ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

OSBE: Ne 8 maj zhvillohen zgjedhje lokale, jo politike

Shko poshtė

19042011

Mesazh 

OSBE: Ne 8 maj zhvillohen zgjedhje lokale, jo politike  Empty OSBE: Ne 8 maj zhvillohen zgjedhje lokale, jo politike




Rozeta Rapushi
Ambasadori i OSBE-se, Eugen Uollfarth, u shpreh dje teper optimist se zgjedhjet vendore do te jene te lira dhe do te arrijne standardet. Nderkohe ai ka bere thirrje qe ne drejtim te kandidateve qe te tregojne si si do te permiresojne jeten e komunitetit ku kandidojne, jo tye bien pre e interesave politike te drejtuesve te partive. Duke kembengulur fort ne faktin, se keto jane zgjedhje vendore dhe jo politike. Ajo ku u ndal ambasadori i OSBE-se, ishte fakti se zgjedhjet zhvillohen per qytetaret qe te kene mundesine te zgjedhin, duke u informuar midis platformave te partive te ndryshme politike dhe kandidateve te tyre. "Dallimi i zgjedhjeve te qeverisjes vendore qendron ne vete faktin se ato jane 'vendore'. Ne keto zgjedhje, votuesit zgjedhin ate qe deshirojne te drejtoje ofrimin e sherbimeve publike vendore. Nuk mendoj se eshte mire kur zgjedhje te tilla, dhe ketu nuk po flas vetem per Shqiperine, por edhe per shume vende te tjera evropiane, shnderrohen ne nje lloj konkursi bukurie politik midis drejtuesit A te nje partie politike dhe drejtuesit B te nje partie tjeter. Kur ndodh nje gje e tille, thelbi i vertete, rendesia dhe vlera strategjike e kuptimit te vertete te veteqeverisjes vendore, fatkeqesisht, zvogelohet. Behet fjale per jeten reale dhe administrimin e saj", theksoi Uollfarth. Sipas tij, zgjedhjet vendore duhet te jene koha kur anetare te komunitetit qe kandidojne te kene mundesine te tregojne se si do ta permiresonin ata zonen e tyre, ata nuk duhet te bien pre e interesave politike te drejtuesve te partive ku aderojne. "Zgjedhjet vendore duhet te jene koha kur anetare te komunitetit qe kandidojne te kene mundesine te tregojne se si do ta permiresonin ata zonen e tyre. Ata nuk duhet te bien pre e interesave politike te drejtuesve te partive ku aderojne. Kam besimin se votat e shqiptareve ne 8 maj do te rezultojne ne nje qeverisje vendore te zgjedhur ne menyre te lire dhe te drejte, ne struktura te qeverisjes vendore qe do te bejne perpjekje edhe me te shumta ne kater vitet e ardhshme per t'i sherbyer sa me mire publikut, dhe duke kontribuar me teper ne ambiciet evropiane te Shqiperise", theksoi Uollfarth. I pranishem ne takimin e zhvilluar dje ne Universitetin "Ismail Qemali" ne Vlore, ku kane qene prezente dhe ambasadori i SHBA, Alexander Arvizu dhe ai i BE, Sequi, si dhe presidenti shqiptar, Topi, ambasadori Uollfarth tha se zgjedhjet lokale te 8 majit, bazohen ne lista te mira, regjister te ri te gjendjes civile dhe sistem te mire adresash. "Ne kontekstin aktual shqiptar, edhe pse i veshtire per disa, ka vend per optimizem. Une besoj se zgjedhjet e ardhshme vendore bazohen tashme ne lista me te mira zgjedhesish, pas krijimit nga Ministria e Brendshme te nje regjistri te ri te gjendjes civile dhe nje sistemi te adresave ne zbatim te nje projekti prej miliona eurosh te financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi", tha Uollfarth. Madje ambasadori vleresoi nga rezultatet e drejtperdrejta te projektit eshte numri shume me i vogel i dublikimeve te emrave te njerezve mbi 100 vjec ne listat e zgjedhesve. "Ky duhet te sherbeje si element pozitiv per zgjedhjet e tanishme dhe t'i beje qytetaret shqiptare te besojne vertet se vota e tyre ka rendesi", tha Uollfarth.
Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi