ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klanet ēojnė Berishėn drejt humbjes sė kontrollit nė PD

Shko poshtė

09012008

Mesazh 

Klanet ēojnė Berishėn drejt humbjes sė kontrollit nė PD Empty Klanet ēojnė Berishėn drejt humbjes sė kontrollit nė PD




Tuesday, 08 January 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Rebelimi antiberishė i tė pakėnaqurve nė PD duket se po shkaktojnė njė reaksion zinxhir, qė mund tė ēojė deri nė humbjen e kontrollit tė Berishės mbi partinė, grupin e saj parlamentar. Pas rebelimit tė deputetėve Spartak Ngjela dhe Gilman Bakalli u duk se Berisha arriti qė tė ndalonte “hemorragjinė” e mėtejshme nė parti, por kohėt e fundit procesi ka marrė rrugė pėrsėri. Besnik Mustafaj ka avancuar nė kontestimet e tij ndaj Berishės dhe qeverisė nė pėrgjithėsi, duke vėnė nė shėnjestėr sidomos pasardhėsin e tij nė krye tė Ministrisė sė Jashtme, Lulėzim Bashėn,por edhe ministrin e punėve publike dhe transportit, Sokol Olldashi, siē ndodhi me shkrimin e tij tė fundit “A ka Parti Demokratike nė Tiranė”, ku praktikisht atakohet ministri Olldashi qė mban dhe postin e kryetarit tė PD pėr Tiranėn. Ish-ministri Mustafaj ėshtė bėrė praktikisht analist i gazetės “shqip” pėrkrah Andrea Stefanit, Mustafa Nanos, Artan Lames etj. Pjesė e kėtij reaksioni zinxhir ėshtė dhe rebelimi i Mero Bazes, i cili nuk ėshtė truk, siē mund tė mendojnė disa, por njė gjė shumė serioze, ēka vėrtetohet edhe me faktin se gazeta “Zėri i Popullit”, nė 9 janar 2008, i dedikoi njė faqe Mero Bazes, duke ribotuar replikėn e tij me kryeredaktorin e gazetės “Rilindja Demokratike”, qė u botua dy ditė mė parė tek gazeta “TemA”. Lufta e hapur mes Mero Bazes dhe gazetės sė PD “Rilindja Demokratike”, pra Berishės, erdhi pas njė rebelimi tė sofistikuar tė ministrit tė financave Ridvan Bode, i cili nė njė intervistė nė emisionin “Deja vu” tė Mustafa Nanos, nė top Channel, nė 29 dhjetor 2007, duke komentuar njė fotografi nga protesta e studentėve nė dhjetor 1990, u shpreh se studentėt nuk u ngritėn nė protestė qė presidenti komunist (Ramiz Alia) tė zėvendėsohej nga njė tjetėr komunist. Ėshtė e qartė se Bode sulmoi kėtu kryeministrin aktual, Sali Berisha, i cili ishte pasuesi i Ramiz Alisė nė postine Presidentit tė Republikės, dhe qė kishte qenė pėr 22 vjet anėtar i PPSH. Kjo deklaratė qė natyrshėm duhej tė kishte bėrė shumė bujė, pėr shkak tė kohės kur u bė (dy ditė para vitit tė ri dhe nė orėn 00: 15 tė mbrėmjes), nuk pati jehonė. Njė tjetėr vazhdim i reaksionit zinxhir mund tė quhet deklarata e Agim Shehut nė njė intervistė qė dha nė njė tė pėrditshmė, ditėn e diel, ku duke i paraqitur organizatat-bazė tė PPSH, si ekuivalente tė rezidenturave tė sigurimit tė Shtetit, pėr nga praktika e mbledhjes sė informacionit, sipas mėnyrės dhe nė dobi tė Sigurimit tė Shtetit, linte shteg pėr interpretimin se edhe kryeministri Berisha, i cili ka qenė pėr dhjetė vjet sekretar-organizate tė PPSH, ishte pjesė e strukturave tė Sigurimit tė Shtetit. Njė tjetėr lloj rebelimi ėshtė ai i Jozefina Topallit, e cila nė njė takim tė saj ditėt e fundit me struktura lokale tė PD, ka paraqitur publikisht solidaritet me militantėt e pakėnaqur, pėr shkak se kanė mbetur pa punė. Me kėtė Jozefina Topalli, nga njėra anė kėrkon tė fitojė pikė tek militantėt, ndėrsa nga an tjetėr bėn njė lloj distancimi nga Berisha, duke e paraqitur atė si pėrgjegjės pėr braktisjen e militantėve. Nė dinamikė tė kėtij konflikti nė PD qėndron ndjenja e alarmit qė ka pėrfshirė njerėzit e PD, nė tė gjithė hierarkinė e partisė, dhe nė rrethet pranė saj, se Berisha ėshtė nė prag tė largimit tė tij nga PD, ashtu si Nano para zgjedhjeve tė vitit 2005, dhe se tashmė nga Berisha duhet marrė ēfarė mund tė merret sa kohė ėshtė nė pushtet. Nė kėtė sens, rebelimi i Agim Shehut, i cili nuk ėshtė nė strukturat e PD, ėshtė mė tepėr njė simptomė e kėsaj sindrome qė ka pėrfshirė njerėzit nė PD. Ndėrsa nė rastin e Ridvan Bodes kemi tė bėjmė me njė shigjetė paraprake qė i lėshon Berishės, nga bindja qė ka se ai do ta largojė nga qeveria me ndryshimet e pritshme. Kėto gjeste, tė izoluara mund tė mos i sjellin shumė probleme Berishės, por rreziku ėshtė qė ato tė shndėrrohen nė njė modė, duke nxitur qė tė reagojnė dhe tė tjerė njerėz, qė shikojnė se nuk kanė mė se ē’ tė marrin nga Berisha, ose kur shikojnė se rebelėt shpesh merren me tė mirė. Kėshtu ndodh nė rastin e anėtarit tė Kėshillit Kombėtar tė PD, Omer Stringa, i cili pėr disa kohė bėri zhurmė tė madhe mediatike kundėr Berishės nė gazeta dhe nė televizione, ndėrsa tash ka heshtur prej disa muajsh, se Berisha i ka premtuar ta mbėshtesė pėr ta bėrė dekan tė fakultetit ekonomik, gjė qė e bėn Stringėn tė shpresojė se do ta kandidojnė pėr herė tė pestė pėr deputet nė Elbasan, duke shpresuar qė mė nė fund tė fitojė. Berisha e di mirė se njė nga gjėrat kryesore qė duhet tė ketė, pėr tė pasur mbėshtetjen e kancelarive tė huaja relevante ėshtė qė tė ketė partinė nėn kontroll. Kancelaritė e huaja relevante mund tė mos tregohen shumė skrupuloze pėr metodat se si mbahet partia nėn kontroll, por ato nuk mund ta tolerojnė si interlokutor njė njeri qė nuk ka kontrollin mbi partinė e vet, as nė PD dhe as nė PS. E vetmja gjė qė mund ta bėjė Berishėn qė tė largohet nga posti i kryeministrit para zgjedhjeve tė vitit tė ardhshėm ėshtė qė tė humbė kontrollin mbi partinė e vet. Berisha e di kėtė, prandaj reagon ashpėr kundėr Bazes, pėr t’ u prerė rrugėn tė tjerėve, ndėrsa nuk do qė tė reagojė publikisht ndaj Mustafajt, se nuk do qė tė pėrsėrisė njė tjetėr “ngrirje” si nė rastin e Ngjelės. Por, nė anėn tjetėr, nėse Berisha nuk reagon shpejt nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, gjėrat do tė precipitojnė pėrfundimisht.
Gazeta "Sot"
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Klanet ēojnė Berishėn drejt humbjes sė kontrollit nė PD :: Komentet

shqiptari

Mesazh Wed Jan 09, 2008 6:17 pm nga shqiptari

E po ēdo gje e ka nje kulm, ndersa ēuditerisht Berisha ka bere perjashtim nga ky ligj duke patur dy kulme. Se si, se qysh se tek ate e din vetem ata qe e ndihmuan te ringrihet gjera te cilat ne do ti mesojme ne te ardhmen pa dyshim.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi