ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Takimi im me bashkėshorten pas 32 vjetėsh nė Moskė

Shko poshtė

29012020

Mesazh 

Takimi im me bashkėshorten pas 32 vjetėsh nė Moskė Empty Takimi im me bashkėshorten pas 32 vjetėsh nė Moskė




Takimi im me bashkėshorten pas 32 vjetėsh nė Moskė 1212-1

Rrėfimi prekės I ish-studentit tė BS Foto Proko:

 Si na larguan nga Rusia, pas prishjes sė mardhėnieve, ndarja nga gruaja dhe vajza 2 muajshe dhe kthimi nė Korccė. Fillimi I ferrit, pėrjashtimi nga partia dhe pse mė burgosėn. Kthimi nė Moskė nė vitet 1990 dhe takimi me vajzėn dhe gruan tė cilat mė dinin tė vdekur. Ja historia e rrallė

Foto Proko: Takimi im me bashkėshorten pas 32 vjetėsh

Nga Vepror Hasani

Takimi im me bashkėshorten pas 32 vjetėsh nė Moskė 1-65

“Mė nė fund isha nė Moskė. Kisha mbėrritur te shtėpia e gruas sime, Era Vasiljevna Lamova. Qėndroja para derės sė saj dhe nuk kisha guxim t’i bija ziles. Nė atė shtėpi po kthehesha pas 32 vjetėsh. Gruaja dhe ime bijė, Tatjana, mė dinin tė vdekur. Dridhesha i tėri. Tashmė nuk isha mė i ri. Isha plakur dhe thinjur. Veē kėsaj, rruga e gjatė Shqipėri–Greqi–Turqi–Bullgari–Moldavi–Ukrainė–Moskė (Rusi) mė kishte lodhur shumė. Mė dukej sikur kisha udhėtuar njė shekull tė tėrė. Gjatė gjithė udhėtimit kisha pėrfytyruar si mund tė shkonte takimi. Para syve tė mi herė mė shfaqej gruaja dhe herė vajza. I pėrfytyroja ashtu siē i kisha lėnė kėtu e 32 vjet mė parė. Nė atė kohė, kur unė lashė Moskėn dhe u nisa pėr nė Shqipėri, ime bijė ishte vetėm 2-muajshe e gjysmė. Tashmė gjendesha para derės sė shtėpisė sė tyre, por nuk e ngrija dot dorėn drejt butonit tė ziles. Shtėpia dukej e heshtur. Herė mė dukej sikur brenda asaj ndėrtese nuk do tė gjeja njeri, dhe kjo mė tmerronte, dhe herė mendoja se nė ēastin kur do tė hapej dera, ime shoqe, Era Vasiljevna Lamova, do tė mbetej e befasuar, njėsoj sikur tė shihte njė fantazmė. Nuk e dija se ēfarė mund tė ndodhte. Nuk e dija si do tė reagonte vajza. Mė kishte marrė malli shumė.” Kėshtu e nisi tė na tregojė historinė e jetės sė tij Foto Proko, 77 vjeē., Banori i qytetit tė Korēės, na tregoi kėtė ngjarje tė dhimbshme vite mė parė, sepse tashmė prej disa vitesh nuk jeton mė.

Takimi im me bashkėshorten pas 32 vjetėsh nė Moskė 2-45

Ti nuk paske qenė i vdekur, baba?!

Mė duhej vetėm pakėz guxim, aq sa tė shkelja butonin e ziles. Asgjė mė shumė. Pas kėsaj dera do tė hapej. Dikush prej tyre do tė dilte dhe gjithēka do tė kishte njė rrjedhė… Por nuk po mundesha. Jeta ime kishte qenė vėrtet njė tmerr. Ndoshta ndihesha edhe i lodhur.

Duke u shkėputur paksa nga kėto kujtime, Proko tregon diēka pėr jetėn e tij:

“Kam lindur nė qytetin e Leskovikut, por gjermanėt nė prag tė ikjes sė tyre e dogjėn mėhallėn tonė. Qė tė gjithė mbetėm pa shtėpi. Morėm rrugėn si muhaxhirė dhe shkuam nė Korēė. Jetuam si mundėm e ku mundėm, por asnjėherė nuk patėm njė shtėpi tonėn…

 dhe sėrish u kthehet kujtimeve tė Rusisė sė largėt…

Tashmė gjendesha pėrpara shtėpisė ku kisha jetuar pėr disa vjet me radhė. Brenda asaj ndėrtese ndodhej gruaja ime dhe vajza ime. Sigurisht qė e pėrfytyroja njė shtėpi tė ngrohtė. E dija se do tė kishte shumė lot dhe pėrqafime. E dija se do tė mė pyesnin gjerė e gjatė. ‘Po ku ishe deri mė sot, baba? Si nuk u bėre njėherė i gjallė dhe tė na dėrgojė njė fjalė a njė letėr? Ne tė kemi pritur. Ti nuk mund tė bėsh tė paditurin. Ne tė shkruanim vazhdimisht letra e tė dėrgonim kartolina, por t’i nuk u pėrgjigje asnjėherė, kjo ėshtė e pafalshme, baba! Na thanė se t’i kishe vdekur, por kjo nuk qenka e vėrtetė! Ti ke qenė i gjallė dhe ke heshtur?! Pse kėshtu baba? Si nuk mendove njėherė pėr bijėn tėnde, qė e le jetime?! Si nuk mendove njėherė pėr nėnėn time? Ike dhe na harrove!..

Takimi im me bashkėshorten pas 32 vjetėsh nė Moskė 444-2

 

Kam qenė i vdekur, bija ime!…

Vazhdoja tė qėndroja para shtėpisė. E dija se do tė ndodhte kėshtu. Do tė mė bėheshin shumė pyetje. Do tė duheshin shumė pėrgjigje. Po ēfarė t’u tregoja unė? Unė vėrtet kisha qenė i vdekur. ‘Po, bija ime, – do t’i thosha, – babai yt ka qenė i vdekur pėr 32 vjet me radhė. Por edhe i vdekur tė kam parė gjithnjė nė ėndėrr. Herė me shfaqeshe e vogėl, ashtu siē tė kisha lėnė, dhe herė e rritur si njė zonjė e vėrtetė. T’i mė ke bėrė baba, bija ime, dhe unė nuk t’u gėzova dot asnjėherė. Tashmė do tė ta tregoj historinė: Me t’u kthyer nė Shqipėri, mė caktuan tė punoja si gazetar i Radio Tiranės. Atje punova dy vjet. Gjatė kėsaj kohe ne shkėmbenim letra. Ti ishe e vogėl atėherė, bija ime. Askush nuk e dinte se do tė prisheshim me Bashkimin Sovjetik. Mua kjo gjė nuk m’u duk e mirė. U ngrita nė mbledhjen e organizatės sė partisė dhe thashė atė qė mendoja. Prishja me Bashkimin Sovjetik do tė sillte izolimin e Shqipėrisė. Kjo do tė ēonte nė ashpėrsimin e luftės sė klasave nė pėrmasa tė papara. Zhvillimi ekonomik i vendit, nė mos do tė mbetej nė vend, do tė bėnte hapa prapa. Qė tė gjitha kėto i thashė hapur atje nė mbledhje. I kisha thėnė tė gjitha ato qė mendoja dhe isha ulur, por pas kėsaj mbi mua ranė tė gjitha rrufetė. Gjithkush qė ngrihej dėnonte fjalėn time. Nisėn tė mė quanin armik tė pushtetit popullor. Fill pas kėsaj mė pėrjashtuan nga partia, mė hoqėn edhe nga puna. Mė bėnė thirrje tė braktisja gruan dhe ty vajza ime. Nuk pranova. Dhe nuk do tė pranoja sikur kushedi ēfarė tė ndodhte me mua. ‘Familja nuk ėshtė si njė kile qepė, qė i ble ose i shet nė pazar’, u thashė atyre, por kjo pak rėndėsi kishte pėr ta.

Internimi

Komisioni Qendror i Dėbim-Internimeve mori vendimin pėr tė mė internuar. Mė ēuan nė njė ishull. Nė Zvėrnec tė Vlorės. Atje qėndrova 3 vjet. Pas kėsaj mė ēuan nė njė minierė, nė Memaliaj tė Tepelenės. Internimi im zgjati 13 vjet. Mė ndaluan ēdo lloj komunikimi me ju. Mė ndaluan tė shkruaja letra apo kartolina. Sa herė qė t’i bija ime kishe pėrvjetorin e lindjes, tė uroja edhe 100 vjet tė tjerė. Shkoja nė dyqan dhe tė blija njė kukull. Tė pėrqafoja me krahėt e mi qė nga Shqipėria. Pėrmes ėndrrave tė vija te krevati dhe tė mbuloja qė tė mos ftohesha. Tė puthja lehtė qė tė mos zgjoheshe. Tė shikoja kur luaje me shoqet. Por ne kishim mbetur larg njėri-tjetrit. Nuk kisha asnjė mundėsi qė t’u thosha jam i internuar, ose tė paktėn t’u thosha qė jam gjallė. Si ta ēoja njė lajm, bija ime?! Ju mė dėrgonit letra, por asnjėra prej tyre nuk vinte nė dorėn time. Ato shkonin nė Ministrinė e Brendshme dhe qėndronin atje. As shteti im nuk mori mundimin t’u vinte nė dijeni. Po, unė kam qenė i vdekur, Tatjana ime!…” – risjellė nė kujtesėn e tij Foto Prokoja ato ēfarė ai ishte pėrgatitur t’u tregonte bashkėshortes dhe vajzės pėr “zhdukjen” 32-vjeēare nga jeta e tyre.

Trokitja dhe takimi me vajzėn

E kisha tė pamundur tė trokisja te dera e asaj shtėpie. Njė ēast u largova disa hapa. Jo, nuk trokisja dot. Kisha frikė. Ēfarė do tė ndodhte me vajzėn time kur tė mė shihte?! Trokita te familja pėrballė. Dera u hap dhe doli njė burrė tepėr i moshuar. E pyeta se ku jetonte Era Vasiljevna Lamova dhe bija e saj, Tatjana. Rusishten e dija mirė, sepse kisha studiuar nė Universitetin e Moskės pėr gazetari. Aty isha njohur edhe me Erėn. Ajo ishte nė Fakultetin e Filologjisė. Edhe ai mė tregoi tė njėjtėn derė. Atė derė qė unė nuk po trokisja dot. ‘E di si ėshtė puna, – i thashė…’, – dhe nisa t’i tregoja shumė shkurt se Era Vasiljevna Lamova ishte gruaja ime dhe se Tatjana ishte bija ime. Por i tregova se nuk kisha guxim tė trokisja. Iu luta tė trokiste ai dhe, nėse do tė delte vajza, t’i thoshte se kishte ardhur babai i saj; nėse do tė delte Era, t’i thoshte se kishte ardhur burri i saj; dhe nėse nuk do tė delte askush, atėherė unė do tė isha vetėm njė i vdekur dhe asgjė mė shumė. Plaku i mirė e pranoi rolin. Unė shkova pak mė tutje dhe u ula nė njė stol. Prisja… Tė gjitha lėvizjet e plakut i ndiqja me ankth. Ai shkoi te dera e tyre. Ngriti dorėn te butoni i ziles. U dėgjua tingulli i saj.

Ishte vajza ime

Pastaj… pas pak… u hap dera. Doli njė vajzė. Ajo ishte Tatjana ime. Po dridhesha i tėri. Nuk isha as i gjallė, as i vdekur. Isha i ulur, por isha i sigurt se nuk do tė ngrihesha dot mė. Kisha parė vajzė time pas 32 vjetėsh”, – kujton Foto Proko ēastet e fundit para takimit me tė dashurit e tij nė Moskė. Dėgjova zėrin e plakut kur bisedonte me Tatjanėn. Ai i tha: ‘Tatjana, ti nė Shqipėri ke njė njeri qė tė do shumė. Unė e kam takuar dhe ai ėshtė njė njeri shumė i mirė. Ai ka ardhur dhe ėshtė kėtu nė Moskė’. ‘Babai!’ – dėgjova zėrin e vajzės sime. U rrėqetha i tėri. Atė zė e dėgjoja pėr herė tė parė pas 32 vjetėsh. Njė ēast m’u duk se do tė mė binte tė fikėt. ‘Babai!’ – pėrsėriti ajo. ‘Po ku ėshtė?’ Plaku i mirė rus tregoi me kokė nga stoli ku isha ulur unė. Ajo hodhi vėshtrimin drejt meje dhe ngriu. I ngrirė kisha mbetur edhe unė. Ajo nuk po vinte drejt meje. Unė nuk po shkoja drejt saj. Na ndanin vetėm disa metra. Bėra tė ngrihesha, por nuk po ngrihesha dot. Ndoshta do tė kisha mbetur pėrjetėsisht atje tek ai stol si njė statujė guri, por atė ēast vajza, qė e kishte kaluar e para hutimin, erdhi drejt meje. Mė kapi pėr krahu dhe mė ngriti. ‘Ēohu baba! Qenke shumė i lodhur’. Mbaj mend se mezi i ngjita ato 6-7 shkallė tė asaj shtėpie. Mė futi brenda. Edhe aty mbetėm sėrish pėrballė njėri-tjetrit. ‘Baba, sa shumė tė kam pritur, baba! Mė ka marrė malli! Ne tė dinim tė vdekur e t’i qenke gjallė! Si nuk na shkrove njė letėr, baba?’. Pas kėsaj mė hodhi duart nė qafė dhe nisi tė qante. Nuk kam pėr ta harrur kurrė atė ēast. Kishim shumė pėr tė thėnė dhe nuk thoshim dot asgjė. Herė pas herė bėnim pyetje, por nuk thuheshin dot pėrgjigjet: bėhej fjalė pėr njė jetė tė tėrė”, – tregon mė tej Foto Proko.

Ime shoqe dhe jeta ime nė ferr

Pas atij takimi tė parė, kur e kishim marrė disi veten e pyeta: ‘Po mamaja ku ėshtė?’. ‘Tė ka marrė malli?’ – mė tha ajo. Nuk iu pėrgjigja. Prisja tė merrja vesh ku ishte gruaja ime Era Vasiljevna Lamova. ‘Ėshtė nė punė, – mė tha ime bijė, – ja, tani do ta marr nė telefon’. Ngriti receptorin dhe nisi tė fliste me nėnėn e saj. I tha se kishte ardhur babai. Nė anėn tjetėr tė telefonit u dėgjua njė ndėrprerje, njė zė qė nuk po fliste dot. ‘Babai?!… Po kur?!… Ėshtė aty?!… Gjallė?!…’ – ‘Nėnė, – i tha vajza, – dua tė tė them edhe diēka tjetėr: babai ėshtė po aq i mirė sa ē’ma ke treguar edhe t’i vetė’. ‘Tė tė them edhe diēka tjetėr? As flokėt nuk i kanė rėnė. Eja, se po tė presim tė dy’. Tashmė unė kisha njė vajzė dhe ajo kishte njė baba…”, – vijon rrėfimin e tij plot emocioni Foto Proko. Takimi nuk ishte mė i lehtė as me gruan. Ajo hyri brenda dhe ēuditej se si unė kisha qenė i gjallė dhe nuk isha kujtuar njė herė pėr ta. Qante dhe mė pyeste pa reshtur: ‘Si nuk u kujtove njėherė pėr vajzėn, pa le pėr mua jo e jo?! Ne u interesuam edhe nė organet kompetente tė shtetit tuaj, por na thanė se ti kishte vdekur, por t’i qenke i gjallė!” – kujton e tregon 77-vjeēari pėr takimin me bashkėshorten pas 32 vjetėsh. “Duhej tė kalonim ēastet e para qė unė tė nisja tė tregoja pėr jetėn time. Vajza dhe gruaja prisnin tė mėsonin gjithēka. Nisa t’i tregoja pėr vitet e internimit, pėr gjithēka mė kishte ndodhur. ‘Mė internuan 13 vjet me radhė, – u thashė, – por dėnimi im nuk mbaroi kėtu. Pas pėrfundimit tė internimit mė dėnuan me 10 vjet burg. U arrestova mė 4 tetor tė vitit 1973. Mė hodhėn prangat nė mes tė kolektivit. Mbaj mend, kur mė hipėn nė xhipsin e degės, dikush thirri: ‘Kri-mi-ne-liii!…’. Atė zė nuk kam pėr ta harruar deri ditėn qė do t’i shkoj varrit. Ēfarė krimineli isha unė?! Kisha bėrė krim qė kisha grua njė ruse dhe qė me tė kisha njė fėmijė?!

Akuzat

Mė akuzuan pėr agjitacion dhe propagandė, qė, siē thuhet nė aktakuzė, ‘pėr pėrmbysje tė pushtetit popullor’. Mė dėrguan nė burgun e Ballshit. Gjatė gjithė kohės sė hetuesisė qėndrova bashkė me njė spiun. Ai ēonte tek ata ēdo gjė qė thosha unė. Torturat ishin ēnjerėzore. ‘Ju jeni mė tė kėqij se SS (esesėt)!’ u thashė njė ditė, por pas kėsaj torturat do tė bėheshin edhe mė ēnjerėzore. Mė sollėn njė hetues nga Tirana. Hetuesi kishte qenė me origjinė nga Vlora, ishte njė burrė imcak, mesoburrė i verdhė nė fytyrė. Qė nė seancėn e parė tė pyetjeve mė hodhi duart nė fyt e desh tė mė mbyste. Mė tėrhoqi zvarrė dhe mė shqeu xhaketėn. Dha urdhėr tė mė linin vetėm me kėmishė nė qeli. Ishte tetor dhe bėnte shumė ftohtė, birucat ishin tė nėndheshme. Sa herė qė vinte ai, nxirrte koburen dhe e vinte mbi tavolinė. M’i shtrėngonte prangat deri nė kockė. Mė shante me nėnė, me grua dhe me motėr. Do tė kishte vazhduar gjatė me kėtė mėnyrė nėse nuk do t’i thosha: ‘Turp tė kesh qė je edhe shqiptar! Nėnat dhe motrat janė tė shenjta pėr shqiptarin.’ Deri ditėn qė dola nė gjyq, provova rrahjet dhe poshtėrimet qė nuk kishin fund. I kalova tė gjitha vitet nė burgun e Ballshit. Nga amnistia e vitit 1982 pėrfitova vetėm 3 muaj. Gjithė jeta ime nė burg mbeti mjaft e vėshtirė. Askush nuk vinte nga familja pėr tė mė parė. Gjithė familjen time: prindėrit, vėllezėrit, motrat i kishin internuar nė njė fshat tė thellė tė Oparit. Asnjėherė nuk e lanė nėnėn tė vinte e tė mė shihte nė burg. Ime shoqe dhe vajza dėgjonin nė heshtje.
Befas mė pyetėn: ‘Po pastaj?..


Pas burgut

Dola nga burgu nė vitin 1982, – vazhdoja tė tregoja, por nuk mė lejonin tė sistemohesha as nė njė qytet. Mė dėrguan nė krahinėn e Gorės, nė njė fshat tė thellė, nė Gribec, atje ku ishin tė internuar edhe prindėrit e mi. Mė dėrguan tė punoja nė minierė. Atje punova pėr 12 vjet me radhė. U ktheva nė Korēė vetėm me ardhjen e demokracisė. Ndryshe do tė isha atje edhe sot e kėsaj dite. Kur dola nga burgu, shkova nė Degėn e Punėve tė Brendshme dhe pyeta nėse mė kishte ardhur ndonjė letėr nga Moska, por ata mė morėn pėr tė ēmendur. Ata mendonin se unė nuk kisha tė drejtė tė pyesja as pėr gruan dhe as pėr vajzėn time. Nuk duhej tė pyesja, sepse ju ishit nga Moska, nga njė vend qė qeveria jonė i kishte prishur marrėdhėniet. Mė pėrzunė. Gjithė jeta ime ishte rrėnuar. Kisha ėndėrruar shumė tė isha dikush, por regjimi mė kishte futur nė listėn e zezė. Mbaj mend qė shkollėn e mesme e pėrfundova me medalje dhe ishte kjo arsyeja qė mė dėrguan me studime nė Rusi, por qė tė gjithė ne qė pėrfunduam studimet jashtė shtetit, patėm tė njėjtin fat. Vitet kalonin dhe unė gjithnjė ėndėrroja njė takim me ju. Shpeshherė mė dukej e pamundur. Po kur po afronin vitet ’90, shpresat m’u shtuan shumė. Tashmė, siē e shihni, kam marrė rrugėn dhe erdha dhe ju gjeta… Tregimi im kishte marrė fund…

E pabesueshme!

Deri atė ēast gruaja dhe vajza kishin dėgjuar nė heshtje. Kishin dėgjuar gjithēka qė u kisha treguar unė. Po kur tregimi im kishte marrė fund, gruaja ime u ngrit nė kėmbė. ‘T’i mė gėnjen Foto, – mė tha ajo. T’i mė gėnjen Foto dhe unė nuk mund t’ju besoj! Tė gjitha kėto qė mė tregove, nuk janė tė besueshme. Si ėshtė e mundur qė njė i internuar apo i dėnuar tė mos dėrgojė letėr? Si ėshtė e mundur qė shteti tė pengojė dėrgimin e letrave nga qytetarėt? Kjo ėshtė e pabesueshme, Foto! Ti i tregon gjėrat sikur ata tė kenė qenė kriminelė dhe jo njerėz. Edhe ne kemi qenė vend komunist, por gjėra tė tilla nuk kanė ndodhur kurrė!’ – ‘Ata ishin tė aftė tė bėnin gjithēka, – ia ktheva. – Ata nuk ngurronin tė tė bėnin tė vdekur, ata nuk nguronin tė tė internonin e tė tė burgosnin, por edhe tė tė vrisnin’. Ndėrsa thosha tė gjitha kėto, sime bije nuk i mbaheshin lotėt. ‘Ju keni jetuar nė njė regjim kriminal”- mė tha ime shoqe, dhe pastaj ra nė krahėt e mi.

Gazeta Telegraf
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37335
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi