ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa tė dhėna pėr qershinė

Shko poshtė

22062011

Mesazh 

Disa tė dhėna pėr qershinė  Empty Disa tė dhėna pėr qershinė




Disa tė dhėna pėr qershinė  2qarshia2Pakkush mund ta dijė se qershitė janė konsideruar si frutat mė tė bukur qė ēdo vit sjellin me vete edhe pranverėn. Janė tė ėmbla, tė "brishta", "elegante", por mbi tė gjitha tė bėjnė mirė pėr shėndetin. I takojmė ēdo vit nė fund tė prillit dhe ndahemi me to nė ditėt e para tė korrikut.
Por pėrveē shijes sė mrekullueshme dhe "miqėsisė" qė kemi me to, kemi edhe shumė arsye tė tjera pėr tė mos i ndarė nga tavolina gjatė atyre pak muajve qė ato "jetojnė". Nuk ka njeri qė mund t‘i rezistojė shijes dhe bukurisė sė tyre, madje nė kohėt e lashta edhe priftėrinjtė qė mbaheshin si simbol i "pastėrtisė" shpesh thoshin se "nuk ishte mėkat nėse i vidhje". Pėr saksonėt e vjetėr, pemėt e mėdha tė qershive konsideroheshin tė pajisura me fuqi hyjnore dhe gjatė lulėzimit tė tyre njerėzve mund t‘u ndodhnin vetėm gjėra tė mira, ndėrsa pėr finlandezėt ngjyra e kuqe e tyre ėshtė simbol i mėkatit. Nė tė vėrtetė, besėtytnitė e lidhura me kėtė fryt janė tė ndryshme. Sipas gojėdhėnave, duke numėruar bėrthamat e mbetura nė pjatė nė fund tė vaktit, vajzat mund tė parashikojnė se kur do tė martohen duke vepruar kėshtu: "Kėtė vit, vitin tjetėr, njė ditė, kurrė". Pikėrisht bėrthama e fundit e numėruar do t'ju japė edhe pėrgjigjen. Po ashtu, nėse dikush kėrkon tė bėjė njė verė tė mirė, atėherė duhet t'i hedhė brenda disa qershi.
Por pavarėsisht kėtyre, a e dini se kėto krijesa tė vogla qė rrinė me ne vetėm tre muaj, qė e kanė origjinėn nga Azia e largėt, mund tė pėrdoren kudo, si nė mjekėsi, ashtu edhe kozmetikė dhe gastronomi. Pikėrisht pėrdorimi i gjithanshėm i tyre lidhet ngushtė me "thesaret" qė ato fshehin brenda vetes. Njė nga vetitė kryesore tė tyre ėshtė se ato janė tė pasura me flavonoidė, substanca nė gjendje pėr tė bllokuar veprimin e radikaleve tė lira, ndėrkohė qė mund tė pėrdoren gjerėsisht nė kurėn kundėr artriteve, arteriosklerozės, shqetėsimeve nė veshka, pasi pėrmbajnė sasi tė konsiderueshme fibrash, kalciumi, fosfori, vitamine A dhe C. Edhe pse bėn pjesė nė grupin e frutave tė athėt, pėrmbajtja e madhe e glukozit bėn qė qershia tė konsiderohet njė fryt i ėmbėl e i varfėr me kalori. Por jo vetėm kaq. "Mirėsia" e tyre shkon edhe mė tej. Qershitė e freskėta, nėse konsumon rreth 25 nė ditė, shėrbejnė pėr tė pastruar dhe dezintoksikuar organizmin falė prezencės sė polifenoleve, qė njihen si "vrasėset" e stresit, falė ekuilibrit qė ato mund tė krijojnė mes acideve dhe kripėrave minerale. Lista e "gjėrave" tė ēmuara qė ato mund tė bėjnė vazhdon sėrish. Njė motiv tjetėr pėr tė ngrėnė qershitė, frytin mė tė bukur tė verės? Tė bėjnė mirė pėr zemrėn dhe qarkullimin e gjakut. Madje, sipas njė studimi amerikan, qershitė ndihmojnė ndjeshėm nė reduktimin e atakėve kardiakė dhe sėmundjeve kardiovaskulare. Pikėrisht efektet nė zemėr dhe antidhimbje tė qershive i bėjnė ato shumė tė ngjashme me aspirinėn dhe qetėsuesit e tjerė. Kėshtu, nga rezultatet e kėrkimit tė profesor Albert Neir dhe grupit tė tij nė "Michigan State University", tregojnė se njė dietė e pasur me frytin e qershisė dhe derivatet e saj ndihmon ndjeshėm nė punėn e zemrės, duke ulur edhe rrezikun e atakėve, sėmundjeve kardiovaskulare dhe tensionin e lartė tė gjakut. Nga ky studim ėshtė provuar se disa substanca tė pėrdorura pėr tė parandaluar dhimbjet, qė gjenden kryesisht tek aspirinat (kripėrat me bazė tė njėjtė klori), janė tė pranishme edhe te qershitė. Por gjithashtu ato kanė edhe veti tė tjera terapeutike. Ndihmojnė pėr tė ulur tensionin e gjakut, janė lehtėsisht tė tretshme, tė pasura nė vitamina, kryesisht me A dhe C, madje nė verė tė ndihmojnė shumė, pasi pėrmbajnė shumė kripėra minerale (kalium, kalcium, hekur), qė shpėrndahen nėpėrmjet djersės. Po sipas studimit tė kryer nė Universitetin e Miēiganit, u morėn si kampion 18 vullnetarė qė konsumuan rreth 45 qershi nė ditė pėr njė muaj rresht. Mė pas tė gjithė iu nėnshtruan analizave tė gjakut dhe u pa se kishin njė reduktim tė ndjeshėm tė disa faktorėve tė rrezikshėm qė ndikonin nė punėn e zemrės. Sipas studiuesve, substancat kimike natyrale qė gjenden te qershitė veprojnė nė mėnyrė selektive, duke reduktuar ndjeshėm prodhimin e disa komponentėve qė pengojnė qarkullimin e gjakut dhe rrisin presionin arterior. Gjithashtu, ato janė tė dobishme pėr tė ruajtur ekuilibrin acido bazik dhe ndihmojnė pėr njė ngjyrė perfektė tė trupit, sidomos gjatė verės, duke parandaluar edhe plakjen. Nga ana tjetėr, ato shėrbejnė edhe si ilaē natyror pėr tė reduktuar kolesterolin nė gjak. Kėshtu, sipas njė kėrkimi tė ri tė zhvilluar nė SHBA nė muajin maj, ėshtė zbuluar se konsumi i madh qershive nė ditė ndikon nė reduktimin e nivelit tė kolesterolit nė gjak. Nė tė vėrtetė, rezultati doli nga njė eksperiment i kryer me minjtė e laboratorit nga E. Mitchell Seymour, kėrkues nė sėmundjet e zemrės nė Universitetin e Floridas (SHBA). Pėrmes analizave tė hollėsishme ai vuri re se kafshėt e ushqyera me pluhurin e qershive pak tė tharta rezultuan se kishin njė nivel mė tė ulėt tė kolesterolit nė gjak, mė pak trigliceride, mė pak yndyra nė mėlēi dhe mė pak stres nė krahasim me kafshėt qė ndoqėn njė dietė normale. Sipas kėrkuesve, efektet pozitive mbi shėndetin i detyroheshin konsumit tė madh tė qershive, tė cilat pėrmbajnė nė vetvete substanca me efekt antioksidues, si antocianinet qė u japin atyre ngjyrėn e kuqe tė bukur. Edhe pse nevojiten ende verifikime tė mėtejshme, ky studim ka njė vlerė tė veēantė pėr shėndetin njerėzor, sidomos nė vendet e zhvilluara, ku sasia e lartė e kolesterolit nė gjak ėshtė pėrgjegjėsja kryesore e sėmundjeve kardiovaskulare edhe nė brezat e rinj. Edhe pse kėto janė studimet mė tė fundit, qė nė mesjetė janė njohur vetitė e tyre terapeutike. Mjekėt egjiptianė nė periudhėn e mesjetės thoshin se pėr shkak tė pėrmbajtjes sė vitaminės A u kėshillohen fėmijėve pėr t'u rritur dhe pėr t'u zgjatur, ndėrsa ata qė kishin probleme serioze me tretjen e ushqimit duhej qė t‘i konsumonin esėll dhe tė shoqėroheshin me verė tė mirė tė kuqe. Po ashtu, pėr sa u pėrket vishnjave, ėshtė i vjetėr zakoni egjiptian pėr t‘i shoqėruar me bajame dhe rrush tė tharė.
Qershitė kanė doza tė vogla sheqeri dhe proteinash dhe pėrmbajnė vetėm 38 kalori nė 100 gramė, madje edhe nė kozmetikė kanė efekte tė kėnaqshme. Pėrdoren gjerėsisht nėpėr parfume, kremra dhe shampo. Mund tė pėrdoren gjithashtu edhe pėr tė rifreskuar fytyrat e irrituara dhe mund tė vendosen si qetėsues pėr fytyrat problematike.
Mes historisė dhe legjendės
Thuhet se fryti i ėmbėl e ka origjinėn nga Azia e largėt dhe kultivimi i tij nė Evropė ėshtė njohur gjatė fazės sė pushtimit romak. Sipas historianėve mendohet se nė Evropė kanė ardhur pikėrisht nga njė gjeneral i ushtrisė romake, qė hyri nė histori pėr banketet e famshme qė organizonte. Ai u "dashurua" shumė me ėmbėlsinė e kėtij fryti dhe nga bukuria e luleve tė pemės sė tij dhe urdhėroi tė sillnin nė Romė miliona pemė tė tilla nga Azia, pėr t'i shpėrndarė mė pas edhe nė Greqi dhe Angli. Gjenerali pėlqente kryesisht qershitė kokėrrmėdha dhe tė ėmbla, ndėrsa nė pjesėt e tjera tė Evropės kultivoheshin mė shumė ato qė kishin shije paksa tė thartė. Madje, thuhet se ai i pėrdorte gjerėsisht ato nė darkat e organizuara, ku ftonte vetėm femrat mė tė bukura tė mbretėrisė sė tij, duke i pėrdorur frutat vogla edhe si "mėnyrė" joshjeje. Por para se tė shpėrndaheshin gjerėsisht nė Evropė, qershitė u kultivuan veēanėrisht nė Japoni, ku nė periudhėn e pranverės lulėzimi i tyre tė ngjan me "borėn e madhe mbi pemė". Pikėrisht pėr ta qershitė pėrfaqėsojnė edukatėn, ėmbėlsinė, mėnyrat e mira tė sjelljes.
Zonat ku prodhohen
Me globalizimin e tregjeve nuk ėshtė ēudi tė gjesh nė pikat e shitjeve, supermarketeve, ose nė dyqanet tradicionale tė qershisė, qershi tė ardhura nga Kili, Argjentina dhe Turqia, ndėrsa nė muajt gusht dhe qershor mund tė gjesh qershi tė mrekullueshme tė importuara nga Norvegjia. Ėshtė e qartė qė kėto fruta tė vogla, zakonisht nė kohėn e vjeljes, janė shumė delikate, ndaj duhet treguar kujdes pėr t'u vendosur nė mbajtėse dhe duhet tė qėndrojnė nė vende me njė temperaturė qė nuk i kalon dhjetė gradė Celsius. Qershitė e prodhuara nė Itali janė tė njohura nė tė gjithė botėn pėr ėmbėlsinė e tyre, ndėrsa ato qė prodhohen nė Argjentinė janė tė njohura pėr shijen paska tė hidhur dhe ngjyrėn e bardhė. Edhe ato tė prodhuara nė Kili janė tė njohura pėr ėmbėlsinė dhe ngjyrėn e bukur vishnje tė errėt.
Pikėrisht vendet e Amerikės Latine, Kili dhe Argjentina janė ato ku gjenden plantacione tė panumėrta me pemėn e qershisė. Madje, nė disa qytete tė vogla argjentinase ato pėrdoren edhe si pemė dekorative nėpėr kopshtet dhe rrugėt e qytetit.
Kėshilla pėr konsumin
Pėrveē konsumit tradicional, sapo kėputen nga pema qershitė pėrdoren edhe pėr pėrgatitjen e ėmbėlsirave, zbukurimeve, kompostove dhe likereve. I njohur ėshtė edhe pėrdorimi i tyre sė bashku me rrushin e bardhė dhe shoqėruar me verė tė kuqe. Nėpėr mbajtėset e tyre nuk duhet absolutisht tė pėrdoret acidi cianhidrik, ndaj nuk kėshillohet ruajtja e tyre pėr njė kohė tė gjatė nė konservim, pasi mund tė jetė shkak pėr helmime tė ndryshme. Qershitė menjėherė pasi blihen duhet tė ruhen nė qeska polietileni, por pa i mbajtur mė shumė se njė javė, pasi konsiderohen si frutat qė prishen shumė shpejt. Qershitė janė fruta tė shijshme, qė gjenden vetėm nė njė periudhė tė shkurtėr tė vitit, nga maji deri nė qershor. Edhe nė gusht ėshtė e mundur qė tė gjenden, por nė sasi mė tė vogla. Ndėrsa qershitė qė mund tė gjesh nė dimėr janė kryesisht norvegjeze. Pikėrisht Norvegjia ėshtė vendi qė njihet botėrisht pėr prodhimin e qershive, kryesisht nė muajt nėntor dhe dhjetor.
Recetat
Qershitė janė tė njohura edhe pėr pėrdorimin e gjerė nėpėr ėmbėlsira, kryesisht tortat dhe akulloret, si dhe nė pėrgatitjen e kompostove, pijeve dhe reēelrave. Tortat me qershi janė ndėr mė tė preferuarat, sidomos nė periudhėn e verės, kur fryti ka edhe kohėn kur mund tė gjendet i freskėt. Po ashtu edhe akulloret. Pėrzierja e shijeve tė qershisė me lajthitė dhe krem karamelin ėshtė shija qė pėlqehet mė shumė nėpėr pastiēeri. Me qershitė pėrgatiten edhe likeret e famshėm: "Cherry Brandy", "Kirsch", po ashtu edhe pėrzierje verėrash me likere si danezja "Kische-wein".
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi