ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Materia gri qė na jep identitetin

Shko poshtė

21072010

Mesazh 

Materia gri qė na jep identitetin Empty Materia gri qė na jep identitetin




Materia gri qė na jep identitetin BrainTruri ėshtė organi mė i ndėrlikuar, mė i pakuptueshėm dhe enigmatik i trupit tonė. Ne mund tė emėrtojmė pjesė tė tij, por dija jonė ėshtė e kufizuar nė lidhje me funksionin e kėtyre pjesėve dhe mbi tė gjitha me lidhjen qė ato kanė me njėra-tjetrėn. Nė njė libėr tė fundit tė njė mjekeje qė ėshtė marrė pėr njė kohė tė gjatė me studimin e kėtij organi jetik tė trupit tonė janė pėrmbledhur tė gjitha faktet e njohura shkencėrisht deri mė tani pėr trurin, si edhe shpjegohet struktura, funksioni dhe problemet e tij.
Truri moral
Kur punėtori i hekurudhės Fienas Gage pėsoi njė goditje nė fytyrė ndėrsa po shponte me eksploziv njė mur nė vitin 1948, pa dashur dha njė nga informatat e para nė lidhje me funksionimin e kėtij organi. Shpėrthimi kishte shkaktuar njė vrimė qė niste nė faqe dhe pėrfundonte nė tru, madje nė majė tė kokės dhe kjo i kishte shkaktuar humbjen e shikimit nė syrin e djathtė. Nė dukje ky ishte dėmi i vetėm fizik qė iu shkaktua, ndėrkohė qė pas kėtij incidenti, personaliteti i tij ndryshoi tėrėsisht. Nga njė njeri i pėrgjegjshėm, i sjellshėm dhe i qetė ai u bė njė person i ashpėr, i pamėshirshėm dhe madje shoqėrisht i papėrgjegjshėm. Kjo tregoi se dėmi fizik qė shkaktohet nė disa zona tė trurit mund tė ēojė nė ndryshim rrėnjėsor tė personalitetit.
Besimi dhe supersticioni
Sistemi i besimit tė njerėzve ėshtė njė ndėrthurje e gjeneve me kulturėn, mėnyrėn e rritjes. Tė gjitha kėto pėrbėjnė edhe kornizėn e pėrvojės njerėzore. Por, disa aspekte mund tė kenė njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė aktivitetin e trurit. Disa shkencėtarė sugjerojnė se pėrvojat e mbinatyrshme qė deklarohen se janė pėrjetuar nga disa njerėz mund tė jenė edhe pasojė e "shqetėsimeve" tė trurit. Ndjesia e ekstazės qė i shoqėron pėrvoja tė tilla tė ēuditshme dhe tė rralla u ėshtė atribuuar deri mė sot ēarjeve tė vogla nė lobin temporal. Shqetėsimet nė lobin temporal lidhen edhe me ndjesinė e njė pranie tė padukshme, qė disa njerėz thonė se pėrjetojnė nė momente tė ndryshme tė jetės sė tyre. Tė tilla janė pėr shembull, pėrvojat e dikujt me shpirtrat apo fantazmat. Ndėrsa pėr sa u pėrket tė ashtuquajturave pėrvoja jashtė trupit, ato, sipas disa shkencėtarėve, janė tė lidhura me aktivitetin e pakėsuar tė lobeve paralele, tė cilat normalisht japin njė qartėsi dhe ekuilibėr nė lidhje me perceptimin tonė tė kohės dhe hapėsirės.
Krijimtaria
Tru tė ndryshėm kanė karakteristika tė ndryshme. Madje, ndryshimet janė tė mėdha edhe nė trurin e muzikantėve, mes atyre qė improvizojnė dhe atyre qė luajnė duke pasur pėrballė njė pentagram. Studimet kanė nxjerrė nė dritė se lobet frontale aktivizohen kur muzikantėt lexojnė notat, por nuk funksionojnė kur muzikanti improvizon notat, duke u lėnė kėshtu hapėsirė ideve momentale. Studiuesit thonė se kjo reflekton shumė nė proceset e krijimtarisė. Kur truri pushon pas njė aktiviteti shumė tė ngarkuar, valėt qė lėshon janė tė ndryshme nga ato qė emeton nė momentet e pikut tė punės.
Dallimet seksuale
Truri ėshtė shumė individual te njerėzit, madje po aq individual sa edhe fytyra. Ēdo njeri ka njė tru me njė ndėrtim dhe fiziologji tė ndryshme. Ky dallim vlen edhe pėr gjinitė. Kėshtu, i ashtuquajturi corpus callosum, qė lidh dy hemisferat e trurit, ėshtė mė i zhvilluar te meshkujt se sa te femrat. Sipas disa shpjegimeve, ky ėshtė shkaku qė femrat janė emocionalisht mė tė ndėrgjegjshme se meshkujt, pasi ana e djathtė e trurit qė lidhet me emocionet ėshtė mė e lidhur me tė majtėn, qė ėshtė edhe qendra analitike e trurit. Skanimi i trurit tė homoseksualėve ėshtė i ngjashėm me atė tė femrave, pra ata janė mė tė prirur qė tė kenė njė botė emotive dhe ndjeshmėri tipike femėrore. Ndėrsa te femrat lezbike, pėr shembull, ana e djathtė e trurit ėshtė mė e zhvilluar, njė tipar qė ngjan me meshkujt heteroseksualė. Tiparet e trurit janė tė pėrbashkėta mes femrave lezbike dhe meshkujve heteroseksualė.
Personaliteti
Studimet nė lidhje me trurin kanė nxjerrė nė dritė se personaliteti mund tė jetė "i dukshėm" edhe nga aktiviteti i zonave tė ndryshme tė trurit. Kėshtu, njerėzit qė pėlqejnė aventurat, gjėrat dhe eksperiencat e reja kanė njė lidhje mė tė fortė mes hippocampus-it dhe striatum-it, ndėrsa njerėzit e turpshėm shfaqin reagime tė forta nė amygdala. Optimizmi, bashkėpunimi dhe agresiviteti janė pasojė e aktiviteteve tė zonave tė ndryshme tė trurit.
Rėndėsia e pėrmasave
Tru tė ndryshėm kanė madhėsi dhe peshė tė ndryshme, por ka edhe pėrjashtime. Jonathan Swift, autori i "Udhėtimet e Guliverit", kishte njė tru qė peshonte 2000 gramė kur vdiq nė vitin 1754, ndėrsa truri i Ivan Pavlovit, biologut tė shquar rus qė zbuloi reagimet e Pavlovit, peshonte vetėm 1500 gramė. Kėsisoj mund tė thuhet se deri tani nuk ka ndonjė teori pėr sa i pėrket lidhjes mes peshės dhe intelektit, por tipare tė tjera mund tė jenė shumė tė rėndėsishme.
Plakja e trurit
Shumė neurone nė tru mbeten tė shėndetshme deri nė vdekje. Por truri vetė ndryshon 5-10% nė moshat nga 20 deri nė 90 vjeē. Ndryshime tė tjera pėrfshijnė zmadhim tė hapėsirave tė ndryshme tė kafkės dhe formim tė pllakave tė caktuara trunore e ndryshime tė tjera sipėrfaqėsore nė dukje. Shkaku i kėtyre ndryshimeve nuk ėshtė shpjeguar ende. Megjithatė, njė gjė ėshtė e sigurt, se njė dietė e mirė ushqimore ėshtė shumė e dobishme pėr shėndetin e trurit, veēanėrisht pėrdorimi i peshkut nė mėnyrė tė vazhdueshme. Ndėrkaq, kėshillohet pėr "fizkulturė" tė trurit edhe loja e shahut.
Dhimbja e kokės dhe migrena
Njė dhimbje koke ėshtė njė nga arsyet mė tė zakonshme qė na bėn tė pėrdorim aspirinat apo paracetamolėt. Nė rastin e migrenės nuk kemi njė shpjegim fiziologjik tė kėsaj sėmundjeje, por mendohet se ajo shkaktohet nga procese tė funksionimit tė trurit. Zakonisht migrena prek frontin ballor tė trurit dhe lėvizja e pėrkeqėson dhimbjen. Atė e shkaktojnė disa stimuj si ushqimi, lodhja, ndryshimet hormonale, faktorė emocionalė apo qoftė edhe njė ndryshim moti. Njė dhimbje klasike migrene mund tė zgjasė disa ditė dhe pėrsėritet pas disa muajsh.
Gjumi dhe ėndrrat
Pa gjumė do tė kishim vdekur. Gjumi ėshtė thelbėsor pėr shėndetin dhe nėse fle mė mė pak nga sa kemi nevojė jemi tė hutuar, tė papėrqendruar dhe humbasim aftėsinė e kujtesės. Megjithatė, gjumi vazhdon qė tė mbetet njė mister. Ciklet gjumė-zgjim janė tė kontrolluara nga neu-rotransmetuesit qė funksionojnė nė zona tė ndryshme tė trurit. Ėndrrat janė njė tjetėr mister shumė pak i njohur i gjumit. Ajo ēka dihet ėshtė vetėm fakti qė gjatė gjumit aktiviteti i trurit pakėsohet dhe ndodh njė lloj pastrimi kimik.
Pėrgatiti
KLARITA BAJRAKTARI
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi