ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama lidh fatin e kutive me vizat: Hapi, ose protesta

Shko poshtė

05062010

Mesazh 

Rama lidh fatin e kutive me vizat: Hapi, ose protesta Empty Rama lidh fatin e kutive me vizat: Hapi, ose protesta




Rozeta Rapushi
Opozita jo vetem qe nuk terhiqet nga kerkesa per hapjen e kutive te votimit, transparences zgjedhore, por rithekson faktin se rruga e protestave mbetet e hapur. Njeheresh ai nuk ka munguar te shprehet se "Sali Berisha eshte gati te sakrifikoje edhe liberalizimin e vizave vetem qe kutite te mos hapen. Kryeministri i pavotuar i Shqiperise po shkel perdite Kushtetuten e po hedh perdite hapa ne drejtim te kundert me integrimin e vendit duke thelluar krizen e demokracise, drejtesise, ekonomise". Duke e lidhur ne kete menyre fatin e kutive me liberalizimin e vizave. Qendrimi u be dje publik nga Kryetari i selise roze, Edi Rama, i cili kur kane kaluar me shume se dy jave nga takimi me Kryeministrit Sali Berisha dhe lidere nderkombetare ne Strasburg dhe ende nuk ka nje zgjidhje te ngercit politik, theksoi se opozita nuk terhiqet nga kerkesat e saj. "Pa zgjidhjen e krizes, problemet me demokracine dhe ekonomine vetem perkeqesohen dhe pergjegjesia bie mbi Sali Berishen. Vendi nuk eshte ne nje periudhe lufte me afate qe ne momentin e perfundimit prodhojne ndonjehere efekte bombarduese. Por jemi ne nje proces ku eshte perfshire nderkombetaret dhe eshte vendosur nje afat per te gjetur nje zgjidhje dhe eshte i lidhur me procesin e integrimit dhe ne marredheniet e Shqiperise me BE e PE dhe komunitetin nderkombetar", tha Rama. Sipas tij kriza politike ne vend, jo vetem qe nuk eshte zgjidhur por eshte perkeqesuar. Ne keto kushte kreu i opozites, i beri serish apel kryeministrit Sali Berisha, qe te degjoje nderkombetaret dhe te reflektoje per te gjetur zgjidhjen. "Ne nuk terhiqemi nga kerkesa jone dhe se rruga e protestave mbetet e hapur nese pala tjeter nuk do te pranoje zgjidhjen. Fakti qe ne jemi vene ne dispozicion per te zgjidhur krizen nuk do te thote qe kriza eshte zbutur, ajo qendron ne themelin e procesit demokratik dhe zgjidhja e krizes eshte transparenca per ti hapur rrugen jo vetem nje procesi ku do nxjerre ne drite te diellit nje proces zgjedhor, por do vendose transparencen ne themel te procesit demokratik", beri te qarte Rama. Sipas tij, Partia Socialiste dhe opozita nuk deshirojne ne asnje rast qe kriza politike te kushtezoje procesin e liberalizimit te vizave. Ketu Rama permendi edhe qendrimin e tij, te cilin e ka bere te qarte dhe e ka derguar tek nderkombetaret si me shkrim edhe me goje sepse kutite e mbyllura nuk duhet te mbyllin vizat. "Sepse, per ne, levizja e lire nuk duhet penguar ne asnje menyre me tutje sic eshte penguar per shkak te keqqeverisjes", theksoi kreu socialist. Nderkohe qe ne fjalen e tij me gazetaret, kryesocialisti u ndal vetem tek situata ekonomike ne vend, duke akuzuar Kryeministrin Sali Berisha dhe qeverine e tij per fshehje te qellimshme te shifrave reale te ekonomise.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37560
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Rama lidh fatin e kutive me vizat: Hapi, ose protesta :: Komentet

lidabica

Mesazh Mon Jun 07, 2010 9:46 am nga lidabica

ehuuu ky vazhdon me ēmendurite e veta....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi