ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lejeqendrimi ne Gjermani, Llojet e lejeve dhe procedurat e aplikimit.

Shko poshtė

07082019

Mesazh 

Lejeqendrimi ne Gjermani, Llojet e lejeve dhe procedurat e aplikimit. Empty Lejeqendrimi ne Gjermani, Llojet e lejeve dhe procedurat e aplikimit.




Lejeqendrimi ne Gjermani, Llojet e lejeve dhe procedurat e aplikimit. Visas_permits_1Perveē qytetareve te BE dhe atyre te Islandes, Norvegjise, Lihtenshtajn dhe Zvicrres, te cilet jane te detyruar vetem te rregjistrohen lokale Einwohnermeldeamt (zyra lokale e rregjistrimit),
te gjithe te cilet duan te qendrojne ne Gjermani me gjate se tre muaj, duhet te aplikojne per zgjatjen e lejes se qendrimit.
Leja e qendrimit duhet tė kėrkohet nė zyrėn lokale te emigracionit  (Ausländeramt).
Pėr tė aplikuar pėr njė leje qėndrimi, ju duhet sė pari tė regjistrohen nė zyrėn tuaj lokale te rregjistrimit (Einwohnermeldeamt), ku ju mund tė merrni formularin e aplikimit pėr njė leje qėndrimi.
Banorėt e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Shqipėria, Andorra, Antigua dhe Barbuda, Argjentina, Australia, Bahamas, Barbados, Bosnja dhe Hercegovina, Brazil, Brunei, Kanada, Kili, Kosta Rika, El Salvador, Guatemala, Honduras, Izraeli, Japonia, Republika e Koresė, Macau, Malajzia, Mauritius, Maqedonia, Meksika, Monako, Mali i Zi, Zelanda e Re, Nikaragua, Panama, Paraguai, San Marino, Serbi, Seychelles, Singapor, Saint Kitts dhe Nevis, Tajvani, Uruguaj, Vatikan dhe Venezuela mund tė aplikojnė pėr njė leje qėndrimi, edhe nė qoftė se ata hynė nė Gjermani pa vizė.
Qytetarėt e vendeve tė tjera duhet sė pari tė aplikojne per vize  nė ambasadėn gjermane nė vendin e tyre, para se ata tė shkojnė nė Gjermani. Njerėzit tė cilėt jetojnė nė Gjermani, por punojnė jashtė vendit (punėtorė kufitare) duhet tė aplikojnė pėr njė leje qėndrimi nė vendin ku ata janė tė punėsuar.
Kur ju aplikoni pėr njė leje qėndrimi duhet tė jeni nė gjendje te keni disa ose tė gjitha dokumentet e mėposhtme:
Njė ID (kart identiteti) e vlefshme ose pasaportė me vizė
Dy fotografi pasaporte
Certifikaten e lindjes dhe certifikatėn e martesės
Dėshmi e sigurimit shėndetėsor
Regjistrimi juaj i qėndrimit (Anmeldebestätigung)
Dėshmi tė tė ardhurave (zakonisht nė formėn e njė vertetimi nga punėdhėnėsi juaj) ose - nė rast tė nxėnėsve apo te te papuneve - dėshmi tė burimeve financiare (Finanzierungsnachweis - rreth € 700 ne  muaj). Sipėrmarrėsit e pavarur nuk eshte e nevojshme te shpjegojne gjendjen e tyre financiare.
Kontraten e qeras (nėse e keni)
Njė ēertifikatė shėndetėsore pėr leje qėndrimi (Aufenthaltserlaubnis für Gesundheitszeugnis), tė cilen ju mund tė merrni tek mjeku i shtepise (gjermani) apo qender shėndetėsore (Gesundheitsamt). Kėto certifikata kushtojnė rreth 150 € tek njė mjek i pėrgjithshėm i shtepise, dhe 75 € nė Gesundheitsamt (qendra shendetsore).
Njė deshmi penaliteti (Führungszeugnis), tė cilen ju mund tė merrni nė ambasadėn apo konsullatėn e shtetit ku keni shtetėsinė.
Ne varesi nga aresyet e qendrimit tuaj ne Gjermani, ju mund tju kerkohen edhe dokumentet e meposhtme ;
Punmarresit: deshmi e punėsimit (zakonisht njė kontratė punėsimi ose letėr nga punėdhėnėsi juaj)
Studentėt: Dėshmi e regjistrimit nė universitet
Sipėrmarrėsit e pavarur: dėshmi tė statusit tuaj si njė kontraktor i pavarur tė tilla si regjistrimi me dhomėn e tregtisė, ose numrin e TVSH-sė.
Punėtorėt kufitar; (njerėzit qė jetojnė nė Gjermani, por qė punojne nė njė vend tjetėr, dhe minimal 1 herė nė jave kthehen nė kėtė vend): deshmine e punės dhe dėshmine e qėndrimit tuaj jashtė Gjermanisė
Do te ishte mire tė telefononi zyrėn lokale te emigracionit, pėr tė gjetur saktėsisht se cilat dokumente do tė kėrkohen prej jush. Kėrkesat ndryshojnė shpesh, kėshtu qė do te ishte mire te jeni te informuar.


Jo qytetare te BE


Qytetaret jo te BE, janė tė mbuluar nga Ausländergesetz (ligji per te huajt), dhe statusi i lejes se qendrimit te tyre leshohet nė bazė tė aresyeve tė tyre pėr tė qėndruar.
Pėr tė hyrė dhe qėndruar nė Gjermani ju keni gjithmonė nevoje per njė status qėndrimi (Aufenthaltstitel). Ligji per te huajt (Aufenthaltsgesetz) bėn dallimin nė mes tė dy statuseve tė ndryshėm te qendrimit: Qėndrimi i Pakufizuar (Niederlassungserlaubnis) dhe qendrimit te kufizuar (Aufenthaltserlaubnis). Dallime tė tjera tė rėndėsishme nė aspektin e ligjshmėrisė varen nga arsyeja se perse leja eshte leshuar e kufizuar.


Aufenthaltserlaubnis – Leja e kufizuar e qėndrimit


Aufenthaltserlaubnis ėshtė njė leje qėndrimi e kufizuar. Por, pėr disa, kjo ėshtė baza pėr njė qėndrim mė tė gjatė nė Gjermani. Me fjalė tė tjera, nė qoftė se kushtet e caktuara janė plotėsuar, kjo leje pas njė periudhe tė caktuar gjithashtu mund tė konvertohet nė njė leje qėndrimi tė pakufizuar (Niederlassungserlaubnis).Aufenthaltserlaubnis'm zakonisht jepet vetėm per arsye specifike pėr tė hyrė nė Gjermani. Tė drejtat qė keni me njė Aufenthaltserlaubnis (p.sh.. E drejta pėr punė, emigracionit tė familjes, etj) shpesh varet nga arsyeja pėr tė cilėn  Aufenthaltserlaubnis (leja e kufizuar) ėshtė lėshuar (dmth.per punė, trajnim, azil, mbrojtje tė pėrkohshme etj). Kjo nuk ju jep tė drejtėn automatike pėr tė punuar.


Punesimi


Me lejen e qendrimit ju keni tė drejtėn pėr punėsim te paguar (si njė punonjės ose kontraktues i pavarur), nė qoftė se kjo gjithashtu eshte pėrmendur nė mėnyrė eksplicite nė leje.
Procedura tjeter vlen normalisht pėr tė punėsuarit: Autoriteti i emigracionit (Ausländerbehörde) kontrollon nėse parakushtet e pėrgjitheshme ligjore pėr tė huajt janė plotėsuar para lėshimit tė njė Aufenthaltserlaubnis. Nėse janė plotėsuar tė gjitha kushtet, departamenti emigracionit do tė kėrkojė miratim tek Agjencia Federale e Punėsimit ( zyra e punės) qe ju te merrni punen.


Die Blaue Karte BE - karta blu i BE-sė


Karta Blu e BE-sė ėshtė njė titull i veēantė nė mesin e lejeve tė qėndrimit. Ajo i jep qytetarėve tė vendeve tė treta (vendet jashtė traktatit Shengen) leje pėr te qendruar per katėr vjet  nė Gjermani.
Pėr tė marrė kartėn blu te BE-sė duhet tė keni njė diplomė universitare ose ēertifikatė ekuivalente. Gjithashtu, njerėzit qė aplikojnė pėr kėtė karte, duhet te dėshmojnė se puna e tyre nė Gjermani i pėrshtatet kualifikimit te tyre.
PAGA duhet tė paktėn ie permbushet minimal 47,600 € bruto ne vit (2014 - shifra ėshtė subjekt pėr tu ndryshuar). Pėr punėtorėt e kualifikuar nė shkencė, teknologji, matematikė, shkenca kompjuterike dhe profesioneve mjekėsore paga minimale eshte 37.128 € ne vit.
Pas 33 muajsh pune tė tillė ju mund tė merrni njė leje qėndrimi tė pėrhershme. Me njohuri tė gjuhės gjermane (niveli B1), ju mund tė merrni edhe qėndrim tė pėrhershėm pas 21 muajsh.
Punonjesit e kualifikimit te larte pėr tė cilet ekzistojnė interesa tė veēanta ekonomike ose sociale pėr Gjermaninė, mund tė marrin njė leje qėndrimi tė pėrhershėm qė nga fillimi. Nėse njė person i plotėson kushtet do tė vendoset nė baza individuale. (shkencetar, sportist etj)


Niederlassungserlaugnis - Leja e qėndrimit tė pėrhershėm


Niederlassungserlaubnis ju jep tė drejtėn e qėndrimit tė pėrhershėm nė Gjermani. Ajo nuk ka kufij nė kohė apo vend, dhe ju jep tė drejtėn pėr punėsim fitimprurės pa pyetur pėr miratim nė zyrėn e punėsimit.
Leja e qendrimit e pakufizuar ju jep tė drejtėn pėr tė kryer ēdo lloj pune tė paguar (me pėrjashtim tė disa profesioneve, pėr shembull nė fushėn e mjekėsisė, si mjekėt, dhe pėr pozitat e nėpunėsve civilė).
Pasi tė keni pėrmbushur tė gjitha kushtet, ju duhet tė aplikoni per Niederlassungserlaubnis (lejen e pakufizuar te qendrimit). Nė shumicėn e rasteve, kjo leje nuk lėshohet menjėherė. Ka pėrjashtime, pėr njerėzit me njė nivel tė lartė arsimor.dhe njerėzit qė gezojne njė status tė veēantė nė bazė tė Republikės Federale tė Gjermanisė (p.sh.. Hebrenjve nga ish-Bashkimi Sovjetik) pas mbėrritjes nė Gjermani moren direkt qėndrim tė menjėhershėm tė pėrhershėm.
Tė gjithė njerėzit e tjerė e marrin atė vetėm pas njė gjatėsie kohe tė caktuar tė qėndrimit te tyre nė Gjermani. Ju mundeni, nė qoftė se ju i pėrmbushni disa kushte, tė ligjshme pėr njė leje qendrimi te perhershem (Niederlassungserlaubnis) nė varėsi tė arsyes pėr tė cilėn (Aufenthaltserlaubnis) leja e kufuzuar ėshtė lėshuar.
Duhet qe kėrkesat e mėposhtme tė jenė tė ligjshėm qe kerkesa juaj per qėndrim tė pėrhershėm te merret ne konsiderate:
Ju duhet te posedoni minimalisht pesė vjet njė leje qėndrimi te kufizuar (Aufenthaltserlaubnis)Ju duhet tė keni punuar pėr pesė vjet dhe keni paguar kontributet e sigurimeve shoqėrore
Ju duhet tė keni te ardhura te siguruara
Ju duhet tė keni hapėsirė ​​tė mjaftueshme tė jetesės pėr ju dhe familjen tuaj
Ju duhet tė keni njohuri tė mjaftueshme tė gjuhės gjermane
Ju duhet tė dini bazat e ligjit gjerman dhe sistemit social
Pėr bashkėshortėt /  ėshtė e mjaftueshme nė qoftė se partneri ėshtė i punėsuar dhe i paguan kontributet e sigurimeve shoqėrore. Pėr fėmijėt ka shumė pėrjashtime. Nė pėrgjithėsi ata kanė njė leje qėndrimi tė pėrhershėm nė qoftė se ata, deri nė moshėn 16 vjeē pėr pesė vjet jane nė posedim tė njė leje qėndrimi.
Ka edhe dispozita tė veēanta pėr ata qe ju eshte pranuar azili. Ata zakonisht pas tre vjetėsh mund te aplikojnė pėr qėndrim tė pėrhershėm.


Qenrimi dhe Studimi


Tė huajt mund tė marrin njė leje qėndrimi pėr tė studiuar. Ju mund tė qėndroni deri nė nėntė muaj nė Gjermani me kėtė leje. Nėse ju jeni pranuar nė njė universitet, atėherė kjo (leja) vlen pėr dy vjet, e cila mund tė zgjatet normalisht deri nė fund tė studimeve tuaja.
Gjatė studimeve tuaja, ju mund tė punoni njė maksimum prej 90 ditėsh ose 180 ditė e gjysmė. Ju gjithashtu mund tė kryeni punė me kohė tė pjesshme nė universitet.
Kur tė keni pėrfunduar me sukses studimet tuaja, leja e qėndrimit mund tė zgjatet me njė vit pėr kėrkim tė punės. Pėr tė zgjatur lejen duhet qe funksioni te jete I te te njėjtės fushė studimi, dhe duhet tė jetė njė funksion pėr tė cilėn mund tė aplikojnė tė huajt. (Nė pėrgjithėsi, kjo do tė thotė se gjermanėt apo tė tjerėt me pėrparėsi, nuk mund tė kryejnė kėtė funksion).


Qėndrimi per studime profesionale / kurse dhe trajnim
Leja e qėndrimit mund tė lėshohet me qėllim tė ndjekjes te njė kursi ose trajnimi. Normalisht, per kete duhet te merrni  miratimin e Agjencisė Federale tė Punėsimit (Punės), pėrveē nėse kėrkohet ndryshe me ligj ose me marrėveshje ndėrmjet qeverive.


Burimi; https://www.justlanded.com/nederlands/Duitsland/Duitsland-Gids/Visum-Vergunning/Duitse-verblijfsvergunning


Perktheu
Dhurata Kaloshi
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37330
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi