ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilahi nė ahengje e dasma gjakovare...

Shko poshtė

Ilahi nė ahengje e dasma gjakovare... Empty Ilahi nė ahengje e dasma gjakovare...

Mesazh nga MEXHID YVEJSI Mon Jan 30, 2012 10:27 pm

Kėngėt e sufistėve jashtė objekteve fetare



Ilahi nė ahengje e dasma gjakovare



Derisa dervishėt po rrotulloheshin nė ritualin tradicional tė ziqrit, kėngėtari ngrit zėrin nė kupė tė qiellit. Ai po madhėron shehidėt. Ishte viti 1949, kur Ismet Peja kishte vetėm 12 vjeē, kur nė njė nga teqet e Gjakovės, e kishte bėrė kėtė pėr herė tė tė parė. Nė atė kohė ai nuk e kishte ditur qė do tė bėhet kėngėtar. As qė i kishte shkuar mendja qė mė vonė kėto kėngė, do tė kėndohen edhe jashtė objekteve fetare.Qė nga ajo kohė, Peja , nis tė mishėrohet me kėtė lloj muzike, qė mė shumė njihet si ilahi. Por mė vonė do t’i hynte nė punė edhe nė dasma e ahengje tė ndryshme. Sot njė dasmė, aheng apo ndejė, nuk mund tė kuptohet pa “kėngėt e shpirtit”.Ato zakonisht duhet tė kėndoheshin nė rrethin e dervishėve, por kjo lloj muzike ka kohė qė nuk ėshtė e mbyllur rrethin e besimtarėve dhe brenda mureve tė objekteve fetare. Tashmė janė shėndruar nė “hite”.



Inspirimi nga ritet fetare



“Ato po i duan qytetarėt”, arsyeton kėngėtari i njohur Peja, tė cilit nuk ka aheng qė e lėshon kėtė mundėsi. Vet Peja thotė se di tė kėndojė shumė prej tyre. “Zot i madhė keq mos e bėnė”, ėshtė njėra nga mė tė famshmėve qė e kėndon me dėshirė ai. Ka qenė fare i ri, kur ai sė bashku me shokė tė tjerė, “ka ngritur zėrin” , gjatė ritualit tė ziqrit. “Kėto ilahi pėrpara janė kėnduar si ritual nė Teqe, unė kam pas rastin si fėmijė, sė bashku me Neki e Hadi Shehun t’i kėndoj’”,tregon ai. “Meqė babai im ishte myhyb i tarikatit Sadi, nė ritalin e ziqirit ishim tė tre nė samhone (vendi i ritit) dhe i kėndojshim ilahit duke u zhvilluar rituali i ziqrit”, tregon Peja pėr kėtė ekspriencė tė fėmijėrisė sė tij pa kuptuar nė atė kohė qė mė vonė kėtė lloj muzike qė ta kėndoj edhe nė dasma. Fjala apo termi ilahi vjen nga gjuha arabe, qė do tė thotė “Hymn apo kėngė kushtuar Allahut, Zotit”,atyre qė janė tė pėrkushtuar nė rrugėn e Tij me devotshmėri. “

Kėto ilahi- poezi, flasin, kryesisht, pėr moralin islam, pėr pėrsosjen shpirtėrore, tek e fundit, pasqyrojnė edhe rrjedhat shoqėrore qė nė atė kohė zhvilloheshin edhe nėpėrmjet vetėdijes fetare. Duke pasqyruar kėshtu edhe preokupimet e pakėnaqėsitė shpirtėrore e fizike tė masave fetare islame tė cilave u dedikohej, kanė shprehur nė kėtė mėnyrė edhe nivelin e pėrgjithshėm shoqėroro-kulturor tė kohės kur kanė jetuar e vepruar”, thotė Mexhid Yvejsi studius i feve. Ai thotė se ilahitė i pėrshtateshin nivelit tė vetėdijes fetare e kulturore tė masės. Natyrisht, ka edhe ilahi qė nuk pėrjashtojnė vetėdijen kombėtare, mbase edhe angazhimin e tyre jashtė vetėdijes fetare, si ai iluminist, atdhetar, kulturor, arsimor, edukativ e shoqėror”, thotė ai. Peja ka njė shpjegim edhe pėr pėrhapjėn e tyre jashtė objekteve fetare.

“Brez pas brezi sot janė kėnduar dhe vazhdojnė tė kėndohen edhe sot, sepse publiku i do .Kjo pėr arsye se edhe pėr nga melodia edhe pėr nga teksti janė shumė tė mira dhe i flejnė secilit vesh, pavarėsishtė moshės”, thotė Peja.

Ndėrsa nė ruajtjėn dhe pėrcjelljėn e tyre, ndikon edhe pėrhapja e gjerė e tarikatit nė komunėn e Gjakovės. Kėngėtari Peja, thotė sė pėr tė kėnduar nė dasma kėngė tė tilla nxitet sidomos kur sheh nė sallė dikėnd prej dervishėve. “Atėherė ėshtė e pa mundur pėr mos filluar ndonjė kėngė tė tillė”, tha ai.E njėri prej miqėve tė Pejės, thotė se ilahitė kanė shtrirje edhe jashtė sufistėve.

“Njė gjė tė mirė e pėlqen ēdo kush, jo vetėm ata ithtarėt e rrugės sė sufizmit, por ka shumė edhe prej popullates”, thotė nė ndėrkohė Ruzhd Shehu, klerik nė Teqen e Sheh Eminit nė Gjakovė. “Ato po pėlqehen nė ēdo aheng, aty ku kėndohen muzika qytetare, ilahit janė prezente”, thotė ai.

Ruzhdi Shehu mundohet tė gjejė edhe arsyen e pėrhapjės.

“Sepse e kanė njė tekst tė pėrkushtimit dhe dinjitetit dhe devotshmėrisė pėr Zotin”,tregon ai pėr arsyen e zgjerimit tė kėsaj lloj muzike, nga objektet fetare nė ato kulturore, e mė shumė edhe nė ceremoni dasmash.Sheh Ruzhdiu thotė se kjo lloj muzike qė tashmė ėshtė bėrė pjesė e pandarė e tė gjithė kėnėgtarėve, tė muzikės popullore, sidomos nė Gjakovė, ka njė traditė tė vjetėr. “Kėto kėngė janė kėnduar shumė mė herėt. Nė fillim ajo janė bartur nga vende tė ndryshme. Mirėpo mė vonė ato janė shtuar edhe me autor vendas”, shpjegon Shehu.



Ilahitė origjinale



Vet’ kleriku Shehu thotė se ka pėrgatitur disa prej tyre.

“Ka shumė knėgė qė janė nė gjuhėn shqipe, ose janė tė pėrkthyera nga gjuhet tjera, por ka edhe qė janė origjinale tonat. Unė i kam disa ilahi qė jam autor i tyre”’, thotė ai. Pėr aktorin Hadi Shehu meqė sektet kanė qenė tė pėrhapura, si tė tilla kanė inspiruar edhe kėngėtarėt tė njohur tė kohės pėr t’i kėnduar ato. Shehu i cili vjen nga njė familje me tradita fetare, pėrkatėsisht tė tarikatit, nuk i ėshtė duruar nė njė nga dasmat pa ngritur zėrin, kur po dėgjonte njė kėngė tė shpirtit, qė njihen si ilahi. Ai thotė se ėshtė rritur me kėtė lloj muzike, pasi i takon njė familje tė lidhur me tarikatin. “ I kam kėnduar rregullisht. Ilahitė janė kėngė shpirtėrore sepse burojnė prej zemrės. Sa herė qė gjendėm nė ndonjė ceremoni, njėrėzit e din qė unė i pelqej kėto kėngė, prandaj edhe shpesh mė ofrojnė mikrofonin. Nuk mund tė refuzoj”, shton Shehu. Sipas aktorit, kėto kėngė kanė bazėn shumė mė tė hershme nga arshikėt.

“Nuk e besoj se nė vendet tjera tė Kosovės ėshtė aq e pėrhapur kjo lloj muzike sa nė Gjakovė”, tha ai.



Raki e ilahi



Sipas studiusit Yvejsi, ilahitė kėndoheshin nėpėr xhami, teqe, medrese dhe janė pėrplot me urtėsi, porosi dhe mėsime, pra ato nxisin nė entuziazėm dhe nė dėshirė pas fesė. Ato zgjojnė te njeriu ndjenjėn pėr islam, largojnė prej tė kėqijave dhe afrojnė nga mirėsia..Por ai mendon se ato po keqpėrdorėn kohėve tė fundit...

“Por mjerisht, sot, disa ilahi vazhdojnė tė kėndohen, si “Shtatė ditė ymer n’ket dynja”, “Qiri qiri– pamuk e vjam” por ato kėndohen nėpėr dasma, ahengje, syneti e nė veēanti natėn e Vitit tė Ri duke pirė venė, raki, duke u dalldisur edhe kur njė ilahi ėshtė elegji, sikur ta zėmė “Sot Hyseni u ba shehid, nė Fushėn e Qerbelasė”, mu tek ky varg tė rinjėt, burra e gra, tė gjithė duartrokasin, fishkllojnė, dalldisen, ēartallisen.

“Kjo dėshmon, mjerisht, fatkeqėsisht, zbehjen, tjetėrsimin, varfėrimin tonė nga aspekti mendor, kulturor, edukativ, shpirtėror, shoqėror... Shkurt, pra, kėto ilahi, qė kanė porosi, janė bėrė sikur me folė pėr hava, janė shdėrruar nė tallava”, thotė Yvejsi.



Gazmend Doli



Botuar nė gazetėn "KOHA Ditore", Prishtinė,

e shtunė, 28 janar 2012, faqe 31.

MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30010
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi