ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bashkėfajtorėt: Firma gjermane qė ofroi krematorėt pėr Auschvitcin

Shko poshtė

26012020

Mesazh 

Bashkėfajtorėt: Firma gjermane qė ofroi krematorėt pėr Auschvitcin Empty Bashkėfajtorėt: Firma gjermane qė ofroi krematorėt pėr Auschvitcin




Bashkėfajtorėt: Firma gjermane qė ofroi krematorėt pėr Auschvitcin 50441634_303
Sallė me krematorė nė Krematoriumin II nė Birkenau



Firma gjermane nė Erfurt „Topf&Söhne“ ofroi krematorė pėr kampin e pėrqėndrimit nė Auschvitc, duke e bėrė me kėtė tė mundur Holokaustin. Pas lufte ndjeheshin tė gjithė viktima, por njė stėrnip lufton kundėr harresės.



Auschvitc-Birkenau, Buchenvald, Dachau, Mauthausen. Kudo, ku shkelėn pas luftės ushtarėt e koalicionit kundėr Hitlerit gjetėn nė kampet e pėrqėndrimit dhe shfarosjes pirgje me kufoma dhe krematorė, qė mbanin logon e firmės „J.A. Topf & Söhne.“ Sipėrmarrja e njohur gjermane ishte pėrqėndruar nė biznese me organizatėn nacionalsocialiste tė SS-ve dhe ofronte pajisjet pėr kampet e shfarosjes, tė cilėt mundėsuan gjenocidin masiv.
Firmė me famė botėrore nga Erfurti
Firma J.A. Topf & Söhne“ u krijua nė vitin 1878 nga Johannes Andreas Topf dhe u specializua pėr ndėrtimin e makinerive tė destilimit pėr birrėn. Produktet e saj eksportoheshin nė mbarė botėn. Pas Luftės sė Parė Botėrore krerėt e firmės iu kushtuan njė biznesi tė ri – furrave djegėse pėr krematorėt e qytetit. Nė kohėn e Republikės sė Vajmarit, furraprodhuesi i Erfurtit u ngjit nė krye tė sipėrmarrjeve gjermane pėr shkak tė „zbatimit optimal tė rregullave tė pietizmit“. Pas ardhjes nė pushtet tė Adolf Hitlerit, biznesi vazhdoi. Tė dy krerėt e firmės, Ludwig Topf dhe vėllai i tij, Ernst Wolfgang, ndėrkohė anėtarė tė partisė naziste, NSDAP madje mundnin tė shihnin nga dritarja e zyrės sė tyre malin Etterberg, ku nazistėt nga korriku i vitit 1937 ngritėn kampin e pėrqendrimit Buchenvald.
Bashkėfajtorėt: Firma gjermane qė ofroi krematorėt pėr Auschvitcin 50441201_404
Ludwig dhe Ernst Wolfgang Topf

SS- bėnė porosinė e parė pėr krematorė
Ky kamp pėrqendrimi u bė edhe porositėsi i parė i krematorėve. Numri nė rritje i viktimave, qė ndėrronin jetė nga torturat dhe sėmundjet, u kthye nė problem serioz pėr drejtuesit e SS-ve tė kampit nazist. Pas pushtimit tė Polonisė nė 1 Shtator 1939, kampet e pėrqendrimit mbushėn me tė burgosur tė rinj. Nė Buchenvald filloi vdekja masive. Qė para luftės, SS-t ishin interesuar pėr mundėsinė e ngritjes sė furrave tė djegies. Kryeinxhinieri, Kurt Prüfer nė maj 1939 pėrpiloi dokumentin e parė „tė furrės sė vetėlėvizėse tė nxehur me vaj pėr pluhurizimin“.
"Kjo furrė shėnon njė kthesė radikale nė kulturėn dhe ligjin e varrimit me djegie. Nė tė u dogjėn njerėzit  si mbeturina“, shkruan Annegret Schüle, kuratore e qendrės pėrkujtimore nė territorin e fabrikės sė dikurshme.
Kush prodhon furrat mė tė mira pėr fabrikėn e vdekjes?
Suksesi i parė e inkurajoi Prüfer. Ai u ofroi pastaj SS-ve njė furrė me dy dhoma djegieje. Ishte ky model, i cili u pėrdor nė vitin 1939 nė Dachau. Pas kėsaj inxhinieri ambicioz zhvilloi krematorin e parė pėr kampet e pėrqendrimit. Firma ishte kaq krenare pėr kėtė arritje, saqė modelin e regjistroi si patentė. „Qėndrimi i Prüferit, qė ishte i karakterizuar nga vetėiniciativa, pa shqetėsime morale, ishte simptomatik pėr botėkuptimin e kuadrit teknik“, thotė Rüdiger Bender, kryetar i grupit pėrkujtimor Topf & Söhne e. V. Ai thekson, se kryeteknikėt nuk ishin patjetėr nazistė tė bindur. „Sipėrmarrja nuk u detyrua asnjėherė tė ndėrtojė krematorė. Pėrkundrazi, ata pėrpiqeshin tė dilnin kundėr konkurrentėve si Heinrich Kori nga Berlini“, thotė Schüle.
Bashkėfajtorėt: Firma gjermane qė ofroi krematorėt pėr Auschvitcin 50441383_401
Territori i firmės, Erfurt 1935

Pjesėrisht me iniciativėn e tyre, inxhinerėt konstruktuan krematorė me kapacitete gjithnjė e mė tė mėdha. „Gjithmonė me dėshirė pėr tė shėrbyer pėr ju“, shkruhej nė letrat e firmės pėr SS-t. Pas vendimit tė udhėheqjes naziste pėr tė kthyer Auschvitc-Birkenaun nė qendrėn kryesore tė Holokaustit arriti kulmin bashkėpunimi i prodhuesve tė krematorėve. „Pasi SS-t zbuluan nė Auschvitc, se me ‚Zyklon B‘ mijėra vetė eliminohen pėr disa minuta, problemi kryesor i tyre ishte, si t‘i zhduknin kufomat pa gjurmė“, shpjegon Schüle. Krematorėt e Topf & Söhne mundnin ta zgjidhnin kėtė problem.
Mė 19. August 1942 krerėt e SS-ve u takuan me Prüfer. Aty u vendos ndėrtimi i tre krematorėve tė mėdhenj. Kėsaj iu shtuan mė vonė dy tė tjerė. Nė vetėn e vitit 1944 nė Auschvitc u dogjėn deri nė 9.000 kufoma nė ditė.
Ata e dinin pėr Holokaustin...
Pėr tė vėnė nė punė kėta krematorė, teknikėt e Erfurtit, mes tyre edhe montuesi Heinrich Messing kaluan shumė kohė nė Auschvitc. Ata kishin dijeni pėr vrasjet masive. Shumė domethėnės ėshtė fakti, se Messing ishte komunist dhe anėtar i partisė KPD. Por kjo nuk e ndali atė tė kryente porosinė nė Auschvitc me pėrpikmėri tė lartė dhe mė shpejt, se ishte planifikuar. „Ai teorikisht mund ta sabotonte kėtė porosi, ta vononte. Por ai nuk e bėri“, thotė Bender.
„Me teknikėn pėr shfarosjen e njerėzve dhe eliminimin e kufomave firma nga Erfurti "J.A. Topf & Söhne" nė fillim tė viteve 1940 arriti vetėm 2% tė xhiros sė fitimit nė ato vite“, thotė Schüle. Megjithatė ajo mund tė shihet si „objekt ekzemplar studimor pėr bashkėfajėsinė nė Holokaust“.
Bashkėfajtorėt: Firma gjermane qė ofroi krematorėt pėr Auschvitcin 50441171_401
Qendra pėrkujtimore Topf&Söhne

Krerėt e firmės: njėri ndėrron jetė, tjetri arratiset
Pas fundit tė luftės nė maj 1945, Ludwig Topf vrau veten. I informuar mė parė nga oficerėt amerikanė pėr arrestimin, ai kafshoi njė kapsule me helm. Nė letrėn qė la, ai nuk e shihte veten fajtor. „(…) Populli do viktimat e tij. Prandaj po e bėj kėtė vetė. Kam qenė i ndershėm, e kundėrta e njė nazisti, kėtė e di e gjithė bota.“ Vėllai i tij, Ernst Wolfgang u arratis nė zonėn perėndimore tė pushtimit, ku ngriti njė firmė tė re. Hetimet kundėr tij u pushuan. Vetėm libri i njė viktime tė kampeve tė pėrqėndrimit, „Pushtet pa moral- njė dokumentim mbi SS-t“, i risolli nė mendje publikut gjermano-perėndimor aktivitetin e firmės nė atė kohė. Kurse kryeinxhinieri Prüfer ndėrroi jetė nė njė kamp sovjetik nė vitin 1952.
Firma, e cila u konfiskua nga RDGJ dhe u shndėrrua nė njė firmė pėr produktet e prodhimit tė birrės, VEB, falimentoi nė vitin 1994. E kaluara naziste e saj mbeti e panjohur. Vetėm, kur njė nga trashėgimtarėt e Topf, pas bashkimit tė Gjermanisė u pėrpoq tė rimerrte pjesė tė firmės, opinioni u zgjua.
Bashkėfajtorėt: Firma gjermane qė ofroi krematorėt pėr Auschvitcin 50441779_401
Hartmut Topf

Stėrnipi lufton kundėr harresės
Hartmut Topf, njė stėrnip i themeluesit tė firmės, dhe gazetar e ka kthyer nė mision tė tijin zbulimin e hulumtimin e historisė sė familjes pėr ta ruajtur atė pėr gjeneratat e ardhshme. „Pas rėnies sė RDGJ-sė, pati njė lajm nė gazetė, se njė zonjė Topf nga Gjermania Perėndimore kėrkonte njė kompensim nė Erfurt“, thotė 85-vjeēari. „Ky ishte pėr mua njė sinjal. Kėtė moment thashė, prit njė moment, kėto para, nėse ka ende, duhet tė jepen pėr edukimin politik apo pėr shoqatat e viktimave“, shpjegon ai.
Ideja pėr ngritjen e njė qendre pėrkujtimore nė territorin e fabrikės nuk u pėrshėndet fillimisht nga drejtuesit. Por nė fund Topf dhe pėrkrahės tė tij ia dolėn qė nė vitin 2011 tė ngrihej njė qendėr pėrkujtimore. Ekspozita aty informon pėr historinė e firmės. Edhe nė Poloni, Topf duhej tė pėrballej me paragjykime. Kur para dy vitesh ai tha emrin gjatė vizitės nė Auschvitc, njė i moshuar i tha. „Emri juaj nuk tingėllon mirė kėtu“. „E di, prandaj edhe kam ardhur“, iu pėrgjigj Hartmut Topf.
 
Nga seria e reportazheve "Faj pa shpagim", njė projekt i Deutsche Welles nė gjuhėn polake me Interia dhe Wirtualna Polska. dw.com/zbrodniabezkary


DW
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4602
Reputation : 58
Points : 32710
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: redditgoogle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi