ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topalli, akuza pushtetit pėr militantėt e braktisur tė PD

Shko poshtė

08012008

Mesazh 

Topalli, akuza pushtetit pėr militantėt e braktisur tė PD Empty Topalli, akuza pushtetit pėr militantėt e braktisur tė PD




Topalli, akuza pushtetit pėr militantėt e braktisur tė PD
Nga Ejona Bajrami
Nėnkryetarja e Partisė Demokratike, Jozefina Topalli, paralajmėroi strukturat e pushtetit nė qendėr dhe nė bazė, se ata nuk mund tė injorojnė dhe tė hedhin poshtė kontributin e militantėve tė PD nė opozitė pėr tetė vite duke i harruar ata tani. Nė njė fjalim tė mbajtur nė Rrėshen me struktura tė Partisė Demokratike nė kuadėr tė njė turi qė si nėnkryetare e Partisė Demokratike do tė ndėrmarrė me strukturat e PD nė tė gjithė Shqipėrinė, Topalli theksoi se “militantėt e partisė janė aseti mė i rėndėsishėm i partisė, ato janė vetė partia. Askush nuk mund tė guxojė t’i harrojė ata”.

Zonja Topalli falėnderoi strukturat e Partisė Demokratike nė Mirditė pėr mbėshtetjen e vazhdueshme nė zgjedhjen e pėrfaqėsuesve tė pushtetit lokal dhe atij qendror. Duke folur pėr rėndėsinė qė ka respektimi i militantėve tė Partisė Demokratike si aseti kryesor i asaj partie, Topalli tha se “mirėnjohja dhe mendimi im ėshtė tek ata nė radhė tė parė, sepse ata janė Partia Demokratike.”

Udhėtimi i pazakontė i zonjės Topalli nė Mirditė paralajmėron nisjen e njė fushate brenda Partisė Demokratike mbi pėrgjegjėsit e qeverisjes dhe problemet qė ka shkaktuar nė bazėn elektorale tė PD mėnyra sesi ėshtė qeverisur deri mė sot. Pėrkrah zonjės Topalli nė takim ishin dhe tre deputetėt e zonave katolike nė Mirditė dhe Lezhė, Aldo Bumēi, Gjovalin Prenga dhe Gjok Vuksani.

Partia Demokratike prej mė se njė viti ka paralajmėruar ndryshime dhe rizgjedhje brenda strukturave drejtuese tė saj, por ndryshimi ėshtė shtyrė pafundėsisht. Zonja Topalli njihet brenda PD si pėrfaqėsuese e vijės sė ashpėr me mbėshtetje tė gjerė nė bazėn e partisė dhe shumė refraktare ndaj katapultimeve nė hierakinė politike tė PD.

Nė fjalimin e saj dje nė Mirditė ajo foli dhe pėr arritjet kryesore tė qeverisjes. Topalli pėrmendi se procesi i decentralizimit, duhet tė pėrfshijė nė debat tė gjitha grupet e interesit. Ajo pėrgėzoi pushtetarėt lokalė pėr arkėtimin e tatimeve, realizimin e tė ardhurave nga ana e institucioneve vendore, si edhe realizimin e investimeve qė nė shkallė rrethi pėr Mirėditėn, pėr vitin 2007, kanė arritur shifrėn 85%.

“Ėshtė njė lajm i mirė, - tha ajo, - qė nė segmentin e veprės mė tė madhe, rrugės Durrės-Kukės, qė kalon kėtej, pėrveē pėrfitimeve tė tjera ekonomike janė punėsuar 500 punonjės nga kjo zonė.

Zonja Topalli theksoi se shteti shqiptar ka tė gjithė vėmendjen pėr zgjidhjen e problemeve kryesore qė ka rrethi i Mirditės, kryesisht pėr ujėsjellėsin e Barrgjanės dhe rifunksionimin e sistemit tė vaditjes
emigranti
emigranti

Numri i postimeve : 878
Reputation : 5
Points : 30403
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Topalli, akuza pushtetit pėr militantėt e braktisur tė PD :: Komentet

emigranti

Mesazh Tue Jan 08, 2008 3:38 pm nga emigranti

Aktualisht PD i ka harruar militantet e saj. eshte e ēuditshme qe kjo force politike asnjehere pas zgjedhjeve nuk ka mbajtur lidhje serioze me bazen e saj duke patur keshtu nje baze mjaft te dobet. Kjo levizje e Topallit eshte shume e vonuar. Shkeputja e PD me bazen u ka dhene mesazhin militanteve te saj se nga militantizmi me kete parti ata nuk kane perfituar dhe as do te perfitojne ndonje gje. Zakonisht kreret e partive
i perdorin militantet ne momente te caktuara per qellime te caktuara dhe me pas i lene ne harrese.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lola

Mesazh Tue Jan 08, 2008 8:07 pm nga lola

Keshtu e kane keta, kur u vjen veza.... kujtohen per militantet. Per mua ka ikur koha e militantizmit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Thu Jan 10, 2008 11:21 am nga toni

Ha ha ha ha haaaa. Jozit i paska shkue menja me na u ba kryetare partie. Me Jozin nkrye gjith burrat marrin arratin. Laughing Laughing Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi