ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse ika...

Shko poshtė

10022020

Mesazh 

Pse ika... Empty Pse ika...




Pse ika... 85010295_3594328033970612_8926222555522531328_n.jpg?_nc_cat=103&_nc_oc=AQmd5fl9p8yVaWuf51KQGb0h9KEXLEtpFs4uhjAqAdGdv6C1jtrNup8pvu_cp-wSdjXE4i5orxiBRDJ8Kl5FYdXK&_nc_ht=scontent.fbru2-1
Elvis Sejko


Ika sepse pesė njerėz tė dashur qė dhanė aq shumė pėr Shqipėrinė ende nuk kanė njė varr ku ti bėj njė lutje dhe t'i vendos njė tufė me lule.
Ika sepse 40% e shqiptarėve kane ikur jashtė dhe e kane lėnė kėtė perlė ta zhvatin hajdutėt ndėrsa 60% duan tė ikin sepse politika ja vrau shpresėn qė i kish mbetur se ky vend mund tė bėhej njė ditė.
Ika sepse fukarai ėshtė nė burg ndėrsa hajduti nderohet, biles promovohet si garantues i sistemit zgjedhor.
Ika sepse gjykatėsi nuk i jep tė drejtė atij qė e meriton por "drejtėsi" me shumė para atij qė nuk e meriton.
Ika sepse shkolla ėshtė kthyer nė pazar ndėrkohė qė duhet tė ishte fanar.
Ika sepse arsimi i ngjan asaj kioskės ku shiten qofte dhe diplomat lėshohen si bileta urbani.
Ika sepse shėndetsia edhe pse “falas" ėshtė e fundit nė Europė dhe ku tė gjithė politikanėt bashkė me familjet e tyre kurohen jashtė shteti.
Ika sepse siē po duken bathėt nuk do ketė mė njė doktor te na vizitojė dhe njė infermiere tė na bėjė njė gjilpėrė.
Ika sepse sporti dhe sportistėt kanė kushtet mė mizerje pėr trajnim dhe nivelin mė ordiner si trajtim.
Ika sepse toka nuk shkoi asnjėhere tek i zoti.
Ika sepse legalizimi i shtėpisė nė tokė tė vjedhur bėhet mė kollaj se nė tokėn tėnde.
Ika sepse gėnjeshtarėt mė tė mėdhenj kanė uzurpuar tė gjithė sferėn publiko-mediatike nga ku mashtrojnė dhe gėnjejnė sistematikisht shqiptarėt.
Ika sepse aty nė vendin tim hajduti ėshtė "ēun i shkathėt" ndėrsa i ndershmi "budalla".
Ika sepse pronari i tepsisė dhe i timonit: “Byrekun e ha vetė ndėrsa makinėn e shkarkon tė oborri i shtėpisė sė vėllait tė vet”.
Ika sepse polici i cili dha jetėn pėr tė na mbrojtur mė nuk po kujtohet por nuk mjafton kjo, familja e tij komplet harrohet.
Ika sepse nė burg futet arkitekti dhe inxhinieri dhe jo politikani e sekseri.
Ika sepse Akademine e Shkencave e drejton ministri diktatures i zgjedhur komplet nė kundėrshtim me ligjin.
Ika sepse Parlamentin e drejton ish Ministri i Brendshėm qė akuzohet pėr vrasje.
Ika sepse Minister i Brendshem u bė ish hetuesi (dihet se cfare torturash kane ushtruar hetuesit e diktatures).
Ika sepse Keshilli Ministrave drejtohet nga djali atij qė firmosi pėr varjen e Havzi Neles.
Ika sepse institucionet i drejtojnė injorantėt dhe tė paaftit ndėrkohė te aftit enden sepse nuk pranojnė tė zvarriten dhe tė lėpihen si kėrmilli.
Ika sepse varferia shpirtėrore e ka kaluar varferinė materiale ndėrsa feja nė Shqipėri ėshtė kthyer thjesht nė qoka politikanesh pa din e pa iman.
Ika sepse doja qė femijėt e mi tė kishin njė tė ardhme mė tė sigurt pėrmes aftėsisė dhe meritokracisė dhe jo pėrmes servilizmit dhe ligėsisė.
Ika sepse 40 vjet nga jeta ime i vura nė sherbim tėnd Shqipėri dhe ajo qė mora nga shteti ishte: Pėrbuzje dhe qesėndi.
Ika sepse nga ai vend po nuk ike i gjallė shumė shpejt ikėn si i vdekur rastėsisht.
Ika sepse nė botė ēdo shtet ka mafien e tij ndėrsa nė Shqiperi mafja ka shtetin e saj.
Ika sepse politikani jonė nuk mendon pėr popullin si burrė shteti por pėr veten e vellain e tij si tė mbushet xhepi.
Ika sepse shpresa u vra pikėrisht nga ato qė duhet tė gjeneronin shpresė.
Ika sepse siē do tė thoshte Fishta i madh: Kėtė vend tė bekum po e drejton “Dreēi Mallkum”!!!
p.s Tė mė falė Shqiperia dhe shoqėria ku une u rrita dhe u edukova qė nuk kisha:”njė grusht qė t’i bija malit tė zullumit mu nė zemėr” do thonte, Migjeni i ketij shekulli!
Ēikago, USA 🇺🇸 5 Shkurt 2020.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37440
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi