ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lamtumira e sekretit bankar

Shko poshtė

30032009

Mesazh 

Lamtumira e sekretit bankar Empty Lamtumira e sekretit bankar




Pas Zvicrės, tashmė edhe Andorra dhe Lihtenshtajn deklaruan zbutjen e ligjit.
Tė mėrkurėn e njė jave mė parė ishte radha e Lihtenshtajnit dhe Andorrės. Njė ditė mė pas u takoi Austrisė, Luksemburgut dhe Zvicrės, qė gjithashtu vendosėn ndryshimin e ligjeve bankare pėr tė lejuar mė shumė transparencė dhe mė tepėr bashkėpunim ndėrkufitar. Mund tė thuhet sot me siguri se parajsat fiskale evropiane, qė mundėsojnė shmangie tė shumėllojshme taksash, i kanė ditėt e numėruara.

Kohėt e fundit kanė qenė shumė tė vėshtira pėr evazorėt fiskalė tė kontinentit tė vjetėr. Lihtenshtajni dhe Andorra deklaruan publikisht se po zbusnin ligjet tepėr strikte qė mbrojnė llogaritė e fshehta bankare. Kėto shtete mikroskopike u pasuan shumė shpejt nga Austria, Luksemburgu dhe Zvicra. Kjo do tė thotė se nė tė ardhmen, hetuesit e shkeljeve tė evazionit fiskal do tė kenė mundėsi tė mbėshteten te ndihma e kolegėve tė tyre nga kėto shtete dhe do tė lejohen tė rrėmojnė nė ēdo llogari tė dyshimtė. Evazioni fiskal pėrmes kėtyre parajsash, ku deri dje mundėsoheshin lloj-lloj manipulimesh me taksat e llogaritė e fshehta bankare, do tė vėshtirėsohet sė tepėrmi.

Njėherėsh, llogaritė e fshehta tė ofruara nga bankat zvicerane nuk do jenė mė ato tė dikurshmet. Komisioni Evropian u kėrkoi tė gjitha shteteve bashkėpunim nė kėtė kuadėr. "Janė tė mirėpritura tė gjithė hapat pėr mė shumė transparencė ndėrveprimi e kėmbimi informacionesh", tha Lazlo Kovaks, komisioneri evropian pėr taksat.

Njė zėdhėnės tha mė pas nė emėr tė tij se, gjithsesi, Direktiva Evropiane e Shpėtimit tė Taksave, e cila u garanton Austrisė, Belgjikės dhe Luksemburgut pėrjashtime kur vjen fjala te sekreti bankar, do tė mbetet e pandryshuar. Tė tria vendet nuk janė pjesė e marrėveshjeve tė standardizuara tė Bashkimit Evropian lidhur me interesat mbi tė ardhurat.

Autoritetet mbikėqyrėse mbi probleme tė tilla, nė krye tė tė cilave qėndron Gjermania, kanė arritur disa suksese kohėt e fundit. Nė shkurtin e vitit tė shkuar, kontrolli spektakolar nė zyrat e "Deutsche Post" dhe nė shtėpinė e sheshit ekzekutiv tė kėtij institucioni, Klaus Zumuinkel, i cili i ishte shmangur sistemit gjerman tė taksave, duke transferuar miliona euro nė drejtim tė njė banke tė Lihtenshtajnit, e solli kėtė problem nė vėmendje tė publikut. Pak mė pas, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, duke pėrdorur presione politike dhe ekonomike, ēanė barrierat e sekretit bankar zviceran pėr tė shtėnė nė dorė tė dhėnat e llogarive sekrete tė klientėve amerikanė nė gjiganten UBS, njė prej bankave mė tė mėdha nė Zvicėr.

Qeveritė e disa shteteve janė tė mendimit se ekziston njė lidhje reciproke mes parajsave fiskale (shteteve qė nė financė njihen si offshore) dhe brishtėsisė sė sistemit financiar global. Por ėshtė edhe njė motiv tjetėr qė i ka detyruar qeveritė e shteteve tė industrializuara tė shtojnė nė maksimum presionin ndaj kėtyre oazeve fiskale: me pėrkeqėsimin muaj pas muaji tė krizės globale, ministritė e Financave kanė nevojė tė fusin nė arkė ēdo tė ardhur tė qytetarėve tė tyre. Nė kohė kaq tė zeza ekonomike, shmangia e pagimit tė taksave konsiderohet krim nga mė tė rėndit e mė tė turpshmit, ndėrsa ata qė e mundėsojnė nėpėr parajsat fiskale, bashkėpunėtorė nė kėtė krim. Mungesa e pengesave pėr zhvendosjen e kapitaleve u ka dhėnė mundėsinė si korporatave ashtu edhe individėve privatė tė transferojnė me shumė lehtėsi paratė e tyre. Grupi "Boston Consulting" vlerėson se pasuri personale me vlerė prej 7.3 trilionė dollarėsh janė depozituar nė qendra offshore dhe parajsa fiskale. Zvicra, e vetme, fsheh 2 trilionė dollarė tė kėtyre depozitave.

Organizata pėr Bashkėpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka nisur luftėn kundėr kompeticionit tė pandershėm fiskal qė nė vitin 1988. Fillimisht etiketoi 41 vende si parajsa fiskale. 35 prej tyre u hoqėn shpejt nga lista, pasi ranė dakord me standardet e vendosura nga OECD-ja pėr kėmbimin e informacionit, megjithatė edhe kėtu me pėrjashtime. Nė vitin 2005, bota politike e uroi kuadrin ligjor tė Bashkimit Evropian mbi taksat dhe interesat mbi tė ardhurat si njė gur themeltar nė luftėn kundėr evazionit fiskal. Qė nė atė kohė supozohet se tė gjitha interesat bankare qė u paguhen klientėve tė huaj prej bankave, duhet t‘u raportohen shteteve nga e kanė origjinėn kėto fitime - vetėm se nuk ndodh kėshtu nė praktikė. Problemi me evazionin fiskal ėshtė qė parajsa tė tilla po shpėrthejnė kudo dhe se taksat mund tė shmangen nė masė shumė tė madhe edhe nė rrugė ligjore. "Shmangia e taksave ėshtė kthyer tashmė nė modė", thotė Jurgen Shneider, njė ekspert fiskal nga Hamburgu.

Truqet ligjore tė shmangies sė taksave, siē janė kompanitė malteze, lulėzojnė prej vitesh, madje edhe qeveritė e vendeve mbyllin njė sy. Malta, anėtare e Bashkimit Evropian, ofron njė shembull tė pėrsosur tė rrugėve qė duhen ndjekur pėr tė shmangur taksat nė mėnyrė ligjore. "Asetet i paguhen njė nėndege tė njė kompanie holding (e pėrbėrė nga disa degė) malteze", shpjegon eksperti gjerman i taksave, Stefan Sus. Fitimet e nėndegės taksohen, por mė pas nė bazė tė ligjeve rimbursohen nė nivel kompanie mėmė. "Si rezultat fitimet mbeten krejt tė pastra", shpjegon eksperti.

Edhe sikur Zvicra dhe Singapori ta lejojnė vėrtet mbikėqyrjen e operacioneve dhe llogarive bankare, pėrsėri do tė mbeten nė fuqi njė listė e gjatė mėnyrash pėr t‘iu shmangur transparencės. "Shumica e evazorėve fiskalė do tė kenė nė dispozicion gjithė kohėn e duhur pėr tė pastruar makinacionet me tė ardhurat", shpjegon Jurgen Shneider, duke vėrejtur se nė fakt parajsat fiskale veē "do tė dobėsohen gradualisht".

Deri tani, vendet e konsideruara parajsa fiskale normalisht kthenin mbrapsht zyrat e huaja tė taksave kur u kėrkonin informacione tė kėtij lloji. Bankave u ndalohej tė jepnin informacion mbi klientėt e huaj. Pėrjashtoheshin vetėm rastet kur bėhej fjalė pėr krime tė caktuara. Por, edhe me masat e mėsipėrme zor tė arrihet aty ku shpresojnė zyrtarėt e lartė evropianė. Pėr vite, parajsat fiskale evropiane kanė kthyer mbrapsht tė gjitha kėrkesat pėr bashkėpunim transparent dhe do tė ishte e tepėrt tė shpresohej se do vendosnin brenda njė dite tė hiqnin dorė nga njė industri kaq fitimprurėse sa ē‘ėshtė evazioni fiskal.
Shqip
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi