ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Godo: Tė zhduken partitė qė grabisin fondet

Shko poshtė

06012008

Mesazh 

Godo: Tė zhduken partitė qė grabisin fondet Empty Godo: Tė zhduken partitė qė grabisin fondet




Disa parti tė vogla tė parlamentit shqiptar abuzojnė rėndė me fondet e tyre, kėshtu ėshtė shprehur republikani Sabri Godo gjatė njė prononcimi pėr gazetėn “SOT”. Sipas Godos duhet tė merren masa serioze pėr eliminimin e atyre partive tė vogla, tė cilat pėrfitojnė nga fondet qė marrin vetėm pėr interesat e tyre dhe nuk i shėrbejnė elektoratit qė i zgjedh. Sipas tij, duhet tė vendosen kriteret dhe rregullat, nė mėnyrė qė jo ēdo grupim politik tė mund tė marrė licencė pėr krijimin e njė partie. Mė tej, Godo thekson se ēdo parti ka tė drejtėn e saj pėr tu provuar pėrpara elektoratit por jo tė abuzojė me tė.“Nuk e mbėshtes eliminimin e partive tė vogla pėrmes rritjes sė pragut elektoral, por mbėshtes eliminimin e disa prej atyre partive qė abuzojnė me fondet qė u jepen. Duhet tė merren masa tė rrepta dhe tė mos jepen licenca pėr ē’do grupim politik qė tenton tė krijojė parti tė re” theksoi Godo nė prononcimin e tij. Ndėrkohė qė nė tė njėjtėn edhe kreu i ekzekutivit Sali Berisha gjatė njė mbledhjeje qeverie ka propozuar qė tė hartohet njė ligj mbi transparencėn e financimeve tė partive politike. Madje Berisha ka bėrė tė ditur se ky ligj do tė hartohet brenda kėtij muaji, ēka nėnkupton sesionin e ri parlamentar. Ndėrkaq, lidhur me pragun elektoral republikani Sabri Godo ka propozuar konkurrimin ndėrmjet partive politike dhe vendosjen e pragut elektoral nė nivelin prej 3%. Sipas tij ky prag duhet nė kėtė nivel pėr arsye qė nė parlament tė kemi njė pėrfaqėsim real duhet qė tė kemi 7-8 parti parlamentare. Po kėshtu ai ka propozuar inspektimin dhe vlerėsimin e ēdo gjykate dhe po kėshtu edhe rishikimi i veprimtarisė sė institucioneve tė lidhura me reformėn nė drejtėsi. Duhet tė kemi njė reformim qė nga Kodi penal dhe deri tek institucioni i burgjeve, ėshtė shprehur presidenti i republikanėve. Sipas tij pėr kėtė proces duhet seriozitet nė mėnyrė qė tė arrihet konsolidimi i shtetit tė sė drejtės.
Debati mbi pragun
Reforma zgjedhore ka hasur vėshtirėsitė e saj tė para. Edhe pse ende nuk ėshtė konsoliduar fakti se cili do tė jetė sistemi elektoral qė do tė pėrzgjidhet njė tjetėr debat, ai i rritjes sė pragut elektoral. Ndaj kėsaj ēėshtjeje janė rebeluar sė tepėrmi partitė e vogla tė cilat nė kuadėr tė rritjes sė pragut elektoral rrezikojnė largimin e tyre nga parlamenti. E ndėrsa partitė e vogla kontestojnė rritjen e pragut elektoral, partitė e mėdha shprehen se rritja e pragut ndihmon nė zhduken e partive fantazma. Nė kėtė kontekst duket se zhvillimi i reformės zgjedhore do tė hasė vėshtirėsi nė realizimin e saj. Partitė e mėdha pėrveēse shprehen se pragu i ulėt nuk e stimulon dhe nuk e ndihmon reformėn zgjedhore tė zgjidhė problemin e eliminimit tė dushkut. Partitė e mėdha duke e vėnė pėrgjegjėsinė e fenomenit tė dushkut pikėrisht mbi partitė e vogla qė sipas tyre sa vijnė dhe shtohet kėrkojnė konsolidimin e tyre nė sa mė pak parti. Por ndryshe nga kėto qėndrime partitė e vogla njėkohėsisht edhe aleate tė dy partive mė tė mėdha nė vend Partisė Demokratike dhe Partisė Socialiste shprehen se ky ėshtė njė debat ku partitė e vogla kėrkojnė tė vėnė nė lojė aleatėt e tyre.
Spektri i majtė
Duke kapur spektrin e majtė vlen tė theksohet se pėrkatėsisht Partia Socialiste dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim janė shprehur pro rritjes sė pragut elektoral. Nga selia rozė pro rritjes sė pragut ėshtė shprehur vet kryetari i kėsaj partie Edi Rama. Kryesocialisti kėrkon tė rrisė pragun elektoral pėr tė nxjerrė jashtė loje partitė e vogla parlamentare tė sė majtės si: PSD, PDS dhe PAD dhe tė mbajė pranė vetėm LSI. Por, reagimi i partive parlamentare qė preken nga kėrkesa e Ramės kanė reaguar menjėherė, duke e cilėsuar atė njė puē politik nga ana e tij. Reagimi mė i ashpėr ka ardhur nga kreu i Aleancės Demokratike, Neritan Ceka, i cili ka bėrė tė ditur se kėrkesa e PS pėr tė rritur pragun elektoral ėshtė njė atentat kundėr demokracisė dhe pėrfaqėsimit tė komuniteteve tė ndryshme nė Parlament. Sipas Cekės, Rama po bėn reforma tė tjera pėr tė qėlluar politikisht prapa krahėve partitė e vogla parlamentare.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Godo: Tė zhduken partitė qė grabisin fondet :: Komentet

anonymus

Mesazh Thu Jan 10, 2008 2:35 pm nga anonymus

Partite e vogla nuk jane asgje tjeter veēse morrat e shoqerise prandaj duhet luftuar qe te mos shtohen.
No No No No No

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Mon Jan 14, 2008 6:01 pm nga toni

M'dukzt se kto partite e vogla kane zevndsu aro 300 mij spiunet. Dje ishin spiune te nji organizate tani jane grumullu neper parti politike. Prap ti ja fut njoni tjetrit per ta honger qyl. Mjer poplli.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi