ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Tufa: Grushti kundėr Rusmalit ėshtė grushti i ish tė pėrndjekurve kundėr Sali Berishės

Shko poshtė

18022012

Mesazh 

Skender Tufa: Grushti kundėr Rusmalit ėshtė grushti i ish tė pėrndjekurve kundėr Sali Berishės Empty Skender Tufa: Grushti kundėr Rusmalit ėshtė grushti i ish tė pėrndjekurve kundėr Sali Berishės




Skender Tufa: Grushti kundėr Rusmalit ėshtė grushti i ish tė pėrndjekurve kundėr Sali Berishės Skender-tufaGrushti i Lirak Bejkos kundėr Rusmalit ėshtė grushti i ish tė pėrndjekurve, kundėr Sali Berishės dhe qeverisė sė tij, qė po tallet me vuajtjet tona”. Kėshtu u shpreh dje, pėr gazetėn “Sot”, kreu i shoqatės sė ish tė burgosurve politikė tė Shqipėrisė, Skėnder Tufa, i cili vuri nė dukje se solidariteti i ish tė pėrndjekurve u reflektua qartė nė organizimin e ceremonisė sė varrimit, tė Zaharisė, me mbėshtetjen dhe financimin e plotė tė ish tė persekutuarit politik, Lulzim Brahjes.

Zoti Tufa, ēfarė ndodhi pardje, pėrballė ndėrtesės sė ish tė pėrndjekurve politikė?
Atė ditė ne organizuam ceremoninė e varrimit tė njėrit prej vėllezėrve tanė, Grigor Zaharisė. Trupi i tij kishte rreth 20 ditė qė kishte mbetur nė morg, sepse pėr tė, nuk u interesua njeri. Grigori e ka kaluar jetėn nė burgje dhe internime dhe nuk krijoi familje. Prandaj, ne organizuam njė ceremoni me pjesėmarrjen e disa miqve, apo bashkėvuajtėsve.
Si u zhvillua ceremonia?
Ceremonia u zhvillua tepėr normalisht. Ne vendosėm arkivolin e Grigorit pranė bustit tė ish tė pėrndjekurve dhe e mbuluam atė me flamuj e lule. Por nė ato momente patėm shqetėsimin e policisė, tė cilėt erdhėn grupe-grupe drejt nesh. Na kėrkuan qė tė hiqnim arkivolin dhe tė zbraznim vendin. Kėtė e bėnin nė mėnyrė qė t’i lirohej vendi makinave luksoze tė deputetėve. Kjo na acaroi, por ne ruajtėm qetėsinė dhe vazhduam punėn tonė. Por nė atė ēast erdhi nga ana e Kuvendit, Ilir Rusmali me njė deputet tjetėr tė PD-sė. Ai e shpėrfilli kufomėn e Zaharisė dhe nuk tregoi asnjė shenjė respekti pėr tė vdekurin. Kjo bėri qė Liraku tė shkėputej dhe tė shkonte nė drejtim tė Rusmalit duke e goditur. Pastaj erdhėn shumė policė dhe arrestuan Lirakun. Ndėrsa Gjergj Ndreca u kėrkoi policėve qė tė mos e keqtrajtonin nė atė mėnyrė. Dhe qė tė mos e preknin me dorė atė. Kjo solli si rrjedhojė edhe arrestimin e tij.
Po tė tjerėt si reaguan?
Tė gjithė ne shprehėm solidarizimin tonė nė mbėshtetje tė lirimit tė dy shokėve tanė. Dhe debatuam fort me policėt nė mėnyrė qė ata tė dy tė liroheshin nė vend. Por me gjithė ndėrhyrjen tonė, makina e policisė iku drejt komisariatit duke marrė me vete edhe dy shokėt tanė mė tė mirė.
Ēfarė ndodhi mė tej?
Pastaj ne bėmė ceremoninė e varrimit dhe zoti Lulzim Brahja shtroi njė drekė tradicionale sipas zakonit, pėr kujtimin e tij. Gjithēka kaloi normalisht por mendja na mbeti tek Liraku dhe Gjergji.
Pėrse ju ish tė pėrndjekurit zgjodhėt deputetin Rusmali, pėr ta goditur dhe jo ndonjėrin prej deputetėve tė tjerė?
Sepse ai ėshtė njė nga shkaktarėt kryesorė tė shkatėrrimit tė ligjit tė ish tė pėrndjekurve politikė. Ai ėshtė katalizatori i sė keqes dhe promotori i talljeve qė po bėn qeveria me hallet tona dhe sidomos me dėmshpėrblimet. Por kėtu ka edhe njė histori tjetėr.
Ēfarė historie?
Gjergj Ndreca na tregoi disa ditė mė parė, se kur kishte shkuar tė takonte Rusmalin, pėr dėmshpėrblimet tona, ky i ish pėrgjigjur me njė agresivitet dhe fodullėk tė paparė.
Ēfarė i kishte thėnė Rusmali, Ndrecės?
Rusmali i kishte thėnė pak a shumė, se nuk ka dėmshpėrblime pėr tė pėrndjekurit. Prandaj, duhet ta linin rehat qė tė punonte me punėt e tij, shtetėrore. Por unė ju pyes juve: “Ēfarė pune tjetėr ka vallė, Rusmali, pėrveē zgjidhjes sė halleve tona? Pėrse ai njeri, nė vend qė tė na bėjė mirė, po na bėn keq e mė keq, ditė pas dite? Ku e ka ai inatin ndaj nesh? Apo ngaqė ai ėshtė njė familje tipike komuniste dhe besnike e PPSH-sė, ndėrsa ne jemi shtresa e antikomunistėve tė betuar. Dhe pyetja e fundit qė i bėj unė Rusmalit, ėshtė kjo: “Me ē’tė drejtė, ti zoti deputet, pėrdhos zakonet e shqiptarit duke fyer me indiferencė praninė e njė arkivoli? Por kėtu ka edhe diēka tjetėr.
Ēfarė ka?
Nė thelb grushti kundėr Rusmalit ėshtė njė grusht i ish tė pėrndjekurve politikė kundėr Berishės. Kundėr qeverisė sė tij tė korruptuar e mafioze qė po tallet me ish tė pėrndjekurit. Kjo qeveri na ka lėnė pa bukė, pa punė, pa tė ardhura, pa ndihma sociale dhe pa shpresė pėr fėmijėt tanė. A kemi vallė edhe ne tė drejtė tė jetojmė si gjithė tė tjerėt, apo mos ndofta nė kėtė vend ish komunistėt dhe komunistėt do ndėrrojnė karriget? Ku Ēajup Rusmali ia kalon privilegjet Ilir Rusmalit, e kėshtu me rradhė. Pėr kėtė arsye unė kėrkoj rregullimin e ligjit pėr ish tė pėrndjekurit sipas variantit tonė, nėpėrmjet pagesės sė ditėve tė burgut. Shteti duhet tė na prgjigjet pėr vuajtjet qė na ka shkaktuar, padrejtėsisht.
Si ta kuptojmė shprehjen tuaj se, “grushti kundėr Rusmalit ėshtė grusht kundėr Berishės”?
Nė thelb, ne ish tė pėrndjekurit jemi paqėsorė dhe aspirojmė mirėkuptimin dhe paqen. Por ata qė tallen me ne, duhet ta kuptojnė mirė se kjo sjellje nuk ėshtė e drejtė. Dhe gjithė kėtė histeri kundėr ish tė pėrndjekurve e ka pėrhapur Sali Beriisha. Prandaj nė vijim tė pyetjes unė do t’ju tregoj njė histori nga burgu. Me njeriun mė tė urtė dhe mė paqėsor, Dom Simon Jubanin. Njė ditė ai thirri gardianin afėr qelisė dhe pastaj e goditi me grusht, duke i thėnė: “Kėtė grusht e kam ruajtur kundėr Enver Hoxhės, por meqė atė nuk e gjej dot, po ta jap ty, pėr t’ua publikuar tė gjithėve”. Kėshtu ėshtė edhe puna e Berishės, me Rusmalin.
Ēfarė po ndodh aktualisht, me Bejkon dhe Ndrecėn?
Ata janė nė komisariat dhe sot ėshtė gjyqi. Pardje, sė bashku me zotin Lulzim Brahja shkuam pasdite pėr t’i ēuar ushqime dhe mjetet e nevojshme dy shokėve tanė. Gjithēka nė aspektin e shpenzimeve gjatė gjithė kėsaj kohe u mbulua nga zoti Lulzim Brahja. Pa kontributin e tij, gjithēka do tė ishte e vėshtirė dhe e pamundur. Duke nisur nga shpenzimet e varrimit, e deri nė ndihmat pėr familjet.
Ēfarė ndodhi pardje nė darkė kur shkuat nė komisariat?
Atje mė morėn edhe mua dhe mė mbajtėn deri nė orėn dhjetė tė natės. Mė morėn nė pyetje duke mė thėnė se ky episod ishte shumė i rėndė. Dhe unė i thashė: “Po hallet tona, qė jemi pa bukė dhe pa punė a nuk janė tė rėnda.
Ē’mendoni pėr vendimin e sotėm ndaj dy ish tė pėrndjekurve?
Unė mendoj se ata do tė lirohen se janė tė pafajshėm. Nga ana e tij, Rusmali nuk ka bėrė denoncim. Dhe atyre u takon direkt, pafajėsia. Mjaft kanė bėrė burg nė sistemin e Enver Hoxhės, si antikomunistė qė aspironin pėr demokraci. Sot ata do tė shpallen tė pafajshėm me njėqind pėr qind.
Po nėse ata mbeten nė burg?
Atėhere shteti i korruptuar shqiptar do tė ketė shumė probleme me ish tė pėrndjekurit. Ne do tė organizojmė protesta ēdo ditė dhe do tė kalojmė deri nė vetėflijim me grevė urie. Derisa tė lirohen dy vėllezėrit tanė nga komisariati e tė shkojnė nė shtėpitė e tyre. Dhe derisa ish tė pėrndjekurit e Shqipėrisė tė marrin atė qė u takon. Ilir Bushi


Sot
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34431
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi