ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Depresioni dhe “shpėtimi” qė pretendojmė nga ilaēet

Shko poshtė

13072011

Mesazh 

Depresioni dhe “shpėtimi” qė pretendojmė nga ilaēet  Empty Depresioni dhe “shpėtimi” qė pretendojmė nga ilaēet




Depresioni dhe “shpėtimi” qė pretendojmė nga ilaēet  Depresioni_4Melankolikė, depresivė apo viktima tė njė sjelljeje ēfarėdo, shpesh tė rinjtė drejtohen te mjeku i familjes, i cili, duke mos qenė ekspert nė kėtė fushė, u kėshillon ilaēe tė kėsaj kategorie, pa marrė parasysh rrezikun qė mund tė shfaqin. Ėshtė e vėrtetė, shpjegojnė psikiatrit, qė pėr tė kuruar njė njeri i cili vuan nga shqetėsimet mendore, tė duhen ndėrhyrje komplekse, por mė parė veprohet me rrugė tė tjera, shqyrtohet situata nė tėrėsi dhe pastaj hartohet njė strategji veprimi. Po shtohen nė mėnyrė tė frikshme ilaēet qė pėrdoren pėr tė luftuar ankthin, depresionin, frikėn dhe ērregullimet me ushqimin. Gjithmonė e mė shumė tė rinjtė kėrkojnė tek antidepresivėt zgjidhjen pėr shumė vėshtirėsi tė jetės, pa marrė parasysh rreziqet.
Nė dhjetėvjeēarin e fundit, tė rinjve u pėlqen qė zgjidhjet e problemeve tė shumta qė u ofron jeta, t’i shohin tek ilaēet antidepresive qė ofrojnė shoqėritė e ndryshme farmaceutike. Janė tė paktė ata tė cilėt mendojnė pėr rezultatet e studimeve tė ndryshme tė bėra nga mjekėt, sipas tė cilave antidepresivėt e dhėnė pa asnjė pėrshkrim nga mjeku kanė efekte anėsore jashtėzakonisht tė rėnda dhe ndonjėherė me pasoja tė pariparueshme. Por, pavarėsisht kėsaj, sipas statistikave dhe tė dhėnave tė dala nga OMGJ, ėshtė vėrejtur njė dyfishim i tė rinjve qė mendojnė ta gjejnė zgjidhjen nė mėnyra tė tilla. Tė rinj qė kanė probleme me punėn, qė duan tė realizojnė projekte tė rėndėsishme pėr jetėn, tė martohen apo tė bėjnė fėmijė, por edhe adoleshentė problematikė ose fėmijė qė nuk ecin mirė nė shkollė, janė kėto identikitet e atyre qė gjithmonė e mė shumė po krijojnė varėsi ndaj kėtyre barėrave. Nė fakt, shifrat janė alarmante. Psikiatrit dhe psikologėt shpjegojnė se kjo dukuri ėshtė e lidhur me shumė faktorė kompleksė. Dikur antidepresivėt jepeshin vetėm atėherė kur flitej pėr njė rast tė rėndė, ndėrsa nė kohėt e sotme ato kėshillohen pėr gjithēka, qė nga ankthi, te problemet me ushqimin, sjelljen, te strategjitė pėr tė lėnė duhanin, pavarėsisht se studimet e kėtij shekulli arrijnė tė gjitha nė tė njėjtin pėrfundim, ku pėrveēse nė rastet e rėnda ku ėshtė i domosdoshėm pėrdorimi i tyre, pėr tė tjerėt ėshtė mė shumė efikas sesa trajtimi me antidepresiv i njė terapie psikologjike ose sjelljeje. Njė metodė shkencore mund tė jetė njė metodė mė efikase, duke i mbrojtur pacientėt edhe nga rreziqet. Sepse nė tė vėrtetė rreziqet ekzistojnė. Nė “New England Journal of Medicine” u publikua njė raport ku thuhej se, sipas njė raporti tė OBSH-sė, ėshtė rritur numri i vetėvrasjeve mes tė rinjve nėn moshėn 24-vjeēare. Po ashtu, aty thuhej se rreziku i deformimeve tė fetusit ėshtė shumė mė i madh te gratė shtatzėna qė pėrdorin antidepresivė nė tremujorin e parė tė shtatzėnisė. Ajo qė e rėndon mė shumė situatėn ėshtė edhe koha dhe doza qė tė rinjtė pėrdorin. Zakonisht, njė kurė me antidepresivė kėrkon tė paktėn 20 ditė dhe ka efekte tė kėnaqshme nėse zgjat pėr disa muaj. Por, sipas tė dhėnave, rreth 50 pėr qind e tė sėmurėve e ndėrpresin mjekimin brenda 90 ditėve dhe mė shumė se 70 pėr qind e tyre nė muajt e parė. Pėr format e lehta mjekėt synojnė edhe te mjekimi pa ilaēe. Vaji i peshkut dhe pėrbėrėsit e tij kryesorė, acidet yndyrore Omega-3, duket se kanė efekt antidepresiv. Njė studim i fundit i zhvilluar mbi 22 mijė norvegjezė, ka treguar pėr njė reduktim me 30 pėr qind mes atyre qė hanin vazhdimisht merluc nė krahasim me pjesėn tjetėr tė popullsisė. Nė fakt, studime tė ngjashme janė bėrė edhe nė tė kaluarėn. Njė tjetėr ushqim nė qendėr tė vėmendjes ėshtė edhe ēokollata, qė mund tė ndikojė nė lehtėsimin e simptomave. Rreth 70 pėr qind e njerėzve qė vuajnė nga shqetėsimet mendore nuk marrin kurat e nevojshme. Fenomeni ėshtė kudo njėlloj. Pasojat janė tė rėnda, edhe pse depresioni rrit rrezikun e vetėvrasjeve, aksidenteve, sėmundjeve kardiovaskulare dhe iktusit. Por ajo qė ėshtė mė shqetėsuesja, ėshtė se pjesa mė e madhe e pacientėve kėrkojnė ndihmė nga mjekėt e familjes, tė cilėt, duke mos e ditur diagnozėn e qartė, u japin antidepresivė. Por pėrmirėsimi i shėndetit mendor mund tė arrihet vetėm nėse shikohet me kujdes qė terapia ēon nė pėrmirėsimin e gjendjes, apo qė pacienti duhet tė trajtohet nė klinika tė specializuara psikiatrike. Studimet e OBSH-sė nė 37 raporte ndėrkombėtare tregojnė se 56 pėr qind e personave qė vuajnė nga depresioni nuk janė diagnostikuar dhe nuk marrin ndonjė mjekim. Askush deri mė tani nuk ka mundur t’i japė pėrgjigje pyetjes se pėrse vėrehet njė rritje shumė e madhe mes tė rinjve antidepresivė qė janė nė mjekim tė vazhdueshėm, nė vend qė tė ndodhė e kundėrta. Nė shumė vende tė botės ėshtė bėrė e detyrueshme qė kompanitė tė cilat prodhojnė kėto lloj ilaēesh tė vendosin fletė udhėzimi ku tė shkruhej se pėrdorimi i kėtyre ilaēeve mbartte me vete edhe rrezikun pėr tė kryer vetėvrasje. Kjo masė u mor pas studimit tė kryer nė 100 mijė njerėz qė vuanin nga depresioni nė tė gjithė botėn, sipas tė cilit, numri mė i madh i vetėvrasjeve ishte mes atyre qė pėrdornin mjekim. Lajmėrimi bėri qė tė kishte njė ndryshim nė konsum, tė paktėn nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė fakt, edhe pse nuk ėshtė ende e qartė mbi mekanizmat qė i shtynin tė rinjtė drejt vetėvrasjes – sipas disave bėhet fjalė pėr njė zhbllokim qė manifestohej me acarim dhe hiperaktivitet nė javėt e para tė pėrdorimit - mjekėt kanė menduar qė tė jenė tė kujdesshėm, duke dhėnė menjėherė alarmin. “Atėherė kush ėshtė vrasėsi i vėrtetė: ilaēi, apo depresioni i patrajtuar pėr shkak tė frikėrave qė sa vijnė e thellohen?” - pyet me tė drejtė njė psikiatėr kanadez nė revistėn “British Medical Journal”. Kėsaj pyetjeje nuk ėshtė e lehtė t’i pėrgjigjesh. Kjo, pėr faktin se njė tjetėr studim i publikuar mbi veteranėt amerikanė, nė 225 mijė pacientė tė kuruar pėr depresion mes 2003-shit dhe 2005-s, pretendon se rreziku i vetėvrasjes ėshtė zvogėluar nė tė gjitha moshat me rreth 2 tė tretat nė krahasim me pacientėt qė nuk ishin kuruar.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi