ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

„Grushti i shtetit i shekullit i shėrbimeve tė fshehta“

Shko poshtė

18022020

Mesazh 

„Grushti i shtetit i shekullit i shėrbimeve tė fshehta“ Empty „Grushti i shtetit i shekullit i shėrbimeve tė fshehta“




„Grushti i shtetit i shekullit i shėrbimeve tė fshehta“ 45928486_303Autor Christopher Nehring

Mė 2013, Edward Snowdeni zbuloi shtrirjen e pėrgjimit global tė komunikimit nga shėrbimet e fshehta amerikane. Por qė 40 vjet mė parė, kundėrzbulimi gjerman BND dhe CIA kishin filluar njė fushatė mbarėbotėrore pėrgjimi.

Nė vitin 1970, pėrfaqėsuesit e BND-sė dhe tė CIA-s nėnshkruan njė kontratė tepėr tė fshehtė nė Mynih, qė i bėri ata partnerė nė njė operacion qė CIA mė vonė do ta quante "grusht shteti i shėrbimeve tė fshehta tė shekullit". BND e quajti operacionin "Rubikon", ndėrsa CIA e quajti me pseudonimin "Minerva". E gjithė historia e kėtij aksioni tė ulėt u zbulua nė shkurt 2020 nga Kanali i Dytė Televiziv Gjerman (ZDF), nga Washington Post dhe Televizioni Zviceran.
Objekt i partneritetit tė shėrbimeve sekrete gjermano-amerikane ishte kompania zvicerane Crypto AG, njė nga drejtueset e tregut global pėr teknologjinė e shifrimit. Atė e kishte ndėrtuar Boris Hagelein, i cili ėshtė marrė me teknologjinė e shifrimit qė nė vitet '30. Shtetet nga e gjithė bota blenin makinat e tyre tė shifrimit nė qytetin e qetė tė Alpeve Zug dhe pajisnin me to ambasadat e tyre, autoritetet dhe institucionet qeveritare. Deri 200 punonjės prodhonin dhe shisnin makinat nė mbi 120 vende.
Si nė film: Dorėzimi i parave nė garazh nėntokėsor
Sepse as punonjėsit nuk e dinin qė kompania e tyre u pėrkiste dy shėrbimeve sekrete. Pronarėt e vėrtetė tė Crypto AG u kamufluan pėrmes kontakteve tė BND me Siemens-in dhe me njė firmė avokatie nė Lichtenstein. BND dhe CIA ndanin fitimin, vetėm nė vitin 1975 fitimi ishte 51 milion franga zvicerane. Punonjėsit e BND-sė thuhet se ia kanė dhėnė CIA-s pjesėn e tyre tė parave nė takime tepėr tė fshehta nė garazhe nėntokėsore.
Nga viti 1970, ekspertėt e BND dhe tė CIA-s kanė punuar fshehurazi nė mekanizmat e shifrimit tė makinave tė shifrimit tė prodhuara nga Crypto AG. Dhe kujdeseshin nė kėtė mėnyrė qė kolegėt e tyre operativė mė vonė tė kishin mundėsi tė dėshifronin komunikimin e koduar.
Klientėt e Crypto AG pėrfshinin Iranin, Arabinė Saudite dhe vendet e Amerikės sė Jugut dhe Afrikės. Vetėm Bashkimi Sovjetik dhe Kina nuk blenė kurrė nga Crypto AG. Ata e dinin gjithsesi.
„Grushti i shtetit i shekullit i shėrbimeve tė fshehta“ 52343269_401
Pėr shembull, nė vitin 1989, kur SHBA pushtuan Panamanė, ata e dinin falė operacionit Minerva se diktatori nė kėrkim Manuel Noriega ishte nė Ambasadėn e Vatikanit nė Panama City. Sepse edhe Vatikani u besonte makinave tw Crypto AG. Dhe kur Presidenti amerikan Ronald Reagan njoftoi nė vitin 1986 vetėm dy ditė pasi shpėrtheu njė bombė nė klubin e Berlinit Perėndimor "La Belle", me tre viktima dhe me mbi 200 tė plagosur, se Shtetet e Bashkuara kishin prova tė pakundėrshtueshme qė regjimi libian nėn Muhamad Gaddafin qėndronte pas sulmit, ai ia dedikonte informacionin e tij komunikimeve tė pėrgjuara nga Ambasada e Libisė nė Berlinin Lindor. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse ish-koordinatori i shėrbimit sekret nė Kancelarinė Federale Bernd Schmidbauer tha se "Rubikon"-i kishte ndihmuar pėr ta bėrė botėn mė tė sigurt.
Gjithmonė tė informuar pėr torturat dhe grushtet e shtetit
Por si dendur nė komunitetin e shėrbimeve tė fshehta, kjo ishte vetėm njėra anė e medaljes. Sepse BND dhe CIA dėgjonin edhe kur diktaturat e Amerikės sė Jugut torturonin dhe vrisnin, kur u planifikonin grushte shteti dhe kryenin masakra. Ėshtė e paqartė nėse kėto informacione mbėrritėn ndonjėherė te Qeveria Federale dhe nė Shtėpinė e Bardhė. Nė vitin 1981, kur Britania e Madhe sulmoi Argjentinėn nė Luftėn e Ishujve Falkland, BND-ja dhe CIA u pėrcollėn britanikėve pėrgjimet nė komunikimet e argjentinasve. Edhe vendet tė BE dhe tė NATO-s si Italia, Spanja apo Irlanda janė pėrgjuar nė operacionin "Rubikon".
BND e denoncoi nė mėnyrė tė pėrsėritur kėtė spiunim tė miqve te partnerėt e saj amerikanė. Por vetėm nė vitin 1993 i dha fund BND Operacionit "Rubikon", nėn presionin e qeverisė federale. Njė vit mė parė qe arrestuar pėr spiunazh nė Iran Hans Bühler, i cili u shiste makina tė shifruara pėr Crypto AG Iranit. Bühleri nuk dinte asgjė pėr tė, por iranianėt skeptikė e mbajtėn atė tė burgosur nė kushte tė vėshtira pėr gati njė vit. Kjo qe tepėr pėr Gjermaninė, BND ia shiti CIA-s 50 pėrqindshin e saj tė Crypto AG. CIA e shpėrbėri firmėn vetėm nė vitin 2018. Nė kėtė kohė kjo kompani kishte kohė qė nuk ishte mė lidere e tregut dhe agjensitė e shėrbimit tė fshehtė amerikan ndodheshin nė biznesin me ofruesit e komunikimeve digjitale.
DW
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37335
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi