ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fundi logjik i EURO 2008 – “pjesė” e tė cilit kėrkoi tė bėhej edhe Shqipėria…

Shko poshtė

01072008

Mesazh 

Fundi logjik i EURO 2008 – “pjesė” e tė cilit kėrkoi tė bėhej edhe Shqipėria… Empty Fundi logjik i EURO 2008 – “pjesė” e tė cilit kėrkoi tė bėhej edhe Shqipėria…




Fundi logjik i EURO 2008 – “pjesė” e tė cilit kėrkoi tė bėhej edhe Shqipėria…
Nga Besnik Dizdari
* Historia prej sė cilės mėsojmė dhe nuk mėsojmė… Kultura e futbollit qė marrim dhe qė nuk marrim…
I.
Pėrfundoi. Pėrfundoi me fitoren e Spanjės.
Pėr tė mbėrritur nė kėte “vendim” tė pamshirshėm, EURO 2008 u pėrshkua nė ngjarje sa tė ngjashme me tė 12 sivėllezėrit e tij, tė lindur njeri mbas tjetrit qysh nga vitit 1960, po aq dhe me tė tjera.
Kėshtu apo ndryshe, qysh nga viti 1954 kur te sekretari i moshuar i UEFA-s sė sapothemeluar, 71-vjeēari Henri Delaunay, lindi ideja e njė kampionati pėr tė gjithė kombet e Evropės, futbolli evropian mund tė krenohet pėr fuqizimin e tij, ndonėse nė pėrmbajtjen tekniko – taktike, edhe nė Shekullin XXI, ai mbetet rob i Shekullit XX. Nuk ka risi mirėfilli, nuk ka revolucion tė futbollit, nuk ka ēudira tė mėdha, nuk ka protagonistė tė rinj tė cilėt papritmas arrijnė nė Olimpin e lartėsisė sė Kampionatit. Duke mbetur kėsisoji krejt i veēuar rasti i Greqisė 2004.
Njė risi megjithate ėshtė e pranishme: futbolli evropian pėrmes Kampionatit tė tij kontinental gjithnjė e mė fort vjen e pėrhapet dhe fuqizohet si njė dukuri sociale, kombėtare, kulture, historike, kėnaqėsie estetike dhe shpirtėrore. Kjo mbase ėshtė dhe befasia e tij, nėse vėrtet mund tė flasim pėr njė befasi tė viteve tė fundit, qė qėndron mbi ēdo taktikė apo teknikė, treguesit mė pak tė zhvilluar tė futbollit shqiptar, pėr tė cilat mėtohet tė flitet me kompetencė tė rrallė edhe gjatė pasqyrimit tė EURO 2008 nė hapėsirat gazetareske kombėtare, tė shkruara e tė folura.
Historia na kujton ndėrkaq, se ka patur njė Kampionat Britanik qė zhvillohej qysh mė 1884; ka patur dhe njė Kampionat Ballkanik qysh mė 1929 ku madje njė vend i vogėl si Shqipėria qe shpallė kampione (1946); ka patur edhe njė "Svehla Pokal" - Kupa Ndėrkombėtare e Evropės Qendrore tė njė Austrie, Hungarie, Ēekosllovakie, Zvicre e Italie tė viteve 1935, '47, '54.
Dhe mbi themelet e tyre, nė njė farė mėnyre tė brishta, ėshtė ngritur Kupa e Kombeve tė Evropės falė idesė sė madhe largpamėse tė 71-vjeēarit tė UEFA-s nė tė largėtin 1954.
"Njė kampionat pėr tė gjithė Evropėn!", - tha asokohe Delaunay. Ēka dukej si njė utopi, teksa nė zyrat e selisė sė UEFA-s tashmā bisedohej. Delenay dukej tejet optimist, ndonėse vitet qė kishte mbi supe sikur ia shtypnin mendimin. Ai vdes papritmas duke lėnė mbas njė trishtim qė tė krijonte pėrveē tė tjerave, njė vepėr e lėnė pėrgjysėm. Pėr fat vazhduesi quhej Pierr Delaunay. Eshtė i biri. tė cilit i duhen vetėm 7 muaj, qė mė 8 qershor 1956 ai tė bėhet si dhe i ati sekretar i pėrgjithshėm i UEFA-s. Puna e parė e tij sapo ulet para skrivanisė ku vetvetiu ende ndjehej prania e babait, ėshtė realizimi i idesė sė madhe tė njė Kampionati pėr gjithė Evropėn. Ishte njė trashėgimi familjare e shéjtė. Hungarezi Shebesh, greku Constrantas, austriaku Frey dhe spanjolli Pujol janė emrat qė ai i shėnon nė bllokun e tij. Sė bashku me vetė atė, pesėshja ka mbetur nė histori si komisioni i studimit tė projektit tė madh tė Henri Delaunay.
Ka qenė 27 shkurt 1957. Keln i Gjermanisė. Kongresi i jashtėzakonshėm i UEFA-s. Para saj ata lėshojnė mbi tryezat e punės sė secilit projektin e tyre. Papritmas kishte lindur Kupa e Evropės, Kampionati Evropian i Kombeve. Pranimi ėshtė unanim! Henri Delaunay kishte thuajse dy vjet qė nuk jetonte mė. Rrallė njė bir kishte pėrjetėsuar kėsisoji veprėn e tė atit. Pierre Delaunay ka tė drejtė tė ēlodhet. Nė Kupėn tė lartė 50 centimenta e tė rėndė 8 kilogram skalitet nė argjend pėr tė shndritur pėrjetė emri i babait: "Henry Delaunay". Qė ka mbetur pėrjetė, ndonėse nė Kongresin e UEFA-s tė Londrės mė 1966, emėrtimi u ndėrrua nga Kupa e Kombeve nė Kampionati Evropian tė Futbollit.
Ky ishte pėrjetėsimi i idesė pionieristike.
Qysh asokohe edicionet janė plot 13. Nė 48 vjet jetė tė saj, 1960-2008 Kupėn e Kombeve “Henry Delenay” e kanė fituar rradhazi BRSS, Spanja, Italia, RF Gjermane, Ēekosllovakia, RF Gjermane, Franca, Hollanda, Danimarka, Gjermania, Franca, Greqia. Ndonėse topi ėshtė i rrumbullakėtė, nė tė 13 edicionet e tij, Kampionati vetėm dy herė iu nėnshtrua kapriciove tė rrotullimit tė kėsaj sfere tė vogėl, pėr tė cilėn dikush thotė se simbolizon vetė rruzullin e Tokės sė shoqėrisė njerėzore: mė 1992 kur fitoi Danimarka e cila shkoi nė fundoret vetėm pėr shkak tė pėrjashtimit politik tė Jugosllavisė dhe mė 2004 kur pėr shkak tė njė qėndrimi mbinjerėzor tė gjakimit (pasionit) pėr futbollin, fitoi Greqia, e cila nė edicionin e parė mė 1963 eliminohej sepse nuk pranonte tė ndeshej me Shqipėrinė Komuniste.
Dhe nė 11 edicione tė tjera fitonte logjika e vėrtetėsisė sė zhvillimit tė futbollit.
Mė 1960 fiton BRSS i Lev Jashin, Igor Neto, Voinov, Ivanov, Mes-hi e Metreveli; mė 1964 Spanja e Iribar, Amancio dhe Suarez; mė 1968 Italia e Zoff, Burgnich, Facchetti, Mazzola e Rivera; mė 1971 RF Germane e Maier, Beckenbauer, Gerd Muller, Netzer; mė 1976 Ēekosllovakia e Viktor, Ondrus, Panenka, Nehoda; mė 1980 RF Germane e Schumacher, Stielike, Briegel, Schuster e Rummenigge; mė 1984 Franca e Platini, Tigana, Giresse; mė 1988 Holanda e R. Koeman, Van Basten, Riijkard e Gullit; mė 1992 Danimarka e Schmeichel e B.Laudrup; mė 1996 Gjermania e Sammer, Hassler, Bierhoff e Klinsmann; mė 2000 Franca e Barthez, Thuram, Desailly, Lizarazu, Trezeguet, Deschamps, Zidane, Henry; mė 2004 Greqia e Zagorakis e Chairisteas; mė 2008 Spanja e Casillas, Senna, Sergio Ramos, Iniesta, Fernando Torres, David Villa.
Duke u munduar kėshtu qė nė pėrzgjedhjen e emrave tė kėtyre kampionėve tė 48 vjetėve t’ia arrijmė tė veēojmė personalitetet mė ndikuese tė suksesit tė madh tė secilit komb futbollistik. Tė sipėrmendurit janė artistė tė futbollit, ajo racė qė nė futbollin e sotėm “teknologjik” apo “industrial”, rrezikon tė shuhet… Pėr tė mbėrritur te ky Kampionat, i njohur si EURO 2008, i cili shpalos mė tepėr risi sociale tė njė gjeopolitike madje, nė tė cilin doemos ende nuk arrin tė pėrfshihet Shqipėria sportive.
Treguesit asisoji janė marramendės. 1 milion spektatorė pėr 31 ndeshje. Dhe 1 miliard telespektatorė. 8 qytete tė dy shteteve pritėse tė ndeshjeve midis plot 1032 km. largėsi pėrudhėtuese Vjenė – Gjenevė. 1 milion “punonjės” nė stadiumet. 1500 njerėz pėr ēdo ndeshje si punėtorė tė palodhur tė sigurisė dhe organizimit. Dhe tribuna VIP deri me dy kate pėr 1000 personazhe tė tillė, tė cilėt 40 vjet mė parė nuk kanė qenė kurr mė shumė se nja 40. Dhe rreth 8000 gazetarė, 29.000 orė trasnmetim televiziv nė 234 kanale pėr 200 vende tė botės. 27.000 policė dhe 3000 ushtarė tė Austrisė. 15.000 ushtarė tė Zvicrės dhe 2500 policė tė huaj. 350.000 euro pėr 284 kontrolle antidoping. Dhe 180 milion Euro buxhet.
Kjo ishte ana gjigande “josportive” e EURO 2008, i cili prej gati katėr vjetėsh qėndron ndėr duart e dymbėdhjetė njerėzve,tė cilėve nuk iu pėrmend emri asnjėherė nė 23 ditėt e kėtij qershori 2008, ndonėse ata ishin sunduesit, ideatorėt, ekzekutuesit e Kampionatit tė 13-tė Evropian tė Futbollit: Peter Gillieron, H, Herbert Hubel, Gianni Infantino, Lars-Ake Lagrell, Marios N. Lefkaritis, Giorgio Marchetti, Friedrich Stickler, David Taylor, Ralph M. Zloczower, Martin Kallen, Christian Mutschler, Christian Schmolzer. Juristė, ekonomistė, industrialistė, tė diplomuar deri dhe nė letėrsi, administratorė, futbollistė tė vjetėr, diplomantė tė shkencave politike e juridike, njerėz tė tregėtisė – tė gjithė portrete qė vėrtetojnė rėnien gjithnjė e mė fort tė futbollit evropian nė duart e profesioneve tė tjera tė jashtė futbollti. Ua “zė frymėn” vetėm personaliteti futbollistik i Michel Platini, presidenti i UEFA-s.




II.


E prapėseprapė (ėshtė vėrtet e tmerrshme qė autorėt “stoikė” tė Fjalorit tė gjuhės zyrtare shqipe i vejnė kėsaj fjale dy “ė”) sunduesi mbetet sporti, nė rastin tonė futbolli i drejtpėrdrejt i fushės prej tė cilit rrjedhin tė gjitha tė tjerat, ndonėse janė kėto “tė tjera” qė e sundojnė ate.
Dhe pa shumė risi fitoi Spanja…
Ndonėse asgjė nuk shpėtoi pa mėnjanime, arritje dhe mosarritje, kthesa dhe monotoni, shpėrthime dhe qetėsi. Flet vetė Renditja jozyrtare e EURO 2008 qė ėshtė kjo:


Shteti P. F. B. H. G.
1. Spanja 16 5 1 0 12-3
2. Gjermania 12 4 0 2 10-7
3. Rusia 9 3 0 2 7-8
4. Turqia 7 2 1 2 8-9
5. Kroacia 10 3 1 0 5-2
6. Holanda 9 3 0 1 10-4
7. Portugalia 6 2 0 2 7-6
8. Italia 5 1 2 1 3-4
9. Rep Ēeke 3 1 0 2 4-6
10.Suedia 3 1 0 2 3-6
11.Rumania 2 0 2 1 1-3
12.Austria 1 0 1 2 1-3
13.Zvicra 3 1 0 2 3-3
14.Polonia 1 0 1 2 1-4
15.Franca 1 0 1 2 1-6
16.Greqia 0 0 0 3 1-5


Siē shihet i gjithė “sensacioni” - kurrnjiherė nuk ka ndodhur qė njė turne Evropiani apo Botėrori tė shpėtojė pa njė sensacion - ėshtė se dy Kampionet e fundit tė Evropės, Franca (2000) dhe Greqia (2004) u renditen tė fundit: nė vendet 15 dhe 16, ku natyrisht ajo qė rėndon mė fort ėshtė Franca renditur e parafundit, e 15-ta, ndonėse ėshtė edhe Nėnkampione e Botės nė fuqi!
Dhe pa kakofoni, nė gjithė shkallėt e tjera tė Renditjes logjika ėshtė nė barazpeshėn e logjikės sė periudhės qė kalojnė shumica e Kombėtareve tė shteteve tė Evropės. Ndėrkaq, pėrfundimi i Holandės dhe Portugalisė nė vendet 6-7, ndonėse ishin skuadrat tė cilat nė ndeshjet nė grupe paraqitėn futbollin mė tė bukur, nuk duket se pėrbėn befasinė e madhe. Sepse dihet se kur mbėrrihet te ndeshjet me eliminim tė drejtpėrdrejtė, futbolli shpalos jashtė vullnetit tė kėmbės sė njeriut - tejet e pakomandueshme sidomos nė shpejtėsi e sipėr - vendimet mė tė ēuditshme. Kėshtu ka ndodhur gati gjithmonė. Madje nuk paraqet befasi as vendi i tretė i Rusisė dhe as i katėrti i Turqisė.
Rusia dihet qė ėshtė njė vend i madh dhe pėrmes BRSS ka arritur nė pesė Kampionate tė Botės. Ka qenė njė herė Kampion dhe dy herė nė Nėnkampion. Rusia 2008 qė pėr kah géni futbollistik ėshtė njė lloj BRSS, dhe e cila mė 2008 dha edhe Kampionen e Evropės nė klubet (Zenith), na kujton qartė se nga mbas ka gjithė atė histori. Dhe nuk tė ēudit me ēka arriti.
“Jemi bronzi i Kampionatit tė Evropės. Ej Rusi! Do tė takohemi prap kėshtu”, siē foli nė ekstazė “Sport Ekspres” i Moskės. Duke vazhduar mė tej “e vjetra “Sovjetskij Sport”:
“Rusia na riktheu shpresėn per t’u bėrė pjesė e shkėlqimit tė ardhshėm tė futbollit”. Duke vazhduar me deklaratėn e trajnerit Hiddink: “Ne duhet tė krenohemi jo vetėm me rezultatin, por me lojėn qė treguam. Jam krenar me djemtė e mi pėr ate ēka bėnė nė kėte Kampionat”.
Pavlyuchenko, Arshavin, Kolodin, Sychev… I kujtoj nė dy ndeshjet me Shpresėn e Shqipėrisė: 1-0 mė 16 tetor 2002, nė Stadiumin ”Traktor” tė Vollgogradit (Stalingrad) nė njė ditė tipike tė zymtė tė dimrit rus nėn tymnajėn e njė mjedisi “industrial” tė viteve ’50 qė dilte prej oxhakut tė vjetėr tė uzinės sė traktorėve tė atjeshėm, teksa shpaloste rénė e zezė mbi stadium; por sidomos i kujtoj nė 4-1-shin e “Selman Stėrmasit” tė Tiranės, ditė me diell tė njė shkatėrrimi “tė zakonshėm” shqiptar, tė njė loje tė papėrmbajtėshme qė papritmas sot mė miniaturė mė ngjason me lojėrat mė tė bukura qė paraqiti Rusia nė EURO 2008…
Dhe Moska qė i priti si fitimtarė, edhe pse mbas humbjes sė thellė 0-3 me Spanjėn. Ky ėshtė kuptimi i sotėm, largpamės pėr futbollin, nėn ndikimin e kulturės dhe historisė sė tij…
Pėr fat, nuk mund tė themi se ka hyrė nė Shqipėri apo se dukuritė e historisė dhe tė kulturės sė tij po pėrqafohen pėrsėmbari nė mjedisin publik futbollistik shqiptar. Ndonėse Shqipėria ishte shteti qė i kushtoi hapsirėn mė tė madhe publike EURO 2008, gazetat e shumta sortive tė saj, simbas njė kėrkimi tė shpejtė, jo vetėm nuk patėn njė rritje tė tirazhit, por madje mjaft prej tyre edhe rėnie. Nė fund tė fundit, kjo tregon rėnie dhe mosinteresim kulturor tė ndikimit tė futbollit evropian midis nesh. Njė temė e pėrmasave kjo qė tė nxit njė studim tė llojit social-sportiv.
Merret me mend se EURO 2008 nė Shqipėri mė shumė se askund mbase qe njė dukuri thjesht televizive dhe ndoshta loteriste e pėrmasave gjigande hapėsinore, shpesh dhe jologjike. Qofshim tė gabuar, por nuk besojmė pėrshembull, se pėrfshirja deri nė skaj e shndėrrimit tė politikanėve nė komentatorė sportivė (ngjet vetėm nė Shqipėri); e qeshura tej mase qė shoqėronte “talk show”-t e shumtė - qė nė shqipet do tė thotė “spektakėl televiziv i fjalės dhe i bisedės” - tejet tė ngjashėm midis tyre, kushtuar EURO 2008; pėrfshirja krejt e pajustifikueshme e vajzave tė bukura tė paditura rreth futbollit; diskutimet “taktiko-teknike” deri nė njė vetkėnaqėsi (edhe kėtu mrekullia gjuhėsoree: tri “ė” nė njė fjalė tė vetme) duke harruar se ndeshjet shihen nė TV, e fusha gjithnjė tė jipet vetėm nė copėza (pjesė) tė sipėrfaqes sė saj, e pra tė bėhet aq i vėshitirė kuptimi i pėrimtė taktik; dėshira deri pėr kritika shqiptare tė pėrmasave krejt tė papranueshme sidomos kur kujton vendin qė Shqipėria zė nė zhvillimin e kritikės sportive evropiane tė shkruar, tė pame e tė folur; dhe mbi tė gjitha, pikėpamjet prej tifozi tė shumicės sė “kritikėve” tė vetėsigurtė sė bashku me vetshpalljen publike pa asnjė mėdyshje si njė tifoz i njė shteti tė caktuar deri dhe i gazetarit, komentatorit apo diskutuesit, nuk besojmė se i japin Shqipėrisė sė vogėl, modeste, problematike, ende nė hapat e parė tė zhvillimit tė saj modern nė tė gjitha fushat e jetės, njė koherencė tė natyrshme nė pėrvetėsimin e kulturės, mendimit dhe zhvillimit historik tė futbollit tė sotėm evropian.
Merret me mend se njė Kampionat Evropian nė fund tė fundit ėshtė thjesht sa dėfrim shpirtėror dhe kulturor pėr popujt, dhe si i tillė duhet marrė, por ky “gjakim” ksenoman shqiptar asesi nuk mund tė thuhet se sjell diēka tė mirė pėr vetė zhvillimin e futbollit ndėr ne. Pa harruar kurrnjiherė edhe njė “italianizim” snob tė mendimit dhe anėsisė futbollistike, ēka pėr fat nė Shqipėri, mbėrrin deri aty ku nuk ka arėsye tė mbėrrijė: nė mjedisin gazetaresk, qė pėrbėn njė nga veprimtaritė mė serioze tė jetės shoqėrore falė funksionit mė tė parė tė tij: informimit tė drejt tė opinionit publik. Qoftė edhe pėrmes njė “talk show” televiziv.
E pėr njė ēast tė duket se harruam Turqinė, e cila simbas “mendimit shqiptar” qe ”befasia e madhe”e Kampionatit. E pėrimtuam tė martėn e shkuar. Pa pėrsėritur, edhe nė kėte rast, nė tė shumtėn, arritja turke ēoi tek njė vėshtrim gati paternalist prej Shqipėrisė 3.5 milionėshe ndaj Turqisė 70 milionėshe. Nė njė kohė qė, siē kemi shkruar, dukuria turke asesi nuk qe njė befasi. Turqia nė katėr mė tė mirat e Kupės sė Kombeve, Kupės sė Evropės apo Kampionatit Evropian, siē i thonė sot, mbas njė prej ndeshjeve mė dramatike, mė spektakolare qė ka njohė Evropa, veēse ia shton vlerėn e pėrfshirjes historike tė futbollit turk nė eliten e futbollit evropian. Dhe nė tanėsi, arritja e bujshme turke pėrmbledh njė ngjitje po aq spektakolare: mė 2000 nė tetėshen mė tė mirė tė Evropės, mė 2002 e treta e Kampionatit Botėror, mė 2008 nė katėrshen sunduese tė Kampionatit Evropian. Pa harruar Galatasaray-n – Kampione e Evropės nė vitin 2000. Kjo ėshtė thjesht vazhdimėsia turke,jo befasia turke.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Fundi logjik i EURO 2008 – “pjesė” e tė cilit kėrkoi tė bėhej edhe Shqipėria… :: Komentet

ILIRI

Mesazh Tue Jul 01, 2008 9:17 am nga ILIRI

III.


E pra, nė kėte kuptim, ēfarė do tė simbolizonte fundorja e mbrėmbjes sė shumėpritur tė Vjenės sė 29 qershorit 2008 nė elegantin “Ernst Hapel-Stadion”?
Na duket mjaft kuptimplotė pėrkufizimi i dy tė mėdhenjve tė EURO 2008 qė i bėri “France Football” para ndeshjes. Tek ėshtė nė stilin e tij:
“Nationalmanschaft shpalosi efikasitetin e saj, ndėrsa Selecion pati pėrparėsi kontrollin e topit. Ecuria e Gjermanisė ishte e paqėndrueshme nė tė pesė takimet e saj tė para tė EURO. E filloi me alegri me njė fitore (2-0) ndaj Polonisė, kjo para se tė dėnohej prej ligjit tė Kroacisė (1-2) dhe tė fitojė nė mėnyrė “meskine” me Austrinė (1-0). Nė njė tė katėrtat befasoi Portugalinė (3-2) ndonėse mendohej kjo favoritja; dhe mandej kalon falė Turqisė me njė treshe golash qė mund tė kishte qenė edhe nė tė mirė tė kėsaj tė fundit. Nga ana e saj, Spanja nuk ka humbė asnjė prej tė pesė ndeshjeve. Njė rreth i parė qė pėrshkohet pėrballė Rusisė (4-1), Suedisė (2-1) dhe Greqisė (1-0). Nė njė tė katėrtat ajo di ta mposhtė Italinė me 11-metėrsha dhe bėn edhe njė shpalosje tjetėr me Rusinė (3-0). Ky ėshtė formacioni i Luis Aragones, qė shkėlqen. Shkėlqen me njė stil tė bukur tė njė loje kombinuese sė cilės tė duket se ai ka ndėr duar “ēelėsin” e topit. Aragones luajti njė 4-1-3-2 tė bashkuar, nė mėnyrė qė tė mbulojė terrenin dhe tė sundojė pėrmes pasimeve tė shkurtė nė ēastin e sulmit. Spanjės i pėlqen ta mbajė shumė kontrollin e topit dhe falė njė mesi shumė teknik i simbolizuar prej dyshes Xavi-Iniesta, tė ēon te luksi i monopolizimit tė topit, duke pritur me durim ēastin e shpėrthimit. Spanja di tė sulmojė duke u kujdesur edhe pėr anėt e mbrapme tė saj, sidomos falė lojės sė madhe tė Senna-s. Nė kėte turne djemtė e Aragones kanė gjuajtur 104 herė (20.8 herė pėr ndeshje) dhe iu deshtėn 15 gjuajtje pėr tė shėnuar 3 gola nė gjysmėfundoren me Rusinė. Pėrkundrazi, Gjermanisė i mjaftuan 3 gjuajtje pėr t’i shėnuar 3 gola Turqisė, ēka i shkon pėr shtat stilit gjerman. Eshtė njė realizėm dhe saktėsi ēarmatosėse pėr kundėrshtarin. Pa harruar se Gjermania ka gjuajtur thuajse dy herė mė pak se kundėrshtari (58 gjuajtje). Grupi ndėrroi taktikėn gjatė turneut. E nisi me 4-4-2 pėr ta shndėrruar nė 4-2-3-1, duke pėrforcuar dinamizmin e njė Schweinsteiger dhe tė njė Podolski. Ndėrkaq, tė dielėn Spanjės i duhet tė pėrtėrijė taktikėn e saj pėr shkak tė mosluajtjes sė David Villa-s dhe tė pėrforcimit mė tej tė Fabregas-it, me njė 4-2-3-1 qė e lumturoi nė pjesėn e dytė tė ndeshjes me Rusinė. “Futbolli ėshtė njė sport qė luhet me 11 vetė dhe nė fund ėshtė Gjermania qė fiton”, ka thėnė shumė kohė mė parė Garry Lineker. Dhe ėshtė Nationalmanschaft qė e ka justifikuar kėte thėnie tė kombėtarasit tė vjetėr anglez. Me 13 fundoret (finalet) e saj (botėrore dhe evropiane), me 3 titujt e Botėrorit (1954, 1974, 1990) dhe me 3 titujt kontinentalė (1972, 1980, 1996), Gjermania ėshtė gjithmonė njė makinė e frikshme fitimtare. Dhe gjithė brezat e saj frymėzohen prej njė gjendje shpirtėrore po fitimtare: ajo nuk ndjehet kurr e mposhtur. Gjermania e versionit 2008 ėshtė pamja e paraardhėve tė vet: ajo nuk ndjehet kurr e mposhtur, ėshtė e sigurtė nė forcėn e saj, dhe din tė ringrihet pėrherė me kėmbėt e veta. Nga ana e saj Spanja ka kohė qė mendon tė ringrihet. Qysh prej titullit tė saj 1964 dhe humbjes sė saj nė fundoren e EURO 1984 kundėr Francės sė Michel Platini (2-0), ajo ishte goditur prej fatit tė keq pa kaluar mė pėrtej njė tė katėrtave. Spanja vazhdon ndėrkaq, tė shkėlqejė dhe tė fitojė. Ndonėse tashmā ajo di se mund tė fitojė edhe pa shkėlqyer. Tė dielėn do t’i duhet diēka mė tepėr pėr tė mposhtė Gjermaninė qė mbetet e pėrjetshme”.




XXX


Njė fitore ishte arritur megjithtate, pa u zhvilluar fundorja e sė dielės. Kishin triumfuar Kampionati i Gjermanisė dhe i Spanjės. Nė fundoren e njė dite mė vonė, Gjermania do tė kishte nė 11-sh, 8 lojtarė tė Bundesligės. Spanja 9 lojtarė tė Primiera Division. Mos ndoshta nuk qenka i vėrtetė “shkombėtarizimi” i kampionateve kombėtare?...
Dhe ēfarė ndodhi? “France Football” parashikoi me pagabueshmėri nė portretizimin e Spanjės. Rrallė ka ndohur qė portreti paraprak i njė Kampioneje tė Evropės tė vėrtetohej nė fushė 24 orė mė vonė. Por “France Football” duket se “gaboi” me Gjermaninė, e cila hap mbas hapi si kurrnjiherė erdhi duke u dorėzuar. Ēka shkaktoi qė mbi Vjenėn e futbollit tė binte qetėsia e parakohshme e njė kampioneje tė paralajmėruar. Fitoi Spanja mbas 24 vjetėve, duke marrė Kupėn “Henri Delaunay” nga duart e njeriut i cili ia kishte rrėmbyer 24 vjet mė pare: Michel Platini – kapiteni i Francės Kampione e Evropės 1984, presidenti i UEFA-s 2008.
Ajo nuk ishte njė pėrsėritje historie, megjithate, ishte njė invers historie. Nuk ėshtė kėtu vendi tė zgjatemi me fundoren e “Ernt- Hapel Stadion” 48 orė mbrapa, sepse kėto 48 orė kanė mjaftuar pėr tė shtérrun gjithēka ka ndodhur nė mbrėmbjen e pashlyeshme shumėngjyrshme tė Vjenės. Sidomos pėr kah stili i fillimit dhe mbarimit tė njė nate futbollistike “danubiane”, siē ėshtė quajtur dikur futbolli austro-hungarez, qė pėr ne shqiptarėt ka meritėn sepse 95 vjet mė parė, na ka dhuruar ndeshjen e parė zyrtare tė futbollit: Shkodėr, gusht 1913. Dhe se nė kėte 2008 i dha fanelėn e lojės shqiptarit tė parė nė njė turne tė fundores (finales) nė njė Kampionat Evropian: Ronald Gercalliu tė Austrisė.
E vėrteta ėshtė se fundorja e madhe e Vjenės nuk pati njė kronikė. Nė stilin e pėrmbajtjen e vet ajo qe “e varfėr”, thuajse e ngushtuar vetėm nė episodin e golit tė vetėm tė 24 vjeēarit tė Liverpool-it, Fernando Torres dhe rasteve tė humbura po prej spanjolėve tė tjerė tė tij. Asgjė mė tepėr se kaq. Kjo fundore ndėr mė tė qetat nė pėrmbajtjen kronikale nė histori madje, ishte pėmbyllja e njė suksesi tė bukur, madje tejet tė vonuar tė futbollit tė Spanjės, qė i ka dhėnė futbollit botėror shumė, shumė. Nė rradhė tė parė me Realin e saj legjendar, po dhe me Barcelonėn e njė shpirti tė pangjashėm. Spanja ka qenė shteti, i cili mė 1956-57 mirėpriti futbollistėt epokalė tė revolucionit hungarez tė futbollit, po dhe tė lirisė, tė cilėt i mallkoi Partia Komuniste Hungareze, po edhe ajo e Shqipėrisė, madje deri nė mėrzi: njė Pushkash, njė Kocish, njė Zakariash, duke i shpėtuar historisė sė futbollit njė stil qė do tė shuhej nė Hungarinė e futbollit mė tė bukur tė epokės. Sepse Spanja shpėton gjithnjė dhe vetvetiu ruan vlerat mė tė vyeshme tė futbollit. Pėr fat pa luajtur pėr vite tė tana role tė dorės sė parė me Kombėtaren e saj.
Ose vetėm mė 1964 dhe... “vetėm mė 2008. 6 ndeshje, 5 fitore, vetėm 1 barazim, 12 gola tė shėnuar, vetėm 3 tė pėsuar, 16 pikė tė fituara! Askush si ajo sepse pėr herė tė parė ndodh qė nė njė turne me 16 skuadra pjesėmarrėse, Kampionia e Evropės tė ketė kėte bilanc madhėshtor nė histori.
Ajo ishte njė Spanjė e pagabueshme. Mbas kaq vitesh, papritmas shfaqet njė kampione e njė futbolli “tė qetė” nė pamje tėjashtme, me shpėrthime tė vogla, por tė mprehta, me gola tė paramenduar dhe jo spontanė, mbi tė gjitha me kolektivitetin shembullor, ndoshta pa rolin e yjeve shpėrthyes. Kjo ishte Kampionia e futbollit kolektiv, pa protagonizėm dhe protagonistė, pa lider tė mirėfilltė, por e futbollit racional, tė njė teknike thuajse matematike nė kuadrate gjeometrikė qė i kishim harruar, dhe qė u panė nė ēdo cep tė fushės, nė ēdo vijė tė formacionit, nė kėmbėt e ēdo futbollisti. Futbolli evropian nuk fitoi diēka tė re, por ndoshta paralajmėroi se Shekulli XXI, mund tė jetė shekulli i 11 futbollistve tė barabartė, duke i dhėnė goditje futbollit “industrial” dhe “teknologjik” tė fitimit marramendės dhe tė paarsyeshėm nė paranė qė ka emrin panevropian si tė EURO 2008 futbollistik: euro!
Nga tė 22 futbollistė Spanja nuk arriti tė nxirrte nė fushėn e lojės vetėm njė njeri, portjerin e saj tė tretė Andrea Palop tė Seviljes, i vetmi qė ishte spektator nė 570 minuta lojė! Rrallė njė Kampione e Evropės e ka fituar titullin me 22 lojtarė tė shkėmbyer kėsisoji.
Ajo ishte Spanja e njė trajneri 70-vjeēar, me emrin Luis Suarez Aragones. Ishte njeriu i cili 34 vjet mė parė, mė 1974, si sulmues 36-vjeēar i Atletico tė Madridit, mbas fundores sė Kupės sė Kampioneve tė humbur 0-4 me Bayern tė Munihut, braktiste futbollin dhe brenda pesė muajve i shndėrruar nė trajner, bėnte Kampione tė Botės me klubet, Atleticon e Madridit tė tij, qytetit ku kishte lindur. Asnjėherė njė trajner nuk e kishte bėrė Kampione tė Botės skuadrėn e tij vetėm mbas pesė gjashtė muajve qė ishte bėrė trajner. Po kėshtu asnjėherė njė trajner nuk do tė vononte kaq shumė, duke pritur me durim stoik plot 34 vjet pėr t’u bėrė Kampion i kontinentit tė tij dhe pėr t’i marrė Gjermanisė sė Bayern tė Munihut revanshin e rinisė sė tij, tashmā pėrmes madhėshtisė sė Kupės sė Kombeve, duke i rrėmbyer fundoren e titullit tė EURO 2008, edicionit tė 13-tė asaj qė mban mbishkrimin “Henri Delaunay”. Pėr herė tė parė nė histori Gjermania pushon kaq gjatė: 18 vjet pa fituar njė titull botėror. 12 vjet pa fituar njė titull evropian! “France Football” ka “gabuar” rėndė nė portretizimin e Gjermanisė 2008…
Edhe pėr Shqipėrinė ndėrkaq, mbetet vetėm njė kujtesė historie: me tri prej katėr tė parave tė EURO 2008, ēuditėrisht ajo ruan ngjarje tė saj tė bujshme “episodike”: 0-0 Germanisė mė 1967, 3-1 Rusisė mė 2003 dhe 2-0 e 4-1 Turqisė mė 1998 dhe 2001. Pėr njė ēast tė duket se dikush jemi edhe ne, se diēka kemi bėrė edhe ne. Vėrtet?...
Historia prej sė cilės mėsojmė dhe nuk mėsojmė… Kultura e futbollit qė marrim dhe qė nuk marrim…
Tema

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Tue Jul 01, 2008 9:32 pm nga bulqizaku

Shum gjat i paska ra. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi