ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paketa e klimės: Shumė e vogėl, shumė e vonuar dhe hezituese

Shko poshtė

21092019

Mesazh 

Paketa e klimės: Shumė e vogėl, shumė e vonuar dhe hezituese Empty Paketa e klimės: Shumė e vogėl, shumė e vonuar dhe hezituese




Paketa e klimės: Shumė e vogėl, shumė e vonuar dhe hezituese 50508232_303Fridays for Future po pushton botėn. Nė Gjermani qeveria e koalicionit ra dakord tė premten pėr njė paketė masash nė mbrojtje tė klimės. Por shumė pas kėrkesave qė vėrtet duhet tė bėhen realitet, mendon Martin Muno.

Qė ky planet ėshtė baza e jetės sonė, e qė ne nuk kemi njė tė dytė rezervė, ka qenė slogan politik i aktivistėve tė mjedisit. Sot kjo ėshtė e pranuar nga tė gjithė, e pėrsėritur mijėra herė nga shkencėtarėt dhe politikanėt. Po aq sa ėshtė mohuar hapur nga ideologė si Donald Trump, Jair Bolsonaro, Alexander Gauland teoria e ndryshimit tė klimės nga dora e njeriut – pra njė rritje e temperaturės globale si pasojė e rritjes sė emetimeve tė gazit karbonik, CO2.
Nė rastin mė tė keq kėrcėnon njė reaksion zinxhir: Toka mund tė ngrohet nė 4-5 Gradė, niveli i detit rritet shumė, pjesė tė tėra tė planetit bėhen tė pabanueshme. Duke pasur parasysh skenarė tė tillė apokaliptikė, Konferenca Botėrore e Klimės nė Paris vendosi qė tė bėhet gjithēka qė tė kufizohet rritja e temperaturės globale, mė sė miri nėn 2 Gradė. Sepse sahati troket: Pėr ta arritur qėllimin pėr ngrohjen globale deri 1,5 Gradė ne mund tė emetojmė vetėm 8 vjet njė sasi tė tillė gazi karbonik. Mė pas nuk lejohet emetimi i asnjė grami CO2. Qė rėndėsia e kėtyre shifrave ka ndėrgjegjėsuar shumė njerėz, kėtė e tregojnė qartė edhe demonstratat e „Friday for Future".
Greta dhe kancelarja e klimės
„Unė nuk dua qė ju tė bini nė panik", thotė aktivistja mė e njohur e klimės, Greta Thunberg. „Dua qė ju tė veproni, sikur po digjej shtėpia juaj, sepse vėrtet po digjet." E ēfarė bėn qeveria gjermane? Qeveria e drejtuar nga njė e vetė emėruar „kancelare e klimės"? Qė i pranon tė gjitha prognozat e pėrmendura mė lart?
Paketa e klimės: Shumė e vogėl, shumė e vonuar dhe hezituese 50510752_404
Pėr tė mbetur tek metafora e Gretės: Kancelarja ofron disa kusi me ujė. Po, e vėrtetė, shumė nga masat e miratuara pėr klimėn nė Gjermani shkojnė nė drejtimin e duhur. Shtrenjtimin e fluturimeve dhe pėrdorimit tė automjeteve, uljen e ēmimit tė biletave tė trenave, nxitjen e elektromobilitetit, modernizimin e sistemeve tė ngrohjes me vaj. Por nė tėrėsi paketa e klimės ėshtė hezituese, e vonuar dhe e copėzuar nė hapa tė vegjėl. Nė kėtė paketė kuptohet qėllimi, qė duam tė bėjmė atė qė mundemi, por pa marrė borxhe tė reja, pa humbur votues, nė vend qė tė bėhet ajo qė kėrkohet nė kontekstin e kėrcėnimit global tė ndryshimeve klimaterike. Sepse subvencionet dėmtuese pėr klimėn ende do tė vazhdojnė: Asnjė ndryshim tek avantazhi tatimor pėr makinat me naftė, kerozina mbetet e patatuar, si edhe kuota e faljes tatimore pėr punonjėsit qė duhet tė udhėtojnė larg nė vendin e punės. Nga ana tjetėr ngec zgjerimi i energjive tė rigjenerueshme, miniera e fundit e qymyrit do tė dalė nga pėrdorimi pas 20 vjetėsh.
Nė vend tė kėtyre hapave tė vegjėl nevojitet njė plan i qartė veprimi, se si duhet tė ulen emetimet e gazit karbonik nė vitet e ardhshme. Se si mund tė veprohet, e tregon bota e financave, qė dihet nuk e ka imazhin shumė tė mirė. Para samitit tė OKB-sė pėr klimėn javėn e ardhshme, 500 investitorė nga dega e financave nė tė gjithė botėn kėrkojnė qė qeveritė tė ndėrmarrin hapa qė i tejkalojnė objektivat e Konferencės sė Klimės nė Paris. Kėshtu kėrkohet shtrenjtimi drastik i emetimit tė gazit karbonik, CO2, tė ndėrpriten nė tė gjithė botėn subvencionet pėr lėndėt djegėse fosile dhe tė nxiten investimet pėr energjitė e rigjenerueshme apo me emetim tė ulėt tė CO2. E gjitha njė paketė qė kushton disa bilionė dollarė nė vit.
Investitorėt sigurisht nuk veprojnė pa interes: Ata kanė frikė pėr rreziqet e mėdha qė e kėrcėnojnė ekonominė botėrore nga ndryshimi i klimės, shohin nga ana tjetėr potencial tė madh investimesh tek kthesa energjitike. Qeveria gjermane do tė bėnte mirė tė kishte njė horizont kaė tė gjerė, tė paktėn deri nė ditėn e ardhshme tė zgjedhjeve.
Paketa e klimės: Shumė e vogėl, shumė e vonuar dhe hezituese 37141412_404
Martin Muno komenton
Por, kush tregon me gisht tė tjerėt, drejton njėkohėsisht tre gishta nga vetja - kjo vlen edhe pėr autorin e kėtyre rreshtave. Po, qeveritė, e jo vetėm ajo gjermane, duhet tė pėrdorin fuqinė vendimmarrėse qė kanė pėr tė bėrė njė politikė pro klimės. Por edhe ne si qytetarė e konsumatorė kemi pėrgjegjėsi. Mė duhet mua njė makinė fuoristradė? Mė duhet tė ndėrmarr ēdo vit njė udhėtim tė largėt? Duhet tė ha pėrditė mish? Cilat janė mundėsitė e mia qė gjurma ime e emetimit tė CO2 tė reduktohet? Ndryshimi i klimės ėshtė njė sfidė edhe pėr rehatinė e stilit tonė tė jetesės. Por pėr fėmijėt e nipėrit tanė ai mund tė kthehet nė njė krizė ekzistenciale./DW
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37335
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi