ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Soja, kokrra e mrekullisė

Shko poshtė

09032009

Mesazh 

Soja, kokrra e mrekullisė Empty Soja, kokrra e mrekullisė




Sekreti i jetėgjatėsisė sė orientalėve qė e pėrdorin prej 5000 vjetėsh

Mė shumė se njė miliard njerėz ēdo ditė konsumojnė njė burim proteinash, qė tani po fillon tė zbulohet nė Perėndim, djathė soje (tofu), i prodhuar nga soja, njė nga ushqimet mė tė pasura e mė tė lira nė botė.

Pėr mijėra vjet, popujt e vendeve tė Lindjes kanė ngrėnė sojė dhe kjo mund tė jetė njė nga sekretet e jetėgjatėsisė sė tyre, durimit e formės sė shkėlqyer tė lėkurės. Soja ėshtė quajtur nė mėnyra tė ndryshme "bima magjike", "diamantet e verdhė", "kokrra e mrekullisė", "ar nga toka" dhe "mish qė rritet nė bimėt kacavjerrėse", pėr shkak tė pėrmbajtjes sė lartė me proteina dhe pasurisė me vitamina e minerale.

Kokrrat e sojės pėrmbajnė dy herė mė shumė proteina nga e njėjta sasi peshe mishi, me tė gjitha 8 aminoacidet bazė nė raportet e duhura. Shumė proteina mishi kanė mungesa nė njė ose mė shumė aminoacidet bazė, si rrjedhim e bėjnė njė pjesė tė mirė tė proteinave tė mishit tė papėrdorshme. Proteina e sojės, si rrjedhim, pėrthithet mė mirė nė rrugėt e tretjes dhe ndryshe nga mishi, nuk pėrmban yndyra tė rėnda, karbohidrate, ose kalori tė larta, pėrbėrės qė formojnė kolesterol, gjurmė tė acidit urik, kimikate, ose sėmundje kafshėsh tė infektuara. Pėr mė tepėr, kokrrat e sojės pėrmbajnė mė shumė vitaminė B se ēdo ushqim tjetėr bimor - mė shumė sesa duhet pėr nevojat e pėrditshme dhe janė tė pasura me vitamina A dhe D.

Kohėt e fundit, kėrkuesit kanė gjetur sekretin e kokrrės sė sojės dhe kanė zbuluar pėrbėrėsin e saj magjik qė tė rinon: lecitina.

Ajo luan njė rol vendimtar nė nxitjen e metabolizmit nė tė gjitha qelizat e trupit: rrit kujtesėn dhe fuqinė mendore, duke ushqyer qelizat e trurit e tė nervave, forcon gjėndrat dhe rigjeneron indet e trupit, pėrmirėson qarkullimin e gjakut dhe frymėmarrjen, forcon kockat dhe rrit rezistencėn ndaj dėmtimeve. Nė rastet e lodhjes nervore, ose mungesės sė energjisė, lecitina e kokrrave tė sojės mund tė rivendosė energjinė dhe fuqinė e humbur. Tashmė, shumė e mė shumė perėndimorė po e kuptojnė atė qė orientalėt e kanė ditur pėr shekuj me radhė, qė kokrrat e sojės, tė pasura me lecitinė, rrisin fuqinė dhe durueshmėrinė, shkathtėsinė dhe elasticitetin, rininė e gjallėrinė. Dhe pėr mė tepėr, soja ėshtė mė ekonomike, pėr shkak tė ēmimeve nė rritje tė mishit, amvisat, kompanitė dhe madje edhe qeveritė po fillojnė tė nxjerrin nė dritė studime, ku vihen nė dukje cilėsitė e saj.




Origjina

Origjina e bimės ėshtė ajo aziatike, ku nė shumė vende tė kėtij kontinenti ėshtė pėrdorur si ushqim prej mė shumė se 5000 vjetėsh, sidomos nė Kinė. Nė Perėndim ajo mbėrriti rreth fundit tė viteve 1800, duke u shndėrruar nė produktin kryesor agro-kulturor nė Amerikė, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ajo ėshtė kultivuar nė njė shkallė tė gjerė nė Kinė, Japoni dhe Indokinė sot, edhe nė Amerikėn e Jugut e atė tė Veriut, ku varietetet mė prodhuese janė manipuluar gjenetikisht pėr tė marrė produkte sa mė cilėsore. Por, kultura e pėrdorimit tė sojės sot ėshtė shpėrndarė edhe nė shumė vende tė Evropės, sidomos nė Itali e Francė.

Nga e gjithė bima, qė arrin njė lartėsi deri nė 80 centimetra, pėrdoren kokrrat qė janė nė formėn e fasuleve dhe shumė tė pasura me proteina, lipide, vitamina, minerale e fibra, izoflavone. Janė pikėrisht kėta pėrbėrės, fitoestrogjenėt tipikė tė sojės, qė garantojnė njė efekt mbrojtės. Izoflavonet kanė nė tė vėrtetė njė formulė kimike tė ngjashme me estrogjenet dhe janė nė gjendje tė lidhen me tė njėjtėt receptorė, duke bllokuar veprimin. Por ekzistojnė kėrkime qė kanė vėnė nė dukje njė mekanizėm jo estrogjenik tė fitoestrogjenėve tė sojės. Nė veēanti, njėri prej tyre, genistenina, ka veti antioksiduese, thelbėsore pėr pengimin e zhvillimit tė tumoreve nė trup.

Izoflavonet e sojės, kundėr menopauzės

Izoflavonet e sojės janė substanca tė nxjerra nga proteinat e saj dhe, siē e thamė, kanė njė strukturė tė ngjashme me estrogjenet, madje imitojnė edhe veprimet fiziologjike. Studimi i kėtyre substancave dhe aplikacioni terapeutik, u pėrforcuan nga fakti se gratė aziatike kanė pak probleme tė lidhura me menopauzėn. Duke studiuar ndryshimet nė regjimet ushqimore tė grave aziatike me ato perėndimore, u arrit nė pėrfundimin qė te gratė e vendeve tė lindjes dhe sidomos te japonezet, njė ushqim mė i pasur me sojė pėrcakton njė pėrshtatje mė tė mirė ndaj ēekuilibrimit hormonal qė krijohet nė menopauzė. Studimet krahasuese kanė treguar se me rreth tre muaj terapi me izoflavone, vihen re pėrmirėsime tė dukshme tė simptomave, ndėrsa efektet e para pozitive nisin tė duken pas njė muaji. Dozat e rekomanduara variojnė nga 60 nė 80 miligramė nė ditė, ku njė sasi e tillė mund tė merret gjatė gjithė ditės. Sasia ditore e izoflavoneve qė duhen marrė mund tė zėvendėsohet me 60 gramė sojė, ose 40 gramė proteina soje. Por, duhet tė kemi kujdes, sepse pėrdorimi i tyre gjatė shtatzėnisė nuk ėshtė i kėshillueshėm.

Kanceri i gjirit

Njė studim i rėndėsishėm i realizuar nė Singapor tregoi se gratė qė konsumojnė produkte soje kanė mė pak mundėsi pėr t‘u prekur nga kanceri i gjirit, se sa ato qė nuk i pėrdorin fare. Gratė aziatike, ku dieta tipike ėshtė me bazė soje, kanė njė pėrqindje tė tumoreve tė gjirit shumė mė tė ulėt nė krahasim me ato perėndimore. Studimet, pėrfshi edhe ato tė laboratorit, kanė treguar se janė pikėrisht izoflavonet qė pengojnė rritjen e qelizave tumorale tė gjirit.

Kolesteroli

Janė me dhjetėra studimet qė e vėnė theksin te vetitė e sojės pėr tė ulur nivelet e larta tė kolesterolit nė gjak. Ajo pengon oksidimin e LDL-sė dhe neutralizon "radikalet e lira" nė pllakėzat e gjakut.

Burim vitaminash

Soja ėshtė burim vitaminash B dhe A, tė domosdoshme pėr shumė funksione tė organizmit.

Ashtu si vitamina B3, vitamina B1 ėshtė gjithashtu e domosdoshme pėr tė ndihmuar trupin qė tė prodhojė energji nga ushqimet qė hamė dhe mungesa e saj gjithashtu do tė rezultojė nė lodhje dhe rraskapitje. Vitamina B1 rregullon tensionin e gjakut dhe ndihmon nė ruajtjen e harmonisė metabolike tė trupit. Njė mungesė e saj prodhon acide helmuese, tė cilat dėmtojnė trurin dhe qelizat nervore. Vullnetarėt, tė cilėt morėn njė dietė qė kishte mungesė nė vitaminėn B1, shpejt u acaruan, filluan tė harronin dhe ndiheshin depresivė. Me kalimin e kohės, ata zhvilluan shenja lodhjeje, pagjumėsi, rrahje tė zemrės, kapsllėk dhe probleme tė tjera tė tretjes, neuritis, anemi dhe tension i ulėt i gjakut. Ata kishin dhimbje koke tė tmerrshme, tė pėrziera e vjellje dhe ishin kaq tė rraskapitur, saqė nuk ishin nė gjendje tė punonin.

Brenda pak orėsh, pasi atyre iu dha vitaminė B1, lodhja dhe depresioni u zhduk dhe ata u bėnė energjikė, gazmorė e aktivė. Ushqimet qė janė tė pasura me kėtė vitaminė shumė tė rėndėsishme janė: kokrrat e grurit, lėvozhga e orizit, arrat, bathėt e thara, bizelet, soja.

Vitamina A

Ėshtė e rėndėsishme pėr sytė; njė mungesė e lehtė dobėson shikimin. Njė simptomė e zakonshme e mungesės sė vitaminės A ėshtė "verbimi i natės" dhe lodhja e shpeshtė e syve. Ata qė punojnė nė dritė tė fortė, apo tė dobėt, ose qė lexojnė, apo qepin pėr njė kohė tė gjatė, kanė nevojė pėr shumė vitaminė A nė ushqimin e tyre, nė rast tė kundėrt do tė kemi dobėsim tė shikimit. Vitamina A ėshtė gjithashtu e domosdoshme pėr lėkurė dhe flokė tė shėndetshėm; pamjaftueshmėria e saj mund tė shkaktojė puērra, zbokth, lėkurė tė tharė ose tė ashpėr, flokė tė thatė e tė prishur, si dhe thonj tė ēarė. Vitamina A gjithashtu ndihmon nė mirėmbajtjen e shėndetit tė membranave tė mukozės nė rrugėt e frymėmarrjes dhe pjesė tė tjera tė trupit, si dhe shmang infeksionet e mundshme nė kėto zona. Burimi mė i mirė i vitaminės A janė karotat e gjalla, por ajo gjendet nė perimet e gjelbra me gjethe, patatet e ėmbla, brokoli, nė kungull, kajsi dhe qumėsht. Madje edhe njė racion i kėtyre perimeve do tė sigurojė kėrkesat e pėrditshme tė vitaminės A.

Proteinat

Meqenėse shumė shkencėtarė po thonė qė pjesa mė e madhe e nevojave tė ardhshme pėr ushqim do tė plotėsohet nga proteinat e bimėve, shumė vende perėndimore aktualisht po financojnė projekte kėrkimore pėr tė zhvilluar proteina tė shijshme, tė bazuara te perimet tė prodhuara nga mielli i sojės. Por popujt e Azisė janė mė pėrpara se tė tjerėt nė kėtė drejtim, pasi ata kanė arritur tė nxjerrin proteina tė shkėlqyera nga soja qė prej mijėra vjetėsh. Sipas "American Cancer Society", vetėm nė Shtetet e Bashkuara rreth 35 pėr qind e vdekjeve tė shkaktuara nga kanceri mund tė evitoheshin falė njė diete tė pėrshtatshme. Soja ėshtė me siguri njė nga ushqimet qė garantojnė njė jetė tė gjatė e tė shėndetshme. Lidhja shkencore mes konsumit tė proteinave tė sojės dhe uljes sė rrezikut tė disa llojeve tumoresh duket hapur, duke rritur kėshtu edhe ndėrgjegjėsimin e publikut. Janė gjithmonė e mė tė shumta studimet epidemiologjike qė tregojnė pėr reduktimin e rasteve tė tumorit nė zorrėn e trashė, tė gjirit e prostatės nė popullsinė aziatike. Arsyeja? Dieta e kėtyre kombeve ėshtė shumė e pasur me sojė. Pikėrisht pėr shkak tė kėtij fakti "Food and Drug Administration" (FDA) po vlerėson 58 studime shkencore, pėrmes tė cilave kėrkon tė vėrtetojė nėse konsumi i ushqimeve qė pėrmban proteina soje mund ta reduktojė rrezikun e disa lloje tumoreve. Nga ana tjetėr, FDA ka dalė me njė deklaratė tė guximshme: "Disa gramė proteina soje nė ditė, nė njė dietė tė varfėr me yndyra dhe kolesterol, mund tė reduktojė rrezikun e sėmundjeve tė zemrės".



Somario



Proteinat

Proteina e sojės, si rrjedhim, pėrthithet mė mirė nė rrugėt e tretjes dhe ndryshe nga mishi, nuk pėrmban yndyra tė rėnda, karbohidrate, ose kalori tė larta, pėrbėrės qė formojnė kolesterol, gjurmė tė acidit urik, kimikate, ose sėmundje kafshėsh tė infektuara


Studimet

Janė gjithmonė e mė tė shumta studimet epidemiologjike qė tregojnė pėr reduktimin e rasteve tė tumorit nė zorrėn e trashė, tė gjirit e prostatės nė popullsinė aziatike. Arsyeja? Dieta e kėtyre kombeve ėshtė shumė e pasur me sojė


Dieta

Vetėm nė Shtetet e Bashkuara rreth 35 pėr qind e vdekjeve tė shkaktuara nga kanceri mund tė evitoheshin falė njė diete tė pėrshtatshme. Soja ėshtė me siguri njė nga ushqimet qė garantojnė njė jetė tė gjatė e tė shėndetshme


Origjina

Origjina e bimės ėshtė ajo aziatike, ku nė shumė vende tė kėtij kontinenti ėshtė pėrdorur si ushqim prej mė shumė se 5000 vjetėsh, sidomos nė Kinė. Nė Perėndim ajo mbėrriti rreth fundit tė viteve 1800







Sėmundja

Njė studim i rėndėsishėm i realizuar nė Singapor tregoi se gratė qė konsumojnė produkte soje kanė mė pak mundėsi pėr t‘u prekur nga kanceri i gjirit, se sa ato qė nuk i pėrdorin fare. Gratė aziatike, ku dieta tipike ėshtė me bazė soje, kanė njė pėrqindje tė tumoreve tė gjiri



Menopauza

Duke studiuar ndryshimet nė regjimet ushqimore tė grave aziatike me ato perėndimore, u arrit nė pėrfundimin qė te gratė e vendeve tė lindjes dhe sidomos te japonezet, njė ushqim mė i pasur me sojė pėrcakton njė pėrshtatje mė tė mirė ndaj ēekuilibrimit hormonal qė krijohet nė menopauzė
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi