ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A mendoni se do te hapen dosjet e ish spiuneve?

Shko poshtė

06012008

Mesazh 

A mendoni se do te hapen dosjet e ish spiuneve? Empty A mendoni se do te hapen dosjet e ish spiuneve?




Disa here eshte ngritur ēeshtja e hapjes se dosjeve te ish spiuneve te sigurimit te shtetit komunist, por ēuditerisht debati nuk ka shkuar me larg se sa ne kufijte e nje shantazhi.
Sot po behet gjithnje e me e qarte se ēeshtja e dosjeve eshte shfrytezuar dhe po shfrytezohet nga te dyja palet ne momente te caktuara per interesa te caktuara. Ne fakt pas nje aresyetimi te tille pyetja qe shtrohet eshte; Cilat dhe ēfare fshihet pas ketyre interesave?
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

A mendoni se do te hapen dosjet e ish spiuneve? :: Komentet

Bora

Mesazh Sun Jan 06, 2008 3:34 pm nga Bora

Diskutimi i hapjes se dosjeve behet sa here qe njera palekerkon qe ti beje shantazh pales tjeter. Te dyja grupimet politike ja kane me hile njera tjetres sepse te dyja grupimet jane pjella te PP.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Anonymous

Mesazh Mon Jan 07, 2008 10:13 pm nga Vizitor

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=14022

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Tue Jan 08, 2008 11:57 am nga Drini

Sipas Agim Shehut ne arkivat e shtetit ka patur rreth 300 mije dosje te bashkpuntoreve te sigurimit te stetit. Pra i bie gati ne ēdo famile te pakten 1 spiun.
ēfare drame per nje popull kaq te vogel si ne. ky fakt me ben te skuqem. Embarassed

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

anonymus

Mesazh Thu Jan 10, 2008 2:45 pm nga anonymus

Dosjet per dite po ja hapin njoni tjetrit keto. Sa here zihen te gjitha te palarat i nxjerrin ne mejdan. Laughing Laughing bounce

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Jan 13, 2008 12:53 pm nga Iliriada Portal

Pra i bie qe ne ēdo dhjete banore te kishte nje spiun. Hiq femijet. Atehere i bie qe ne ēdo gjashte apo shtate vete te kishte nje spiun ēka do te thote qe mesatarisht ne ēdo familje te kishte nje spiun.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Sun Jan 13, 2008 12:55 pm nga flutura

O zot ēfare drame per nje popull te vogel si ne.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Sun Jan 13, 2008 1:00 pm nga toni

Ene thone masanej se homofilia ka "lind" nvenet kapitaliste. Nshqipni per 50 vjet shqiptar ja kan fut njoni tjetrit ene vazhdojn tja fusin ene sot.
Hajde hajde 300 mij spiun me i popull tre milion banore. bounce bounce bounce bounce lol! lol! lol! lol! lol! lol! lol! lol! lol! lol!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Fri Jan 18, 2008 3:39 pm nga Drini

A mendoni se do te hapen dosjet e ish spiuneve? Kuvendi_sallaNjė ide e re po hidhet sė fundmi nė tregun e politikės shqiptare pėre ēėshtjen mė tė pėrfolur nė 17 vitet e fundit, pėr ligjin e ish-spiunėve tė sigurimit. E tillė ėshtė edhe ideja e fundit e hedhur nga kreu i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike tė Re, Tritan Shehu i cili duke u shprehur pėr gazetėn “SOT” sqaron se “dosjet e ish-bashkėpunėtorėve tė regjimit komunist pėr nivelin e zyrtarėve tė lartė tė shtetit duhet tė hapen. Personalisht, mbėshtes modelin Bullgar. Sipas kėtij modeli, tė gjitha dosjet e bashkėpunėtorėve tė kėtij regjimi jo vetėm qė hapen por publikohen edhe nė faqe zyrtare tė internetit,nė mėnyrė qė ēdo kush tė mund tė njihet me dosjen e njė personi tė caktuar, qoftė ky politikan apo zyrtar nė funksione tė larta qeverisėse. Mendoj se nėse do tė propozohej ky model dhe mė pas do tė votohej, nuk do tė provokonte aspak rrėmujė, por pėrkundrazi do tė tregonte sa mė shumė transparencė lidhur me qytetarėt”. Vlen tė theksohet se propozimi pėr modelin Bullgar vjen pas njė propozimi tjetėr, i bėrė nga vet kryeministri Sali Berisha, i cili ka kėrkuar ngritjen e njė komisioni tė ngjashėm me komisionin “Mezini” (komisioni i ngritur nga njė grup deputetėsh tė PD pėr hapjen e dosjeve tė bashkėpunėtorėve tė sigurimit, nė vitin 1996). Komisioni nė fjalė mbėshteste modelin ēek, sipas kėtij modeli parashikohej hapja e dosjeve pėr ēdo zyrtar tė lartė shteti, politikan, gjykatės, prokuror, drejtor tė ndryshėm institucionesh. Gjithashtu, ky model parashikonte qė ēdo qytetar qė ishte i interesuar tė njihej me dosjen e tij mund tė ishte i lirė pėr ta tėrhequr. Megjithatė vlen tė theksohet se edhe pse politikanėt shqiptarė e gjejnė vullnetin pėr tė propozuar modele pėr hapjen e dosjeve por asnjėri prej tyre duket se nuk e merr guximin pėr tu pėrballur me pėrmbajtjen e tyre.
Implikimi i deputetėve bllokon hapjen e dosjeve
Megjithėse tė gjithė deputetėt kur diskutohet pėr hapjen e dosjeve janė nė unison tė plotė, kur vjen puna pėr implementimin e ligjit bėjnė tė pamundurėn pėr sabotimin e tij. Gjithė kjo histori vjen ngaqė sipas akuzave tė fundit nė media si dhe nė debate tė ndryshme publike, mazhoranca e deputetėve ėshtė e pajisur me dosje. Janė dhjetra pseudonime spiunėsh politikanė qė qarkullojnė nė rrethet mediatike apo edhe midis vetė politkanėve, pseudonime qė fshehin mbrapa emra deputetėsh. Duke qenė se njė ligj i cili do tė kėrkojė realisht pastrimin e politikės nuk ėshtė nė interesin e kėrkujt prej tyre qė tė vetėasgjėsohet politikisht. Pėrpos debatit pėr hapjen apo mos hapjen e tyre, politikanė tė ndryshėm shqiptarė, tė cilėt nuk ndihen tė implikuar shprehen me tone tė ashpra pėr gazetėn se, dosjet e sigurimit, jo vetėm duhet tė hapen, por emrat e bashkėpunėtorėve tė atij regjimi duhet tė publikohen edhe nė internet.
Debatet i fundit nė Kuvend
Disa javė pėrpara mbylljes sė sesionit parlamentar shtator-dhjetor 2007, deputeti socialist Taulant Balla ka kėrkuar me ngulm qė nė kalendarin e punimeve tė futej edhe ligji pėr bashkėpunėtorėt e ish-sigurimit tė shtetit. Replika ka ardhur menjėherė nga vet kryeministri Sali Berisha i cili ėshtė shprehur se tė djathtėt janė tė hapur pėr tė identifikuar dhe penalizuar tė gjithė ata deputetė apo funksionarė tė administratės tė cilėt kanė qenė tė pėrfshirė nė kėto “shėrbime”. Por Berisha nuk ka mundur t’i shpėtojė edhe shantazhit ndaj socialistėve duke u shprehur se “ kėrkoni hapjen e dosjeve pėr tė spastruar radhėt tuaja. Nėse hapen kartelat as gjysma juaj nuk do tė mund tė afrohej deri nė korridoret e parlamentit”. Berisha kėmbėnguli nė kėtė seancė se ligji qė do tė kalojė nė kuvend do tė jetė ai i paraqitur nga demokratėt qė nė 2006 kur kryetar grupi ishte Bamir Topi. Varianti i 2006 i paraqitur nga tė djathtėt ėshtė i bazuar kryekėput nė ligjin e vitit 1995 i cili ka pasur fuqi vepruese deri nė vitin 2001. Dallimi i vetėm i projektligjit tė dy viteve mė parė nga ai i ‘95 ėshtė se nga verifikimi i figurės janė pėrjashtuar botuesit dhe pėrfaqėsuesit e medias.
Starova: Tė hapen dosjet e atyre qė mbajnė rolin e liderit
Kreu i PBLD, Arjan Starova gjithashtu konfirmon pėr gazetėn se dosjet e ish-bashkėpunėtorėve tė regjimit komunist duhet tė hapen. Madje kreu i PBLD, bėn tė ditur gjithashtu se dosjet mė parė duhen hapur pėr tė gjithė ata persona qė sipas tij pretendojnė tė bėjnė rolin e liderit. Starova bėn tė ditur se kjo ēėshtje duhet tė kishte marrė fund shumė kohė mė parė, dhe e gjithė zvarritja e procesit ėshtė bėrė nga vet parlamenti shqiptar. “Dosjet e bashkėpunėtorėve tė regjimit komunist duhet tė ishin hapur me kohė. Dosjet duhet tė hapen vetėm pėr kategorinė e zyrtarėve tė lartė. Madje kėto dosje duhet tė hapen pėr tė gjithi ata njerėz apo pushtetarė qė sot pretendojnė tė bėjnė rolin e liderit, kėta persona duhet tė ballafaqohen me dosjet e tyre dhe tė largohen nga politika”
Vasili: Dosjet, politika i qėndron KE indiferente
Nėnkryetari i partisė opozitare Lėvizja Socialiste pėr Integrim, Petrit Vasili shprehet pėr gazetėn “SOT” se politika shqiptare duhet tė angazhohet seriozisht me ēėshtjen e hapjes sė dosjeve. “Ekziston njė Rezolutė e Komisionit Evropian, e cila dėnon krimet e komunizmit dhe ndėr tė tjera vendos si kusht disa elementė pėr integrimin e vendit nė BE dhe NATO, njė nga kėto elemente ėshtė edhe hapja e dosjeve pėr ish-bashkėpunėtorėve tė regjimit komunist. Politika shqiptare duhet tė zhvillojė angazhimet e saj ndaj ēdo dokumenti evropian pėr arsye se Shqipėria synon tė integrohet nė BE dhe duke patur kėto synime nuk mund tė qėndrojė indiferente dhe tė anashkalojė detyrat e saj”
Shehu: Spiunėt, tė votohet ligji Bullgar
“Dosjet e ish-bashkėpunėtorėve tė regjimit komunist pėr nivelin e zyrtarėve tė lartė tė shtetit duhet tė hapen. Personalisht, mbėshtes modelin Bullgar. Sipas kėtij modeli, tė gjitha dosjet e bashkėpunėtorėve tė kėtij regjimi jo vetėm qė hapen por publikohen edhe nė faqe zyrtare tė internetit, nė mėnyrė qė ēdo kush tė mund tė njihet me dosjen e njė personi tė caktuar, qoftė ky politikan apo zyrtar nė funksione tė larta qeverisėse. Mendoj se nėse do tė propozohej ky model dhe mė pas do tė votohej, nuk do tė provokonte aspak rrėmujė, por pėrkundrazi do tė tregonte sa mė shumė transparencė lidhur me qytetarėt” ka bėrė tė ditur kreu i grupit parlamentar tė partisė Demokracia e Re, Tritan Shehu, gjatė njė prononcimi pėr gazetėn.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Jan 18, 2008 3:48 pm nga Iliriada Portal

Spiunėt, tė mbrojtur nga politika
Kompromisi i heshtur i pozitės dhe opozitės. Nuk shqyrtojnė projektligjet pėr tė hapur dosjet e ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit


Shprehja, "ēudia mė e madhe tri ditė zgjat", do t‘i shkonte pėr shtat mė sė miri debatit pėr hapjen e dosjeve tė bashkėpunėtorėve tė sigurimit tė shtetit. Klasa politike nuk ka gjetur guximin t‘i shkojė deri nė fund njė nisme qė tėrhoqi vėmendjen e shqiptarėve, duke u kthyer nė debat tė ditės. Deklaruan se janė tė gatshėm tė hapin dosjet, por tė majtėt e tė djathtėt po shohin qartazi se tre projektligjet e propozuara ka filluar t‘i zėrė pluhuri dita-ditės. Kėrcėnimet se "do bjerė qeveria", apo se "e gjitha opozita do dalė bashkėpunėtore e sigurimit", kanė asgjėsuar njėri-tjetrin, duke i lėnė bashkėpunėtorėt realė tė sigurimit nė qetėsi.

Nisma e PS

Propozimi ligjor i Partisė Socialiste mban titullin "pėr verifikimin e tė qenit bashkėpunėtor tė shėrbimeve sekrete shqiptare, para datės 31.12.1992, tė funksionarėve tė lartė publikė". Objekt i kėtij ligji ėshtė hapja e arshivave tė shėrbimeve sekrete shqiptare tė para datės 31.12.1992, pėr tė gjithė ata funksionarė tė lartė shtetėrorė, tė parashikuar nga ky ligj, qė vazhdojnė tė mbajnė kėtė funksion, deri nė momentin e hyrjes nė fuqi tė ligjit dhe ka pėr qėllim vetėm publikimin e tyre. Funksionarėt publikė qė do tė verifikohen janė: Presidenti i Republikės, Kryeministri, deputetėt, ministrat, zv/ministrat, anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese, anėtarėt e Gjykatės sė Lartė, tė gjithė titullarėt e organeve tė tjera kushtetuese ose tė organeve kolegjiale, tė pėrcaktuara si tė tilla nga kushtetuta. Pėr kryerjen e procesit tė verifikimit dhe tė bėrjes publike tė emrave tė funksionarėve tė lartė qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė ish-Sigurimit tė Shtetit krijohet njė komision shtetėror i pėrbėrė prej 5 anėtarėsh. Ky komision do tė varet dhe do tė pėrgjigjet pėr punėn e kryer para Kuvendit tė Shqipėrisė. Njė anėtar, i cili do tė jetė edhe kryetari i kėtij komisioni, emėrohet nga Presidenti i Republikės, nga radhėt e juristėve me pėrvojė.

Nisma e PD

Subjekt tė verifikimit tė pėrgjithshėm, sipas kėtij projektligji, janė tė gjithė zyrtarėt dhe funksionarėt publikė, tė zgjedhur apo tė caktuar, tė cilėt mė datė 11 dhjetor 1990 janė 18 vjeē e lart, dhe pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji ushtrojnė, apo do tė kryejnė njė nga detyrat ose funksionet, apo janė nė marrėdhėnie pune nė institucionet kryesore. Pastėrtia e figurės morale tė zyrtarit, pėrcaktuar nė nenin 3 tė kėtij ligji, ėshtė e papajtueshme me mbajtjen prej tij gjatė periudhės 29 nėntor 1944, deri mė 11 dhjetor 1990 tė njė prej detyrave apo cilėsive tė mėposhtme. Sė pari, anėtar apo kandidat i Byrosė Politike tė Partisė sė Punės, me pėrjashtim tė rasteve kur ka vepruar kundėr vijės zyrtare, apo ėshtė larguar vetė nga detyra nė mėnyrė publike. Sė dyti, anėtar qeverie, anėtar i Kėshillit Presidencial, kryetar i Gjykatės sė Lartė, prokuror i Pėrgjithshėm, pėrpara zgjedhjeve tė 31 marsit 1991, me pėrjashtim tė rasteve kur ka vepruar kundėr vijės zyrtare ose ėshtė larguar vetė nė mėnyrė publike. Sė treti, oficer madhor apo funksionar drejtues i organeve tė Sigurimit tė Shtetit, si kryetar dege, drejtor apo zėvendėsministėr dhe ministėr i organeve tė Punėve tė Brendshme. Sė katėrti, bashkėpunėtor i organeve tė Sigurimit tė Shtetit, me veprimtari tė karakterit politik, qė lidhen me veprat penale tė parashikuara nga ligji nr.7514, datė 30.09.l991, "Pėr pafajėsinė, amnistinė dhe rehabilitimin e ish tė dėnuarve dhe tė pėrndjekurve politikė" tė ndryshuar, apo bashkėpunėtorė vullnetarė pėr vepra tė tilla qė tė mos ketė qenė nė shėrbimet e huaja tė zbulimit, si dhe nė organet e tjera analoge. Sė pesti, i dėnuar me vendim penal tė formės sė prerė, pėr krime kundėr njerėzimit, pėr shpifje, apo dėshmi tė rreme nė procese politike (edhe pas vitit 1991). Sė gjashti, anėtar i Komisionit Qendror tė dėbim-internimeve dhe sė shtati hetues, prokuror, gjyqtar a ndihmėsgjyqtar nė procese politike speciale.


Drafti i PD

- Subjekt tė verifikimit tė pėrgjithshėm, sipas kėtij ligji, janė tė gjithė zyrtarėt dhe funksionarėt publikė, tė zgjedhur apo tė caktuar, tė cilėt mė datė 11 dhjetor 1990 janė 18 vjeē e lart, dhe pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji ushtrojnė, apo do tė kryejnė njė nga detyrat ose funksionet, apo janė nė marrėdhėnie pune nė institucionet kyēe tė vendit.

- Pėr zbatimin e kėtij ligji ngarkohet njė komision i posaēėm i pėrbėrė nga 5 anėtarė. Propozohen si vijon: Komisioni pėrgjegjės pėr Ēėshtje tė Sigurisė Kombėtare nė Kuvend; Komisioni pėrgjegjės pėr Ēėshtjet Ligjore dhe tė Drejtat e Njeriut nė Kuvend; ministri i Brendshėm; drejtori i Pėrgjithshėm i Shėrbimi Informativ tė Shtetit; d). drejtori i Pėrgjithshėm i Arkivave tė Shtetit.

- Kur, sipas njė vendimi tė formės sė prerė, vėrtetohet se deputetė tė zgjedhur drejtpėrdrejt nga zgjedhėsit apo pėrfaqėsues tė organeve individuale tė njėsive tė qeverisjes vendore, bashki dhe komuna, kanė figurė tė papajtueshme nė kuptim tė kėtij ligji, ata vazhdojnė ushtrimin e mandateve, por komisioni ka detyrimin tė bėjė publik nė faqen zyrtare tė Kuvendit tė Shqipėrisė vendimin e tij.



Drafti i PS

-Funksionarėt publikė qė do tė verifikohen: Presidenti, Kryeministri, deputetėt, ministrat, zv/ministrat, anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese, anėtarėt e Gjykatės sė Lartė dhe tė gjithė titullarėt e organeve tė tjera kushtetuese ose tė organeve kolegjiale, tė pėrcaktuara si tė tilla nga Kushtetuta.

-Pėr kryerjen e procesit tė verifikimit dhe tė bėrjes publike tė emrave krijohet njė komision shtetėror i pėrbėrė prej 5 anėtarėsh, qė pėrgjigjet para Kuvendit.

-Njė anėtar, i cili do tė jetė edhe kryetari i kėtij komisioni, emėrohet nga Presidenti i Republikės, nga radhėt e juristėve me pėrvojė.

-Publikimi i emrave qė gjenden bashkėpunėtorė bėhet nė fund tė procesit tė verifikimit. Ndalohet publikimi i emrit tė personit qė gjendet ish-bashkėpunėtor, nėse ai/ajo paraqitet vetė para komisionit dhe deklaron se do tė japė dorėheqjen nga funksioni qė mban, pėrpara se tė bėhet publikimi i emrave.



Drafti i PDK

-Ish-spiunėt do tė kenė mundėsinė tė kandidojnė pėr deputetė dhe nė njėsitė e qeverisjes vendore

-Ish-spiunėt dhe bashkėpunėtorėt ndalohen tė zgjidhen nė postet drejtuese tė shtetit shqiptar

-Kontrollit do t‘i nėnshtrohen Presidenti, deputetėt e Kuvendit, Kryeministri, nėpunės tė nivelit tė lartė dhe tė mesėm.

-Kontrollit do t‘i nėnshtrohen dhe gjyqtarėt dhe prokurorėt e tė gjitha niveleve, zyrtarėt qė zgjidhen e emėrohen nga Presidenti, Kryeministri, ministri dhe Kuvendi.

-Pėr verifikimin e kontrollin e figurės sė personit zyrtar ngrihet njė komision i posaēėm pranė SHISH.

-Ky komision do tė pėrbėhet nga inspektori i Pėrgjithshėm i Deklarimit tė Pasurive.

-Nė pėrbėrje do tė jenė dhe katėr anėtarė tė emėruar nga Presidenti, me propozim tė pozitės dhe opozitės, me njė mandat 5-vjeēar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Wed Jan 23, 2008 9:36 pm nga shqiptari

Dosjet jane hapur nga dy forcat politike, me qellimin qe te vertetat brenda tyre te perdoren per ti bere presion kundershtarit. Per publikun ato nuk do te hapen sa kohe partite tia kene me hile popullit, Shqiperise dhe njeri tjetrit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi