ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mima zbulon planin: Masat antikrize te qeverise

Shko poshtė

25042009

Mesazh 

Mima zbulon planin: Masat antikrize te qeverise Empty Mima zbulon planin: Masat antikrize te qeverise




Qeveria ka nje plan masash te posacem, per te mbeshtetur sektoret specifike qe mund te preken nga kriza financiare nderkombetare. Pohimin e beri dje, zevendesministri i Financave Florion Mima. I pranishem ne Forumin "Politika dhe Biznesi" te organizuar nga seksioni shqip i "Deutsche Welle" se bashku me Unionin e Dhomave te Tregtise dhe industrise, Mima u ndal ne ndikimin e krizes globale ne Shqiperi. "Vendi nuk eshte ne krize dhe kete e vertetojne te gjithe parametrat makroekonomike te vendit, por gjithsesi jemi pjese e ekonomise globale dhe nuk mund te mohojme prekjen e disa sektoreve specifike nga kriza financiare nderkombetare"., - pohoi Mima. Ai tha se qeveria ka punuar per identifikimin e sektoreve qe mund te preken nga kriza. Ketu ai vecoi eksportin e mineraleve, qe ka shenuar nje tkurrje muajt e fundit, industrine e perpunimit aktiv, ose industrite qe importojne lende te para me qellim transformimin e tyre ne prodhime te gatshme dhe rieksportimin e tyre drejt tregjeve te BE-se dhe sektorin e ndertimit.

"Per te tre keta sektore, shteti ka adresuar masat perkatese dhe ne sektorin e ndertimit pritet nje nderhyrje e forte, ku qeveria do te financoje interesin e shtepive per rreth 6000 te pastrehe", - lajmeroi z.Mima. Duke u ndalur ne situaten aktuale ekonomike te vendit, zv/ministri tha se ekonomia shqiptare eshte nje ekonomi e re optimiste, qe synon te zhvillohet. Kurse plotesoi se shqiptaret kane rritur kerkesen konsumatore dhe oferten gjithnje e ne rritje te operatoreve ekonomike. Nga ana tjeter, Mima evidentoi edhe faktin se vitet e fundit formalizimi i ekonomise dhe biznesit ka ardhur ne rritje. Per kete ai iu referua shifrave ku vecoi se, ne vitin 2005 ishin 40 mije biznese te regjistruara, ndersa sot numri i tyre ka arritur ne 102 mije.



Biznesi

Presidenti i Unionit te Dhomave te Tregtise, Ilir Zhilla, tha dje se qeveria krijoi Qendren e Regjistrimit te Biznesit "One Stop Shop", aplikimin e Prokurimit Publik online, reforma qe sipas tij, kane lehtesuar aktivitetin e biznesit.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi