ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Portreti i Skėnderbeut nė shkėmb

Shko poshtė

07012010

Mesazh 

Portreti i Skėnderbeut nė shkėmb Empty Portreti i Skėnderbeut nė shkėmb




Gazmend Doli: Portreti i Skėnderbeut nė shkėmb, vizatuar nga Mexhid Yvejsi


Portreti i Skėnderbeut nė shkėmb U1_SkenderbeuNeShkemb
Portreti i Skėnderbeut nė shkėmb

Portreti i Skėnderbeut nė shkėmb, nė Kanionin e Drinit tė Bardhė, te Ura e Fshejtė, afėr Gjakovės, vizatuar nga Mexhid Yvejsi, nė vitin 1968.
Pasi kishte siguruar pak bojė, me tė gdhirė mėngjesi i 8 qershorit tė vitit 1968 me biēikletė Mexhid Yvejsi kishte marrė udhė pėr nė lumin Drini i Bardhė. Portretin e Skėnderbeut ai e kishte nė mendje nga librat qė kishte lexuar. Nė fillim nuk i kishte treguar askujt. Mirėpo puna nuk i kishte shkuar ashtu siē e kishte menduar nė ditėt e para.
Nga GAZMEND DOLI
GJAKOVĖ, DHJETOR – E kanė vizatuar nė letėr e pėlhurė, e kanė gdhendur nė gurė, por askush nuk kishte pasur njė ide sikur Mexhid Yvejsi, nė portretizimin e heroit kombėtar, Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu.
Nė vitin e largėt 1968, pasi kishte ushtruar mirė dorėn pėr vizatim nė dyert e oborrit, atij i kishtė lindur njė ide – ta gdhendte portretin e Skėnderbeut nė shkėmbin e kanionit tė lumit Drini i Bardhė. Ai vit po shėnonte 500 vjetorin e vdekjes sė Gjergj Kastriotit, po afrohej dita e 90-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit, por po ashtu viti i pėrkonte me pėrvjetorin e 60-tė tė Kongresit tė Manastirit.
Yvejsi i dinte kėto data.
“Qėllimi i kėtij pikturimi ishte pėr tė ngritur vetėdijen kombėtare te rinia shqiptare”, kujton me krenari Yvejsi idenė e tij tė para 41 viteve. Nė atė kohė 18-vjeēari Yvejsi, nuk kishte menduar se ky portret do tė qėndronte kaq gjatė, ndėrsa shkėmbi i lartė qė nga ajo kohė do tė merrte emrin e heroit kombėtar. Askush nuk e dinte emrin e autorit deri vonė.
Mėngjesi i 8 qershorit tė vitit 1968
Pasi kishte siguruar pak bojė, me tė gdhirė mėngjesi i 8 qershorit me biēikletė ai kishte marrė udhė pėr nė lumin Drini.
Portretin e Skėnderbeut ai e kishte nė mendje nga librat qė kishte lexuar. Nė fillim nuk i kishte treguar askujt. Mirėpo puna nuk i kishte shkuar aq mirė qė nė ditėn e parė siē kishte menduar. Terreni tek shkėmbi ishte i papėrshtatshėm... Atij i duhej ndihmė.
“Pas dy ore pune e pash se nuk mund tė punoj vetėm, pėr shkak tė terrenit tė ngushtė”, tregon Yvejsi. Kishte vėnė vijat e para nė dy orėt e punės. Nė mbrėmje u kishte treguar miqve tė tij pėr idenė.
“E pranuan me kėnaqėsi pėr t’u bashkuar. Bile u gėzuan shumė”, thotė Yvejsi.
Muslim Dobruna, Fatmir Rudi dhe Halit Kumnova, tė gjithė nga mėhalla e “Haxhi Ymerit”, iu bashkuan Yvejsit, pėr tė bėrė tė pavdekshėm heroin kombėtar. Nė kanionin e lumit Drini ka shumė shkėmbinj, shumica e tė cilėve kanė edhe emra.
“Maja e Talianit”, ėshtė njėra prej kėtyre emrave me tė cilin ishtė pagėzuar shkėmbi. Taliani ėshtė nofka me tė cilėn ishtė i njohur poeti Ali Podrimja. Qyteti njihte Podrimen me nofkėn Ali Taljani. Ishte i pari qė kishte pasur guximin tė kėrcente nga ky shkėmb qė ishte mė i lartė se vetė Ura e Shėnjtė. Por “Skėnderbeu” ishte bėrė shkėmbi mė i njohur nė lumin Drini falė portretit tė Yvejsit.
“Skėnderbeu” mistik
Bedri Cahani njė ish-sportist dhe udhėheqės sporti nė nivel vendi, kujton ndjenjat qė kishte pėrjetuar sa herė qė ka kaluar pranė portretit tė Skėnderbeut. Ai as qė ka pasur idenė se kush ka mundur ta portretizonte atė nė kėtė vend shkėmbor. Thotė se nga aty ishte frymėzuar dhe kishte fituar guxim.
“Portreti i Skėnderbeut ishte inspirim pėr mua. Ky portret pėr mua karakterizonte forcėn, guximin, trimėrinė, por edhe menēurinė”, thotė Cahani.
Bashkėkohaniku i tij, Faton Haxhiavdyli, ende ruan kujtimin pėr ato vite.
“Notova deri te Skėnderbeu, shkova deri te Skėnderbeu’ ishte kjo njė thirrje, apo njė test i aftėsisė sonė pėr t’u dėshmuar si notar”, thotė Haxhiavdyli, qytetar i Gjakovės.
“Skėnderbeu” i gurit, kishte diēka mistike prapa.
“Portreti mbijetoi edhe pėrballė serbėve tė cilėt tentuan ta shlyejnė dhe si ndonje ikonė ēudibėrėse ajo pėrtėrihej duke u treguar pushtuesve se ishte nė vendin e vet” , thotė ai.
Pakti i heshtjes
Tė katėr burrat protagonistė tė njė nate qershori tė vitit 1968, sot janė gjallė ashtu sikur kujtimi pėr atė natė. Mirėpo, ata asnjėherė nuk ishin bėrė tė gjallė pėr njerėzit qė kanė qenė kurreshtar tė dinė se kush mund tė ketė berė kėtė portret.
“Ne vetėm i kemi ndihmuar Mexhidit, ndėrsa ai e ka pikturuar. Ai ka pasur prirje pėr pikturim”, thotė Muslim Dobruna, njė nga protagonistėt e ngjarjes.” Ne, kėtė nuk e bėmė pėr t’u lavdėruar, apo krenuar.
Njė ngjarje qė nuk shėnohet, jo vetėm qė tjetėrsohet, por ka mundėsi edhe tė harrohet”, shton ai.
Mirėpo, puna e katėr shokėve nuk ėshtė kuptuar nga askush atė kohė. Pėr kėtė kishin vendosur tė gjithė.
“Jo pse kishim frikė nga dikush, por vetėm pėr kurreshtje. Donin tė dinim se si do tė reagonin njerėzit”, thotė Yvejsi. Mirėpo, lajmi pėr portretin e Gjergj Kastriotit kishte marrė dhenė. Ai ishte pėrhapur shpejt nė komunat si Gjakovė, Rahovec e Prizren.
“Tė gjithė kanė qenė kurreshtar tė dinė se kush e ka pikturuar i pari kėtė portret.
“Kanė folur pėr shumė emra”, thotė Yvejsi.
Asokohe ai nuk kishte qenė piktor. As sot nuk i ėshtė pėrkushtuar kėtij profesioni. “Skėnderbeu” mbetet kryevepra e tij. Yvejsi ėshtė njė shkrimtar dhe njė studiues i religjioneve, ndėrsa ka tė botuara disa vepra.
Nė portretin e Skėnderbeut gjatė viteve kanė ndėrhyrė artistė tė tjerė. “Por ne jemi tė parėt qė e kemi pikturuar dhe kemi dhėnė idenė”, thotė Yvejsi. “Ne jemi duke u plakur pėrditė, por e shikoni se veprat mbesin. Lum ata qė bėjnė vepra tė mira nė dobi tė atdheut, kombit, njerėzimit”, pėrfundon Yvejsi me krenari.

"Koha Ditore", Prishtinė, mė 30.12.2009 - 2.01.2010
avatar
MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30155
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi