ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nė vjeshtė kujdes jetėn nė ēift!

Shko poshtė

29052011

Mesazh 

Nė vjeshtė kujdes jetėn nė ēift! Empty Nė vjeshtė kujdes jetėn nė ēift!




Nė vjeshtė kujdes jetėn nė ēift! Autumm%20coupleSipas psikologėve, periudha pas pushimeve quhet “autumn blues”. Ky muaj shoqėrohet me njė numėr tė madh pakėnaqėsish dhe momentesh trishtimi, qė ndikojnė nė tė gjitha pjesėt e jetės nė ēift. Pushimet nė atė kohė kanė mbaruar dhe tė gjithė, dashur pa dashur, i janė kthyer jetės sė pėrditshme. Megjithatė nuk mjafton vetėm “pesha” psikologjike e kthimit nė rutinėn e pėrditshme dhe nė ajrin e ndotur tė qyteteve pas ditėve tė tėra, duke shijuar mėngjeset me puhizėn e mrekullueshme tė detit, sepse faktorė tė tjerė shtojnė stresin e kėsaj kohe.
Pėrveēse njihet si muaji ku dėshira seksuale e ēifteve bie ndjeshėm, thuajse ēdo vit, muajt e vjeshtės sjellin me vete njė bum ndarjesh dhe divorcesh. Nėse njė raport ėshtė nė krizė, nė periudhėn gjatė pushimeve verore, secili mund tė marrė vendimin pėr tė jetuar pushime tė gėzuara larg njėri-tjetrit. Kėtė e dinė mirė edhe avokatėt dhe juristėt, pėr tė cilėt shtatori dhe tetori janė me tė vėrtetė muajt e “artė” para pėrqafimeve dhe pajtimeve tė Krishtlindjeve.
“Deri nė mes tė tetorit ndodh njė numėr i madh ndarjesh, meqenėse gjatė verės, mundėsitė pėr tė ndenjur bashkė dhe pėr tė biseduar rreth situatės janė mė tė pakta. Puna e gjatė nė tė vėrtetė shkakton stres, por shumė veta kėrkojnė t’ia vėnė fajin jetės monotone tė pėrditshme”, shpjegon njė nga avokatėt e divorceve mė tė famshėm nė Britani. Megjithatė, njė muaj tjetėr ku numri i ndarjeve ėshtė i lartė ėshtė dhe maji. Edhe kėtė herė, pushimet kanė njė peshė psikologjike tė dukshme. Fakti se tė duhet t’i kalosh pushimet me dikė qė nuk shkon mirė prej disa muajsh, shumė personave u duket si njė “barrė” e papėrballueshme, duke marrė gjykimin ekstrem pėr t’u ndarė. Ndoshta ėshtė mė mirė t’i ndash gjėrat qė nė fillim se sa ta shtysh “vuajtjen” deri nė vjeshtė. Udhėtimet dhe pushimet janė vendi mė i mirė pėr tė “shėruar” pakėnaqėsitė, si dhe vendi ideal pėr njohje dhe takime tė reja. “Njė e dhėnė interesante e dalė nė vitet e fundit ėshtė qė ēiftet vendosin tė ndahen nė mes tė majit, shumė shpesh pasi bėjnė festėn e pėrfundimit tė shkollės tė fėmijėve, duke e jetuar kėtė ngjarje si njė impenjim nė sytė e tė afėrmeve dhe pėr t’i treguar atyre se familja ėshtė e lumtur dhe mė e bashkuar se kurrė”, tregon ajo. Kėshtu, nėse disa kohė mė parė, ata qė vendosnin pėr t’i thėnė lamtumirė njėri-tjetrit, nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, ishin ēiftet mes moshės 30 dhe 40 vjeē, sot ndahen njė numėr shumė i madh ēiftesh me moshė mbi 60, si pėr tė treguar se modelet e vjetra tė familjes sė bashkuar dhe tė lumtura nuk ekzistojnė mė. Ndoshta ėshtė efekti i rritjes sė moshės mesatare, numri i madh i laēeve tė reja, si ato qė luftojnė depresionin dhe ato qė sigurojnė njė jetė mė tė mirė, si dhe ideja pėr tė mos pasur impenjime sociale, qė i shtyn drejt divorcit. Tė dhėnat e fundit nga institutet statistikore nė vendet europiane flasin qartė: numri i martesave qė janė zgjidhur mes viteve 1995 dhe 2005, ėshtė rritur me 52.2 pėr qind, ndėrsa numri i atyre qė kėrkojnė divorcin ėshtė rritur 54.7. Ky numėr ka pasur pikun gjatė muajve shtator, ku edhe numri i ēifteve tė ndara ka qenė i lartė. Atėherė si duhet tė veprosh pėr ta shmangur gjithė kėtė? Sipas statistikave, del se ėshtė mė e lartė pėrqindja e burrave qė lėnė gratė. Ja disa kėshilla praktike pėr gratė se si ta kthejnė edhe njė herė dhe ta bėjnė pėr vetė tė “dashurin” e tyre. Shpeshherė bėjini komplimente, edhe tė ekzagjeruara; mos ia bėni jetėn tė vėshtirė. Besojini mė shumė asaj qė bėn se asaj qė thotė; shikojeni shpesh nė sy, sidomos kur bėni dashuri; mos harroni asnjėherė tė laheni bashkė dhe mėsoni ndonjė teknikė masazhimi; mos ia tregoni asnjėherė tė gjitha, sepse misteri nxit dėshirėn. Respektoni edhe sekretet e tij. Mos i tregoni gėnjeshtra. Nė rastin mė tė keq mos i tregoni shumė; ndryshoni stil e veshje dhe pėrpiquni tė kuptoni se si atij i pėlqen mė shumė. Tregojini fantazitė tuaja, por mė parė studioni terrenin pėr tė kuptuar se deri nė ēfarė pike mund tė shkoni. Kėrkojini falje nėse keni gabuar dhe mos harroni kurrė: jeni burrė dhe grua, ndaj vlerėsoni feminilitetin tuaj dhe burrėrinė e tij nė gjėrat e vogla dhe tė mėdha. Nuk duhen lėnė pas dore edhe zgjedhjet e zgjuara se ēfarė duhet t’i dhuroni nė raste festash ose ēfarė jo dhe se ēfarė nuk duhet t’ia kėrkoni kurrė. Mes pyetjeve qė ai urren mė shumė ėshtė se “pėr ēfarė po mendon?”. Zakonisht burrat e vrasin mendjen shumė mė pak se gratė. Dhe tipat e qetė nė pėrgjithėsi mendojnė vetėm pėr gjėra shumė praktike. Por mbi tė gjitha mos i thoni asnjėherė “si do tė mundesh tė jetosh pa mua?”. Egoja mashkullore ėshtė shumė e fortė, ndaj ėshtė e vėshtirė qė mund ta pranojė njė dobėsi si kjo pėr tė mos jetuar dot pa njė femėr. Mes dhuratave qė duhen shmangur, nėse jeni nė krizė pas plazhit, lėrini mėnjanė kravatat e zakonshme dhe kėmishat. Burrat kanė shije precize dhe komplekse mė shumė se sa njė grua mund ta mendojė.
Mos e rėndoni mė shumė situatėn, duke i kėrkuar gjithashtu qė ai t’ua kthejė shpėrblimin qė i bėtė duke i kėrkuar dhurata mė tė shtrenjta. Shmangni ēdo objekt teknologjik. Burrat dallohen si njohės tė mirė tė teknologjisė ndaj dhuratat e femrave nė kėtė fushė thuajse nuk u pėlqejnė kurrė. E vetmja mundėsi ėshtė qė tė dilni tė dy bashkė pėr tė blerė dhuratat. Nėse atij i pėlqen diēka, mos hezitoni ta mbėshtesni.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi