ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fundi i pamerituar i kryebashkiakut tė 10-tė tė Tiranės

Shko poshtė

13012020

Mesazh 

Fundi i pamerituar i kryebashkiakut tė 10-tė tė Tiranės Empty Fundi i pamerituar i kryebashkiakut tė 10-tė tė Tiranės




Fundi i pamerituar i kryebashkiakut tė 10-tė tė Tiranės Safe_image.php?d=AQAmqMHHrMXmsPbi&w=476&h=249&url=https%3A%2F%2Fkujto.al%2Fwp-content%2Fuploads%2F2020%2F01%2FPoste-data-13-janar-2020Njė figurė e rėndėsishme politike, me formim tė rrallė akademik pėr ato vite, por edhe pėr ditėt tona, Rexhep Jella, do tė pėsonte persekutimin komunist, ndėrsa i vėllai do tė vritej nė tortura dhe i biri do tė burgosej. Historia e studentit tė Cambridge-it dhe themeluesit tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, ish-kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės qė komunistėt do ta godisnin qė nė fillimet e pushtetit tė tyre...
Edhe sot, njė student shqiptar nė Cambridge University ėshtė sensacion, sepse mbeten tė paktė shqiptarėt nė Cambridge, siē Cambridge mbetet ende ndėr tė paktėt institucione qė qėndrojnė nė majė tė universiteteve botėrore me kalimin e shekujve. Por Rexhep Jella, djali i lindur nė Tiranė, nė vitin 1895, dhe i arsimuar nė Robert College tė Stambollit, do ta bėnte universitetin e Cambridge pjesė tė biografisė sė tij kur mė 1914, nisi studimet nė fakultetin e jurisprudencės, nė degėn e shkencave politike, me njė bursė tė fituar nga gjimnazi i njohur i Stambollit, prej rezultateve tė larta tė arritura aty.
Formimi akademik qė e kishte formuar paralelisht me mėsimin e 5 gjuhėve tė huaja, si lindore dhe perėndimore e bėnė atė njė pėrfaqėsues tė denjė nė Konferencėn e Paqes nė Paris mė 1918. Dy vjet mė vonė, do tė merrte pjesė nė Kongresin e Lushnjes dhe ndėrkohė, karriera e tij politike, bazat e sė cilės i kishte hedhur nė njė prej universiteteve mė tė mira botėrore, mund tė quhej e nisur. Nė vitin 1923, u zgjodh pėr herė tė parė deputet nė Parlamentin e Shqipėrisė, ku thuajse njė shekull mė vonė, arsimi i deputetėve qė ulen nė atė sallė, ėshtė bėrė njė temė diskutimi, ndėrsa nga 1926-a, do tė bėhej prefekt i Gjirokastrės, Durrėsit, Elbasanit, Beratit, nėnprefekt i Korēės dhe mė pas prefekt i Tiranės, pozicione qė vėshtirė tė kenė mbajtur nė vitet e mėvonshme njė person kaq tė kualifikuar.
Fundi i pamerituar i kryebashkiakut tė 10-tė tė Tiranės Rexhepjellanekorce-300x197

Rexhep Jella, me familjen nė Korēė
Nė vitin 1930, Rexhep Jella u zgjodh kryetar i Bashkisė sė Tiranės, nė qytetin e tij tė lindjes, ku familja Jella kishte hedhur rrėnjė prej vitesh, mbėshtetur ekonomikisht nga tokat e trashėguara nė fshatin Kus tė Tiranės. Gjatė tre viteve qė Rexhepi ishte nė detyrė, nė Tiranė u pėruruan institucione qė ende mbeten me shumė rėndėsi: shkolla teknike “Harry Fultz”; spitali i ri i qytetit, me 300 shtretėr, ndėr mė tė mėdhenjtė nė Ballkanin e atyre viteve, dhe Ambasada Amerikane, nė pėrurimin e sė cilės, ashtu si dhe tė spitalit, janė regjistruar fjalimet e mbajtura nga kryetari i Bashkisė. Nė vitin 1937, Rexhepi u zgjodh pėr herė tė dytė, deputet nė Parlamentin Shqiptar, tashmė me Kontribute mė tė shumta sesa nė zgjedhjet e para.
Veēse nė pozicionet e larta administrative, Rexhep Jella kishte dhėnė kontributin e tij dhe nė organizimin e sporteve nė vend. Me kulturėn e fituar nė Londėr, ku ishte pjesė e disa klubeve sportive, ai u bė njė ndėr themeluesit e kampionatit tė futbollit dhe tė atletikės nė vend, duke qenė pjesė e komisioneve apo komiteteve drejtuese tė kėtyre kampionateve, si dhe organizator i Scout Albania. Madje, duke u nisur nga dokumentet e asaj kohe, ku Rexhep Jella firmoste si president i Komisionit tė Kampionatit Shqiptar, mund tė quhet si themelues i Federatės Shqiptare tė Futbollit.
“Rexhep Jella ishte njė burrė me taban dhe i shkathėt, me flokė gėshtenjė e me njė sjellje tė pėrzemėrt; ai njihte ēdo njeri, fliste shumė mirė anglisht, turqisht, italisht dhe frėngjisht; njihte gjithashtu persishten dhe i pėlqente tė lexonte poetė tė vjetėr. Ngiste njė veturė origjinale Ford V8”, do tė shkruante miku i tij, Kolonel Dayrell Oakley Hill, i ardhur nė Shqipėri pėr rregulloren e futbollit bashkė me dy djemtė e vet, si gjykues.
Fundi i pamerituar i kryebashkiakut tė 10-tė tė Tiranės Rexhepjellasarande-178x300

Rexhep Jella, si organizator i Scout Albania, Sarandė
Miqtė e huaj, pushimet nė Londėr, shtėpia nė lagjen e Tabakėve e huazuar nga njė katalog zviceran, ēatitė e sė cilės ndoshta nuk pėrputheshin me klimėn mesdhetare, por tregonin nė njė farė mėnyre shtysėn e Rexhep Jellės pėr t’u ngritur mbi mjedisin qė e rrethonte, sqima nė veshje, stili i jetės, prestigji i konsoliduar edhe me titujt “Kordoni i Skėndėrbeut”, 1937 dhe “Prefekt i klasit tė parė”, 1938 tė akorduara nga Zogu I,  kultura e gjerė, do bėnin bashkė te ai njė politikan kalibri, njė qytetar tė klasit tė parė dhe njė “socialite” tė viteve ’30.
Dhe ky ishte dhjetėvjeēari i parė dhe i fundit i plotė, qė Rexhep Jella jetoi nė mėnyrėn, pėr tė cilėn ishte pėrpjekur dhe kishte studiuar nė vitet e mėparshme. Pėr tė dhe pėr Shqipėrinė. Nė mes tė viteve ’40, me vendosjen e regjimit komunist gjithēka mori rrokullimėn. Prej pasurisė sė vendosur me sqimė nė vilėn mbresėlėnėse tė Tiranės, prej bibliotekės sė pasur, makinės klasike, atij dhe familjes sė tij nuk do t’i mbetej asgjė.
Fundi i pamerituar i kryebashkiakut tė 10-tė tė Tiranės Shtepiaerexhepjelles-300x157

Shtėpia e Rexhep Jellės nė lagjen e Tabakėve, nė Tiranė, ndėrtuar nė vitin 1933
Rexhep Jella u arrestua mė 9 shkurt 1945 "si agjent i anglezėve dhe si nėpunės i lartė i Mbretėrisė". Pas disa muajsh hetuesi, nė nėntor tė atij viti, u dėnua me 2 vjet burg. U shpall fajtor sepse "ka pasur lidhje me sekretarin e Pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Ekonomisė, Roco, ku me ndėrmjetėsinė e tij ka bėrė tregti me groshė duke i shitur nė Korfuz. Ka pasur lidhje me kriminelet e luftės sė popullit shqiptar Irfan Ohri e Abaz Kupidhe ka pasur nji gjindarm si roje".
Dy vjet burg ishin pak pėr njė person kaq ndryshe nga ata qė morėn pushtetin, qė me pasurinė familjare dhe shkollimin e tij ishte njė farė hale nė sy pėr regjimin komunist. Nė vitin 1947, u arrestua pėr herė tė dytė, dhe pas disa muajsh, Gjykata Ushtarake e Tiranės e deklaroi fajtor pėr "agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor; ka marrė pjesė nė organizatėn tradhtare tė deputetėve" dhe e dėnoi me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisė dhe humbjen e tė drejtave baraz me kohėn e dėnimit. Familja e tij, siē ka treguar nė njė intervistė tė para disa viteve, e bija, Hatixhe Jella, qė gjendet tashmė nė disa faqe online, u shpėrngul pas sekuestrimit tė vilės, nė Laprakė te vėllai i Rexhepit, mė pas nė Durrės e mė vonė, nė periferi tė Kavajės, ku do tė jetonte me punė tė rėndomta, pa triska, pa pension, nė njė barakė tė vjetėr.
Goditja ndaj familjes Jella, nga komunistėt nuk ishte as e pėrkohshme, as me dorė tė pėrmbajtur. Vėllai i Rexhepit, Ramazan Jella, gjithashtu u arrestua dhe ndėrroi jetė nė dhomat e paraburgimit nė Durrės, nė vitin 1947, nga torturat; ndėrsa djali i Rexhepit, Jusuf Jella, u burgos dhe u dėnua edhe mė gjatė se i ati.
Pasi doli nga burgu i Burrelit, me njė vėlla tė vrarė dhe me djalin nė burg, Rexhep Jella, nuk mund tė shpresonte mė asgjė nga jeta e mėparshme. Madje situata sa vinte e rėndohej. Jo vetėm me miqtė e huaj ishte ndėrprerė ēdo marrėdhėnie, por dhe me ata tė vendlindjes sė tij, u detyrua tė shkėputej sepse pėr ēdo lėvizje, duke qenė i internuar nė Kavajė, duhet tė merrte lejė nga Dega e Punėve tė Brendshme. Njė shkak tjetėr qė Rexhep Jella nuk u kthye mė nė Tiranė, ishte dhe sepse miqve tė dikurshėm, shoqėrimi me tė, tashmė do t’u sillte vetėm telashe. Ndaj, 7 vitet e fundit tė jetės, ai nuk e pa Tiranėn ku u lind, ku ishte prefekt dhe kryetar bashkie, ku udhėhoqi disa projekte tė rėndėsishme urbane dhe themeloi disa institucione me peshė. Streha e fundit nė Kavajė, ku u nda nga jeta nė vitin 1974, nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me shtėpinė ku ishte lindur dhe kishte banuar deri nė vitin 1945. Ishte i harruar nga gjithēka, pėrveēse nga Sigurimi i Shtetit. Ishte njė i internuar mė shumė nė rrethinat e Kavajės. Ndoshta vetėm ėndrrat qė shihte me skena tė jetuara nė Stamboll, Londėr, apo Tiranėn e viteve ’30, i kishte ndryshe nga banorėt e asaj zone.
Tė dhėnat e kėtij shkrimi janė marrė nga blogu i Marsida T. Najden, qė ėshtė mbėshtetur nė tė dhėnat dhe fotot e studiuesit Niko Kotherja, Besnik Dizdari dhe disa faqe online me fokus vlerat tiranase, e cila e solli nė vėmendjen e kujto.al, figurėn e Rexhep Jellės dhe faqja Histori Shqiptare nė Facebook. 


kujto.al 
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi