ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjyqi i presidentit Trump nė Senat hyn nė fazė tė re

Shko poshtė

29012020

Mesazh 

Gjyqi i presidentit Trump nė Senat hyn nė fazė tė re  Empty Gjyqi i presidentit Trump nė Senat hyn nė fazė tė re




Gjyqi i presidentit Trump nė Senat hyn nė fazė tė re  79E3B32F-23B8-4A4A-9014-98D4760BA039_w1023_r1_s


Katherine Gypson

Avokatėt e Presidentit Trump mbyllėn seancėn e tyre tė mbrojtjes tė martėn, duke u thėnė 100 senatorėve se Presidenti nuk bėri asgjė tė gabuar nė bisedėne tij me udhėheqėsin e Ukrainės.


Me pėrfundimin e mbrojtjes nga ekipin ligjor i Presidentit Trump, gjykimi pėr shkarkimin e tij nė Senat kalon tani nė fazėn tjetėr: nė atė me pyetjet me shkrim tė senatorėve drejtuar tė dyja palėve.

Republikanėt dhe Demokratėt e Senatit do tė alternojnė paraqitjen e pyetjeve tė tyre me shkrim pėr t'u lexuar nga Kreu i Gjykatės sė Lartė John Roberts.

Faza e parė e gjyqit nė Senat pėrfundoi ndėrsa vazhdojnė pėrplasjet pėr pranimin e dėshmitarėve dhe provave tė reja nė fazėn tjetėr -pėrfshi ish-kėshilltarin e Sigurisė Kombėtare John Bolton.

Presidenti Trump mblodhi mbėshtetėsit e tij nė shtetin e Nju Xhersit...vetėm disa orė pasi ekipi i tij ligjor mbylli argumentat mbrojtėse nė Kongres.

"A po bėjmė njė procedurė shkarkimi sepse ndihma u dha tre javė para pėrfundimit tė vitit fiskal? Pėr njė telefonatė 6-minuta? Nė fund tėfundit, kjo ėshtė e gjitha",tha Jay Sekulow, avokat i President Trump.

Avokatėt e presidentit pėrdorėn vetėm gjysmėn e kohės sė tyre tė caktuar ... duke u thėnė senatorėve se pėrpjekjet e demokratėve pėr shkarkimin e presidentit janė tė rrezikshme.

"Ajo qė po ju kėrkojnė tė bėni ėshtė tė shkarkoni njė president tė suksesshėm nė prag tė zgjedhjeve nė kundėrshtim me Kushtetutėn. Kjo do tė ndryshonte nė mėnyrė tė rrezikshme vendin tonė dhe do tėdobėsonte pėrgjithmonė tė gjitha institucionet tona demokratike. Ju tė gjithė e dini se kjo nuk ėshtė nė interes tė popullit amerikan", tha Pat Cipollone, kėshilltar i Shtėpisė sė Bardhė.

Por gjyqi ėshtė shumė larg pėrfundimit-pasi po rritet presioni pėr tė thirrur ish kėshilltarin e Sigurisė Kombėtare John Bolton pėr tė dėshmuar.

"Nėse kolegėt e mi republikanė tani dėshtojnė tė thėrrasin dėshmitarė, ata nė thelb po shkatėrrojnė Kushtetutėn dhe po shkelin ligjin qė kėrkon qė ata tė dėgjojnė kėta dėshmitarė. John Bolton ishte nė dhomė kur u bė telefonata. Ishte me sy dhe veshė aty bshkė me presidentin. Ai e quajti atė si njė marrėveshje droge. U pėrpoq ta ndalonte. Ne duhet qė pa diskutim ta dėgjojmė kėtė dėshmi”, tha senatori demokrat Richard Blumenthal.

Qė tė mund tė thirren dėshmitarė duhet qė katėr senatorė republikanė t’u bashkohen demokratėve. Por, jo tė gjithė republikanėt kanė besim nė ato qė mund tė thotė zoti Bolton.

"John Bolton ėshtė njė punonjės i pakėnaqur, shumė i zemėruar dhe i pushuar nga puna, i cili dėshiron tė bėjė miliona dollarė me dėshmi. Njė pyetje e rėndėsishme pėr John Boltoninėshtė: 'Pse nuk doje tė dėshmoje njė muaj mė parė, por tani qė po fiton miliona dollarė pėr njė libėr? Ēfarė ka ndryshuar?', pyet senatori republican, Rand Paul.

Republikanėt po bėjnė thirrje pėr njė marrėveshje qė do tė sillte si dėshmitarė ish-nėnpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter. Demokratėt argumentojnė se Biden dhe djali i tij nuk kanė asnjė lidhje me kėtė proces.

“Nėse ata dėshirojnė kėmbime dėshmitarėsh, atėherė le tė thėrrasin Mick Mulvaney. Mick Mulvaney ka thėnė se ai kundėrshton ato qė do tė thotė John Bolton. Le tė thėrrasin Mick Mulvaneyn. Le tė thėrrasin Sekretarin Pompeo. Le tė thėrrasin njerėz qė janė dėshmitarė tė pėrhershėm tė kėtij skandali dhe kėsaj skeme korruptive, nėse duan kėmbim dėshmitarėsh. Por kjo nuk ėshtė vėrtet ajo qė duan. Ata duan njė shpėrqendrim. Dhe nuk mendoj se senatorėt duan tė lejojnė qė ky proces tė kthehet nė njė cirk", tha ligjvėnėsi Adam Schiff.

Anketat tregojnė se shumica e amerikanėve dėshirojnė prova tė reja dhe dėshmitarė nė gjyqin nė senat, i cili vazhdon me pyetjet e senatorėve.

Zeri I Amerikes
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi