ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KLD, Kreshnik Spahiu: Jap dorėheqjen nga detyra

Shko poshtė

10022012

Mesazh 

KLD, Kreshnik Spahiu: Jap dorėheqjen nga detyra Empty KLD, Kreshnik Spahiu: Jap dorėheqjen nga detyra




KLD, Kreshnik Spahiu: Jap dorėheqjen nga detyra Kreshnik-Spahiu-300x205TIRANĖ-Kreshnik Spahiu jep dorėheqjen nga posti qė mban si numri dy i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė.

Nė njė deklaratė pėr mediat, Spahiu ka pranuar se per 4 vite eshte gjendur perballe presionit te pushtetit dhe ka njoftuar se sot i drejtohet Gjykatės Kushtetuese si “i vetmi arbitėr qė tė zgjidhė konfliktin mes dy pushteteve dhe pėr t’i thėnė stop veprimtarive antikushtetuese”. Pėr t’i hapur rrugė njė vendimi tė paanshėm, ai beri me dije se largohet nga detyra, duke garantuar se nuk kthehet edhe sikur vendimi tė jetė nė favor tė tij.

“Marr vendimin tė largohem nga detyra se kjo nuk ėshtė njė luftė personale. Garantoj qė edhe sikur Gjykata Kushtetuese tė pranojė kėrkesėn time nuk kthehem mė nė kėtė detyrė. Karriget ashtu si dhe jeta janė tė pėrkohshme, kauzat janė tė pėrjetshme”- ka thėnė ai.

Ai ka deklaruar se gjatė gjithė kohės qė ka qenė nė krye tė detyrės ka qenė nėn njė presion dhe agresion tė vazhdueshėm tė pushtetit.

“Qė korrik 2008 nisi udhėn njė konflikt pushtetesh, kur ish ministri i Drejtėsisė kėrkoi mandatin tim, do tė kalonin 3.5 vite pėrpjekje, debate pėr tė zgjidhur konfliktin e mosndėrhyrjeve tė pushtetit ekzekutiv me gjyqėsorin. Pėr tre vite kishim njė Kuvend qė paralizoi reformėn nė drejtėsi. Reforma u paralizua pėr shkak tė krizės politike nė kuvend, sikur tė mos mjaftonte kjo qė mbajti peng gjithė shtetin dhe refuzimin e statusit, Kuvendi do tė miratonte njė sėrė aktesh qė cenonin integritetin territorial dhe identitetin tonė kombėtar”- tha Spahiu.

Sipas tij, njė vit mė parė sė bashku me kolegėt e KLD konstatuan kėtė cenim tė identitetit kombėtar nga njė ligj qė ishte kaluar nga ky kuvend dhe “kėtu paqja mori fund dhe tėrbimi do adresohej pėr njė vit rresht”.

“U them punė tė mbarė atyre qė mė mbėshtetėn pėrballė njė presion agresiv pėr 4 vite tė kėtij pushteti, ndėrsa atyre qė mė presin jashtė i them udhė tė mbarė nė kėtė rrugė tė gjatė qė kemi”- pėrfundoi ai.
Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi