ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pas dorėheqjes: Pėrplasja pėr Spahiun, Topi fiton betejėn nė KLD

Shko poshtė

14022012

Mesazh 

Pas dorėheqjes: Pėrplasja pėr Spahiun, Topi fiton betejėn nė KLD Empty Pas dorėheqjes: Pėrplasja pėr Spahiun, Topi fiton betejėn nė KLD




Pas dorėheqjes: Pėrplasja pėr Spahiun, Topi fiton betejėn nė KLD Keshilli-i-larte-i-drejtesiseDebatet e Presidentit me ministrin e Drejtėsisė pėr nėnkryetarin e KLD. Votimi i fshehtė, 8 me 6 nė favor tė kreut tė shtetit.

Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė pranon me tetė vota pro mbarimin e mandatit tė Kreshnik Spahiut.

Presidenti e ministri i Drejtėsisė, replika pėr dorėheqjen e Spahiun.

Me tetė vota pro dhe gjashtė kundėr, Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė pranoi dje dorėheqjen e nėnkryetarit tė kėtij kėshilli, Kreshnik Spahiu. Anėtarėt mbėshtetėn me shumicė votash propozimin e Presidentit Bamir Topi pas njė debati procedural-juridik qė ai pati me ministrin e Drejtėsisė, Eduard Halimi. Vendimi i shumicės shkoi nė kundėrshtim me propozimin e kėtij tė fundit. Sipas Halimit, shkarkimi i Spahiut, nė kuptimin e ndėrprerjes sė mandatit, duhet tė bėhej nga Kuvendi. Ndėrkohė, logjika e kreut tė shtetit, njėherėsh kryetar i KLD-sė, ka qenė se Spahiu dha dorėheqjen nga funksioni i nėnkryetarit tė KLD-sė, ku ishte zgjedhur nga ky kėshill. Ai ishte zgjedhur anėtar nga Kuvendi dhe kishte shkuar nė KLD si anėtar. Ka qenė vetė KLD-ja qė mė pas i ka dhėnė Spahiut cilėsinė e nėnkryetarit. Mbledhja e djeshme u shoqėrua me debate tė forta mes Presidentit tė Republikės, njėkohėsisht kryetar i KLD-sė, Bamir Topi, i pranishėm nė mbledhje, dhe ministrit tė Drejtėsisė. Burime brenda mbledhjes me dyer tė mbyllura, qė zgjati pesė orė, pohuan se debatet u pėrqendruan kryesisht nė ligjshmėrinė e dorėheqjes tė ish-nėnkryetarit Spahiu. Duke e argumentuar me ngritjen e Komisionit hetimor pėr shkarkimin e Spahiut, ministri Halimi ka argumentuar se Kėshilli nuk duhet ta pranonte dorėheqjen. Presidenti i Republikės, me argumentim ligjor ndėrkohė ka marrė mbėshtetjen e tetė anėtarėve tė KLD-sė qė rrėzuan propozimin e Halimit. Kėshilli vendosi deklarimin e mbarimit tė mandatit tė Spahiut si pjesė e KLD-sė dhe bėrjen me dije Kuvendit tė Republikės pėr vendin e mbetur bosh. “Kėshilli vendosi deklarimin e mbarimit tė mandatit para afatit tė anėtarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Kreshnik Spahiu, me shkak dorėheqjen prej tij, si dhe referimi nė Kuvendin e Republikės sė Shqipėrisė tė nevojės sė plotėsimit tė vendit vakant”, njoftoi zyra e shtypit tė KLD-sė nė pėrfundim tė mbledhjes. Me propozim tė Presidentit Topi, dje Kėshilli autorizoi kryeinspektoren e Inspektoratit tė KLD-sė pėr drejtimin administrative tė institucionit deri nė zgjedhjen e zėvendėskryetarit tė ri. “Kėshilli, mbi bazėn e propozimit tė kryetarit, vendosi unanimisht tė autorizojė kryeinspektoren e Inspektoratit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Valbona Vata, tė kryejė drejtimin administrativ tė kėtij institucioni deri nė zgjedhjen e zėvendėskryetarit”, njoftoi dje zyrtarisht KLD.
DORĖHEQJA
Ish-nėnkryetari i KLD-sė, Kreshnik Spahiu, paraqiti dorėheqjen e tij tė parevokueshme mė 10 shkurt 2012. Nė njė dalje publike ai pohoi se i ishte drejtuar Gjykatės Kushtetuese nė lidhje me ngritjen nga Kuvendi tė njė komisionit hetimor pėr shkarkimin e tij nga funksioni i nėnkryetarit tė KLD-sė. Ai pohoi se e kishte ndėrmarrė kėtė veprim pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjen mes pushtetit legjislativ dhe pushtetit gjyqėsor, pasi, sipas tij, Kuvendi kishte marrė kompetencat ligjore tė vetė KLD-sė. “Pėr t’i hapur rrugė njė vendimi kushtetues dhe tė paanshėm nga kolegėt e mi nė Gjykatėn Kushtetuese, qė ėshtė arbitri dhe autoriteti kushtetues, vendosa tė largohem nga detyra ime edhe pėr faktin se kjo nuk ėshtė luftė personale, por institucionale”, tha Spahiu.


8 vota pro mori dje nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė propozimi pėr pranimin e dorėheqjes sė nėnkryetarit tė KLD-sė, ēka ligjėroi mė pas mbarimin e mandatit tė tij.

6 vota ishin kundėr pranimit tė kėrkesės sė ish-nėnkryetarit tė KLD-sė, Kreshnik Spahiu, pėr dorėheqje nga detyra e tij funksionale nė Kėshill.

Ligji: Si zgjidhet anėtari i ri i KLD-sė
Sipas ligjit pėr organizimin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Kuvendi i Shqipėrisė duhet tė zgjedhė njė anėtar tė ri nė kėtė institucion, pėr tė plotėsuar vendin vakant tė mbetur nga dorėheqja e Kreshnik Spahiut. “Anėtarėt e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė qė zgjidhen nga Kuvendi duhet tė jenė juristė, jo gjyqtarė, me njė pėrvojė jo mė pak se 15 vjet nė profesion”, thuhet nė ligj. Sipas tė njėjtit dokument, nė nenin 8 thuhet se plotėsimi i vendit vakant nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė bėhet, sipas rastit, nga Konferenca Gjyqėsore Kombėtare ose Kuvendi (nė rast se anėtari qė ėshtė larguar ėshtė zgjedhur nga Kuvendi, atėherė edhe anėtari pasardhės zgjidhet nga i njėjti institucion, e njėjta gjė vlen edhe pėr Konferencėn Gjyqėsore Kombėtare).


Emėrohet kryegjyqtari i Apelit tė Tiranės
Nė mbledhjen e djeshme, KLD-ja vendosi emėrimin e gjyqtari Alaudin Malaj nė krye tė Gjykatės sė Apelit Tiranė. Gjyqtari Malaj ishte i komanduar nė kėtė detyrė nga KLD-ja qė prej nėntorit 2011. Po dje, nė pėrfundim tė shqyrtimit tė projektaktit pėrfundimtar tė vlerėsimit tė kryeinspektores sė Inspektoratit tė KLD-sė pėr gjyqtarėt e Gjykatės sė Apelit Tiranė, Alaudin Malaj dhe Zamir Poda, u dha vlerėsimi “shumė mirė” pėr aftėsitė e tyre profesionale. Tjetėr vendim i marrė dje nga Kėshilli ishte deklarimi i mandatit tė gjyqtarit tė Apelit Tiranė, Seit Xhoxhaj, pėr shkak tė moshės pėr dalje nė pension. Pas kėtij vendimi, pėr kėtė gjykatė nisi procedura e plotėsimit tė vendit vakant.

Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34321
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi