ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Piktura

Shko poshtė

18062008

Mesazh 

Piktura Empty Piktura




Piktura
Per kishen orthodokse, e cila nuk e perdorte skulpturen, piktura u be gjinia e artit ku ajo u perpoq te misheronte ideologjine e saj, qe kishte per qellim t'ua largonte vemendjen masave popullore nga jeta materiale e kesaj bote, nga shfrytezimi i tyre i perditeshem dhe t'ua drejtonte vemendjen te e ashtuquajtura "mbreteri qiellore". Per kete arsye ne pikturen kishtare bizantine sundoi me rigorozitet spiritualizmi dhe dogmatizmi, qe jane karakteristika te stilit bizantin. Sipas ketij stili, te krijuar nga kisha dhe nga fryma autoritare e pushtetit te rende aristokratik, ne pikture duhej te paraqiteshin kryesisht Krishti, "Shen Meria", eterit e kishes, vargu i gjate i "shenjtoreve". Vee kesaj, keto figura paraqiteshin si askete, me ndjenja te pergjumura ose te shtypura ku mungonte pershtypja e materjes, vartesia logjike, plasticiteti, pesha, etj. Kanonet bizantine e ndalonin rreptesisht artistin te perdorte fantazine e tij krijuese.

Prodhimet e ketyre shekujve jane ne pergjithesi prodhime te piktoreve murgj ose laike te lidhur pas kishes. Emrat e tyre ne nuk i njohim pasi deri ne shek. XIV-XV ne Perandorine Bizantine piktoret nuk u vinin nenshkrimin ne veprat e tyre. Zakonisht piktori mjeshter kishte nje punishte, ku punonin nen udheheqjen e tij disa piktore ndihmes ose nxenes, te cilet merrnin pjese ne pikturimin e nje portreti ose skene duke plotesuar hollesite e dores se dyte.

Pervee tematikes kishtare, ne pikturat paraqiteshin edhe perandore, mbreter, princer me familjet e tyre si ktitore te kishave, disa prej te cileve jane kanonizuar si shenjtore.

Pikturat mesjetare me te lashta jane ikonat ne derrase ose pelhure te ngjitur ne derrase, por fushen e zhvillimit te saj me te larte piktura e gjeti ne afresket. Gjate ketyre shekujve u perhap edhe piktura ne miniature, ne doreshkrimet prej pergameni e letre.

Pikturat me te lashta qe ruhen edhe sot ne Shqiperi konsiderohen afresket e "Shen-Stefanit" dhe te "Shen-Mitrit" ne kishen e Dhermiut (Himare) si dhe afresket ne gungoren e vjeter te kishes se Shelbuemit ne Rubik, te cilat konsiderohen si te shek. XII. Por keto jane shume te demtuara.

Nje vlere te veeante nga pikepamja artistike kane afresket e shek. XIV qe ruhen ne kishen e Ristozit te Mborjes, ne ate te Maligradit, ne ate te Shen-Triadhes ne Berat, ne kishen e Shen-Merise se Apollonise, etj., por edhe keto jane pjeserisht te demtuara nga riparimet e mevoneshme. Ne nje gjendje pak a shume te mire eshte afresku i familjes se perandorit bizantin Andronikut te II Paleologu pikturuar ne hajatin e kishes se Apollonise. Androniku, ktitori i kishes, eshte paraqitur me petkun e pasur perandorak dhe me aureole ne krye. Nje vlere te madhe kane afresket e kishes se Maligradit, te cilat jane ekzekutuar, me nje stil te paster bizantin dhe me nje kolorit te pasur. Edhe ketu eshte pikturuar ne anen e jashtme te portes ktitori i kishes, Qezar Novaku, i panjohur nga burimet historike si sundimtar i ketyre krahinave. Si Novaku ashtu dhe familja e tij jane veshur me stoli princore; sakoja e Qezarit eshte e stolisur me shkabe dy krenare te perfshire brenda medaljoneve.

Edhe ne ikonat artisti duhej te respektonte te gjitha kerkesat e kanoneve bizantine. Ikonat e ketyre shekujve ndonse nuk kane date, dallohen nga ato te shekujve te tjere, mbasi ato jane shume besnike ndaj stilit bizantin. Nje nga ikonat me te bukura nga pikepamja e ekzekutimit artistik eshte ajo e "Shen Mehillit" qe ndodhet ne kishen e Shen-Merise ne Mborje.

Nga piktura ne miniature e ketyre shekujve ne Shqiperi kane mbetur fare pak objekte. Jane ne pergjithesi piktura "shenjtoresh" ne miniature, pikturuar ne faqet e doreshkrimeve te vjetra. sidomos te kodekseve te Beratit e te Gjirokastres

CISCO
Bora
Bora

Numri i postimeve : 120
Reputation : 3
Points : 30978
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Piktura :: Komentet

ILIRI

Mesazh Sun Jun 22, 2008 3:13 pm nga ILIRI

Piktura Apollonia

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Sun Jun 22, 2008 3:13 pm nga ILIRI

Piktura 47-Odeon

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Sun Jun 22, 2008 3:14 pm nga ILIRI

Piktura 48-Colonnade

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Sun Jun 22, 2008 3:14 pm nga ILIRI

Piktura 46-Apollonia

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi