ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KRERĖT FETARĖ NĖ LĖVIZJEN KOMBĖTARE NĖ VILAJETIN E KOSOVĖS (1878-1912

Shko poshtė

17102011

Mesazh 

KRERĖT FETARĖ NĖ LĖVIZJEN KOMBĖTARE NĖ VILAJETIN E KOSOVĖS (1878-1912 Empty KRERĖT FETARĖ NĖ LĖVIZJEN KOMBĖTARE NĖ VILAJETIN E KOSOVĖS (1878-1912




Botime tė reja: MR. NURIDIN AHMETI



KRERĖT FETARĖ NĖ LĖVIZJEN KOMBĖTARE NĖ VILAJETIN E KOSOVĖS (1878-1912




INSTITUTI ALBANOLOGJIK

Redaktor:
Prof.dr. Gazmend Rizaj
Ligjėrues nė Degėn e Historisė
nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės

Recensues:
Akademik Feti Mehdiu
Ligjėrues nė Degėn e Orientalistikės
nė Fakultetin Filologjik tė Uuniversitetit tė Prishtinės

Prof. dr. Xheladin Shala
Kėshilltar shkencor
nė Degėn e Historisė tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės

Lektura:
Prof. dr. Hysen Matoshi

Redaktura teknike:
Prof.dr. Lulėzim Lajēi

Kopertina:
Prof.dr. Lulėzim Lajēi



Kėto ditė doli nė dritė libri me titull:
”KRERĖT FETARĖ NĖ LĖVIZJEN KOMBĖTARE NĖ VILAJETIN E KOSOVĖS (1878-1912)”
me autor Mr. Nuridin Ahmeti.
Ky libėr, mund tė themi, se pėr herė tė parė nė historiografinė tonė nė mėnyrė pėrmbledhėse dhe faktografike paraqet kontributi i ulemave nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare nė Vilajetin e Kosovės, nga vitit 1878 e deri nė vitin 1912.
Ndonėse kontributi i ulemave tanė nuk ishte vetėm nė aspektin shpirtėror, ata krahas anės shpirtėrore kontribut tė ēmueshėm dhanė edhe nė aspektin kombėtar. Por, fatkeqėsisht historiografia jonė kėto personalitete i ka trajtuar me pėrbuzje apo nuk i ka pėrmendur fare. Duke u munduar qė ta plotėsojė sadopak kėtė zbrazėti, studiuesi i ri, Nuridin Ahmeti, i ka ofruar lexuesve monografinė “Krerėt fetarė nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare nė Vilajetin e Kosovės”.
Libri ka kėtė pėrmbajtje:
Pas hyrjes, fillon Kapitulli i parė, ku shkruhet pėr Rrethanat politike-shoqėrore nė Vilajetin e Kosovės (1878-1912) faqe: 13-32.
Nė Kapitullin e Dytė shkruhet pėr Ulematė nė Vilajetin e Kosovės, faqe: 35-81
Nė Kapitullin e Tretė ėshtė pėrmbledhur Kontributi i ulemave nė Vilajetin e Kosovės gjatė viteve 1908-1912.
Pėr librin ”KRERĖT FETARĖ NĖ LĖVIZJEN KOMBĖTARE NĖ VILAJETIN E KOSOVĖS (1878-1912)” tė autorit Mr. Nuridin Ahmeti kanė thėnė:
"Nuridin Ahmeti e ka pėrmbyllur me sukses njė projekt tė rėndėsishėm pėr historinė e Kosovės, pėr periudhėn 1878-1912, sidomos pėr historinė e kulturės islame dhe pjesėmarrjen e ulemave nė kėto rrjedha tė historisė sė Vilajetit tė Kosovės.
Ky dorėshkrim paraqet njė studim me interes pėr shkencėn dhe sa mė parė qė tė jetė e mundur, do ta kisha rekomanduar, qė tė bėhet pronė e opinionit tė gjerė shkencor, qė nėnkupton botimin e veēantė".
-Akad. Feti Mehdiu, ligjėrues nė Degėn e Orientalistikės nė Fakultetin Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės.
"Vepėr e cila e pajis lexuesin me njė kėndvėshtrim tjetėr ēfarė jemi mėsuar zakonisht tė lexojmė mbi krerėt fetarė tė Kosovės. Nė kėtė studim, autori, nėpėrmjet burimeve relevante, paraqet me kujdes kontributin e krerėve fetarė tė Kosovės edhe nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Pėr shkak tė vėllimit tė madh tė materialit, ky studim do tė botohet nė dy pjesė. Aktualisht po botohet vėllimi i parė, ku flitet mbi kontributin e krerėve shqiptarė myslimanė, ndėrkaq nė tė dytin, do tė spikatet kontributi i krerėve shqiptarė katolikė. Si i tillė, ky studim shkencor do tė jetė njė kontribut i vlefshėm pėr historiografinė shqiptare tė Kohės sė Re, i cili nė tė ardhmen mund tė shėrbejė edhe si referencė pėr gjithė ata qė mendojnė t’i qasen problemeve tė ngjashme."
Prof. dr. Gazmend Rizaj, ligjėrues nė Degėn e Historisė nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės.
"Duhet theksuar se kombi shqiptar ėshtė i pasur me figura tė shumta historike qoftė ato kombėtare, qoftė fetare. Kėshtu qė, ata kaherė e kanė merituar studimin dhe nderimin, pėr ēka autori i ri mr. Nuridin Ahmeti me monografinė “Krerėt fetarė nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare nė Vilajetin e Kosovės 1878- 1912” ia ka arritur qėllimit qė t’i vėrė nė pah disa nga krerėt e njohur me tituj fetarė, por me bagazh tė pasur kombėtar, duke i trajtuar realisht me qėllim t’i bėjė shėrbim tė mirė historisė sonė kombėtare. Pra, ata krerė nuk ishin vetėm nė shėrbime fetare, por gjithashtu i dhanė kontribut tė ēmueshėm edhe ēėshtjes sonė kombėtare, duke shėrbyer si burim frymėzimi pėr brezat e ardhshėm".
Prof. Dr. Xheladin Shala, kėshilltar shkencor nė Degėn e Historisė tė Institutit
Albanologjik tė Prishtinės
Librin e ka 301 faqe, ėshtė botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinės, Prishtinė, 2011.
Kush ėshtė Mr. Nuridin Ahmeti?

Nuridin Ahmeti u lind nė katundin Xėrxė, Komuna e Sharrit, pėrmbi Prizren.
Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, shkollėn e mesme nė Prizren, kurse studimet nė Fakultetin Filozofik, Dega e Historisė, nė Universitetin e Prishtinės, mė 2004.
Nė prill tė vitit 2005 ėshtė pranuar asistent nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės-Dega e Historisė. Pasi mori gradėn master i shkencave historike, nė tė njėjtin fakultet dhe degė, duke mbrojtur temėn ”Kontributi i klerit mysliman nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare nė Vilajetin e Kosovės (1878-1912)”, Nuridin Ahmeti nė vitin 2009 u zgjodh hulumtues i pavarur nė Degėn e Historisė nė Institutin Albanologjik, ndėrsa nė vitin 2010 i ka regjistruar studimet e doktoraturės nė Qendrėn e Studimeve Albanologjike nė Tiranė.
Deri mė sot, Mr.Nuridin Ahmeti ka botuar punime tė ndryshme nė revistat shkencore historike, si:”Gjurmime Albanologjike”(Seria e shkencave historike), tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės, nė revistėn ” Studime” tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, nė revistėn ”Kosova” tė Institutit tė Historisė nė Prishtinė, nė ”Vjetari” tė Arkivit Shtetėror tė Kosovės, nė ”Univers” tė Institutit Shqiptar tė Mendimit dhe Qytetėrimit Islam nė Tiranė, nė revistėn ”Dituria Islame” tė Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Prishtinė, etj.
Mr. Nuredin Ahmeti ka marrė pjesė me kumtesa nė tribuna, sesione shkencore tė organizuara nė Kosovė dhe jashtė vendit…
Autorit, mr.Nuridin Ahmeti, i uroj suksese tė vazhdueshme nė veprimtarinė e tij tė ēmueshme…



Mexhid Yvejsi, Gjakovė
avatar
MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30160
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi