Navigation


 Online publications


 Go back to the forum

ILIRIADA PORTAL   

Dielli

Iliriada Portal | Published on the wed Nov 24, 2021 12:36 pm | 125 Shikime

Dielli
Nuk jam i sigurtë, por m'duket sikur shoh Diellin,
Që po fshehet pas majës malit përballë.
Nuk asht maja ma e naltë, por asht maja ku Dielli shkon me fjetë.

Unë jam n'oborr t'shpisë,
Shoh djalin e vogël tu'i ba Diellit me dorë, 
I mbylli sytë - ashtu e ruaj pamjen.
Pastaj pamja afrohet e kalon përskaj.
E hyn diku pas veshit.

Djali i vogël ka mbetë aty, n'oborr t'shpisë,
Me dorën përpjetë. 
23-11-2021
©Erl Kodra
About the author