ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FMN: Shqiperia, rritje ekonomike 3 here me te larte se rajoni

Shko poshtė

26052009

Mesazh 

FMN: Shqiperia, rritje ekonomike 3 here me te larte se rajoni Empty FMN: Shqiperia, rritje ekonomike 3 here me te larte se rajoni




Blerina Hoxha
Pavaresisht se i gjithe globi eshte perfshire ne krize ekonomike, Shqiperia edhe per vitin 2008 ka kryesore me nje rritje ekonomike tre here me te larte se ne vendet e rajonit. Sipas Bankes se Shqiperise, e cila i referohet te dhenave qe ofron Fondi Monetar Nderkombetar, rritja ekonomike e Shqiperise ne fund te vitit 2008 rezultoi 6.8%, ndersa mesatarja rajonale rezultoi rreth 2.5 per qind. Ne nivel boteror, ekonomite e vendeve te zhvilluara dhe te atyre ne zhvillim, vazhdojne te karakterizohen nga nje shkalle e larte pasigurie, si per kohezgjatjen e krizes ashtu dhe per shtrirjen e ndikimeve negative te saj. Te dhenat e fundit te ekonomise boterore theksuan edhe me teper, permasat e kesaj krize. Rritja ekonomike e Eurozones rezultoi negative ne tremujorin e fundit te vitit 2008, duke shenuar renien me te thelle qe prej krijimit te monedhes se perbashket. Sipas statistikave zyrtare, ekonomia shqiptare gjate tremujorit te katert te vitit 2008 ka ruajtur ritmet e tremujoreve paraardhes. Shifra e afarizmit per sektoret e prodhimit dhe te sherbimeve, shenoi nje rritje vjetore prej 22 per qind. Sektoret e ndertimit dhe sherbimeve dhane kontributin kryesor ne rritjen e aktivitetit ekonomik. Edhe per vitin ne vazhdim, vetem Shqiperia dhe Qiproja, kane rezultuar me nje rritje pozitive ekonomike ne tre muajt e pare te vitit sipas Fondit Monetar Nderkombetar per ecurine e ekonomise globale per kete vit. Shqiperia ne muajt e pare te ketij viti ka rezultuar me rritje 0.4% dhe Qipro me 0.3%, duke rezultuar te vetmet vende me rritje pozitive nga e gjithe Evropa e zhvilluar dhe vendet ne zhvillim, te kontinentit te vjeter. Ndersa krahasuar me Qipron, Shqiperia eshte vendi i vetem me rritjen me te madhe ne Evrope. Raporti i cili ben edhe parashikime te hollesishme per zhvillimet e ardhshme te ekonomise evropiane ka ne perberje te tij edhe korrigjime te shifrave te meparshme. Keshtu ndryshe nga shifrat qe kane qene deklaruar ne qendrimet e meparshme te Fondit, ne studimin e fundit, rritja ekonomike per vitin 2007 eshte konkluduar 6.3%, ndersa per vitin 2008 rritja ekonomike sipas Fondit eshte 6.8%. Ndersa sipas Institutit te Statistikave, INSTAT, ne publikimin e treguesve tremujore te rritjes ekonomike vleresoi se per 2008, ekonomia e vendit kishte pesuar rritje ne masen 8 %. Ndersa misioni i FMN gjate vizites se fundit ne vendin tone gjate ketij muaji vleresoi se vendi yne do te kete nje rritje ekonomike midis 0 dhe 1 per qind. Sipas parashikimeve te Fondit, ne Shqiperi situata paraqitet me optimiste sesa ne vendet e tjera te rajonit, per te cilat Fondi ka parashikuar renie kete vit. Por ministri Bode, i ka cilesuar parashikimet me shume si paragjykime qe mund te behen ne qofte se nisemi, thjesht nga hamendje se c'do te ndodhe me krizen ekonomike. E verteta eshte se deri me sot, asnje institucion nderkombetar apo vend i vecante, nuk ka mundur te parashikoje as dimensionet dhe as etapat e kesaj krize, afatet e veprimit apo goditjes se krizes.





Itali, prodhimi industrial ne pikiate

Te dhenat me te fundit mbi aktivitetin ekonomik ne Itali, per dy muajt e pare te vitit 2009 deshmojne per nje perkeqesim te disa prej treguesve kryesore ekonomike. Keshtu vijon renia e investimeve agregate si dhe e prodhimit industrial, i cili pesoi nje renie prej 20 per qind ne terma vjetore, ne muajin shkurt. Kushtet shfaqen te veshtira edhe ne industrine e ndertimit, ku investimet kane rene nen mesataren e dhjete viteve te fundit.



.

Greqia, sektori i ndertimit ne krize

Ekonomia e Greqise, gjate muajve te pare te vitit 2009, eshte perballur me renie te aktivitetit ne disa prej industrive kryesore te saj. Keshtu, gjate dy muajve te pare te vitit, u regjistrua renie vjetore e aktivitetit ne industrine e ndertimit me rreth 33.5 per qind, renie vjetore e prodhimit ne industrise perpunuese me mesatarisht 10 per qind, si dhe renie vjetore e eksporteve me 20 per qind per te njejten periudhe. Megjithate, renia me e pershpejtuar e importeve krahasuar me eksportet ne terma absolute, ka ndihmuar ne permiresimin e deficitit te llogarise korente, gjate muajve te pare te ketij viti.





Turqia, ekonomia me renien me te madhe

Ekonomia e Turqise u tkurr me 6.2 per qind ne tremujorin e katert te vitit 2008, krahasuar me tremujorin e katert te 2007-es, ndersa norma vjetore per vitin 2008 shenoi vleren 1.1 per qind. Kriza ekonomike dhe financiare boterore shkaktoi nje renie te ndjeshme te eksporteve dhe kerkeses se brendshme. Ndonese shpenzimet publike shenuan nje rritje, nuk mund te kompensonin renien ne shpenzimet konsumatore dhe investime. Nga sektoret e prodhimit pati renie te ndjeshme ne industri dhe ndertim. Sinjalet per rritjen

ne 2009, jane te pasigurta.



Maqedonia, rritje ekonomike vetem 2.1%

Aktiviteti ekonomik ne Maqedoni shenoi nje ngadalesim te dukshem ne tremujorin e katert te 2008-es, duke arritur vleren 2.1 per qind krahasuar me vleren 5.7 per qind per tre tremujoret e pare. Renie te dukshme pesuan investimet dhe prodhimi industrial, qe tejkaluan efektin pozitiv te rritjes se shpenzimeve konsumatore dhe shpenzimeve publike. Vlerat renese te prodhimit industrial te janarit dhe shkurtit 2009, tregojne per nje ngadalesim te metejshem ne tremujorin e pare te vitit.



Kosova, inflacion i larte

Sipas vleresimeve te FMN, rritja ekonomike ne Kosove ne vitin 2008 ka shenuar nje rritje prej 5.4 per qind, e mbeshtetur ne donacionet e qendrueshme, remitencat e derguara nga emigrantet dhe nje rritje te konsiderueshme te investimeve publike. inflacioni mesatar ne vitin 2008 arriti vleren 9.4 per qind pas vlerave 0.6 dhe 4.4 per qind ne vitet 2006 dhe 2007, perkatesisht. Ne muajt e fundit te vitit 2008 inflacioni u zvogelua me shpejtesi, duke shenuar vleren 0.5 per qind ne dhjetor, krahasuar me 12-14 per qind qe ishte ne muajt maj-korrik. Prirja renese vijoi edhe ne muajt e pare te vitit 2009, duke

u kthyer ne deflacion me vlerat -0.5 dhe -1.2 per qind ne janar dhe shkurt 2009, perkatesisht.



Rritja ekonomike e 2008 ne rajon

Vendet PBB

Itali -2.9

Greqi 2.6

Maqedoni 2.1

Serbi 2.8

Kroaci 0.2

Turqi -6.2

Kosove 5.41

Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

FMN: Shqiperia, rritje ekonomike 3 here me te larte se rajoni :: Komentet

lidabica

Mesazh Wed Jun 10, 2009 12:33 pm nga lidabica

FMN-ja thote se ka rritje ekonomike prej 3% ,Shqiperia Very Happy .

Kurse opozitaret tane nuk kane mesuar ende te lexojne se ē'fare shkruajne nderkombetaret per ne,sikur s'jane shqiptare

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Wed Jun 10, 2009 4:58 pm nga ADMIN

Lidabica ,keta numra jane ne realitet apo vetem ne shifra per sy dhe faqe???

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Wed Jun 10, 2009 8:23 pm nga lidabica

po une o porta nuk kam dale dhe te kontrolloj a i kane ne rregull shifrat FMN-ja dhe te tjere Nderkombetare ,qe na i thone keto neper media.N.q.s.keta Nderkombetare genjejne ,atehere kjo eshte nje fatkeqesi e madhe per te gjithe shqiptaret qe i kane shpresat dhe syte tek kjo qeveri e mbare ,sipas tyre.Edhe ato investime si fillimi i punimeve per ndertimin e tre hidrocentraleve vetem mbi lumin Devoll,s'e besoj qe jane rrena,

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi