ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush ka frikė nga TBC-ja

Shko poshtė

13112011

Mesazh 

Kush ka frikė nga TBC-ja Empty Kush ka frikė nga TBC-ja




Kush ka frikė nga TBC-ja Tbc_x_rayTuberkulozi po rikthehet? Kėshtu tė bėjnė tė mendosh kronikat e ndryshme. Faktikisht sėmundja nuk ėshtė zhdukur kurrė, por sot mund tė kurohet, edhe pse...

Janar 2008: kishte filluar tė kollitej dhe mjeku i familjes, pasi kishte harruar qė djali dhe bashkėshorti i gruas ishin kuruar nga tuberkulozin (TBC-ja) e kishte kėshilluar tė merrte ca mykolitikė dhe tė ndėrpriste duhanin. Diagnoza ishte pėrcaktuar vetėm para njė viti. Megjithatė mikrobi kishte pėrfituar nga situata, duke infektuar shumė persona tė tjerė: nė njė shkollė me 851 nxėnės, 43 fėmijė dolėn pozitivė ndaj testeve qė u kryen, ndėr 19 tė tjerė kishin TBC aktive.


Tetor 2010: Nė Pjemonte kishte filluar tė kollitej njė mėsuese e shkollės fillore dhe vetėm pas tri muajsh doktori, mes dyshimesh kishte drejtuar pėr te specialisti. Edhe nė kėtė rast nė tre shkollat fillore, tė komunave tė ndryshme, mes 398 studentėve dhe 77 kolegėve, 33 nxėnės dhe 11 punėtorė rezultuan pozitivė ndaj testit, por asnjėri i sėmurė. Rasti i fundit ėshtė edhe mė i njohuri: mė 25 korrik nė mbrėmje njė infermiere qė u ēua nė urgjencė sepse dyshohej se ishte me TBC, rezultoi pozitive ndaj testeve dhe analiza radiografike evidentoi njė vatėr infeksioni. E shtruar menjėherė nė spital, ajo u tregoi doktorėve se shenjat e para i ishin shfaqur nė prill. Pėr siguri, tė gjithė fėmijėt qė ishin vizituar nė spital nga ajo, prej janarit e deri nė korrik, iu nėnshtruan testeve. Prej tyre 150 fėmijė rezultuan pozitivė, por asnjėri, tė paktėn deri sot, i sėmurė. Mos vallė tuberkulozi po rikthehet?

I fuqishėm

Nė historinė e saj, sėmundja e TBC-sė ka pasur mijėra emra. Para 130 vjetėsh, mė 20 prill tė vitit 1882, nė Berlin gjatė njė mbledhjeje tė Shoqėrisė sė Fiziologjisė, mikrobiologu gjerman Robert Koch thoshte se kishte arritur tė kultivonte bacilin e tuberkulozit nga pėshtyma e njė tė sėmuri dhe e cilėsonte si pėrgjegjės tė tė gjitha formave tė kėsaj sėmundjeje. Sot e dimė qė bacili ėshtė “Mycobacterium tuberculosis”, pra njė kryqėzim mes njė bakteri dhe njė kėrpudhe. Kjo gjė shpjegon arsyen pse shumohet shumė ngadalė dhe pėr murin e tij tė veēantė qelizor, i reziston pjesės mė tė madhe tė antibiotikėve.


Efektet

Nė vitin 2009, 27 shtetet e BE-sė shėnuan 79.665 raste tė TBC-sė me njė mesatare 15,8 raste nė ēdo 100 mijė banorė. Mes kėtyre ka vende me njė tregues veēanėrisht tė lartė, siē ėshtė Rumania (108 raste ēdo 100 mijė banorė), por edhe vende me tregues tė ulėt, si Islanda (2,8 ēdo 100 mijė banorė). Edhe nė Itali, nga viti 1950 deri mė sot, ėshtė asistuar nė njė ulje tė vazhdueshme tė rasteve tė TBC-sė, gjė qė shpjegohet si me pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės, ashtu edhe me pėrdorimin e antibiotikėve. Edhe pse me njė ritėm tė ngadaltė, rastet e TBC-sė vazhdojnė tė ulen: nga viti 1995 deri nė 2008-n, sinjalizimet e TBC-sė kaluan nga 9,2 nė 6,5 nė ēdo 100 mijė banorė (nga 5225 raste nė 3877 raste nė vit). kjo e dhėnė e rendit Italinė te vendet me pėrqindje tė ulėt.

Karakteristikat

Zakonisht gjėrat qė ndriēojnė nuk janė ar. Nėse bazohemi te tė dhėnat e vitit 2008, do tė shohim se 73% e risive vjen nga zonat ku sistemi shėndetėsor publik ėshtė mė efikas. “Nėse diagnostikon njė TBC, je i detyruar me ligj qė ta tregosh. Faktikisht ndonjėherė i trembemi qendrave tė vogla shėndetėsore, tė cilat mund t’i drejtojnė tė sėmurėt te specialistėt privatė, duke e mbajtur tė fshehtė rastin”.

Vonesa

Njė problem tjetėr i rėndėsishėm ėshtė vonesa e diagnozės. Disa studime kanė treguar se simptomat e para kuptohen dy muaj pasi ėshtė shfaqur sėmundja: 60 ditė ku i sėmuri takohet me njerėz dhe ua transmeton bakterin tė tjerėve. Por cila ėshtė simptoma qė duhet tė na alarmojė? Njė kollė e vazhdueshme dhe jo akute, njė rėnie e vogėl peshe dhe djersitje gjatė natės janė shenjat mė tė zakonshme. Kėtyre mund t’u shtohet temperatura dhe ndonjėherė hemorragjia, kur pėshtyni gjak. Pra, TBC-ja ėshtė njė sėmundje e rėndė, e cila duhet marrė seriozisht dhe kuruar mirė, ose situata mund tė bėhet kritike.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37335
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Kush ka frikė nga TBC-ja :: Komentet

avatar

Mesazh Thu Dec 15, 2011 7:43 pm nga danndreka

Kjo ėshtė njė temė qė meriton vėmendje,pėr kėte arsye e poėrgėzoj artikull shkruesin. Jami mendimit qė ka mė pakė rėndėsi historia e zbulimit tė mykobakterimtuberkulozit se sa lexuesit tė mėsojn diēka konkrete.Tuberkuluzi ėshtė njė sėmundje infektive me progres tė ngadalėt dhe me karakter social.Ėshtė infektive sepse pėrhapet nga rėnėja nė kontakt me kete mikrob,icili ėshtė ajerogjen qė rritet dhe shumohet nė prani tė oksigjenit.Pra ėshtė oksigjen i detyrueshėm dhe vėndi ku e sigurėn oksigjenin me bollėk jan mushkėrit,prandaj 80% i numrit tė rasteve lokalizohet nė mushkėri : I sėmuri me anė tė kollės nxjerr jashtė nė ajer shum mikrobe tė cilėt i thithin njerzit qė jan afer tė infektuarit.Periudha e fshehtėsisė ėshtė e gjat qė i infektuari e ndjen vehten jo tė sėmurė.Duhen muaj,por ndonjėherė edhe mė shum se 1 vjet:kjo varet nga kushtet sociale qė ka infektuari.Nė kushte jo tė mira sėmundja pėrparon me shpejtėsi sepse i sėmuri nuk ka mundėsi tė plotsojė nevojat rregullisht me ushqime cilėsore.Ndersa ata qė kan mundėsi ekonomike i plotsojn nevojat me ushqime cilėsore dhe kjo shėrben si ndihm pėr tė sėmurin pėr tė penguar pėrparimin e TBC-sė.Klinika e tij ėshtė e larmishme,fillon si njė rrufė e lehtė,pastaj me kalimin e kohės si njė bronkit kronik.Nė njė kohė tjetėr fillon kėlbaza dhe dalngadal ēfaqet edhe njė temperaturė mbi 37.5 me drejtim nga temperatyra 38.Kur arrin nė kėto nivele atėhere kujtohen tė gjithė dhe tė sėmurėt i drejtojn tek specialisti,ose i kurojn gabisht si bronkopneumoni me antibiotik.Kjo sėmundje kėrkon shum kohė pėr tu mjekua shkon edhe me vite nė qoftė se i ka dėmtua shum mushkėrit dhe tė sėmurėt i bėn invalit,tė pa aftė pėr punė.Ėshtė shum e fshehtė nė pėrhapje sepse njerzit e semurė akoma nuk e quajn vehtentė sėmurė dhe prandaj bėjn jetė pa kufizime nė shoqėri familje dhe kudo.Mėnyra e pėrhapjes dhe invaliditeti TBC-nė e bėjn kėte sėmundje edhe sociale.Shkenca ka pėrparuar,tani rolin kryesor tė luftės kundėr saj e ka zėnė profilaksia,ēka dotė thot vaksina anti tuberkulare tė cilėn e pėrfitojn tė gjithė njerzit falas nė qendrat e vaksinimit.Kjo vaksinė nė shumicėn e rasteve e bėnė punėn e vet dhe e imunizon organizmin,por ka edhe raste qė ajo nuk e realizon efektin e vet dhe i vaksinuari nuk ka mė imunitet,qė nė kėte rast shėrben si gjahė pėr mikrobin e TBC-sė pėr tė ndruar vėndė nga njė individ nė njė tjetėr.Lidhur me zbulimin e imunitetit kundėr TBC-sė ,bėhet testi qė quhet Mantu.Mantuja bėhet pran dispancerive anti tuberkulare dhe lexohet nga doktori.Tė gjithė tė vaksinuarit qė u ka bėrė efekt vaksina dalin pozitivė.dmth kan fituar imunitet kundėr sėmundjes,por kur mantuja ėshtė mė e madhe se narma atėhere kemi tė bėjm ,jo mė me imunitet ,por me infektim.Sot masat ligjore jan tė forta dhe tė afta pėr tu brojtur nga TBC-ja,por indivit tė caktuar i neglizhojn ato,sepse nuk kontrollohen pas bėrjes vaksinės tek mjeku.Njė pjes tjetėr nuk shkojn pėr tu vizituar edhe pse e ndjejn vehten tė sėmurė.njė pjes e fshehin ate dhe pastaj viktima bien ato qė nuk u ka bėrė efekt vaksina antituberkulare.Kur dihet se 2-3% tė tė vaksinuarve ngelen negativė pa imunitet.Mjekimi i TBC-sė jo vetm nė mushkėri,por edhe gjetk ėshtė plotsisht i mundėshėm sepse ekzistojn tė gjitha kushtet kurative dhe profilaktike.Rritja e numrit tė infektuarve e ka burimin tek ulja e kulturės sė jetesės nė maksimum tek indivit tė caktuar,veēanrisht tek duhan pirsit pijanecėt,drogaxhijt etj................... Dr Ramadan Ndreka

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi