ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Studimi: Truri i femrave, i ndryshem nga ai i meshkujve

Shko poshtė

20072008

Mesazh 

Studimi: Truri i femrave, i ndryshem nga ai i meshkujve Empty Studimi: Truri i femrave, i ndryshem nga ai i meshkujve




Studimi: Truri i femrave, i ndryshem nga ai i meshkujve

Gratė dhe burrat kanė sjellje dhe kėnd
vėshtrime tė ndryshme pėr jetėn dhe
arsyeja pėr kėtė ėshtė se organi i trurit ka
njė ndėrtim fizik tė ndryshėm. Sipas njė
studimi tė fundit, ndryshimi mes tyre ėshtė
shumė i madh dhe nis qė nė mėnyrėn e tė konceptuarit
tė ndėrtimit tė trurit dhe materialit gjenetik
tė tij. Dallimet nė rrjetin transmetues tė sinjaleve
dhe madje edhe ato tė materialeve kimike
qė transmetohen janė aq tė mėdha, saqė tė ēojnė
nė pėrfundimin se nė fakt ekzistojnė dy tru njerėzorė,
duke qenė se janė dy gjini dhe jo njė, siē mendohej
deri mė tani.
Meshkujt mund tė kenė ardhur nga Marsi dhe
femrat nga Venusi shkroi nė fillim tė viteve ‘90
psikoterapisti i famshėm amerikan, John Gray,
dhe qė nga ajo kohė ideja se mashkulli e femra
janė shumė tė ndryshėm ėshtė pėrhapur me
shpejtėsi. Njė gjė ėshtė e vėrtetė qė, pėr sa u
pėrket reagimeve emocionale, ndryshimi
mes sekseve ėshtė shumė i madh.
Deri sė fundmi dallimet shpjegoheshin
vetėm me
prezencėn e hormoneve
tė ndryshme te tė dy
sekset, tė cilat krijonin edhe sjelljet e ndryshme.
Me kalimin e kohės rezultatet e kėrkimeve tė vazhdueshme
kanė nxjerrė nė pah edhe faktorė tė tjerė
shumė tė rėndėsishėm, qė ndikojnė nė ndryshueshmėrinė
e gjinive me njėra-tjetrėn. Sipas njė
artikulli tė botuar kėtė javė nė revistėn shumė tė
njohur "New Scientist", po bėhet gjithnjė e mė e
dukshme dhe po faktohet gjithnjė e mė shumė
ndryshueshmėria anatomike e trurit tė mashkullit
dhe femrės. Disa nga kėto dallime mund tė japin
edhe shpjegimin e duhur pėr njė numėr tė madh
misteresh shėndetėsore, tė tilla si arsyet se pėrse
disa lloj sėmundjesh prekin mė shumė femrat dhe
pėrse disa sėmundje konsiderohen vetėm mashkullore,
apo pėrse disa medikamente funksionojnė
mirė te njėra gjini, ndėrkohė qė te tjetra nuk
japin tė njėjtin rezultat, apo cilat janė sėmundjet
kronike qė prekin meshkujt dhe cilat ato qė prekin
mė shumė femrat. Qė ka dallime mes meshkujve
dhe femrave, kjo ėshtė diēka qė dihet prej kohėsh,
pa qenė nevoja e pėrfundimeve shkencore, por
deri mė tani besohej se gjithēka kishte tė bėnte
me hipotalamusin, pjesa e trurit qė merret me rregullimin
e ushqimit, situatės sė gatishmėrisė apo
edhe dėshirave seksuale. Sė fundmi ka dalė nė
pah edhe ndryshimi fizik dhe anatomik i trurit tė
femrės nga ai i mashkullit. Ndryshimi nis qė nga
pėrmasat dhe strukturat brenda dy organeve. Nė
njė studim tė Harvardit u zbulua se pjesė tė lobit
frontal, qė kanė tė bėjnė me marrjen e vendimeve
dhe funksioneve, zgjidhjeve tė problemeve, ishin
proporcionalisht me pėrmasa mė tė mėdha te truri
i grave nė krahasim me trurin e meshkujve. E njėjta
gjė vlen edhe pėr korteksin limbik, funksioni i tė
cilit ėshtė menaxhimi i emocioneve. Studime tė
tjera kanė vėnė nė dukje se hipokampusi qė
menaxhon kujtesėn afatshkurtėr ėshtė
proporcionalisht mė i madh te femrat
se te meshkujt. Te truri i
meshkujve, zonat qė janė
mė tė mėdha se truri i
femrave janė ato tė korteksit qė merret me pėrpunimin e sinjaleve nga
organet sensorė dhe qė merret edhe me perceptimin
e hapėsirave, si dhe amigdala qė kontrollon
emocionet dhe sjelljen seksuale e shoqėrore. "Fakti
qė njė strukturė trunore ėshtė proporcionalisht
mė e madhe, ose mė e vogėl te tė dy organet e trurit
mashkullor dhe femėror, tregon se edhe funksionimi
i tyre ėshtė detyrimisht i ndryshėm", thotė profesor
Lerry Cahill i Qendrės pėr Studime tė Memories
nė Universitetin e Kalifornisė. Njė nga fokuset
e kėrkimeve shkencore ka tė bėjė me mekanizmat
e shtypjes sė dhimbjeve. Mendohet se ato janė
gjithashtu tė organizuara ndryshe te meshkujt
dhe te femrat. Njė gjė e tillė do tė shpjegonte faktin
qė femrat vuajnė mė shumė nga dhimbjet afatgjata
dhe ato kanė njė reagim tė ndryshėm ndaj
ilaēeve qetėsuese qė kanė pėr bazė opiumin. Sipas
njė studimi, gratė qetėsohen mė shumė nga
opoidi, nalbufina nė krahasim me burrat,
ndėrkohė qė te kėta tė fundit bėn mė
shumė efekt morfina, pasi nalbufina rrit
intensitetin e dhimbjes. Kėto rezultate
do tė ēojnė ehe nė
njė orientim tė ri tė industrisė
farmaceutike,
pra te prodhimi i medikamenteve tė ndryshme
pėr meshkujt dhe pėr femrat. Shėndeti mendor
ėshtė njė tjetėr zonė ku ndryshimet trunore vihen
re me shumicė dhe mund tė ofrojnė shpjegime
pėr shumė ēėshtje. Marrim rastin e depresionit.
Femrat diagnostikohen dy herė mė shumė me
kėtė sėmundje nė krahasim me meshkujt dhe kjo
mund tė shpjegohet me nivelin e neurotransmetuesit
serotinin. Nga ana tjetėr, meshkujt kanė
mė shumė probabilitet qė tė diagnostikohen me
autizėm nė krahasim me femrat, me sindromėn e
touretit, dysleksit dhe skizofrenit. Hormone tė tilla,
si prostaglandis, qė ndihmojnė nė mashkullizimin
e trurit para lindjes sė foshnjės, mund tė jenė
pjesėrisht shkaktare tė kėtyre ndryshimeve. Abuzimi
me ilaēet ėshtė njė tjetėr fenomen qė mund
tė shpjegojė ndryshimet nė mėnyrėn e tė sjellit.
Meshkujt janė thuajse gjithmonė shumė mė tė prirur
se femrat nė pėrdorimin e kokainės. Por kur
njė femėr e provon kėtė drogė, ajo krijon varėsi
shumė mė shpejt se njė mashkull dhe del shumė
mė vėshtirė nga kjo situatė. Njė nga arsyet se pėrse
dallimet fizike mes trurit tė meshkujve dhe femrave
nuk janė vėnė re mė parė, ėshtė se pjesa mė
e madhe e studimeve tė deritanishme ėshtė bėrė
mbi trurin mashkullor dhe atė tė kafshėve, qė do
tė thotė se duke u lėnė jashtė femrat themelet e
gjithė dijeve dhe pėrfundimeve tė deritanishme
nuk janė tė forta. Profesorėt e studimit tė mėsipėrm,
qė kanė demonstruar me fakte ndryshimet
e mėdha nė procesin e dhimbjes mes
mashkullit dhe femrės, ēuditen qė deri mė tani tė
gjitha kėrkimet shkencore nė lidhje me trurin e njeriut
nuk kanė pėrfshirė fare trurin femėror, duke
e marrė tė mirėqenė ngjashmėrinė e tij me trurin
mashkullor. Sipas tyre, nėse studimet synojnė arritjen
e rezultateve, tė cilat janė mė pranė tė
vėrtetės, duhet qė tė pėrfshijnė nė tė ardhme
patjetėr edhe trurin e femrės qė, siē duket nė
hapat e parė tė studimit tė tij, ėshtė i
ndryshėm me atė tė mashkullit edhe
nė aspektin anatomik.


REZULTATET E ZBULIMIT MBI
NDRYSHIMET FIZIKE TĖ
TRURIT MASHKULLOR DHE
ATIJ FEMĖROR
-Vendimmarrja dhe aftėsia pėr tė
zgjidhur probleme:
Procese qė ndodhin nė lobin frontal, i
cili ėshtė proporcionalisht mė i madh
te femrat
-Kundėrveprimi emocional:
Kontrollohet nga korteksi limbik, qė
ėshtė proporcionalisht mė i madh te
femrat
-Perceptimi i hapėsirės:
Kontrollohet nga korteksi parietal, qė
vė nė funksionim mėnyrėn e tė lėvizurit.
Proporcionalisht ėshtė mė i
madh te meshkujt
-Kontrolli emocional:
Bėhet nga amugdala, qė ėshtė proporcionalisht
mė e madhe te meshkujt.
Kur kujtojmė skena me ngarkesa tė
mėdha emocionale, meshkujt e bėjnė
me anėn e djathtė tė trurit, ndėrsa
femrat me anėn e majtė. Meshkujt
kujtojnė gjėrat kryesore tė njė ngjarjeje,
ndėrsa femrat detajet
-Shtypja e dhimbjes:
Kontrollohet nga njė zonė qė ndodhet
nė mes tė trurit, e njohur pėr njė rol tė
rėndėsishėm nė shtypjen e dhimbjes
te meshkujt, por jo nė ato nivele te
femrat
Ēfarė mendojnė
ekspertė tė ndryshėm:
 Rosie Boycott, themeluese e
revistės "Spare Rib"
Mes trurit tė mashkullit dhe atij tė
femrės ka ndryshime tė mėdha. Nė
vitet ‘70 kam parė feministe qė
kėrkoni barazinė absolute mes tė
dyja sekseve, ēka pėr mua ėshtė njė
budallallėk i vėrtetė. Barazia nuk i
zgjidh problemet, pasi meshkujt dhe
femrat janė tė ndryshėm, por plotėsojnė
njėri-tjetrin
 Oliver James, psikolog
Studimi i mėsipėrm nuk sjell ndonjė
gjė tė re. Masa e pjesėve tė ndryshme
tė trurit mund tė jetė shkaktuar
nga pėrvoja tė ndryshme nė fėmijėri
dhe nuk ka tė bėjė aspak me dallimet
mashkull-femėr. Pėr shembull,
njė femėr, e cila ka pėsuar abuzime
seksuale nė fėmijėri, ka njė masė
trunore mė tė vogėl nė zonėn e
hipokampalit, se sa njė grua qė nuk
e ka pasur njė pėrvojė tė tillė.
 A. C. Grayling, filozof
Ky zbulim nuk ka tė bėjė vetėm me
dallimin mes sekseve, por edhe me
atė mes racave e popullatave tė
ndryshme, tė cilat kanė mėnyra
reagimi tė ndryshme ndaj sėmundjeve
tė ndryshme dhe ndaj medikamenteve
tė ndryshme.
 Phillip Hodson, psikoterapist
Ky fakt mund tė pėrdoret pėr tė
forcuar stereotipet dhe kjo ėshtė
shumė shqetėsuese. Njerėzit kanė
nevojė tė kuptojnė se, pavarėsisht
ndryshimeve, janė tė barabartė dhe
se nuk ka punė qė mund t‘i bėjnė
burrat e punė qė mund t‘i bėjnė vetėm
gratė. Nuk mendoj se meshkujt janė
nga Marsi dhe femrat nga Venusi. Ne
jemi tė gjithė nga Toka
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi