ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baze: Raportet e mia me Berishėn

Shko poshtė

10012008

Mesazh 

Baze: Raportet e mia me Berishėn Empty Baze: Raportet e mia me Berishėn




Baze: Raportet e mia me Berishėn

Gazeta Shqip
9 Janar 2008

INTERVISTA/ Analisti i njohur komenton pėrplasjet brenda PD-sė dhe sulmet ndaj tij: Basha tė iki. Aleatėt, ministrat mė tė dobėt
Bashkėpunėtori i vjetėr i kryetarit tė PD-sė, Sali Berisha, analisti Mero Baze, paralajmėron nė njė intervistė pėr “Shqip” furtunėn qė pritet tė pėrpijė partinė mė tė madhe mazhoritare nė rast se shefi i qeverisė nuk ndryshon strategjinė e qeverisjes. Pėrplasjet brenda PD-sė, analisti Baze i ka konsideruar si pėrpjekje tė pafundme pėr tė coptuar pushtetin e 3 korrikut nė miniqeveri tė vogla brenda qeverisė “Berisha”. Lidhur me akuzat e lėshuara ndaj tij nga segmente tė PD-sė, ai ėshtė pėrgjigjur se “i vetmi tender qė kam humbur me dashje ėshtė tenderi pėr tė shitur Sali Berishėn, kur e shitėn tė gjithė”. Gazetari qė punon prej 18 vjetėsh pėrkrah shefit tė mazhorancės aktuale, ka hedhur akuza ndaj ministrave tė kabinetit Berisha. Baze i kėrkon Berishės dorėheqjen e Bashės pėr njė pėrfaqėsim mė dinjitoz tė Shqipėrisė nė sytė e tė huajve dhe cilėson si ministra tė dobėt dy prej aleatėve tė PD-sė, Ndokėn dhe Pollon.

Zoti Baze, ka disa kohė qė e djathta po pėrballet me njė luftė brenda llojit tė saj. Si njė ndėr analistėt qė e njeh mjaft mirė kampin e djathtė, si e konsideroni kėtė situatė?

Kam idenė se nuk kemi tė bėjmė me ndonjė luftė tė mirėfilltė politike dhe as me luftė klanesh, por me njė pėrpjekje tė pafundme pėr tė coptuar pushtetin e 3 korrikut nė miniqeveri tė vogla brenda qeverisė “Berisha”. Ky ėshtė tipari i parė dhe identiteti real i qeverisė qė kemi. Sa herė miniqeveritė kanė probleme, aq herė ngrihen tonet dhe imitohen lojėra luftash. Ky oreks i shtuar i aleatėve natyrisht qė ka hapur orekse dhe brenda PD-sė. Brenda PD-sė ka pakėnaqėsi ndaj mosprekjes sė pushtetit. Njerėzit qė nuk e prekin pushtetin, ose nuk e ndjejnė atė, janė tė zemėruar me njerėzit qė konsiderohet se janė nė pushtet. Por pushteti realisht ėshtė eksportuar nga klientelizmi dhe nepotizmi nė grupe interesash qė nuk kanė shumė lidhje me atė qė mund tė quhet PD. Kėshtu qė brenda PD-sė ka mė shumė nervozizėm nė rritje dhe kjo ka krijuar idenė e grupeve. Nė tė vėrtetė nuk ka grupe. Grupi i ministrave tė PD-sė janė njerėz luajalė tė Sali Berishės dhe natyrisht do tė marrin gjithė meritat e mirėqeverisjes apo taksėn e keqqeverisjes sė tij. Tė tjerėt qė nuk janė ministra kanė problem mėnyrėn se si duhet tė pėrfaqėsohen nė elektorat si njerėz me pushtet, pasi nė PD nuk ka njė strukturė politike qė tė menaxhojė pushtetin dhe tė eksportojė fuqinė e pushtetit te ēdo deputet, me qėllim qė ata tė ndihen nė pushtet. Pra, nė PD ka realisht nervozizėm nga tė mos pasurit njė mekanizėm se si menaxhohet pushteti. Nuk ka njė autoritet nė PD ku mund tė trokasėsh dhe ta zgjidhėsh njė problem. Kjo ka krijuar natyrisht pakėnaqėsi tė mėdha te grupi i deputetėve, pakėnaqėsi qė rėndojnė pa pasur shumė faj profilin e ministrave tė PD-sė nė qeveri. E gjithė kjo situatė ka bėrė qė Kryeministri mė shumė tė humbasė energji duke shpikur “qoka” pėr tė pakėnaqurit, se sa tė hedhė ndonjė ide pėr tė qenė, pėr tė qeverisur vendin.

Edhe nė shtypin e shkruar ka nisur njė lloj konflikti qė ka nė qendėr tė vėmendjes dy organe pranė PD-sė, ju si botues i gazetės “Tema” dhe gazeta “RD”, qė koordinohet nga pushtetarėt e djathtė. Nė njė shkrim tė kėsaj gazete, qė kontrollohet nga pushteti, ju konsideroheni njėsoj si nėnkryetari i Grupit parlamentar tė PS-sė, Erion Braēe. Keni deklaruar se pas kėtij veprimi fshihet ministri i Jashtėm, Lulzim Basha. A ėshtė ky njė sulm ndaj jush dhe cilėt janė protagonistėt e tjerė qė fshihen pas kėtij veprimi?

Ka pasur disa shkrime tė tilla nė gazetėn “RD” dhe me sa e njoh unė praktikėn e asaj gazete, kjo do tė vazhdojė deri nė 30 tė tilla. Natyrisht qė nuk ndihem i lėnduar pėr shpifjet, por mė vjen keq pėr kthimin prapa nė kohė, nė fillim tė viteve ‘90-tė, tė praktikave mė primitive tė asaj partie. Ėshtė pėr tė ardhur keq pėr gjithēka. Pėr nivelin e ulėt, pėr vjetėrsinė qė pėrcjellin dhe pėr moshėn e re qė mbrojnė. Pas sulmeve qėndron Lulzim Basha, pasi Kryeministri dhe vetė zoti Basha janė nervozuar nga kritikat e mia nė shtyp pėr qėndrimin me dy standarde qė ėshtė mbajtur ndaj akuzave qė janė ngritur ndaj tij. Njė politikan qė do tė bėjė karrierė nė atė parti duhet tė ketė guxim tė pėrgjigjet vetė nė raste tė tilla. Fshehja pas pseudonimeve vė nė pozitė tė vėshtirė dhe Kryeministrin Sali Berisha, i cili ka vite qė bėn pėrpjekje tė harrohet ajo pėrvojė e keqe e viteve ‘90-tė, kur zboi gjithė themeluesit e PD-sė me shkrime tė tilla me pseudonime. Berisha ka reflektuar, pasi tani i ka marrė sėrish nė kabinet ata qė ka pėshtyrė, por pėr Bashėn, i cili na erdhi nė politikė me kostume firmato, ėshtė gjynah tė dalė prej saj me kostume “Gabi”.

Pėrse mendoni qė pas heqjes sė imunitetit shefi i diplomacisė shqiptare, Lulzim Basha, duhet tė japė dorėheqjen si ministėr?

Ėshtė njė zinxhir zhvillimesh. Unė si shumė tė tjerė besova se Dhori Sollaku bėri sulm politik ndaj tij nė prag tė ikjes dhe pėr kėtė arsye shkarkimi i tij u shpejtua po politikisht. Tashmė prokuroria e re duhet ta kishte mbyllur ēėshtjen, nėse akuza ndaj Bashės kishte qenė politike. Fakti qė ajo nuk e mbylli, ndryshoi historinė. Nė kėtė rast PD duhet t‘i qėndronte besnike qėndrimit tė saj se akuza ndaj Bashės ishte politike dhe tė bllokonte heqjen e imunitetit, pra t‘i qėndronte tezės sė saj qė ky ėshtė njė gjyq politik dhe ne nuk e ēojmė “kokėn e ministrit nė sini”. Por PD nėn presionin e Berishės bėri veprime tė ēartura. I hoqi imunitetin unanimisht Lulzim Bashės dhe e mbron tė mos japė dorėheqjen si ministėr. Kjo punė e ministrit mua mė duket absurde, se llogorja politike e njė politikani ėshtė karrigia e deputetit, jo kolltuku i ministrit. Kolltuku i ministrit ėshtė detyrė pėr t`u shėrbyer qytetarėve. Dhe unė nuk gjej ndonjė kėnaqėsi tė madhe popullore te shoqėria shqiptare, qė ministri i tyre i Jashtėm sa herė tė takohet me ndonjė personalitet tė huaj, t`u kujtojė atyre qoftė dhe pėr dhjetė sekonda pasi tė buzėqeshė se ėshtė pa imunitet dhe akuzohet pėr korrupsion. Nėse i duhet pėr diēka Lulzim Basha PD-sė, i duhet si deputet dhe politikan. Ministra tė Jashtėm gjejmė sa tė duam, pasi ministri i Jashtėm real i yni ėshtė Kryeministri dhe politika e tij. Nė kėtė pikė mendoj se ėshtė absurde dhe e dėmshme pėr Lulzim Bashėn tė qėndrojė i mbrojtur me dhunė si ministėr. Problemi i dytė qė mund tė lindė ėshtė se prokuroria e re, ose “Silvia Konti”, siē e quan Kryeministri, mund t‘i kėrkojė sėrish Kryeministrit kasetėn e mbledhjes sė qeverisė ose shiritat e saj dhe ato duhet t‘i jepen nėse Dhori Sollakut i janė refuzuar politikisht. Nėse nuk i jepen, atėherė ka diēka pėr tė cilėn jemi gėnjyer herėn e parė, ose do tė gėnjehemi tani.

Mendoni se jeni vendosur nė qendėr tė sulmit tė disa deputetėve tė djathtė, pėr arsye se komentet tuaja tė fundit po tregojnė tė palarat e atyre qė erdhėn nė pushtet pėr tė luftuar korrupsionin?

Kam 18 vite qė punoj si gazetar dhe jetoj si i tillė qė nga dita qė ėshtė rrėzuar komunizmi nė Shqipėri. Gjatė kėtyre viteve kam dėgjuar kėrcėnime politikanėsh, gjyqe politikanėsh, kryeministrash, kryetarė parlamentesh, akuza presidentėsh. E kam shumė tė pasur biografinė me kėto gjėra. Kam provuar tė prek dhe kufijtė e vdekjes nga profesioni im si gazetar, mė kanė bėrė shosh makinėn me plumba natėn e 14 marsit 1997, bashkė me Beqirin, shoferin e Sali Berishės, i cili erdhi mė mori nė mesnatė nė shtėpi, pėr tė shkuar nė presidencė. Jam dėnuar katėr herė me vdekje nė lista qė janė bėrė publike gjatė viteve 1997-1999 nga Tirana nė Prishtinė; mė kanė qėlluar makinėn time private me armė nė mars tė vitit 2001; kam parė ndėrsa isha duke humbur ndjenjat nė makinė banditė qė bėheshin gati tė shpėrthenin bomba mbi mua mė 2005 nė Gjirokastėr dhe shumė ngjarje tė tjera tė forta. Njė njeri qė ėshtė ndeshur me tigra, me tė ējerrat e kėtyre maceve tallet.

Segmente tė PD-sė ju akuzojnė se veprimet tuaja tė fundit, tė cilat kanė tone tė larta kritike, vijnė si pasojė e tenderave tė pamarra nga ana juaj. Sa tė vėrteta janė kėto akuza dhe si i perceptoni ju tė tilla deklarata?

Ky ėshtė dimensioni mė origjinal i korrupsionit tė kėsaj qeverie dhe i pėrpjekjes pėr tė mos u gjykuar. Ėshtė teori e ngritur nė art nga Kryeministri. Sa herė akuzon dikush qeverinė pėr korrupsion, ai pėrpiqet tė gjejė arsye personale. Nė fakt, nė rastin tim nuk ka asnjė arsye personale dhe ai i ka shpikur ato. Ka shpikur qė unė i kam kėrkuar tender Genc Pollos. Unė me Genc Pollon nuk flas me gojė, nuk komunikoj prej vitit 1999, pasi jemi prishur keq, ngaqė unė nuk pranova tė pėrdoresha prej tij kundėr Sali Berishės. Mė ofroi para, ndihma nga fondacione tė huaja pėr gazetėn dhe natyrisht “tė ardhme tė ndritur” nė politikė. Ndenjėm gjatė gjithė pasdites te njė piceri nė rrugėn e Kavajės dhe mė siguroi se kisha mbetur i fundit qė s`po e pranoja atė ofertė. Bile bėnte dhe diversion vulgar pėr botuesin e gazetės “55″ dhe atė tė “Shijak TV”, me tė cilėt, sipas tij, e kishte mbyllur pazarin. Unė ruajta principet e mia dhe u prisha me tė dhe ky ėshtė i vetmi tender qė nuk kam marrė prej Genc Pollos, por ėshtė tender i vitit 1999, kur kishte dalė nė pazar koka e Sali Berishės si politikan. Nuk jam penduar pėr asnjė moment qė e kam humbur si mik, dhe as nuk jam i mėrzitur qė e paska fituar si mik Sali Berisha. Por dua tė them se i vetmi tender qė kam humbur me dashje ėshtė tenderi pėr tė shitur Sali Berishėn, kur e shitėn tė gjithė. Nga ai tender mund tė isha bėrė milioner dhe s‘do tė kisha nevojė tė shisja as gazetėn. Akuzat e tjera janė banale dhe shpifje tė rėndomta tė Lulzim Bashės. Unė nuk kam asnjė kompani qė mund tė hyj nė tendera. Unė bėj gazetė dhe gazeta shitet nė treg. Tenderat qė ka nė dorė qeveria pėr fushata sensibilizuese, apo reklama, qė afrojnė me profesionin e gazetės, Kryeministri e di vetė kujt ia jep, se i bėn me prokurim tė drejtpėrdrejtė. Nėse unė ose ndonjė i afėrmi im e ka emrin aty, ta thotė.

Ēfarė qėndrimi do tė mbani ndaj kėtyre segmenteve pėr tė ruajtur reputacionin tuaj?

Unė do tė vazhdoj tė them tė njėjtėn fjali qė kam thėnė ditėn e parė, qė kėta zyrtarė janė tė korruptuar. Kjo nuk ka tė bėjė me reputacionin tim, por me tė vėrtetėn.

Nė kėto 17 vjet jetė tė Partisė Demokratike, zėrat oponentė brenda partisė kanė munguar. Vetėm vitin e fundit, ngjarjet e rėndėsishme tė vendit dhe momentet delikate tė politikės kanė treguar se brenda PD ekzistojnė mė shumė se dy klane. Cili do tė ishte ilaēi qė do tė shėronte partinė nga kjo sėmundje?

Nuk ėshtė e vėrtetė qė nuk ka pasur oponencė brenda Partisė Demokratike. Ėshtė partia qė ka prodhuar mė shumė parti nė kėtė vend pėr shkak tė kundėrshtive qė ka pasur. Problem ka qenė se nuk kanė mundur tė bashkėjetojnė dot me njėra-tjetrėn brenda partisė. Tani po pėrvijohet njė traditė e re pozitive prej zotit Berisha. Ai po pranon grupet e presionit, po pranon lobingun, po bėn kompromise dhe kjo ėshtė dukuri e re nė atė parti. Ka pranuar tė bėjė kompromise tė forta dhe duke djegur ministra cilėsorė siē ka qenė rasti i Ilir Rusmalit. Pra, ka dėshmuar se ėshtė njė Kryeministėr dhe njė lider qė nėse e vendos para faktit tė kryer me shifra dhe projekte qė i rrezikon pushtetin tė toleron dhe tė bėn lėshime.

Keni ndėrmarrė njė fushatė kritikash nė adresė tė drejtoreshės sė ISKSH-sė dhe ministrit tė Jashtėm, tė cilėt njihen si tė afėrt tė ngushtė tė Kryeministrit Berisha. A mund tė themi se marrėdhėniet tuaja me tė djathtėn po vijnė duke u shkatėrruar?
vazhdon me posht


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Jan 10, 2008 7:09 pm, edituar 1 herė gjithsej
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Baze: Raportet e mia me Berishėn :: Komentet

ILIRI

Mesazh Thu Jan 10, 2008 7:08 pm nga ILIRI

Elvana Hana ėshtė simbol i zyrtares qė ka kapur shtetin, qė ka institucionalizuar nepotizmin, qė ka konflikt tė hapur interesi nė mėnyrėn se si menaxhon atė institucion. Mbrojtja qė Kryeministri i bėri asaj dėshmoi se ai e trajtoi atė si mbesė tė gruas dhe jo si zyrtare tė korruptuar. Kėtu merr fund debati politik dhe nuk besoj se ia vlen tė flasim pėr cilėsitė pozitive tė Kryeministrit lidhur me dashurinė qė ka pėr farefisin e gruas. Ministrin e Jashtėm nuk e kam akuzuar pėr korrupsion. E kam akuzuar pėr politikan pa identitet. Kur tė rritet dhe tė dėshmojė se di tė marrė vendime pėr veten e vet, natyrisht do ta pėrshėndes. Shpresoj t`ia arrijmė asaj dite. Pėr korrupsion nuk e kam akuzuar deri mė sot. Pėrkundrazi e kam inkurajuar projektin e rrugės Rrėshen-Kalimash, e cila ėshtė njė vepėr me rėndėsi historike pėr shqiptarėt. Nuk jam marrė as me pasuritė e tij si politikan, as me lehtėsinė me tė cilat i ka vendosur ato pasuri nė Holandė apo Kosovė. E mendoj apriori si njė politikan qė e nis nga zero mė 2005. Tė shikojmė ēdo bėjė pas kėsaj dhe le ta gjykojmė. Deri tani po bėn ē‘po i thonė dhe nuk dimė kė tė vlerėsojmė, Lulzim Bashėn, apo Lulzim Berishėn.

Mendoni se qeveria duhet tė ndryshojė dhe se ministrat nuk po japin rezultatet e duhura nė detyrėn qė u ėshtė ngarkuar, ēka do tė rrezikojė ta kthejė PD-sė sėrish nė opozitė pas zgjedhjeve tė 2009-ės? Cili ėshtė ministri mė i dobėt i kabinetit?

Realisht ministrat mė tė dobėt janė ministrat e partive aleate, Ndoka e Pollo, por problemi ėshtė se nuk kemi njė qeveri tė integruar. Kemi qeveri qė punon nė mėnyrė diskrete dhe nuk ėshtė e bashkuar. Kryeministri duket se mė shumė energji harxhon duke qeverisur qeverinė, se sa duke qeverisur Shqipėrinė.

Kohėt e fundit keni dhėnė dorėheqjen nga Kėshilli Kombėtar i Radiotelevizionit, duke e lidhur motivin e largimit tuaj me skandalin e fundit tė festivalit tė fundvitit. Ėshtė vėrtet kjo arsyeja e largimit tuaj nga ky institucion, apo pas largimit tuaj fshihen skenarė tė tjerė?

Nuk ka asnjė skenar. U pa qartė se festivali i vuri vulėn njė sėrė aktesh banale qė prodhon drejtori i Pėrgjithshėm, Petrit Beci, me politikėn e tij klienteliste dhe korruptive. Ėshtė njė dėshtim dhe unė jam pėrgjegjės pėr atė dėshtim, pasi kam votuar propozimin e ardhur nga “TV Klan” pa pyetur shumė pėr integritetin e kėtij njeriu. Ishte njė presion i orėve tė fundit prej kolegėve tė mi tė “Klan”-it dhe Kryeministrit Berisha dhe unė formova njė shumicė pėr tė nė kėshill. Si person pėrgjegjės e kam detyrė morale tė largohem. Mendoj se Petrit Beci po ashtu duhet tė largohet njė orė e mė parė, pa e kthyer atė pasuri kombėtare nė njė bahēe private. Por kjo tashmė ėshtė ēėshtje e vullnetit qė ka kėshilli pėr ta frenuar atė dhe pėr t‘i treguar vendin. Unė isha pėrgjegjėsi kryesor, pasi dy vjet mė parė aty pėrfaqėsoja vullnetin e shumicės politike nė vend dhe votova njeriun e gabuar. Tashmė tė gjitha palėt janė tė lira tė forcojnė kėshillin dhe ta ndalin kėtė rėnie pa pengesa tė RTSH-sė. Shpresoj qė nė vend tė kėshillit tė mos forcojnė Petrit Becin.

Kryeministri Berisha erdhi nė pushtet me fytyrėn e ndryshimit, ēka tregon se kjo ėshtė njė strategji e duhur pėr tė fituar sėrish zgjedhjet e 2009-ės. Mendoni se para mbajtjes sė zgjedhjeve duhet tė ndryshojė Kryeministri, ministrat e tij dhe bashkėpunėtorėt qė e rrethojnė, apo ndoshta duhet tė gjejė strategji tė reja pėr tė mbajtur pushtetin, duke pėrfshirė figura tė reja nė politikė?

Loja pėr tė fituar zgjedhjet e 2009 ėshtė e hapur. Kryeministri ka bilanc tė mirė nė ndėrtimin e rrugėve. Ka bėrė njė histori mė vete nė kėtė periudhė. Ai ka po ashtu njė sukses tė dukshėm nė dogana dhe tatime, pavarėsisht mungesės sė eficencės nė investimin e kėtyre tė ardhurave. Kryeministri ka probleme serioze me demagogjinė pėr lehtėsinė e investitorėve, pasi ose nuk e di qė nuk u ka bėrė asnjė nder, ose e di dhe tallet me ta. Ka probleme serioze me konceptin e tij pėr luftėn kundėr korrupsionit, pasi mendon se ai luftohet me arrestime. Nė fakt ai luftohet me reforma qė ndryshojnė infrastrukturėn e shtetit qė tė lehtėsojė shėrbimet, qė modernizojnė garat dhe zhdukin qytetarėt nga thinjtė e batakēinjve nė pushtet. Ai e ka njė keqkuptim tė madh kėtė ēėshtje dhe nėse vazhdon me kėtė keqkuptim e ka njė betejė tė humbur. Nė planin politik ai duhet tė forcojė dukshėm PD-nė dhe bėn mirė tė thėrrasė figura tė reja nė strukturat e saj, por jo me katapultim direkt e nė krye, pasi na dalin kunguj si kėta tė tjerėt. Rekrutimi i tė rinjve nuk duhet bėrė me fushatė, por duhet bėrė ēdo ditė, me qėllim qė ata tė integrohen natyrshėm nė PD dhe tė mos fyhen duke u pompuar brenda muajit. Rekrutimi i tė rinjve nė PD ėshtė urgjent dhe duhet tė jetė prioriteti i politikės sė tij. Ai nuk duhet tė lodhet duke i bėrė thirrje gjithkujt qė kėrkon tė hyjė nė PD dhe aty tė nisė gara. Politika nuk nis duke u bėrė nga emigrant ministėr, zėvendėsministėr apo drejtor Telekomi. Jo se ata njerėz mund tė mos e meritojnė, por duke qenė pa pėrvojė politike, nuk i dėshmojnė dot aftėsinė e tyre dhe bėjnė idiotėsira qė u rėndojnė nė karrierė. Futja pėrditė e tė rinjve nė PD dhe integrimi i pėrditshėm i tyre krijon njė shpresė tė re pėr atė parti. Rekrutimi me fushata dhe mė keq akoma me rekomandime klienteliste dhe familjare, e bėn atė njė parti klienteliste qė prodhon mosmirėnjohje pėr ata qė i kanė besuar realisht garės dhe vlerave tė asaj partie.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Jan 13, 2008 12:48 pm nga Iliriada Portal

Me ka bere pershtypje qe megjithese kundrejt Hanes ka patur akuza te drejtperdrejta nga gazeta Tema ndaj saj nuk eshte filluar asnje ēeshtje penale edhe pse ligji e lejon nje gje te tiile. Gjithmone kam pyetur veten se ku e gjen ajo nje mbrojtje te tille.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi