ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Kur dashurova me shikim tė parė”

Shko poshtė

27012020

Mesazh 

“Kur dashurova me shikim tė parė”  Empty “Kur dashurova me shikim tė parė”




“Kur dashurova me shikim tė parė”  548311_397320870335689_1948905411_n.jpg?_nc_cat=107&_nc_ohc=1RrNKQ7-Ld8AX9EfJ8U&_nc_ht=scontent.fbru2-1I ndodh rrallė qė tė kridhet nė kujtimet e sė shkuarės. Jo nė ato qė dashje pa dashje i kanė zėnė njė cep tė kujtesės. Por nė ato qė pėr vite me radhė i ka hedhur nė fletėt e njė ditari. Tashmė ėshtė mė shumė se 60-vjeēar. Drita Pelingu i ka besuar shumė tė fshehta, mendime, dėshira e pasione qė gėlonin nė kokėn e vajzės sė re. Gati-gati ka ndėrtuar njė jetė tė dytė brenda faqeve tė zverdhura, mes tė cilave teksa e shfleton, tė rastis qė gjen edhe ndonjė tufė vjollcash tė thara. Njė jetė, personazhet e sė cilės ka privilegjin t‘i dėgjojė vetėm ajo. Nė njė ditė me shi, kohė nė tė cilėn kujtimet thirren mė fort, aktorja e njohur tėrheq ngadalė dorezėn e sirtarit tė fundit.
Mes shumė dosjesh tė sistemuara brenda tij, nxjerr njė bllok, tė cilit sė jashtmi i lexohen qartė gjurmėt e viteve. Njė kapak nė ngjyrė kafe, tė cilin e hap me kujdes, mbyll njė rrėfim intim tė viteve tė rinisė sė hershme. Tė atyre viteve ku ėndrrat e njė vajze qė aspironte tė bėhej aktore, mbusheshin edhe me dashuri. Njė djalosh bukurosh, qė e thėrrisnin Hysen, njėkohėsisht artist, mbushte mendimet e Drita Kripės (mbiemri i vajzėrisė). Teksa shfleton faqet, ndonjė prej tė cilave edhe ėshtė shkėputur nga blloku, njė buzėqeshje gati e pavetėdijshme i shpėrfaqet nė buzė. Ndonjėherė nuk ngurron tė lėshojė edhe zė. Ato qė ka shkruar vite mė parė, nė ditėt e njė vajze 18-vjeēare, nėse nuk do tė ishte e vetėdijshme qė i ka hedhur vetė, do t‘i dukeshin si mendimet e njė personazhi tė sajuar nga fantazia e shkrimtarit. Ka plot detaje qė edhe i ka harruar. Por ende shfaq njė entuziazėm rinor kur kujton shkėmbimin e shikimeve tė para me djaloshin qė do t‘i qėndronte gjithė jetėn nė krahė. “E kisha dėgjuar kur kėndonte nė radio. I dija vetėm emrin. Njė ditė, teksa me njė shoqen time ngjitesha nė shkallėt e tė parės shkollė dramaturgjike (unė isha e vetmja femėr qė kisha fituar konkursin) shkėmbehemi me njė djalosh, i cili kthen kokėn dhe mė vėshtron. Nuk e njihja. Menjėherė shoqja ime mė thotė se ai ishte Hyseni. Ky ka qenė takimi ynė i parė”, tregon aktorja, qė tashmė jeton pa praninė e tij. Gjithēka qė ka ndier e ka hedhur deri nė detaje nė ato fletė, tė cilat i ngacmojnė kujtimet teksa i lexon. Deri mė tani e ka ruajtur me shumė fanatizėm, por kėto ditė po mendon t‘i sistemojė e ndoshta t‘i bėjė pjesė edhe tė njė libri. “Kohėt ndryshojnė, por dashuria mbetet ndjenjė e fuqishme e njeriut”, shprehet Drita Pelingu, teksa lexon ato qė ka shkruar shumė kohė mė parė. Tė sinqerta, nė dukje edhe pak naive, pėr herė tė parė po botojmė dy fragmente tė shkėputura nga fletėt e ditarit tė aktores. Si e kujton ajo dashurinė e saj? Ēfarė pėrjetonte Drita teksa nė dorė shihte njė unazė premtimi? Edhe sot e kėsaj dite e “mbyt” nostalgjia, teksa shpreh se Hyseni i saj ishte njė djalosh bukurosh.
Detajet mė tė imta tė jetės suaj ndodhen brenda fletėve tė njė ditari. Kur keni nisur ta shkruani?
Kam shkruar gjithė jetėn. Ditari ka filluar qė nė fėmijėrinė time tė hershme, ka vazhduar me ditėt e para kur kam njohur tim shoq, pėr shfaqjet, turnetė etj. Ėshtė ditar i madh dhe shumė intim, tė cilin e kam vazhduar nė fletore tė ndryshme. Sa herė qė mė ndodhte tė bėja njė turne me teatrin nė Kosovė apo Maqedoni, kam mbajtur shėnim pėrshtypjet e mia, tė spektatorėve, gjendjen time shpirtėrore. Kam shėnuar ēdo detaj edhe kur kemi udhėtuar nė Nju Orlins pėr Kongresin e Arteve dhe Komunikimit. Akoma nuk jam marrė me kėto fletore, por mendoj se sė shpejti do tė filloj t‘i sistemoj. Kėta sirtarė janė tė mbushur plot me shėnime edhe pėr artistėt tanė si: Naim Frashėri, Kadri Roshi, Loro Kovaēi, Pjetėr Gjoka, Esat Oktrova. Kanė disa vjet qė qėndrojnė aty. 

Cilat janė pėrjetimet qė ju ngjallen kur lexoni sot faqet e kėtij ditari?

Nganjėherė tė duken gjėra shumė pėr tė qeshur, por mosha ka tė bukurat e veta. Sot ndoshta duken pak naive, por sidoqoftė janė kujtime tė lidhura me jetė njerėzish, me motrat, me vėllezėrit, babanė, apo dhe me njerėz qė nuk jetojnė mė. Nga ana tjetėr, gjithė ē‘kam shkruar nė atė ditar ėshtė njė dokument i mirė pėr tė kuptuar botėn e atėhershme. 

Ju ngacmojnė kujtimet?

Nuk i hap vazhdimisht shėnimet, sepse mungesa e njerėzve tė dashur mė shkakton dhimbje. Ndodh rrallė kur jam vetėm. Ndėrsa nėse vjen ndokush pėr vizitė dhe biseda vėrtitet rreth brezit tonė, atėherė mė ngacmojnė kujtimet. Ato mė bėjnė tė fluturoj. 

Njė pjesė e mirė e kujtimeve i pėrkasin edhe jetės me bashkėshortin tuaj. Ju ishit grua nė karrierė dhe familjare. Si kanė ecur tė dyja?

Ne kemi dy vajza, tė cilat kanė qenė dashuria mė e madhe dhe qėllimi i jetės sonė. Nuk na kanė shkaktuar probleme nė rrugėn qė kanė zgjedhur, por kemi pasur vėshtirėsi nė rritjen e tyre. Kemi qenė tė dy artistė dhe tė dy e kishim tė zėnė ditėn, madje shumė herė edhe orėt e darkės. Herė-herė kam marrė njė kujdestare, megjithėse nė ato kohė kanė qenė shumė tė rralla. Familja ime mė ndihmonte shumė kur shkonim pėr turne tė gjatė qyteteve, apo fshatrave. Por ka pasur raste qė edhe i merrja me vete. Nė faza tė ndryshme jam munduar tė gjej njė zgjidhje. Nuk kanė qenė tė pakta edhe rastet kur i mbyllja me ēelės nė shtėpi. U lija ushqim, ndėrsa brenda dhomės kishim edhe njė lavaman me njė ēezmė qė tė pinin ujė dhe ikja nė shfaqje. Pėr disa kohė kemi jetuar nė njė shtėpi me familjen e doktor Kėrēikut dhe i lutesha zonjės sė tij qė tė m‘i shihte vajzat. Kur ktheheshim nė darkė i gjenim duke fjetur nė qilim. Kam plot kujtime. Ndoshta tani duket sikur je nė ėndėrr, por ishte njė jetė me shumė sakrifica. 

Albumet me fotografi janė njė tjetėr ditar me imazhe pėr jetėn dhe karrierėn tuaj. Shumica e pozave shfaqin njė Drita Pelingu aktore lozonjare… 

Qė nga fillimi deri nė fund, rolet e mia kanė qenė ose role vajzash dashnore, ose role grash me njė botė tė madhe tė brendshme, me shpėrthime tė fuqishme dhe tė gjitha kėto kanė bėrė qė unė tė kujdesem pėr trupin tim, pėr fizikun, flokėt, gjithēka qė kėrkonin kėto role.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37335
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi