ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tė gjitha debatet nė takimin e 26 partive. Replikat me aleatėt

Shko poshtė

24042012

Mesazh 

Tė gjitha debatet nė takimin e 26 partive. Replikat me aleatėt Empty Tė gjitha debatet nė takimin e 26 partive. Replikat me aleatėt




Tė gjitha debatet nė takimin e 26 partive. Replikat me aleatėt E1e313d6cc7f30bd7be35b212ee23e20Mbledhja e djeshme mes 26 partive tė vogla dhe tė mėdha u shoqėrua me tensione dhe batuta ndėrmjet palėve. Batutat e hedhura dhe acarimi gjatė kėtyre pėrplasjeve kanė rrezikuar qėllimin e takimit, ku vetėm ndėrhyrja e moderatorit tė tryezės, kreut tė PSD-sė, Paskal Milo, ka sheshuar polemikat. Por, nė kėtė tryezė janė vėrejtur marrėdhėniet e acaruara mes PS-sė dhe aleatėve tė saj, ku fėrkimet kanė qenė tipike mes Nard Ndokės sė PDK-sė dhe kreut tė PS-sė, Edi Rama. Kryesocialisti, nė jo pak raste ka replikuar dhe me Gjinushin, Milon pėr ndėrhyrjet e bėra gjatė fjalės sė tij. Ndėrsa pėrplasja qė mund tė shkonte mbase dhe nė njė konflikt fizik ka qenė edhe ai mes kreut tė PLD-sė, Spartak Ngjela, dhe kreu i PDS-sė, Paskal Milo. Dy aleatėt e koalicionit opozitar pas takimit kanė shkėmbyer replika tė ashpra dhe vetėm ndėrhyrja e kreut tė PS-sė, Edi Rama ka sfumuar pėrleshjen.

Pulat


Kulmi i acarimit arriti kur kryesocialisti Edi Rama ironizoi me batuta me pėrfaqėsuesit e Partisė Ballit Kombėtar. “Dikur Balli Kombėtar kur kishte frikė shkoi me gjermanėt. Tani vjen puna kėrkon ndihmėn e Partisė Socialiste”, tha Rama. Kjo shkaktoi reagimet e dy kryetarėve tė PBK-sė, Adriatik Alimadhi dhe i PBKD-sė, Artur Roshi. “Fol e shkele Kushtetutėn me kodin e ri apo jo”, iu drejtua Roshi, Ramės. Por kryesocialisti ka vijuar replikėn duke theksuar se “unė nuk ju ndėrpreva nė fjalėn tuaj, kėshtu asnjė nuk mund tė mė ndėrpresė mua. Ju mbaheni mend se keni ngrėnė pula, tani ju ka mbetur vetėm lepuri nė bark”. Alimadhi i PBK-sė i ėshtė kundėrpėrgjigjur se “mos na sulmo, pasi ju keni ngrėnė koka njerėzish”.

PD-PS


Kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama, nė lidhje me kėrkesėn e partive politike ėshtė shprehur dakord, por qė ajo tė realizohet duhet tė ketė mė parė njė dakordėsi jo vetėm nga ai, por edhe nga pala tjetėr, pra PD-ja. Pra, sipas tij, nuk mund tė bllokohet pėr shkak tė kėtij kushti. “Nė parim e kemi thėnė dhe e konfirmojmė kėtu, qė jemi tė gatshėm tė eksplorojmė bashkė me tė gjithė tė tjerėt, mundėsitė e pėrmirėsimit tė sistemit, por siē e kemi thėnė duhet ta pėrsėris, ne nuk e kushtėzojmė reformėn zgjedhore me ndryshimin e sistemit. Pėr ne, themelor ėshtė qė procesi zgjedhor tė funksionojė mbi bazėn e standardeve ndėrkombėtare dhe kur them nuk e kushtėzojmė, do tė thotė dhe ėshtė shumė e thjeshtė qė pėr tė ndėrhyrė nė sistem pėr ēfarėdolloj pėrmirėsimi, duhen dy palė dhe ėshtė e drejta e secilės palė qė ta ketė apo tė mos e ketė vullnetin pėr tė ndėrhyrė nė sistem”, tha Rama. Ndėrsa kreu i PS shprehu habinė se si mund tė ketė kėrkesė pėr ndryshim tė sistemit nga PD dhe PS, kur tė vegjlit vetėm shajnė partitė e mėdha. Por edhe pse qėndrimi i Ramės i ka joshur disi aleatėt dhe partitė e tjera, diskutimi i pėrfaqėsuesit tė PD-sė, Ilir Rusmali, i ka zbehur shpresat e tyre.

“Ju siguroj nė emėr tė Partisė Demokratike, sot ne erdhėm kėtu pėr tė dėgjuar me shumė vėmendje shqetėsimet e partive tė vogla, por jo vetėm pėr t'i dėgjuar ato, sepse i kemi dėgjuar tė shprehura individualisht, jam i sigurt qė do t'i dėgjojmė edhe nė ditėt nė vijim edhe nė forma tė ndryshme organizimi, por edhe pėr t'i pėrpunuar ato me veten tonė, me kolegėt, me oponentėt politikė. Tematika qė trajtohet sot ėshtė shumė e rėndėsishme, pėr tė pėrfituar mė tė mirėn e mundshme nga kjo tematikė. Ka shumė rėndėsi qė pėrqasja tė bėhet me njė shpirt absolut konstruktiviteti. Nuk jemi duke kėrkuar tė plotėsojmė tekat e njėrit apo tė tjetrit, kushdo qoftė, i madh apo i vogėl”, tha Rusmali.



Batutat nė takim


Eqerem Spahiu PLL: Ne si parti kemi funksionuar nė burgje nė kohėn e komunizmit dhe nė diasporė dhe mos t’ju shkojė mendja qė nuk do tė ekzistojė tani pavarėsisht nė kėtė demokraci tė brishtė
Edi Rama: Qesh
Paskal Milo: Duket se pėrfaqėsuesit e dy partive tė mėdha ka ardhur koha tė marrin fjalėn. Zakonisht, iniciativa vjen nga ai qė ka pushtetin.
(Rusmali dhe Rama hezitojnė tė marrin fjalėn)
Paskal Milo: Zoti Rama keni fjalėn
Edi Rama: Unė jam parti nė pushtet, por s’ka problem.
Edi Rama: Ėshtė rasti unikal nė botė kur kėrkohet ndihma e partive tė mėdha me tė shara.
Nard Ndoka: Kritika ishin jo tė shara
Edi Rama: Unė nuk ju ndėrhyra nė fjalėn tuaj. Unė i konsideroj tė shara
Edi Rama: Eqerem, ti e the dhe vetė se nė burg tė ka funksionuar partia. Ti mos u qaj dhe mos mė ndėrprit. Po tė ishe kaq i fortė ndėrprisje Enver Hoxhėn jo mua, se unė jam pjesė e njė tjetėr epoke.
Nard Ndoka: Po ka funksionuar nė burg, jo nė regjimin e komunizmit.
Edi Rama: Kėshtu erdhi puna se edhe Balli Kombėtar kėrkoi ndihmėn e partive tė majta. Se mirė nė kohėn e luftės ishit me gjermanėt se kishit frikė, por tani nga kush keni frikė
Artur Roshi: Mos trego pėrralla, keni marrė vota me Kushtetutė apo jo? Votat i ke marrė me anė tė ligjit, mos na bėj moral tani. Ju jeni pasardhėsi i kriminelėve
Paskal Milo: Ju lutem mos replikoni
Edi Rama: Unė nuk ndėrpreva njeri. Zakonisht ju hanit pula, lepuri ju ka mbetur nė bark. Ka mundėsi tė vazhdoj unė
Artur Roshi: Me kėto pseudobatuta nuk funksionon
Adriatik Alimadhi: Ju Rama keni nxjerrė njerėzit zvarrė nė burgje. Ty nuk tė shkon tė shprehesh kėshtu, lėri pulat. Se ju keni ngrėnė koka njerėzish. Kėtu e gjete ti tė flasėsh pėr ballistėt. Ėshtė turp, ju keni tėrhequr zvarrė njerėzit.
Edi Rama: E kam pikė tė dobėt Ballin Kombėtar... qesh
Adriatik Alimadhi: Pse zgėrdhihesh. Kujdes kur flet pėr ballistėt. Ēfarė ėshtė kjo fjalė kur i ke pikė tė dobėt. Ka etikė tani.
Edi Rama: Arjan Madhi, a mund t’i mbash nė rresht ti kėta? Se asaj pune s’keni ēfarė t’i bėni.
Adriatik Alimadhi: Mos u shpreh mė kėshtu se ėshtė hera e dytė qė merreni me pulat dhe ballistėt.
Edi Rama: I paske shėnuar?

=*]Bledar Hoti


Shqip
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi