ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkoder, per 2 vjet jo te pastrehe

Shko poshtė

17052009

Mesazh 

Shkoder, per 2 vjet jo te pastrehe Empty Shkoder, per 2 vjet jo te pastrehe




Rudina Llazari

SHKODER - Projekti 2-vjecar per ndertimin e pallateve me cmime te uleta, pritet qe te zbuse sadopak problemin e mprehte te strehimit ne Shkoder. Bashkia e qytetit verior shpreson se do te perfitoje jo pak nga fondi qe i eshte dhene qeverise shqiptare nga BERZH-i (Banka Europiane per Zhvillim). Nisur nga ky fakt, drejtues te Bashkise se Shkodres kane nisur menjehere nga puna per percaktimin e zonave ku do te ngrihen pallatet per familjet e pastreha. Burime zyrtare nga ky institucion, dje kane bere me dije se, deri ne shtator te ketij viti do te perfundoje puna per gjetjen dhe caktimin e vendeve ku do te behen ndertime. Sipas bashkiakeve, mbetet shume problem mungesa e trojeve per ndertim qe jane ne pronesi te ketij institucioni, ndaj ata nuk perjashtojne mundesine qe te hyjne ne bisedime dhe me pronaret e tokave. Aktualisht ne Shkoder, numerohen 4 mije familje te pastreha, ku 1.850 prej tyre jane te kategorise A. Mendohet se numri i te pastreheve eshte akoma dhe me i madh, pasi shume kryefamiljare te tjere te pashprese nuk jane regjistruar ne bashki. Nderkohe, burimet e mesiperme pohojne se ende nuk dihet sesa do te jete numri i pallateve me cmime te uleta qe do te ndertohen per te pastrehet e ketij qyteti.

STUDIMI

Zgjidhja e problemit te strehimit mbetet nje nga shqetesimet me te medha per Bashkine e Shkodres. Menjehere pas marreveshjes se nenshkruar nga BERZH me qeverine shqiptare per ndertimin e pallateve me cmime te uleta per familjet e pastreha, grupe pune te kesaj bashkie kane dale ne terren per te percaktuar zonat ku do te behen keto ndertime. "Vetem pas percaktimit te siperfaqes se truallit mund te bejme kerkesen tone prane qeverise per numrin e pallateve qe do te ndertohen per te pastrehet. Per ne mbetet shqetesim mungesa e trojeve te lira, ndaj edhe po bejme studimin e zones. Ne te kundert, do te hyjme ne bisedime me pronaret e tokave, shprehen burime nga bashkia e Shkodres. Nderkaq, problem me vete eshte fakti se ende nuk ka perfunduar procesi i percaktimit dhe regjistrimit te pronave te bashkise. Kjo e fundit eshte ne perpunim e siper te te dhenave per harten e pronave te saj. Madje, Bashkia u ka bere thirrje qytetareve qe nese kane kundershtime per siperfaqet e percaktuara si prona te saj, te ankohen me qellim qe te behen sqarimet e nevojshme. Gjithsesi, deri ne shtator te ketij viti do perfundoje puna per caktimin e truallit per pallatet e te pastreheve.

STREHIMI

Bashkia e Shkodres, gjate ketyre viteve ka bashkepunuar me Entin Kombetar te Banesave per te zbutur problemin e mprehte te strehimit. Por numri i pakte i pallateve qe jane ndertuar nuk iu jane pergjigjur kerkesave te shumta per strehim. Kjo ka qene dhe arsyeja qe gjithnje ka pasur te pakenaqur dhe akuza per menyren e shperndarjes se apartamenteve. Strehimi eshte kthyer ne problem social, nisur dhe nga fakti qe cmimi i pallateve ne Shkoder eshte gjithnje ne rritje.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34571
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi