ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koment: Edhe njė herė, humbėsit janė kurdėt

Shko poshtė

11102019

Mesazh 

Koment: Edhe njė herė, humbėsit janė kurdėt Empty Koment: Edhe njė herė, humbėsit janė kurdėt




Koment: Edhe njė herė, humbėsit janė kurdėt 50731882_303Me tėrheqjen e tyre nga Siria e veriut, SHBA tradhėtojnė aleatin mė besnik nė luftėn kundėr Shtetit Islamik. Pėr situatėn e ardhshme tė sigurisė nė Evropė kjo mund tė rezultojė gabim i rėndė, thotė Matthias von Hein.

"Pa miq, pėrveē maleve". Lajmet e fundit nga Uashingtoni duket se konfirmojnė kėtė proverb tė vjetėr kurd. SHBA bėnė tė ditur se nuk do ta pengojnė mė njė pushtim turk tė zonave kurde nė veri tė Sirisė. Me kėtė, SHBA ia ekspozojnė aleatin mė tė ngushtė nė luftėn kundėr "Shtetit Islamik" epėrsisė sė makinės ushtarake tė Erdoganit.
Mė shumė se 10.000 luftėtarė kurdė kanė dhėnė jetėn vitet e kaluara nė luftėn kundėr Shtetit Islamik. Milicėt kurdė ishin shtylla kurrizore e SDF, "Forcave Demokratike Siriane", tė cilėt mbajtėn pjesėn kryesore tė luftės nė tokė, kundėr IS. Tani ėshtė e qartė: shpresa e kurdėve se e kanė merituar me kėtė mbrojtjen e SHBA nga sulmet turke rezultoi e gabuar.
Fitim i hapėsirės pėr refugjatėt sirianė
Presidenti turk ka kohė qė ia kishte vėnė syrin veriut tė Sirisė. Kohėt e fundit, Erdogani prezantoi nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė planet e tij pėr njė "zonė tė sigurisė" me gjerėsi 30 kilometra, nė jug tė kufirit turk. Me njė vijė kufitare prej pothuajse 500 kilometrash tė gjatė, zona do tė ishte me tė njėjtėn madhėsi sa landi gjerman i Schleswig-Holstein.
Nė Sirinė e shkatėrruar nga lufta, zonat e kontrolluara nga kurdėt deri tani kanė qenė oaze stabiliteti. Operacioni i afėrt ushtarak i Turqisė pritet ta ndryshojė kėtė.
Pasojat e pushtimeve turke nė Siri mund tė shiheshin nė fillim tė vitit 2018 nė pushtimin me emėr cinik"Operacioni Ulliri" tė Afrinit: atje, ushtria turke hyri sė bashku me milicinė xhihadiste.
Sipas shifrave tė OKB, atėherė nga qyteti i Afrinit dhe rrethinat u larguan 140000 vetė. Shifra edhe mė tė larta vijnė nga Qendra vėzhguese Siriane pėr tė Drejtat e Njeriut: ajo flet pėr 350.000 vetė tė zhvendosur. Organizatat e tė drejtave tė njeriut u ankuan pėr shkatėrrimin sistematik tė bazave tė jetės. Shtėpitė kurde i plaēkitėn, nė to vajtėn sirianė arabė.
Koment: Edhe njė herė, humbėsit janė kurdėt 18521084_404
Matthias von Hein
Plane tė ngjashme Erdogani po ndjek edhe tani - fare hapur. Ai dėshiron tė hapė vend pėr mė shumė se tre milionė refugjatė sirianė, qė nuk janė mė tė mirėpritur nė Turqi. Nė fund tė fundit, kjo do tė thotė se Erdogani po planifikon njė spastrim etnik dhe pas kėsaj shpėrngulje pėrgjatė kufirit sirian-turk.
Kush kujdeset pėr mbetjet e Shtetit Islamik?
Me gjithė kėto, nuk duhet tė harrojmė: lufta kundėr Shtetit Islamik nuk ėshtė fituar. Vėrtet qė ai e humbi territorin e tij nė fillim tė vitit. Por luftėtarėt e Shtetit Islamik ende fshihen nė territorin e Sirisė. Dhe ende ideologjia e Shtetit Islamik ėshtė nė mendjen e rreth 12.000 luftėtarėve tė kapur tė Shtetit Islamik, tė cilėt ruhen nga kurdėt nė veri tė Sirisė. Kur tė afrohet ushtria turke, kurdėve do t'u duhet tė kujdesen pėr diēka tjetėr nė vend tė trashėgimisė njerėzore tė kalifatit tė terrorit. Megjithėse Presidenti amerikan Trump kėtu ia kaloi detyrimin Erdoganit: pėr luftėtarėt dhe mbėshtetėsit e kapur tė Shtetit Islamik pėrgjegjėse do tė jetė Turqia, tha ai. Por me sulmin turk, bota nuk do tė bėhet mė e sigurt./DW
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi