ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jean-Claude Juncker: Largimi i njė shtylle evropianie

Shko poshtė

02122019

Mesazh 

Jean-Claude Juncker: Largimi i njė shtylle evropianie Empty Jean-Claude Juncker: Largimi i njė shtylle evropianie




Jean-Claude Juncker: Largimi i njė shtylle evropianie 50890698_303

Ursula von der Leyen merr zyrtarisht sot postin e Presidentes sė Komisionit tė BE. Jean-Claude Juncker largohet. Po cili ėshtė bilanci i punės sė tij?

"Nuk po largohem i pikėlluar, as tepėr i lumtur, por me ndjenjėn se jam pėrpjekur aq sa kam mundur", deklaroi Jean-Claude Juncker nė fjalimin e tij tė fundit para Parlamentit Evropian. Gjatė pesė viteve sa ishte nė postin e presidentit tė Komisionit tė BE, ai ka pėrjetuar "shkėlqimin dhe hijet" e kėtij posti, pranoi vet Juncker. Mbi 20 vite ka qenė ai nė skenėn politike tė BE. Fillimisht si ministėr i Financave, pastaj si kryeministėr i Luksemburgut, mė pas si kryesues i Eurozonės dhe nė fund shef i administratės sė BE. Me 65 vjet Juncker, i cili kishte edhe probleme shėndetėsore, tani do tė dalė nė pension, tė shkruaj njė libėr dhe tė lexoj mė shumė.
Migracioni
Jean-Claude Juncker: Largimi i njė shtylle evropianie 50888759_404
Si presidenti i Komisionit tė BE, Juncker ėshtė dashur tė menaxhojė shumė kriza: Greqia, kriza e Eurozonės, pasojat e krizės financiare, rritja e dobėt ekonomike dhe papunėsia e lartė. Ndėrkohė qė BE po pėrballet ende me pasojat e rėnda tė valėve tė refugjatėve dhe migrantėve pėrmes rrugėve tė Ballkanit dhe Detit Mesdhe. Junckeri ka arritur qė sė bashku me liderėt e disa vendeve tė arrijė njė marrėveshje me Turqinė dhe Libinė pėr uljen e valėve tė refugjatėve. Por kriza nuk ka pėrfunduar. Vendet anėtare nuk kanė arritur tė merren vesh deri mė sot lidhur me propozimet e Komisionit tė Junckerit pėr reformėn e sistemit tė azilit dhe pėr shpėrndarjen e refugjatėve dhe azilkėrkuesve nė mbarė BE. Jean-Claude Juncker ka kėrkuar solidaritet mes vendeve dhe shpėrndarjen e migrantėve.
"Nuk bėhet fjalė kėtu vetėm pėr mirėsi por pėr njė partneritet mes Evropės dhe Afrikės, pėr zhvillimin e Afrikės, investimet atje, hapjen e vendeve tė punės nė Afrikė. Ky duhet tė jetė motivi kryesor. Afrikėn nuk mund ta shohim vetėm nga perspektiva e refugjatėve", tha Juncker para PE.
Puthjet e Junckerit
Jean-Claude Juncker: Largimi i njė shtylle evropianie 38800756_404
Miqtė dhe kundėrshtarėt e tij Jean-Claude Juncker i ka trajtuar me njė sharm tė theksuar. Puthjet e tij, pėrqafimet pėr presidentėt, kryeministrat, kancelarėt por edhe kundėrshtarėt janė tė njohura nė Bruksel. "Unė kam puthur edhe Putinin dhe Erdoganin", tha ai nė njė intervistė me revistėn gjermane "Der Spiegel". "Kjo me siguri qė nuk ka dėmtuar Evropėn", nėnvizoi. Humori i tij ka shkaktuar  nė Bruksel reagime tė shumta. Ndonjėherė kapte ndonjė kryeministėr pėr flokė dhe tėrhiqte fuqishėm, tjetrin puthte nė ballė, kryeministrin hungarez Orban pėrshėndeste shpesh me fjalėt "Halo Diktator!"...  Me Orbanin ai nuk kishte raporte tė mira, pėr shkak tė shkeljes sė rregullave tė shtetit juridik nė vendin e tij. Nė fushatėn e fundit Orbani kishte shpėrndarė nė vend fotografi tė shumta me portretin e Junckerit, me thėnie armiqėsore ndaj tij. Nė fund Jean-Claude Juncker pranoi: "Nė rastin e Orbanit kam hequr dorė."
Nacionionalizmi
Jean-Claude Juncker: Largimi i njė shtylle evropianie 47902270_404
Pushteit i Orbanit nė Hungari ishte pėr Jean-Claude Junckerin dėshmi e njė krize tė madhe, e cila ėshtė thelluar gjatė mandatit tė tij - ngritja e forcave nacionaliste nė shumė vende tė BE: Francė, Danimarkė, Poloni, Gjermani, Belgjikė, Austri, Itali.... Ai thoshte se Evropa duhet tė mbrohet nga ky nacionalizėm "stupid". "E dua Evropėn", nėnvizoi Juncker me njė bindje tė thellė. Pėr tė birin e njė punėtori me metale, tė detyruar tė punojė pėr forcat naziste nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore, Evropa ishte njė projekt i paqės, nė radhė tė parė. "Arritja mė e madhe e BE ėshtė ruajtja e paqės. Kjo nuk ėshtė e vetkuptueshme." Kjo duhet t'u bėhet e qartė gjithmonė tė rinjve.
Trumpi
Jean-Claude Juncker: Largimi i njė shtylle evropianie 44827341_404
Nė Uashington Jean-Claude Junckeri ėshtė angazhuar qė Donald Trump tė mos futė dogana ndėshkuese ndaj Evropės. "Trumpi mė ka thėnė nė Shtėpinė e Bardhė se ai ka biseduar me tė gjithė liderėt vendeve tė BE. Unė i thash se BE ėshtė e ngarkuar me tregtinė e jashtme. Ai duhet tė flasė me mua", tha Juncker, pas njė bisede jo tė kėndshme me Trumpin. Ai i ka dhuruar Trumpit njė fotografi me varrezat e ushtarėve ameikanė nė Luksemburg, qė sipas tij, i ka lėnė pėrshtypje tė mėdha. "Talenti mė i madh i Jean-Claude Junckerit ėshtė gjetja e kompromiseve", theksoi kreu i kristiandemokratėve nė PE, Manfred Weber. Tė tjerėt mendojnė se Junckeri ka qenė njė zgjidhje e gabuar, si shefi i populistėve tė djathtė nė Parlament, Marco Zanni. Junckeri ka lėnė pas vete njė Evropė tė pėrēarė, shqetėsime tė mėdha pėr ēėshtjen e refugjatėve dhe migrantėve, pasiguri tė brendshme, shqetėsime tė mėdha pėr ekonominė, pohojnė deputetėt e Lega-s italilane.
Brexiti
Jean-Claude Juncker: Largimi i njė shtylle evropianie 50870506_404
Taktika e pėrqafimeve e Jean-Claude Junckerit ka dėshtuar nė rastin e Britanisė sė Madhe. "Nigel Farage nuk e kam puthur kurrė", tha Juncker pas njė beteje retorike pėr Brexitin. Nigel Farage njihet nė Parlament si ithtari mė i madh i daljes sė Britanisė sė Madhe nga BE. Ai ka pasur shpesh fjalime shumė tė ashpra kundėr Junckerit. "Ēfarė po kėrkoni kėtu ende", tha Juncker. Por mė vonė ata janė takuar dhe janė pėqafuar. "Unė vetėm e kam sharė nė vesh", tha Juncker. Brexiti ėshtė shtyrė ndėrkohė pėr 31 janar 2020. Por presidenti i Komisionit e quan kėtė si humbjen mė tė madhe gjatė mandatit tė tij.
Shansi i fundit?
Jean-Claude Juncker: Largimi i njė shtylle evropianie 49468622_404
Nė fjalimin e tij nė kohėn e krizės sė madhe nė BE, Juncker tha se "Komisioni ėshtė shansi i fundit" pėr tejkalimin e krizave. Nė aspektin ekonomik ai ka arritur shumė gjėra. Programi i tij pėr investime nė vlerė prej 300 miliardė euro ka funksionuar. Janė hapur vende tė reja pune. Bilanci pėr reforma nuk ėshtė tepėr i mirė. Kanė mbetur probleme tė mėdha me strukturat. Propozimi i Junckerit pėr bashkimin e Komisinoit dhe Kėshillit tė BE ėshtė shoqėruar nga krerėt e vendeve anėtare vetėm mė njė buzėqeshje. Komisioni nuk arriti tė hapė negociatat me Shqipėrinė dhe Maqedoninė e Veriut.
Junckeri i ka uruar pasardhėses sė tij Ursula von der Leyen gjithė tė mirat. "Unė nuk jap sugjerime, publikisht jo se jo. E gjitha qė do tė thosha tani do tė ishe mė shumė goditje se kėshillė", tha Juncker nė pėrfundim ta mandatit.



DW
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi