ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Amnisti fiskale per biznesin

Shko poshtė

26042008

Mesazh 

Amnisti fiskale per biznesin Empty Amnisti fiskale per biznesin




Amnisti fiskale per biznesin Pix
Amnisti fiskale per biznesin 20080425032029_artikull
Amnisti fiskale per biznesin


E Premte, 25 Prill 2008

Per here te pare gjate historise se tranzicionit, qeveria merr seriozisht nje nisme per te shpallur njelloj amnistie fiskale, ndaj borxheve dhe kapitaleve te biznesit. Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se, ne vijimesi te reformave fiskale, qeveria po merr masa te tjera per te lehtesuar biznesin. "Do t'i propozoje parlamentit disa akte ligjore, te cilat do te clirojne biznesin nga borxhet e prapambetura qe i detyrohet qeverise", deklaroi ministri. Ai tha se, eshte ne perpunim nje nisme per te riskeduluar borxhet qe kane kompanite ne raport me shtetin. Nje pjese e ketyre borxheve jane jo korrekte, por i takon parlamentit qe te shprehet dhe te vendose, nje pjese tjeter e borxheve jane te pamundura per t'u arketuar, nderkohe qe nje pjese e biznesit ne borxhet e krijuara vetem 10% kane detyrime, ndersa pjesa tjeter ka te beje me penalitete, interesa apo kamatevonesa. Ministri i Financave ka shprehur gatishmerine per te mirepritur cdo propozim nga komuniteti i biznesit qe te gjithe kapitalet te mund te dalin dhe te shprehen ne treg, sikurse kane bere dhe vende te tjera. Biznesi eshte i interesuar per te deklaruar ne menyre te plote dhe te drejte pa fshehur asgje, pasi niveli i taksave eshte teper simbolik, sqaroi ministri. "Ne keto kushte te gjithe jane te ftuar per te dale lirshem ne treg dhe per te menjanuar cdo keqkuptim, keqinterpretim apo presion qe vjen nga ky informalitet teper i zgjatur, nga qendrimi ne nje kohe teper te gjate ne erresire e nje pjese te madhe te kapitaleve dhe bizneseve shqiptare", tha Bode. Komuniteti i biznesit ne menyre te unifikuar gjate nentorit te vitit te kaluar i ka kerkuar Ministrise se Financave dhe Qeverise te projektoje nje amnisti fiskale per detyrimet e papaguara te biznesit. Kerkesen ne emer te biznesit e ka bere kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane, Gjoke Ulededaj. Sipas tij, aministia fiskale do te detyroje biznesin te deklaroje me pas te ardhurat reale, duke ndikuar keshtu pozitivisht edhe ne arken e shtetit. Aministia do te fuste ne rruge ligjore milirada leke, vlera monetare dhe ne pasuri te paluajtshme, te cilat do te shnderroheshin me pas per kolaterale per banka. Borxhet ne vite qe bizneset i kane tatimeve dhe doganave kapin nje total prej 44 miliarde lekesh. Gjate gjithe ketyre viteve, keto borxhe kane ekzistuar dhe vazhdojne qe te ekzistojne vetem ne leter, ndersa shpresat per nje mbledhje te mundshme te tyre jane zero. Pjesa me e madhe e ketyre borxheve jane akumuluar ne organin e tatimeve. Keshtu, borxhet qe sipermarrja ka te tatimet shkojne ne 40 miliarde leke, ndersa ato te doganave jane 4 miliarde leke. Borxhe shtese jane realizuar edhe gjate ketij viti nga ana e biznesit. Amnistia fiskale ne fakt shtrihet pertej detyrimeve te papaguara te biznesit ne tatime dhe dogana, por nje perjashtim nga detyrimi ligjor i te gjithe informalitetit ne ekonomi.

Amnistia, Meidani e kerkoi qe ne vitin 2000

Idene per nje amnisti fiskale e ka hedhur Presidenti Meidani ne vitet 2000 e perkrahur me pas edhe nga profesori i ekonomise ne Universitetin Amerikan te Uashingtonit, Vladimir Kvint. Mirepo, nismat kane mbetur veten ne kete kuader, pa konkretizuar ndonje hap ne kete drejtim. Ne Poloni, Hungari, Austri, ne vitet 1994-1995, eshte zbatuar nje amnisti fiskale, por rezultatet thuhet nuk kane qene aq te kenaqshme. Amnistia fiskale eshte zbatuar edhe ne Afriken e Jugut, pasi u shemb regjimi i aparteidit dhe, ne kontekstin politik te kohes kur eshte zbatuar ka pasur efekte pozitive. Sipas profesorit amerikan, Vladimir Kvint, besohet se ekonomia shqiptare mund te perfitoje nga amnistia fiskale 6 miliarde dollare.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi