke i ofruar ne kembim postin e kryeministrit. Propozim qe sikurse tha Meta i eshte perseritur disa here, pergjate dy muajve te fundit. Cfare nuk funksionoi midis jush dhe Priftit? Nuk ekziston asnje debat midis meje dhe Priftit. Flas per nje debat politik, per nje debat ideor, per nje debat parimor, debat qe vlen. Cdo gje ka funksionuar ne menyre transparente dhe parimore dhe natyrisht une s'mund te mbaj pergjegjesi per deklaratat personale te cilitdo anetari apo perfaqesuesi te LSI. Por iu keni kerkuar largimin e z. Prifti? Nuk behet fjale per ceshtje largimi, behet fjale per nje rikompozim te pushtetit ne qeverisje dhe per performancen e saj si force politike brenda vendit dhe per kete arsye prej kohesh ka qene nje presion i vete strukturave te LSI, lidhur me largimin tim nga posti i Ministrise se Jashtme per shkak te pamundesise fizike per te permbushur detyrimet e mia si kryetar i kesaj force politike. Z. Meta, perderisa iu keni thene qe jeni larguar nga nje post i Ministrise se Jashtme ne menyre qe te ishit me afer LSI, perse nuk mbajtet vetem postin e Zevendeskryeministrit per te pasur me shume kohe, perse nuk u bete minister i Shendetesise dhe t'ia linit z. Prifti postin e tij? Pse te gjitha pyetjet behen ne funksion te zotit Priftit, apo qendrimit tim per kete ceshtje, nderkohe qe vendimi i Kryesise se LSI nuk eshte marre as ne funksion te zotit Prifti, as ne funksion te z. Meta dhe as ne funksion te askujt tjeter. Eshte marre ne funksion te nje funksionimi me te mire te LSI, si force politike dhe si force qeverisese partner ne nje koalicion, ku dihet dhe shumica e premtimeve qe iu interesojne qytetareve jane pikerisht ato me karakter ekonomik. Pse mos te behej nje mirekuptim me z. Prifti? Absolutisht qe kjo eshte nje ceshtje qe eshte diskutuar prej kohesh dhe natyrisht qe une i kam bere te gjitha perpjekjet per mirekuptim. Si ka punuar z. Prifti si minister i Ekonomise? Une nuk mund te bej nje vleresim shume konkret dhe specifik dhe detyrohem te bashkohem me vleresimin e Kryeministrit Berisha, i cili ka qene me afer z. Prifti, sepse une kam qene me shume larg tij dhe larg perfaqesuesve te LSI ne qeverisje. Ku ka lindur ideja per te shkuar ju ne vend te z. Prifti? Kjo ka qene si rezultat i pamundesise se forces sone politike per te ristrukturuar vetveten ne baze edhe te statusit te saj, sepse dihet edhe per shkak te shume angazhimeve te jashtezakonshme gjate ketij viti kalendarik, une kam qene, sipas statistikave te Ministrise se Jashtme 135 dite jashte vendit, gje qe dukej qarte qe ne fillimet e qeverisjes qe e bente shume te veshtire, te pamundur nje funksionim efektiv si minister i Jashtem njekohesisht edhe plotesimin e detyrimeve ndaj forces politike qe me ka bere mua, Zevendeskryeminister, minister te Jashtem, qe ka bere Priftin minister te Ekonomise dhe ka bere qe shume perfaqesues te tjere qe jene ne funksione ekzekutive. Z. Meta, shkuarja juaj te Ministria e Ekonomise ngjall dyshimin qe administron fonde te medha, qe jep leje, koncesione dhe shume benefice te tjera? Nuk besoj se kjo ka ngjallur ndonje dyshim, perkundrazi kjo ka rritur optimizmin se do te rritet transparenca dhe une dua t'ju siguroj juve, dhe t'ju siguroj te gjitheve qe kjo ministri do te jete modeli i transparences, i transparences ne opinionin publik, i transparences me biznesin, i transparences me qytetaret qe perfitojne sherbimet prej saj, me investitoret e huaj, i transparences me te gjithe institucionet e tjera te shtetit. Sipas z. Prifti, ju nuk keni qene transparent ne deklarimin e pasurise suaj, keni fshehur nje seri gjerash, qe, sipas tij, behet fjale per nje gurore ne Skrapar, apartamente ne Tirane, toka dhe vila ne bregdet? A eshte ne te vertete deklarimi juaj i pasurise ajo cka ju keni ne te vertet ne posedimin tuaj? Qe te jem i sinqerte, e vetmja pasuri qe une sot do te mund te kisha, do ishte vlera e aksioneve qe do te mund te kisha ne fabriken e tullave, ku ishte aksioner z. Prifti, sepse Dritani, si shok shume i mire ne ate kohe, me ftoi dhe mua qe te behesha aksioner, por une asnjehere nuk kam pasur dhe nuk kam ndermend te merrem asnjehere me prona, me biznese, sepse nuk eshte ky as qellimi im dhe as objektivi ne kuptimin e angazhimeve dhe kenaqesive personale. Megjithate, z Prifti nuk duhet te vonoje, t'i coje ne prokurori te gjitha faktet, dhe perderisa ka bere nje deklarate te tille, qe duhet te jete prezantuar dhe ne media, nuk duhet te vonohet se denoncuari cdo fshehje pasurie, sipas tij, dhe njekohesisht per cdo gje te mbaje pergjegjesi para ligjit, se ne rast kur ve re nje shkelje te ligjit dhe nuk e denoncon mban nje pergjegjesi te madhe perpara ligjit? Ky eshte nje kercenim per z. Prifti? Jo, kjo eshte nje ftese per te nxituar per te mos humbur asnje sekonde, jo vetem ai, por cilido i cili ka dijeni per prona, per pasuri, per aksione. Une iu them me sinqeritet qe duke u njohur me nje deklarate te tille ne media, perfundimisht arrita te zbuloj qe, ndoshta kam dicka qe nuk e kam deklaruar qe ka te beje me pronesine e vajzes time te vogel, Era, 5 vjece, nje lepur qe eshte vetem pak muaj. Por nuk besoj se ky eshte ndonje faj i madh ne rast se nuk eshte deklaruar. Akuzat cohen ne prokurori, problemet dhe qendrimet publike sillen ne forumet e partise. Besoj se kete duhet ta kishte mesuar dhe ky zoteri prej 10 vitesh qe merret me politike. Z. Meta, a keni biseduar ju me z. Prifti paraprakisht per levizjen e tij? Po e kemi biseduar kete ceshtje, me z. Prifti, me z. Vasili dhe kolege te tjere. Madje, une e kam ftuar per te bere dhe nje rokade me Ministrine e Jashtme, por ai kishte probleme per udhetimin me avion. Madje, para se te merrej ky vendim i Kryesise, une i kam kerkuar te takohem me te, por ai me shmangej nga takimi perpara mbledhjes, une e kam pritur deri ne momentin e fundit, por natyrisht eshte e drejta e tij te takohet me Kryeministrin Berisha dhe mos te takohet me kryetarin e partise. Nuk ka bere gabim qe eshte takuar me z. Berisha? Jo, ka bere shume mire, por duhej te takohej dhe me mua. Z. Meta, ju keni quajtur ne nje prononcim z. Prifti te lajthitur, a mund t'i afroni nje njeriu qe ka lajthitur te tilla poste ne Ministrine e Jashtme? Kjo eshte nje kuptim figurativ po mos te humbasim kohe. E rendesishme eshte ajo qe ndodhi dje ne kryeqytet, nje manifestim i jashtezakonshem i demokracise se brendshme ne nje force politike, nje gare model, dhe protagoniste jane jo vetem dy intelektuale, por jane dhe njerez te cileve u jane ofruar mundesi per te perfaqesuar LSI ne poste te larta te qeverisjes dhe nuk kane pranuar te marrin funksione dhe c'poste drejtuese, por kane qene dhe jane nje model i angazhimit qytetare, si cdo anetar i ri qe LSI sjell ne kryeqytet dhe do ta percoje ne gjithe Shqiperine. Jane 4200 anetare dhe mendoj se eshte nje perqindje shume e lart, jane anetare te cilet votojne ne menyren me te rregullt dhe sot shumezohen me 5 me 6, nje anetar partie dhe ju e kuptoni se sa vota shkojne? Iu jeni i sigurt qe ky numer shumezohet me 5 ose 6? Absolutisht, eshte nje koeficient i pranuar ne te gjithe boten. Ka nje akuze ndaj z. Prifti, ku segmente te caktuara nga mazhoranca ku eshte permendur zv/drejtori i Pergjithshem i Policise, qe merrej me kontrabanden e naftes dhe i eshte bere presion nga ai vete per te treguar? Ju keni pasur dijeni per kete akuze? Absolutisht jo, dhe nuk e kuptoj se si nje minister mund ta dije se nje segment ben nje aktivitet kontrabande dhe nuk ben nje denoncim ne prokurori. Ky eshte nje gabim shume i rende. Ky nuk eshte nje problem qe duhet ta sqaroje une. Edhe ju nuk e keni cuar ne prokurori z. Prifti ne lidhje me deklarimin e pasurise, nderkohe qe Luan Rama, Sekretari i Pergjithshem i LSI, ka deklaruar? Luan Rama ka bere shume gabim, megjithese pretendon qe ka qene nje interpretim i mediave, pasi LSI ka pasur nje qendrim shume parimor per kete ceshtje, nuk eshte bashkuar me akuzat e perbindshme te Edi Rames dhe PS ndaj z. Prifti. Nderkohe, juve iu kane ngjallur shqetesim 1.8 milione euro te bera brenda nje viti? Nuk ishte nje surprize per mua, pjesemarrja e tij ne fabriken e tullave, thashe qe kete ceshtje e dija prej disa vitesh, madje me kishte propozuar qe nese ke mundesi, pa ndonje gje te keqe, e kam ditur dhe fakti qe e deklaron eshte nje gje pozitive, nuk eshte nje gje negative, fakti qe i ka shitur aksionet perseri eshte nje fakt pozitiv, sepse per shkak te detyres qe ka pasur perbente nje konflikt interesi, per ceshtje te tjera ai vete ka thene qe akuzat perkatese t'i verifikojme. Z. Meta, ju keni thene qe z. Prifti ka bere shantazh? Cdo me thene ka bere shantazh, dhe si mund t'i beje shantazh nje minister nje ministri tjeter? Nuk dua te merrem e ceshtje qe kane kaluar, kemi shume pune perpara, vetem me nje jave qe une jam angazhuar plotesisht brenda vendit, ka nje levizje te jashtezakonshme te strukturave te LSI. Ju keni thene qe z. Prifti eshte peng i krimit te organizuar? Per te tilla gjera, ne kemi biseduar dhe shikojme nje paraqitje te z. Prifti ne televizione me qendrime qe nuk ndihmojne as personalitetin e tij, dhe as investimi qe ai ka bere ne LSI qe nga themelimi i saj dhe qe per fat te keq synojne te demtojne ne menyre te pandershme LSI. Natyrisht, keto benin nje presion se nuk ka asnje arsye qe te kishte nje raport te tille. Une nuk kam larguar asnje njeri nga partia, perkundrazi, madje dhe ata qe jane larguar kane kerkuar te rikthehen, jane ftuar sic u be gara e Tiranes dje nje gare model, ashtu sic do te behen garat ne te gjithe Shqiperine dhe absolutisht secili do te vleresohet ne raport me aktivitetin, me kontributin. A jeni ju ne dijeni qe Prifti ka pasur nje kontakt dhe nje takim me Ramen? Ato qe une kam deklaruar, mbeten per javen qe kaloi. Tani kemi filluar nje jave te re dhe jemi ne nje stad te ri. A eshte e vertete qe gjate takimit tuaj ne Fier ka pasur kundershtime per largimin e Priftit? Une dje kam qene ne disa rrethe dhe kam angazhime, duke qene dhe detyra e ministrit te Ekonomise dhe Energjise eshte nje mundesi per shkak te kesaj detyre, por dhe per te takuar dhe kontaktuar. Takimi ne Fier ishte shume pozitiv, shume konstruktiv, sigurisht zoti Prifti ka punuar dhe shpresoj qe ai te punoje me te njejten pergjegjesi dhe perkushtim ne raport me LSI, por eshte e qarte qe te gjithe anetaret e LSI t'i kuptojne te gjitha vendimet e Kryesise se LSI dhe une do te jem shume afer tyre edhe per shkak te detyres, por edhe per shkak te detyrimeve qe kemi, sepse Qarku i Fierit, Qarku i Beratit, Qarku i Durresit, pervec Tiranes keto ishin qarqet qe morem deputete ne kushtet e presionit te jashtezakonshem, ne kemi qene larg gjate kesaj, e kryesia e Fierit kishte qe ne maj qe nuk ishte mbledhur, dhe absolutisht ky angazhim i ri brenda vendit do te vije me shume ne forcimin e LSI ne gjithe vendin dhe ne Qarkun e Fierit gjithashtu. Z. Meta, gjithe keto gjera a nuk ju duken si telenovela roze? Absolutisht jo dhe nuk do te shikonim as telenovela te tilla. Z. Prifti eshte i lire te beje cfaredolloj reagimi, por ne jemi te vendosur te ecim ne ate rruge, e cila eshte ne interes te vendit, eshte ne interes te gjithe anetareve, simpatizanteve te LSI. Ka pasur nje deklarim te zotit Prifti sipas te cilit ju jeni takuar me Ramen para dy muajsh dhe keni negociuar me te, ndersa ju keni nje prononcim ndryshe sipas te cilit Prifti ka folur me Ramen dhe ju ka sjelle ju propozimin per kryeminister, duke prishur koalicionin me PD? Kjo eshte nje ceshtje qe i takon zotit Prifti, Rames dhe nese me akuzojne, une jam gati ta sqaroj kete ceshtje. A ka ndonje propozim per ju nga Rama qe ju te largoheni nga mazhoranca dhe t'i bashkoheni opozites per t'u bere kryeminister? Ky propozim vjen 5 here ne dite, te pakten keto tre muajt e fundit, nga persona te ndryshem. Jeni i sigurt qe vjen nga zoti Rama dhe nuk eshte delir i ketyre personave qe jua sjellin? Ata persona nuk kane lidhje te ngushta me mua, kane lidhje te drejtperdrejta me Ramen dhe eshte ceshtje e tyre, per mua nuk ka problem.
A keni biseduar me Berishen, a ka bere gje Berisha per te kaluar kete ngerc qe ndodh ne mazhorancen e tij? Une mendoj se zoti Berisha ka bere cdo gje, ne kuptimin institucional per t'i dhene nje zgjidhje gjithe kerkesave te opozites, per ceshtjen e zgjedhjeve te kaluara, nuk kane qene dakord, por mund te konfirmoj qe ka pasur nje vullnet te bindjeve te tij, nje vullnet maksimal per te ndihmuar opoziten qe te shkoje perpara deri ne maksimumin e objektivave. Ndaj LSI-se, cili eshte qendrimi i Kryeministrit? Qendrimi i Kryeministrit Berisha qe nga fillimi e deri ne fund ka qene shume parimor. Per sa i perket perfaqesimit ky eshte nje zevendesim qe po ndodh brenda LSI-se. Edhe ne diskutimin qe ne kemi bere me pare, ai ka mirekuptuar kete shqetesim, per sa i takon angazhimit tim si kryetar i LSI-se, ne raportin tim me strukturat e kesaj force politike, dhe ka qene ky nje shqetesim jo vetem i imi, qe disa procese nuk duheshin lene ne pergjysme, sic ishte procesi i liberalizimit te vizave, konferenca e Sarajeves, si dhe ceshtja e Kosoves ne korrik, rezoluta etj. Ju thoni se kjo ka qene arsyeja se pse ky zevendesim nuk eshte bere me heret? Absolutisht vetem keto kane qene. Nuk eshte ndikuar Kryeministri nga deklarimi i pasurise se z. Prifti? Nuk ka lidhje fare, absolutisht. Qendrimet e zotit Berisha jane qendrime shume parimore. A i jep kosto koalicionit ky ndryshim i LSI-se, kosto negative? Nuk ka asnje kosto negative brenda mazhorances, absolutisht. Ka kosto pozitive, sepse angazhimi im brenda vendit eshte ne fund te fundit nje konsolidim i mazhorances. Juve ju duhen 84 vota per te kaluar Gjykaten Administrative, vota te cilat nuk i keni. Ambasada amerikane ka bere nje deklarate, ku u ben thirrje paleve te gjejne nje zgjidhje per 84 votat per te miratuar ligjin mbi Gjykaten Administrative... Ne kemi nje mesazh qe ftojme liderin e PS-se qe te marre pergjegjesite qe i takojne opozites per sa i takon reformave madhore ne vend ku opozita ka rolin saj. Ne nuk mund ta detyrojme opoziten qe ajo te permbushi keto pergjegjesi. Vullneti ka qene dhe mbetet per te bashkepunuar me te. Qendrime te tilla te saj demtojne interesat e vendit, ne raportet tona me partneret nderkombetare. Opozites i eshte ofruar ta marre pushtetin ne tavoline dhe ajo nuk do ta marre. C'do me thene pushtet ne tavoline? Opozita e ngeci pretendimin te ceshtja e rinumerimit. Thane duam te bejme rinumerimin dhe nuk duam te ndryshojme rezultatet, kete gje e kerkojme me mendimin qe duke bere rinumerimin, do te rikonfirmohet qe ne zgjedhjet e fundit ka pasur parregullsi dhe rezultati nuk eshte ai qe kemi. Oferta e Berishes eshte oferta me bujare ne bote. Ai ka thene: jam shume dakord me rinumerimin, cojeni ne Gjykate Kushtetuese dhe i keni te gjitha votat per ta bere kete. Ka rene dakord prej kohesh qe Gjykata Kushtetuese ta coje ne Komisionin e Venecias, dhe nese keto te dyja thone qe rinumerimi nuk shkel Kushtetuten, te behet rinumerimi. Berisha thote se behet rinumerimi dhe konfirmohet se ka probleme dhe ndryshon rinumerimi, nuk eshte ceshtje morali, po hajdeni merreni pushtetin ne tavoline, por ata nuk duan. Mund t'ju japesh atyre me shume se mundesine qe te marrin pushtetin. A do te negocioni ju per te marre votat qe ju duhen, sepse ne rast se ligji nuk aprovohet, ndihma qe SHBA japin rrezikohet? Pozites i jane dhene te gjitha mundesite. Mundesia e fundit eshte marrja e pushtetit ne tavoline. Ata nuk e moren. Cfare mund te kerkojne tjeter ne kembim? Ka dhe nje hipoteze tjeter, sipas se ciles ju po negocioni me opoziten per te vene Tiranen ne tavoline per zgjedhjet e ardhshme vendore. A eshte e vertete? Absolutisht jo. A do te dilni ju ne zgjedhjet e ardhshme lokale ne koalicion me PD-ne? Kjo eshte ceshtje qe mbetet per t'u pare. Por ne cdo rast kjo nuk ka lidhje me koalicionin tone deri me 28 qershor te vitit 2013. Kjo eshte nje marreveshje qe eshte firmosur. Cili eshte synimi i LSI-se per zgjedhjet lokale? Eshte ende heret. Ne do te perfundojme kete proces zgjedhor brenda LSI-se. Dje perfunduan me shume sukses ne kryeqytet dhe shume shpejt do te filloje ne te gjithe vendin dhe gjate ketij procesi do te diskutohet mjaft dhe per zgjedhjet e ardhshme lokale, per strategjine, per praktikat qe do te jene ne te mire te LSI-se. Ne kryeqytet, ku pritet te kandidoje kreu i PS-se dhe padyshim kreu aktual i bashkise, Rama, votat e LSI-se nuk eshte se kane luajtur ndonje rol ne zgjedhjet e shkuara lokale. A rrezikon qe kesaj here votat te jene te panevojshme dhe te pamjaftueshme pikerisht per shkak te koalicionit me PD-ne? Dobesimi i LSI-se eshte vetem nje iluzion. Kete e vertetojme me te gjitha sondazhet, si dhe pjesemarrja e djeshme ku kane qene 4000 anetare qe kane votuar. Jemi ne nje proces te panderprere. Por ju nuk keni numrat e votave te vitit 2009? Ju e gjykoni LSI-ne me kushtet e 28 qershorit. Me kushtet e kodit anti-LSI, me kushtet e kodit qe i hoqi LSI-se perfaqesuesit e saj ne komision. Tashme, LSI do te kete perfaqesimin e saj, LSI eshte ne kushte te tjera dhe nje force qeverisese qe ka treguar dhe tregon nje evolucion te rendesishem, per proceset integruese te vendit, per problemet qytetare, pra situata eshte krejtesisht ndryshe. C'mendoni per ate qe opozita ka thene se ne tetor do te rifillojne protestat? Nuk ka kompromis me te madh sesa t'i deklarosh opozites mundesine qe te marre pushtetin ne tavoline. Nje dallim esencial, por dhe parimor, por edhe moral, te lidershipit te opozites dhe qendrimit te mazhorances, dhe ne menyre te vecante te kreut te qeverise, i cili i ka ftuar per rinumerimin. Duke qene se bindja e tij dhe e PD-se ka qene dhe mbetet kjo eshte nje ceshtje per te cilen duhet te vendose Gjykata Kushtetuese. Dhe nese ka ndryshim rezultati, ai eshte i gatshem t'ju lere atyre qeverine. A mund te jene kompromis zgjedhjet e parakohshme? Jo nuk eshte fare kompromis. Ata jane te bindur se rezultati eshte ne favorin e tyre, pse e kerkojne hapjen e kutive, per kuriozitet? Ai ju jep me shume. Urdheroni, ne rast se rezulton qe ka nje diference, ne fund fare te respektohet kjo dhe ne fund fare ju te merrni pushtetin ne tavoline. Ata e kane rrugen shume te qarte. Ua ka thene KE, PE, jua kane thene te gjitha institucionet kompetente. Nuk ka asnje mundesi dhe asnje shans per zgjedhje te parakohshme, sepse nuk zgjidhin gje zgjedhjet e parakohshme. Ne rast se ata mendojne se ka pasur manipulime dhe qe nga hapja e kutive, te denohen komisioneret, por te ndryshojme vendet. Qeveria zbret ne opozite dhe opozita shkon ne qeveri. A ka kompromis me te hapur dhe me te madh se kaq? Se keta thone vetem per moral dhe per te denuar komisioneret. Ne ju japim me shume se kaq. A eshte e vertete qe ju keni derguar nje leter ne Departamentin Amerikan te Shtetit ku ju ankoheni per punen e ambasadorit Uidhers? Eshte gjeja me e pavertete qe kam degjuar. Eshte nje spekulim per te ardhur keq. Aq me teper qe marredheniet e mia me mikun tim, Uidhers, kane qene dhe vazhdojne te jene te shkelqyera. Nuk mund ta besoj nje gje te tille, po une konfirmoj qe nuk mund te kete nje leter te tille. Kur do behet liberalizmi i vizave? Kjo eshte ceshtje muajsh, jam i bindur qe brenda vitit. Shqiperia tashme ka konfirmuar se ka plotesuar kriteret per liberalizimin e vizave. Natyrisht qe tani eshte momenti qe ne te marrim liberalizimin e vizave, por dhe mendojme per te arritur standarde me te larta dhe ekonomike dhe sociale.
koha jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38530
Registration date : 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi