ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bilal Xhaferi, si e denonconte regjimin e Hoxhės tek “Krahu

Shko poshtė

09012008

Mesazh 

Bilal Xhaferi, si e denonconte regjimin e Hoxhės tek “Krahu Empty Bilal Xhaferi, si e denonconte regjimin e Hoxhės tek “Krahu




Bilal Xhaferi, si e denonconte regjimin e Hoxhės tek “Krahu i Shqiponjės” dhe “Dielli”
Nga Agim Musta
I vetmi vend i rrethuar me tela me gjemba




(Ky artikull ėshtė pjesė e njė editoriali tė botuar nė gazetėn “Dielli” kur autori i artikullit ishte editor i asaj gazete)




Ka zėra qė thonė se ne nuk duhet tė merremi me politikė, se politika na shkatėrron, etj.etj. Ndonėse s’kemi ndonjė zell tė veēantė qė tė “merremi” me politikė, e sidomos qė tė diskretitojmė veten me aventura e gjepura politike, duhet t’ju kujtojmė, o miq, se jetojmė nė njė botė ku politika luan fatin e popujve, luan fatin tonė, tė secilit prej nesh, tėndin dhe timin, dhe tė jesh apolitik nė kėtė mes, sidomos nė faqet e njė gazete panshqiptare, kjo do tė thotė tė jesh naiv dhe miop.

Tėrė historia e shtypit shqiptar nė mėrgim (duke mos pėrfshirė kėtu ndonjė fletushkė separatiste, reaksionare e antipopullore nė esencė qė pėrpara pavarėsisė e deri nė ditėt tona) etapė pas etape ka treguar se ky shtyp e ka vėnė veten totalisht nė interes tė ēėshtjes sė popullit shqiptar, ka luftuar pėr idealet e atij populli, pėr lirinė dhe ēlirimin e tij, pėr demokracinė dhe tė drejtat e tij njerėzore. Nė kohėn e saj mė heroike, gazeta “Dielli” ishte njė flamur mu nė ballin e kėsaj lufte. Dhe ky flamur kuq e zi nuk do tė ulet kurrė nga shtiza e tij pėr t’ja lėnė vendin ndonjė lecke tė bardhė pacifiste - shenjė e dobėsisė sė njerėzve qė ngrenė duart dhe dorėzohen nė zjarrin e luftės…

Sot populli shqiptar ka akoma tė pazgjidhur problemin numėr njė: problemin e lirisė, lirisė sė njeriut, lirisė sė individit, lirisė pėr tė folur dhe pėr tė dėgjuar, lirisė pėr tė shkruar, lirisė pėr tė udhėtuar, lirisė pėr tė marrė frymė i lirė nė vendin e tij.

Dikush mė shumė e dikush mė pak, dikush nė njė shkallė mė tė lartė e dikush nė njė shkallė mė tė ulėt, popujt e tjerė tė Evropės gėzojnė sot liritė qytetare, luftojnė nė forma tė ndryshme pėr kėto liri, kurse ai vend i vogėl nė juglindje tė Evropės, qė ne e quajmė Atdhe, ėshtė i vetmi vend i rrethuar me tela me gjemba, ėshtė i vetmi vend evropian i qeverisur me ligje tė errėta, aziatike, tė importuara qė larg nga Azia e largėt.

A mund tė qėndrojmė ne, pra, indiferentė kundrejt fatit tė atij populli, duke bėrė sehir nga larg, me gjakftohtėsi, tragjedinė e tij, duke e lėnė qė tė bėjnė politikė vetėm ata qė e terrorizojnė atė popull?




“Krahu i Shqiponjės”, janar-shkurt, 1976







Enver Hoxha mban fjalime…




Ishte njė kohė kur, edhe ndonjė krismė sikur tė delte nga haletė e Moskės dhe tė Beogradit, Enver Hoxha do tė pėrplaste duart i mallėngjyer nė Komitetin Qėndror nė Tiranėn e Re: “Rroftė shoku i madh Stalin! Lavdi tė pėrjetshme shokut Tito, mikut mė tė shtrenjtė tė partisė e tė popullit tonė”!

Mė 1948 avazi ndryshoi:

“Poshtė Titua, armiku mė i madh i partisė e i popullit tonė, tradhtari i komunizmit…”

Mė 1958:

“Shoku Tito ėshtė komunist i madh. Miqėsia midis dy partive tona ėshtė kalitur nė zjarrin e luftės…”

Mė 1968:

“Revizionisti Tito, i shitur te kapitalizmi…”

Pėr njė ēerek shekulli, ēdo vit e ēdo muaj, ēdo ditė e ēdo orė, me rast e pa rast, Enver Hoxha frynte e shfrynte bulēitė e dhjamura:

“Rroftė sa malet tona Partia komuniste e Bashkimit Sovjetik! Pa Bashkimin Sovjetik nuk ka Shqipėri tė lirė! Bashkimi i madh Sovjetik ėshtė fanari ndriēues, ėshtė dielli qė na bėn dritė, ėshtė shpėtimtari, mbrojtėsi ynė.

Miqėsia me Bashkimin Sovjetik ėshtė guri themeltar i tė gjitha fitoreve tė popullit tonė. Rroftė uniteti i ēeliktė i miqėsisė sonė…”!

Pastaj avazi ndryshoi pėrsėri:

“Revizionizmi sovjetik ėshtė armik i betuar i partisė sonė”. “Edhe sikur tė shtrihet pėr tė vdekur revizionizmi sovjetik, ne nuk do t’i japin asnjė pikė ujė…(!) Rroftė Kina e madhe motėr! Miqėsia me Kinėn 700 milionėshe ėshtė e pėrjetshme, e pavdekshme! Poshtė Hrushovi! Rroftė Maua! Maua ėshtė dielli, ėshtė korifeu, ėshtė strategu ynė, ėshtė…”

Dhe pėrsėri:

“Veprimet armiqėsore tė Kinės kundrejt partisė dhe vendit tonė… Tradhtia e Kinės kundrejt parimeve tė marksizėm-leninizmit…

Poshtė Kina! Rroftė… Greqia!… Greqia motėr… Dy popujt tanė vėllezėr…”

Ky shkėrdhat plak, qė e mėsoi zanatin e shkėrdhatės qysh nė tė ri dhe iu bė kodosh partisė dhe klikės sė tij pėr njė kohė kaq tė gjatė, tani, mė nė fund, i gjeti vėllezėrit e vėrtetė… nė Athinė. Tani kalit tė krushqive i ėshtė mbledhur litari, i kanė rėnė dhėmbėt dhe ka mbetur i vetmuar, i lidhur te huri i kodoshllėqeve tė turpshme, me veshėt drejtuar nga haletė e Athinės.




“Krahu i Shqiponjės”, gusht, 1978







Nė muzgun e qetė




Era shkundi nga lisat mbi avlli njė tufė fletėsh tė arta. Ato ranė ngadalė, ca nė njėrėn anė tė avllisė, ca nė anėn tjetėr. Njėra u vonua nė hapėsirė mė shumė se tė tjerat. Fare e vetmuar, duke u pėrpėlitur plot drithėrimė nė ajrin e kulluar tė muzgut vjeshtak, ajo shkoi pakėz mė tutje dhe ra diku pranė pusit.

Vėllai im i vogė, Mehmeti, ishte pėrkulur mbi grykėn e pusit dhe nxirrte me mundim kovėn e rėndė. Shoku i tij, Azemi, rrinte gati mbi parafangon e makinės qė ta zbrazte kovėn nė karburator.

Unė mbylla dritaren, dola nga shkalla dhe kyēa derėn, pastaj zbrita poshtė shtegut qė tė shpinte te pusi.

- Erdhėm vonė se na ndaluan te ura, zonjushe,- mė shpjegoi Azemi.- U rrėzue njė makinė me tė burgosurin nė tė hymne tė urės e u zu rruga.

- Ah! U rrėzua njė makinė me tė burgosur? U vra njeri?

- Jo, nuk u vra njeri, zonjushe. Shpėtuen mirė. I shpėtoi perėndia. Po tė qe kthyer makina nė anė tė djathtė, kish me u ba hataja; tė tanė kishin me ra nė humnerė, po u kthye nga emajta e s’u damtue askush.

- Sa tmerr ishte!- tha Mehmeti.- Tė burgosurit u shkarkuan pėrdhe sikur tė ishin njė ngarkesė me gurė. Ishin tė lidhur me tela e u bėnė lėmsh nė xhade. Pse i kishin lidhur me tela? E nuk e di, pse vallė, kapterėt mbanin hunj nė duar?

- E ē’ka kujton ti se duhej tė mbajshin?- tha Azemi.

- Nuk e di se ē’duhej tė mbanin, po pse mbanin hunj nė duar ta di.

- Ata nuk i transportojnė natėn se kanė frikė se po u ikin.

- Si do tė mund tė ikin ashtu tė lidhur me tel?

- Kanė hikun edhe tė lidhun me hekra. Ba me ken aty brend veē po nji mendim ke nė krye: si me ja ba e tek me ja ba me hikė. Ka dhe qi kanė sulmue rojet shoqėruese, u kanė marrė armėt e kanė hikun tė armatosun. Prandaj tash rojet e armatosun rrijnė nė kamiona tė veēuem e kapterat qi udhtojnė nė kamjonat me tė burgosurin mbajnė hunj…Unė nuk ēuditesha me njohuritė qė kish Azemi rreth burgjeve. Vėllai i tij i madh ishte vrarė dy vjet tė shkuara tek tentoi tė arratisej nga kampi i tė burgosurve tė Laēit.Duke u tendosur i tėri mbi ato kėrcijt e dobėt, shpėrveshur gjer te gjuri, Mehmeti i zgjati Azemit kovėn qė rridhte ujė nė tė katėr anėt.

- S’do e harroj dot kurrė!- tha ai.- ishin nja tridhjetė kamiona,- tėrė kampi i tė burgosurve tė Rubikut. Tė burgosurit tė shtinin frikėn kur t’i shihje si ishin katandisur, dukeshin posi ca kufoma tė dala nga varret. Dhe kapterėt shtrėngonin hunjtė nė duar. Dhe qentė ujqėr zgjatnin turinjtė te spontat. Dhe rojat rrinin me automatikėt “Kallaēnikov” gati.

Kur fėmijėt e furnizuan makinėn me ujė, ata shkuan tė lajmėronin shoferin qė kish vajtur tė hante bukė nė restorant.

Mbeta vetėm, u ula te njė ndenjėse guri dhe lidha duart te gjunjėt. Befas nė mendjen time kaloi nė muzg njė kolonė e gjatė me kamiona me tė burgosur. Pastaj ra qetėsia, njė qetėsi jo e natyrshme, kaq e thellė saqė tė dukej sikur tė ndodheshe nė njė vend tjetėr, tė largėt e tė humbur nė fund tė dheut. Dhe pėrsėri mė shkuan nė mendje kamionat me tė burgosur.

Nga lisat mbi avlli era shkundi njė tufė fletė porsi njė grusht me yje.

Diku matanė lumit, nė arat e korrura, gjeli i egėr i thėrriste sė shoqes. Ai i thėrriste asaj ēdo mbrėmje me zėrin e tij tė dridhshėm, tė ējerrė, sikur t’i kish mbetur nė fyt njė kokėrr gruri. Mė dukej sikur edhe mua mė kish mbetur nė fyt diēka, njė thirrje, njė zė qė s’e nxirrja dot. Mė dukej sikur njė thirrje e tillė kish mbetur edhe nė grykat e maleve, ajo rrinte pezull nė hapėsirat e arave tė heshtura, vinte e fuqishme nga nėndheu dhe mbetej e mbėrthyer te gryka e pusit.

Era shkundi pėrsėri njė tufė fletė nga lisat mbi avlli. Ula kryet nėn fletėt e lisave qė binin ngadalė nė muzg.




“Krahu i Shqiponjės” nr.3, gusht 1975







Pavarėsi me litar nė fyt

Denoncimi qė i bėri Qeveria e Tiranės mbledhjes sė Helsinkit tė kujton atė kėlyshin e njė fabule tė La Fontenit qė doli te dera e njė berberhane dhe filloi t’i lihte njė elefanti, i cili kalonte nė rrugėn e madhe. Morali i fabulės sė La Fontenit do qė tė verė nė dukje guximin e kėlyshit, po nė jetė, ne e dimė se ai leh thjeshtė sepse ėshtė kėlysh dhe s’bėn dot pa lehur,leh nga zakoni,leh sidomos kundėr objekteve tė mėdha qė s’i kupton dot dhe u trembet.

Nė ditėt e prishjes me Hrushovin, nė njė nga kryeartikujt e “Zėrit tė popullit”, shkruhej: “Hrushovi nuk do qė ne tė shajmė as revizionizmin as kapitalizmin”. Po kė tė shajmė ne?

Ata dinė vetėm njė gjuhė- atė tė sharjes, tė lehjes,kur ėshtė ēėshtja pėr tė biseduar me gjuhėn e vėshtirė tė diplomacisė nė takimin midis burrave tė shteteve, ata nuk pranojnė tė asistojnė se nuk e kuptojnė dot kėtė gjuhė.

Pėrveē Shqipėrisė, tė gjitha vendet evropiane dėrguan delegacionet e tyre nė Helsinki pėr tė nėnshkruar deklaratėn e pėrbashkėt tė sigurimit evropian, e cila ishte pėrfundim i punės sė 350 diplomatėve, politikanėve dhe ekspertėve gjatė dy vjetėve bisedimesh. Ndėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme tė pėrfshira nė deklaratė ėshtė ēėshtja e kufijve. Jugosllavia, qė ka rrėmbyer brenda kufijve tė saj pothuaj gjysmėn e territorit tė Shqipėrisė, natyrisht mori pjesė nė mbledhje.

Greqia qė ka rrėmbyer pothuajse gjysmėn e Shqipėrisė sė Jugut, edhe ajo mori pjesė. Shqipėria mbeti mėnjanė si Hirushja e pėrrallės. Mosmarrja pjesė e qeverisė sė Tiranės nė mbledhjen e Helsinkit e tregoi edhe njė herė pėrpara botės se deri ku ka arritur ajo qeveri nė rrugėn e tradhtisė kundrejt interesave jetike tė kombit shqiptar dhe deri ku ka arritur ajo t’i verė kėto interesa nė shėrbim tė kuēedrės sė verdhė tė ekspansionizmit kinez.

Gjeneralėt e Pekinit, nė njė konflikt tė mundshėm ushtarak me Bashkimin Sovjetik, do ta pėrdornin tokėn e Shqipėrisė si njė bazė nė prapavija tė armikut, nga ku don t’i goditnin pas shpine vendet e Traktatit tė Varshavės me raketa me rreze tė shkurtėr dhe tė mesme verpimi, pa u bėrė shumė merak se njė kundėrgoditje atomike do ta shuante Shqipėrinė nga harta. Nė konfliktin e tanishėm ideologjik dhe politik me Bashkimin Sovjetik, komisarėt e Maos e pėrdorin Tiranėn thjesht si njė altorpalant.

Nė rastin e Mbledhjes sė Helsinkit, Sulltani sa njė ve, i Tiranės, duke e shpallur fermanli tėrė Evropėn, u solli ndėrmend qeveritarėve evropianė se, kur njė budalla hedh njė gur nė ujė, njėqind tė menēur tė mblidhen s’e gjejnė dot.

Natyrisht, tė menēurit e Evropės nuk shqetėsohen aspak, qė kombi ynė po shkon nė fund tė detit me njė gur kinez nė qafė. Ajo qė i shqetėson ata, ėshtė rreziku real qė paraqet pėr sigurimin evropian, ky gur i fshehur nėn rrymat e konflikteve evropiane.




“Krahu i Shqiponjės” nr.3, gusht, 1975
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Bilal Xhaferi, si e denonconte regjimin e Hoxhės tek “Krahu :: Komentet

Anonymous

Mesazh Wed Jan 09, 2008 9:35 pm nga Vizitor

Kjo periudhe e historise duhet shkruar drejt sepse brezat e rinj duhet te njohin krimet e diktatorit dhe sherbetoreve te tij.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi