ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GRUAJA QĖ BĖRI HISTORI NĖ KALIGRAFI...

Shko poshtė

24072014

Mesazh 

GRUAJA QĖ BĖRI HISTORI NĖ KALIGRAFI... Empty GRUAJA QĖ BĖRI HISTORI NĖ KALIGRAFI...




Gruaja pakistaneze qė bėri histori nė kaligrafi tė Kur'anit   

      Njė grua pakistaneze ka bėrė histori duke shkruar Kur’anin, Librin e Shenjtė, me duart e saj me njė kaligrafi tė bukur pėr tė dėrguar njė  mesazh tė paqes, njė mesazh shpirtėror, si pėrgjigje pėr rritjen e nivelit tė islamofobisė dhe racizmit.
    Farhanda Pervaiz, e cila ėshtė me prejardhje nga Pakistani, jeton nė  Londėr qė nga viti 1992. Ajo vendosi pėr tė shkruar Kur’anin Fisnik  me dorėn e saj pėr tė kėnaq veten shpirtėrisht dhe pėr tė marrė njė lidhje mė tė ngushtė dhe mė tė ndjeshme me Librin e Shenjtė, si dhe me Krijuesin.
    Ishte njė kthesė trishtuese nė jetėn e saj kur burri i saj vdiq mė shumė se 15 vjet mė parė dhe la njė zbrazėtirė nė jetėn e saj. Ajo u la e vetme e kėshtu duhej tė merrej me shumė ēėshtje, duke pėrfshirė rritjen e  tre fėmijėve tė vegjėl pa asnjė ndihmė. Nė kohėn e trazirave, shqetėsimeve, ajo gjeti ngushėllim nė Kur’an, nė Librin e Shenjtė dhe vendosi qė nė kohėn e lirė tė shkruaj Kur’anin me duart e veta me qėllim pėr tė krijuar njė marrėdhėnie mė tė thellė me Librin e Shenjtė.
    Farhanda Pervaiz ėshtė njė myslimane praktikuese dhe puna e saj sfidon stereotipin e gruas muslimane si e portretizojnė nė media nė pėrgjithėsi, kurse nė veēanti ajo ėshtė njė shembull pėr gratė muslimane nė tė gjithė botėn. Njė grua pakistanez e cila pėrballojė  shumė sfida nė  rrugėn e saj, ajo ėshtė njė frymėzim pėr tė gjitha gratė muslimane qė ballafaqohen me vėshtirėsi pėr t'u marrė me presionet shoqėrore.
    Dy bijtė e saj jetojnė dhe punojnė nė Londėr dhe e kanė ndihmuar nėnėn e tyre nė pėrfundimin e punės sė saj.
    " Puna e nisur pėr tė shkruar Kur’anin e Shenjtė mė mori afėr 15 vjet deri tek pėrfundimi i shkrimit tė Kur’anit. Ky ishte njė projekt qė e kam dashur me zemėr, me shpirt. Ishte diēka mes meje dhe Allahut tim. Kjo ishte dėshira ime pėr tė shkruar Kur’anin e Shenjtė, por unė do tė doja tė them se kjo ėshtė tėrėsisht njė bekim nga Allahu i Plotfuqishėm, "tha ajo nė njė intervistė pėr  agjencinė The News.
     Ajo tha se gjatė gjithė kėtyre vitetev nuk ėshtė pėrballuar me ndonjė problem. 
     "Kjo ishte koha ime e qetė, shpirtėrisht e gėzuar shumė gjatė kėsaj periudhe. Jam ballafaquar me shumė probleme kur burri im vdiq, por tė gjitha problemet e mia janė zgjidhur kur unė u ktheva tek Kur’ani, Librit i Shenjtė. All-llahu ėshtė ndihmėtari mė i miri prej tė gjithė ndihmėtarėve dhe lidhja me Kur’anin e Shenjtė na mundėson qė ne mund t’i zgjidhim problemet tona nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme.
   Kur’ani i Shenjtė i shkruar me dorė peshon mbi 20 kilogramė dhe ėshtė stolisur me ngjyrna tė bukura. Tė gjitha faqet janė tė mbrojtura me njė mbulesė transparente. Farhanda Pervaiz  e ka vendosur Kur’anin me njė dhomė tė vogėl, tė veēantė  ku Libri i Shenjtė  qėndron mė i mbrojtur. 
    Tani ajo dėshiron tė dėrgojė Librin e Shenjtė  nė Medine, nė Arabinė Saudite. "Kjo ėshtė dėshira ime dhe kėrkesa ime pėr Allahun e  Plotfuqishėm qė tė mė ndihmojė pėr tė dėrguar atė nė Arabinė Saudite. Unė do tė ndjehem shumė e lehtėsuar pasi Kur’ani tė merret atje. "
   Ajo thotė se ēdo njeri duhet t’i binden ligjit tė Krijuesit tė tyre, Allahut tė Plotfuqishėm dhe tė gjithė tė dėrguarėve, lajmėtarėve tė Tij, tė cilėt kishin ardhur me ligjet e vėrteta, pėr njerėzimin, pėr paqen dhe harmoninė nė kėtė botė.
     Pasioni i saj pėr tė shkruar Kur’anin, Librin e Shenjt, u nxitė nga  portretizimi jashtėzakonisht negativ i muslimanėve nė mediat dhe shoqėrinė perėndimore, sidomos pas karikaturave blasfemuese dhe  artikujve negativ tė publikuar rreth Pejgamberit tė Fundit, Muhammedit (a.s.). Por nė vend qė tė bėhet negative apo tė kthehet nė pesimizėm, ajo niset nė njė udhėtim shpirtėror.
    "Kudo nė kėtė botė ka njė portretizim negativ tė myslimanėve, sepse myslimanėt janė larguar nga Mėsimet e Zotit dhe nga Kur’ani i Shenjtė.  Ky ėshtė faji jonė. Ne nuk mund tė fajėsojmė tė tjerėt pėr tė metat tona. “

Burimi: The News
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė
avatar
MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30010
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi