ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fullani: Lereni lekun te qete

Shko poshtė

25092009

Mesazh 

Fullani: Lereni lekun te qete Empty Fullani: Lereni lekun te qete




Fullani: Lereni lekun te qete 20090925031844_artikullBlerina Hoxha
Duke shfrytezuar nje takim me guvernatorin e Bankes Qendrore te Turqise, guvernatori Fullani i ka bere thirrje te gjithe agjenteve ekonomike dhe individeve, se leku eshte ikona e ekonomise shqiptare, duke lene te kuptohet se nuk do te kete asnje zevendesim me euron. Madje prere, guvernatori i Bankes se Qendrore ka bere thirrje se lekun duhet ta leme te 'qete'. Ai tha se mekanizmi i luhatjes se kursit te kembimit, eshte pikerisht nje mekanizem qe i lejon ekonomise te absorboje goditjet e ndryshme. Regjimi fleksibel i kursit te kembimit i aplikuar me besnikeri nga Banka e Shqiperise, mundeson perballimin e ketyre goditjeve me kosto minimale per ekonomine shqiptare. "Le ta leme kete mekanizem te veproje i qete, pa reagime te tepruara te tregut dhe te agjenteve tij. Cdo levizje e qete drejt ekuilibrit e kursit te kembimit, do te jete ne interes te ekonomise shqiptare",-tha Fullani dje, gjate nje deklarate drejtuar opinionit publik. Sipas tij, te gjitha reagimet e nxituara afatshkurtra, sic eshte demonstruar disa here gjate ketij viti dhe me se fundi gjate diteve te para te kesaj jave, kane kosto financiare individuale per ata qe i ndermarrin dhe kosto financiare per ekonomine. "Asnje agjent ekonomik nuk eshte me i forte se fondamentet. Volatiliteti i larte dhe pasiguria ne tregun valutor, nuk kane asnje baze reale", njoftoi guvernatori. Ai tha se, euroizimi i ekonomise eshte ide vizionare jo vetem per Shqiperine por per te gjithe rajonin, perderisa aspirata finale e tij eshte anetaresimi ne Bashkimin Evropian. Ajo ndergjegjeson tregun vendas, rajonal por njekohesisht edhe autoritetet evropiane, per pershpejtimin e proceseve te konvergjences. "Megjithate, konvergjenca ne eurozone eshte derivat i reformave te vazhdueshme strukturore dhe i forcimit te sistemeve financiare, ku nje rol te rendesishem ka dhe qendrueshmeria e monedhes. S'ka integrim evropian pa nje ekuiliber afatgjate te monedhes kombetare me ate evropiane" shtoi guvernatori, ne perpjekje per te qetesuar opinionin per kthimin e besimit te tek leku. Ne nje horizont afatgjate, kursi i kembimit do te reflektoje detyrimisht bazat dhe fondamentet e ekonomise sone, te cilat jane dhe mbeten te shendetshme. "Ekuilibrat e arritur gjate viteve te shkuara, mbeten tregues reale te potencialit te ekonomise tone",-tha kreu i Bankes Qendrore. Ai njoftoi gjithashtu se Banka e Shqiperise mbetet per nje regjim te lire te kursit te kembimit. Ai do te jete pasaporta dhe mbeshtetesi me i mire i ekonomise shqiptare ne rrugen e integrimit evropian. "I ftoj te gjithe agjentet ekonomike te gjykojne me ftohtesi mbi perfitimet e monedhes kombetare, si instrumenti me i mire afatgjate per ruajtjen e kursimeve te tyre dhe si zbutesi me i madh i luhatjes se pasurise",- tha guvernatori.
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi