ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga gazetat shqiptare

Shko poshtė

11122007

Mesazh 

Nga gazetat shqiptare Empty Nga gazetat shqiptare




Kokėdhima, njeriu i bizneseve tė shėrbimeve sekrete ruse


Koēo Kokėdhima, ditėt e fundit i ėshtė bashkuar sė ashtuquajturės Aleancė Qytetare pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės, duke dalė publikisht nė njė konferencė pėr mediat tė saj, ku sipas gazetės «Shekulli», tė datės 27 nėntor 2007, botues i sė cilės ėshtė vetė Kokėdhima, iu dha ultimatum qeverisė qė tė detyronte kompanitė qė kanė filluar punimet pėr ndėrtimin e TEC-it dhe tė petroliferės, qė t’ i ndėrpresin ato. Titulli i artikullit tė gazetės «Shekulli» pėr kėtė ngjarje ishte: «Aleanca, ultimatum qeverisė dhe firmave ndėrtuese». (gazeta «Shekulli», 27 nėntor 2007, f. Cool Gazeta e Koēo Kokėdhimės nuk e saktėsonte se ēfarė natyre kishte ky ultimatum, por kjo tashmė ėshtė e qartė nga ato qė u panė nė 19 nėntor 2007, nė takimin mes studentėve pjesėmarrės tė sė ashtuquajturės Aleancė pėr Mborjtjen e Gjirit tė Vlorės, dhe pėrfaqėsuesve tė petrolifera, nė njė nga auditorėt e Universitetit tė Vlorės, ku njerėzit e Aleancės Qytetare pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės kėrcėnonte duke thėnė se ata qė duan tė ndėrtojnė petroliferėn janė nė gjak me Vlorėn, dhe kjo ndodhte nė sfondin e shfaqur nė pamjet televizive ku portreti i Ismail Qemalit dhe flamuri shqiptar kishin rėnė pėrtokė tė pėrlyer me naftė dhe vajra tė djegur, nėn breshėrinė e goditjeve me sende tė ndryshme, qė njerėzit e Aleancės hodhėn kundėr tribunės ku ishte rektori i Universitetit tė Vlorės, dhe njerėzit e petroliferės, qė kishin ardhur me kėrkesėn e studentėve, pjesėtarė tė Aleancės. Se ēfarė natyre ka ultimatumi i 27 nėntorit, qė iu dha shtetit shqiptar edhe nė emėr tė Koēo Kokėdhimės, kjo bėhet e qartė po tė kihet parasysh se nė mbrėmjen e e 19 nėntorit, pas spektaklit barbar nė Vlorė, nė njė intervistė nė emisionin “ZIP” nė “Vizion Plus”, njė studente, anėtare e Aleancės, qė kishte qenė e pranishme nė incident, u shpreh se nėse nuk hiqet dorė nga projektet e naftės nė Vlorė, do tė pėrsėritet lufta e 1920-ės. Kur njė nga drejtuesit e emisionit, ndėrdyu duke bėrė njė vėrejtje pėr kėtė gjuhė, kryetari i Aleancės Rezart Aliaj, qė foli me telefon nga Vlora, si dhe nėnkryetari i Aleancės, Feruni, i ftuar nė studio, u shpreh se kjo ishte gjuha e duhur qė ata qė duan tė sjellin naftėn nė Vlorė, ta marrin mesazhin. Pra, ėshtė e qartė se botuesi Koēo Kokėdhima, njė njeri i «pushtetit tė katėrt», qė ėshtė media, ėshtė pėrfshirė nė njė kėrcėnim pėr kryengritje tė armatosur kundėr shtetit, gjė qė pėrbėn vepėr penale tė parashikuar shprehimisht nė nenin 223 tė Kodi Penal tė Republikės sė Shqipėrisė, si Thirrje publike pėr veprime tė dhunshme. Implikimi i Koēo Kokėdhimės nė tė ashtuquajturėn Aleancė pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės, e zbulon mė qartė se kjo e ashtuquajtur lėvizje qytetare ambientaliste ėshtė njė ekspedient i shėrbimeve sekrete serbe dhe ruse. Koēo Kokėdhima, nė njė intervistė qė ka dhėnė para disa muajsh nė emisionin «Opinion plus» tė Blendi Fevziut nė Tv Klan, u shpreh se pasuria e tij ėshtė 200 milion evro (nė mėnyrė kurioze ai tha “evro”, siē thuhet nė Greqi, Serbi dhe Rusi, dhe jo “euro”, siē e shkruan edhe gazeta e tij “Shekulli”) dhe se ai pjesėn mė tė madhe tė bizneseve tė tij i ka nė Rusi, ndėrsa nė Tiranė ka vetėm 2% tė bizneseve tė tij. Kėtė gjė Kokėdhima e tha nė pėrgjigje tė pyetjes sė Fevziut se a ėshtė e vėrtetė qė ai njė pjesė tė madhe tė ardhurave tė tij i siguron nga tenderėt e Bashkisė sė Tiranės, tė cilat i fiton falė mbėshtetjes sė Edi Ramės, tė cilin nga ana e tij e mbėshtet me mediat e tij. Se ēfarė biznesesh ka Koēo Kokėdhima nė Rusi, kėtė gjė nuk e saktėsoi, por duket se Kokėdhima me kėtė pėrgjigje “Nė vend qė tė vinte vetullat nxori sytė”. Duke ditur atė qė ndodh nė Rusi, ku biznese tė lidhura me regjimin e Putinit, shėrbimin sekret dhe mafien ruse, kėrkojnė tė investojnė nė vendet ballkanike, duke blerė nė rradhė tė parė pasuri tė patundshme, duket se e vėrteta ėshtė e kundėrta e asaj qė tha Kokėdhima. Pra, nuk ėshtė Kokėdhima ai qė ka biznise prej rreth 200 milion “evro” nė Rusi, por janė bizniset ruse ato qė investojnė nė Shqipėri me anė tė Kokėdhimės. Pra, Kokėdhima ėshtė njė lloj “Behgjet Pacolli” i kėsaj ane tė kufirit. Kur njė biznesmen shkon nga Shqipėria nė Rusi dhe arrin tė bėjė atje njė pasuri prej rreth 200 milion eurosh, duke konsideruar se ēfarė vendi ėshtė Rusia sot, atėherė mund tė thuhet me siguri se ky njeri nuk mund ta ketė pasur kėtė fat pa “bekimin” e shėrbimeve sekrete ruse, qė si shpėrblim kėrkojnė shėrbime nė Shqipėri. Angazhimin e Koēo Kokėdhimės nė tė ashtuquajturėn Aleancė pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės, ėshtė pjesė e shpėrblimit qė ai u jep rusėve pėr pasurinė qė ka bėrė nė vendin e tyre. Mė kot Koēo Kokėdhima kamuflohet si ambientalist. Koēo Kokėdhima mund tė jetė gjithēka, edhe budits, por jo ambientalist. Nė rast se Koēo Kokėdhima do tė kishte skrupuj prej ambientalisti ai nuk do ta vononte aq shumė kohė ndėrtimin rrugėve tė kryeqytetit tenderat e tė cilėve ia jep Edi Rama, dhe ku rasti mė skandaloz ėshtė ai i segmentit tė unazės mbi «Brrylin», ndėrtimin e sė cilit po e zvarrit prej vitesh, ēka shkakton njė ndotje tė tmerrshme tė asaj zone shumė tė populluar tė Tiranės, pėr shkak se rruga e mėparshme ėshtė prishur, nė mėnyrė qė tė ndėrtohet e reja, dhe pluhuri qė ngrihet atje ėshtė i ngjashėm me stuhitė e rėrės nė shkretėtirė. Kokėdhima para se tė shqetėsohet pėr dėmin qė do t’ u sjellin impiantet e naftės banorėve tė Vlorės, le tė preokupohet pėr dėmin qė u ka sjellė banorėve tė kėsaj zone nė Tiranė. Nė rast se Kokėdhima do tė ishte ambientalist ai do tė bėnte dhe njė fushatė publike kundėr depozitave greke tė karburanteve nė Portin e Durrėsit, qė janė vendosur atje nė vitin 1998, nė kundėrshtim me ēdo parametėr teknik, dhe tė mbrojtjes sė mjedisit, duke pėrbėrė dhe njė rrezik ekzistencial pėr banorėt e qytetit tė Durrėsit, nėse ndodhin incidente si ai qė ndodhi vitin e kaluar nė Lezhė. Jo vetėm qė depozitat greke nuk po hiqen nga Porti i Durrėsit, por ato po zgjerohen dhe nė Porto Romano, pranė qytetit, ku supozohej tė zhvendoheshin depozitat e Portit tė Durrėsit. Pse duhet qė kompanitė greke tė kenė depozita nafte nė Shqipėri, dhe tė dominojnė tregun shqiptar tė karburanteve me anė tė kompanive vendase tė lidhura me to, kur Greqia nuk ėshtė vend prodhues i naftės? Kompanitė greke tė naftės qė kanė depozita nė Shqipėri, dhe qė tashmė janė tė lidhura me kompanitė ruse tė naftės dhe tė gazit, «Gazprom» dhe «Rossneft», qė me realizimin e projekteve greko-ruse pėr ndėrtimin e naftėsjellėsave dhe gazsjellėsave qė do tė sjellin naftėn dhe gazin rus nė Greqi, synojnė qė me anė tė depozitave nė Portin e Durrėsit, Porto Romano, Nartė dhe Lezhė, tė kontrollojnė tregun e naftės dhe tė gazit, jo vetėm tė Republikės sė Shqipėrisė, por edhe tė Kosovės. Derisa depozitat greke tė naftės nė Portin e Durrėsit mbulojnė njė sipėrfaqe prej katėr hektarėsh, kompleksi i impianteve tė naftės nė Porto Romano, mbulon njė sipėrfaqe pesė herė mė tė madhe, prej 20 hektarėsh. Ėshtė e qartė se kompanitė greke tė naftės, dhe ato ruse qė i furnizojnė ato, janė tė preokupuara nga projektet e petroliferės dhe tė AMBO, se ndėrtimi i tyre do tė thotė qė kompanitė greke tė zhduken nga tregu shqiptar i karburanteve. Kėtu nuk duhet harruar dhe rėndėsia gjeopolitike qė ka pėr grekėt dhe rusėt fakti qė tregu i karburanteve nė republikėn e Shqipėrisė, Kosovė dhe pjesėrisht edhe nė Maqedoni, tė kontrollohet nga kompanitė greke tė lidhura me ato ruse, dhe jo nga ato amerikane dhe italiane. Kėsaj strategjie ekonomike greko-ruse, pa harruar interesat serbe qė konvergojnė me ato greko-ruse, i shėrben e ashtuquajtura Aleancė pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės. Koēo Kokėdhima mund tė sqarojė misterin se nga dalin paratė e Aleancės pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės, liderėt e sė cilės paguhen mė tepėr se deputetėt, dhe studentėt-aktivistė tė sė cilės paguhen dy herė mė tepėr se rektori tė cilin e pėrlyen me naftė dhe vajra tė djegura. Kėto duket se janė paratė e shėrbimeve sekrete greke, ruse, pa harruar ato serbe. Aleanca pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės ėshtė nė fakt Aleanca pėr Mbrojtjen e Monopolit Grek(rus) nė tregun e karburanteve nė Shqipėri. Implikimi nė kėtė aventurė kinse ambientaliste, i Koēo Kokėdhimės, pasanik me rreth 200 milion «evro» nė Rusi, ėshtė shumė kompromentues pėr Edi Ramėn, i cili e ka Kokėdhimėn leitnantin e vet nė media dhe punėt publike tė Bashkisė sė Tiranės. Nuk duhet harruar se dy javė para se Koēo Kokėdhima tė dilte publikisht nė Aleancėn pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės, do tė ishte kryetari i PS, Edi Rama, i cili nė njė takim me tė rinjtė dhe tė rejat e Vlorės, mbajtur nė kėtė qytet nė 13 nėntor 2007: “Ajo qė unė dua tė them ėshtė nevoja pėr t’ u bėrė tė gjithė bashkė nė emėr tė njė patriotizmi tė ri. Tė njė patriotizmi tė ri, i cili nėnkupton nė radhė tė parė marrjen nė dorė tė fatit tonė, tė fatit tė atdheut tonė. Tė marrim nė dorė pėr ēėshtje tė mėdha, tė cilat janė kthyer nė plagė tė mėdha nė kėtė vend. Nė Vlorė ne jemi dėshmitarė tė njė domosdoshmėrie konkrete, qė lidhet me njė fakt konkret, qė ėshtė vetė fakti i gjirit tė Vlorės i cili nuk mund tė jetė gjiri i naftės, por duhet tė jetė gjiri i njė turizmi ashtu siē e meriton Vlora. Dhe askush mė shumė sesa rinia vlonjate nuk mund tė jetė e pėrgjegjshme pėr kėtė mision. Askush mė shumė sesa rinia vlonjate nuk mund tė jetė e interesuar qė me qytetin dhe me kėtė bregdet tė mrekullueshėm tė bėhen prapėsira nė emėr tė njė zhvillimi qė nuk sjell mirėqenie por sjell varfėrim. Nė emėr tė njė zhvillimi qė nuk sjell njė siguri pėr tė ardhmen. Nė emėr tė njė zhvillimi i cili nuk mund tė ndodhė pa u pyetur qytetarėt e Vlorės. Pa u pyetur Vlora. Pa u pyetur tė rejat dhe tė rinjtė e Vlorės, tė cilat dhe tė cilėt nuk mund t’ a delegojnė nė fatin e tyre tek qeveritarėt e Tiranės”. (“Zėri i Popullit”, 14 nėntor 2007, f. 11) Nuk ėshtė e rastit qė pas kėsaj deklarate tė Edi Ramės protesta e sė ashtuquajturės Aleancė pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės, liderėt e sė cilės janė njerėzit e Ramės nė Vlorė, u shkallėzua nė thirrje pėr gjak, dhunė, luftė, nė ultimatume. Lidhja e ngushtė e Edi Ramės me Koēo Kokėdhimėn tradhėton lidhjet e fshehta tė Edi Ramės me Rusinė. Edi Rama ėshtė rritur nė njė familje rusofile, ku babai i tij kishte studiuar nė kohėn e diktaturės komuniste nė Leningrad, siē quhej atėherė San Petėrburgu. Edi Rama ėshtė rritur nė njė mjedis kulturor rusofil, me muzikė ruse, dhe me nostalgji pėr Rusinė, pėr netėt e bardha nordike tė famshme tė San Petėrburgut, tė cilat tash Edi Rama i ka projektuar nė Tiranė nė natėn e bardhė, nė 29 nėntor.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Nga gazetat shqiptare :: Komentet

emigranti

Mesazh Tue Dec 11, 2007 8:21 pm nga emigranti

I zot e di se ku mbeshtetet Miftaraj, deri me tani te pakte jan ata politikane te njohurqe i kane shpetuar penes se tij.


Nga Kastriot Myftaraj - Nė 7 dhjetor 2007, Erion Veliaj doli nė emisionin "Fakt" nė Nesėr Tv, tė Ēlirim Pekės, pėrballė Henri Ēilit, pėr tė folur pėr tė ardhmen e tij nė politikė pas largimit nga drejtimi i Lėvizjes "Mjaft".Ajo qė tė bėnte pėrshtypje nė kėtė paraqitje mediatike tė Erion Veliajt ishte se ai, me rastin qė pranoi se do tė hznte nė politikė nė krah tė Edi Ramės, duke pohuar madje se do tė jetė kandidati i ardhshėm i PS pėr Bashkinė e Tiranės, kishte dalė nga lėkura e aktivistit tė shoqėrisė civile tė shkolluar jashtė vendit, qė vjen nė Shqipėri pėr tė futur njė frymė perėndimore, dhe kishte adoptuar gjuhėn e drunjtė tė militantėve ekstremistė tė sė majtės. Gjatė emisionit Veliaj e ēoi befasisht fjalėn tek ngjarjet e shtatorit 1998, duke e atakuar kryeministrin Berisha se pėrdori vrasjen e njė deputeti tė vet, tė urdhėruar prej tij, pėr tė pėrmbysur shtetin me tanqe (Veliaj tha disa herė tanqe dhe jo tanke). Nė kėtė moment ndėrhyri drejtuesi i emisionit Peka, duke i thėnė se ai po akuzonte kyeministrin e sotėm se kishte urdhėruar vrasjen e deputetit Azem Hajdari, kur tė gjithė ata qė akuzoi Berisha natėn e vrasjes dolėn tė ishin vrasėsit e deputetit Hajdari. Veliaj u kundėrpėrgjegj duke thėnė se kishte njė problem qė kur vrasjen e bėjnė bodyguardėt e tu, nuk ka qėllim qė tė akuzosh armiq tė paqenė. Henri Ēili ndėrhyri duke thėnė se me atė qė ndodhi nė 14 shtator u dha njė pėrgjigje e mirė pėr vrasjet politike nė Shqipėri, dhe qė atėherė ėshtė fakt se nuk ka pasur vrasje politike. Nga njė njeri si Erion Veliaj, i cili thotė se ėshtė shkolluar pėr shkenca politike nė njė universitet prestigjioz nė SHBA, duhej pritur qė pėr ngjarjet e shtatorit 1998, tė jepte njė opinion tė ndryshėm nga ai i militantėve ekstremistė tė sė majtės, se kėtė gjė qė qė thotė ai, nuk e ka thėnė as Gramoz Ruēi. Me kėtė qė thotė Erion Veliaj, bėhet e qartė se ai ėshtė duke hyrė nė politikė pėr tė gjeneruar frymėn e konfliktit dhe jo pėr tė sjellė njė frymė tė re perėndimore, pajtimi dhe bashkėpunimi. Ky prezantim i Erion Veliajt si politikan ėshtė alarmues pėr faktin se ai ka akses nė shumė ambasada tė huaj tė rėndėsishme nė Tiranė, ēka na ndihmon tė identifikojmė ato forca destruktive, qė shpesh kanė vepruar nė ambasadat e huaja tė rėndėsishme nė Tiranė, pa pėrjashtuar as atė amerikane, duke ndjekur qėllime nė kundėrshtim me politikėn zyrtare tė vendit tė tyre, sado e ēuditshme qė tė duket kjo. Komandanti i NATO-s gjatė fushatės ajrore kundėr Serbisė, nė vitin 1999, gjenerali Wesley Clark thotė nė kujtimet e veta se nė Washington ka pasur njė lobby tė fortė qė donte ta pengonte dhe mė pas ta ndalonte fushatėn ajrore tė NATO kundėr Serbisė. Gjenerali Clark thotė gjithashtu se Sekretarja e Departamentit tė Shtetit Allbright, i thoshte atij qė tė tregohej i vėmendshėm, gjatė fushatės se ata (fjalėn e kishte pėr qarqe nė Washington) i janė vėnė pas dhe duan ta kryqėzojnė. Gjenerali Clark thotė se ai nuk e pyeti se kush janė ata, se kjo iu duk njė gjė shumė e trishtuar. Edhe vetė Allbright nė kujtimet e veta flet pėr njė lobby tė fuqishėm nė Washington qė donte fillimisht tė pengonte fushatėn ajrore kundėr Serbisė dhe mė pas ta ndalonte. Ky lob ėshtė ende aktiv kundėr angazhimit ushtarak amerikan nė Kosovė. Ajo qė duhet ditur ėshtė se nė prag tė Luftės nė Kosovė tė viteve 1998-1999, dhe gjatė saj, ka pasur njė sintoni, sigurisht jo tė qėllimshme, por qė ekzistonte nė praktikė, mes kėtij lobby dhe strategjisė serbe pėr tė penguar njė ndėrhyrje ushtarake ndėrkombėtare kundėr saj me rastin e Luftės nė Kosovė. Beogradi e dinte mirė se dinamika e procesit represiv qė po drejtonte ai prej vitesh nė Kosovė, do tė ēonte nė fund tė fundit nė njė kryengritje tė armatosur tė shqiptarėve, tė cilėn Beogradi donte ta pėrdorte pėr tė bėrė spastrimin etnik tė shqiptarėve nė Kosovė. Por nė Beograd e dinin gjithashtu se nė kėtė situatė rrezikonin njė ndėrhyrje ushtarake ndėrkombėtare kundėr Serbisė. Serbia kishte njė strategji pėr ta penguar kėtė ndėrhyrje, qė ishte pėrpunuar nė dy linja, nga njėra anė duke u mbėshtetur nė qarqet kundėr ndėrhyrjes ushtarake, nė kryeqytetet perėndimore, si dhe nė ndihmėn e Rusisė, dhe nė anėn tjetėr duke pėrdorur atė strategji qė rusėt do ta quanin "ēeēenizim" dhe qė e pėrdornin nė Ēeēeni. "Ēeēenizimi" konsistonte nė atė qė konflikti tė projektohet tek pala tjetėr. Kėshtu rusėt synonin, dhe nė njė masė tė madhe ia arritėn, qė konfliktin ruso-ēeēen ta projektonin tek vetė ēeēenėt, si konflikt mes tyre. Pėr Serbinė, nė prag dhe gjatė Luftės nė Kosovė tė viteve 1998-1999, " ēeēenizimi" konsistonte nė rradhė tė parė nė atė qė konflikti tė projektohej nė Republikėn e Shqipėrisė si njė luftė civile mes palėve tė kundėrta politike, edhe me pjesmarrjen e palėve tė kundėrta politike tė shqiptarėve tė Kosovės, ēka do tė thoshte qė tė bėhej e pamundur njė ndėrhyrje ndėrkombėtare ushtarake kundėr Serbisė, si dhe tė eliminohej Shqipėria si bazė kryesore e infiltrimit tė njerėzve dhe armėve pėr nė Kosovė. Ngjarjet e shtatorit 1998 nė Tiranė kanė qenė tė lidhura me kėtė skenar tė ēeēenizimit. E vėrteta e kėtyre ngjarjeve tė 12-14 shtatorit nuk ėshtė as ajo qė thotė PD, as ajo qė thotė, PS, por ėshtė pak nga tė dy versionet, por duke shtuar dhe disa gjėra tė tjera, tė cilat nė Shqipėri nuk janė analizuar kurrė si duhet. Ajo qė ndodhi nė 14 shtator 1998, kur turma e tubuar pėr funeralin e Azem Hajdarit msyu selinė e qeverisė dhe rrėmbeu tanket qė dolėn nė rrugė kundėr saj, nga pikėpamja klasike mund tė pėrcaktohet si sulm me dhunė kundėr institucioneve, por jo si grusht shteti, se qė tė ketė grusht shteti duhet qė tė dalė njė grupim qė tė marrė pushtetin. Nė 14 shtator 1998 nuk doli njė grupim qė tė hynte nė kryeministri dhe tė shpallej si qeveria e re e Shqipėrisė, nė vend tė asaj tė mėparshmes. Sigurisht qė turma ishte e frymėzuar nga liderėt e opozitės sė atėhershme dhe nė rradhė tė parė nga Berisha, por qėllimi i tij nuk ka qenė qė tė merrte pushtetin se ai e dinte qė kjo ishte e pamundur, por vetėm qė tė tregonte forcė, pėr t’ u faktorizuar para ndėrkombėtarėve, tė cilėt dukej se i kishin dhėnė pushtetit licencėn tė mbante nėn kontroll me represion opozitėn. Berisha sigurisht qė e dinte shumė mirė, se nė rast se do tė kishte ardhur nė pushtet nė shtator 1998, ai do tė ndodhej nė situatėn qė u ndodh nė mars 1997, ēka ai sigurisht qė nuk e donte mė. Ndėrkombėtarėt, edhe pse e dėnuan sulmin kundėr institucioneve nė shtator 1998, megjithatė e dinin se vrasja e nėnkryetarit tė opozitės, aq mė tepėr nė rrethanat se si u bė, do tė shkaktonte njė reagim tė dhunshėm (pėr njė afro-amerikan tė rrahur nga policia u dogj Los Angelos nė 1992 dhe kur vritet njė magrebin ndizet flakė Parisi sot), ndryshe Berisha nuk do tė ishte bėrė mė pas kryeministėr. Nė shtator 1998, opozita e kohės u tėrhoq nė njė skenar "ēeēenizimi", nė mes tė Luftės sė Kosovės, dhe fakti ėshtė se ajo nė fillim u rrėmbye nė tė, e indinjuar nga ajo qė ndodhi, por mė pas pati aq bon sens sa tė tėrhiqej. Nėse pėrgjegjėsia e opozitės sė kohės, tė drejtuar nga Berisha, ėshtė se u tėrhoq nė kėtė skenar, pėrgjegjėsia e atyre qė bėnė, me ose pa vetėdije, qė tė zbatohet pjesa e parė e kėtij skenari, ėshtė tejet e madhe. Si pikėnisje e skenarit tė "ēeēenizimit" tė Shqipėrisė, nė shtator 1998, ka qenė "ēeēenizimi" i partisė kryesore tė opozitės tė asaj kohe, PD. Ky skenar i "ēeēenizimit" tė PD, ishte i konceptuar si tropojanizim. Pra, konflikti PS-PD, pozitė-opozitė, tė projektohej tek PD, posaēėrisht tek raporti qė dy liderėt e PD tė kohės, Sali Berisha dhe Azem Hajdari kishin me krahinėn e tyre tė origjinės, Tropojėn. Tė dy liderėt e PD duhet tė hynin nė njė konflikt tė pėrgjakshėm me tropojanė tė tjerė, ēka do tė bėnte qė tė inicohej procesi i dhunės qė do tė realizonte skenarin hap pas hapi. Nė tė vėrtetė, pikėrisht kjo gjė ndodhi. U krijua njė armiqėsi e dy liderėve tė PD me njė fis me shumė influencė pėr kohėn nė Kosovė, me atė Haklaj, si dhe me disa fise tė tjera, njerėzit e tė cilėve ishin bashkėpunėtorė tė Fatmir Haklajt. Pėr armiqėsinė mes Fatmir Haklajt dhe Azem Hajdarit, qė mė pas u projektua si armiqėsi mes Haklajve dhe Berishės, ėshtė folur dhe shkruar shumė. Ėshtė thėnė se kjo armiqėsi erdhi pasi u vra vėllai i Fatmir Haklajt, Shkėlqim Haklaj, nė janar 1998, gjė pėr tė cilėn Fatmir Haklaj fajėsoi Azem Hajdarin, ēka mė pas ēoi nė atentatin e 14 shtatorit tė atij viti. Fatmir Haklaj kėshtu u pėrdor, ndoshta pa vetėdije, nė zbatimin e skenarit tė "ēeēenizimit" dhe posaēėrisht tė pjesės sė parė tė tij tropojanizimit. Prokuroria dhe gjykata, qė ka dhėnė njė vendim tė formės sė prerė pėr vrasjen e Azem Hajdarit, e kanė quajtur vrasjen si tė kryer pėr gjakmarrje. Pushtetarėt e kohės kanė larė duart, duke thėnė se ky ishte njė sherr mes tropojanėsh dhe jo njė konflikt politik ku ishte i implikuar shteti. Drejtori i atėhershėm i SHIK, fatos Klosi, mėse njė herė ka thėnė se ai dhe ministri i rendit publik i kohės, Perikli Teta, e kanė paralajmėruar Azem Hajdarin pėr atentatin qė po pėrgatitej kundėr tij, duke pėrmendur dhe autorėt e mundshėm, qė rezultuan tė ishin ata qė e bėnė vėrtet atentatin. Por problemi ėshtė se Fatmir Haklaj, shefi i grupit qė bėri vrasjen, kishte qenė shef i komisaratit tė policisė sė Tropojės me gradėn major, deri nė janar 1998, kur vrau nė mjediset e komisariatit njė oficer police vartės sė tij, me ē’ rast u shpall nė kėrkim. Pse u emėrua Fatmir Haklajn, familja e tė cilit ishte e implikuar nė hasmėri dhe vrasje dhe dy vėlleyėr tė tė cilit ishin nė kėrkim pėr vrasje, madje edhe pėr vrasjen e njė polici, shef komisariati, kur ishte praktika qė kėta njerėz duhen shmangur nga policia. Si erdhi Fatmir Haklaj nė Tiranė, nė 14 shtator, dhe lėvizi lirisht, kur ai ishte nė kėrkim? Si ndodhi qė Fatmir Haklaj pas kėsaj vrasjeje kur u kthye nė Tropojė, u fut pėrsėri nė polici me gradėn major? Si ndodhi qė shefi i policisė sė rendit publik tė Tropojės, kapiten Jaho Salihi, qė ishte nė Tiranė atė ditė bashkė me Haklajn, nė atentat, sė bashku me disa funksionarė policie, dhe me automjetet e policisė, kur u denoncua nga opozita si vrasė, u mbrojt personalisht nga ministri i rendit, duke u thėnė se u verifikua se ai nuk gjendej nė Tiranė, por nė Tropojė? Si nuk e njoftuan ministrin e rendit ato postoblloqe tė panumėrta, nga Tirana deri pranė Tropojės, pėr praninė e gjysmės sė policisė sė Tropojės nė Tiranė, nė 14 shtator, deri edhe 100 metra larg ndėrtesės sė ministrisė, ku ndodhi atentati? Si ndodhi qė kur Fatmir Haklaj u soll i plagosur nė spitalin ushtarak nė Tiranė, pasi u plagos nė vitin 1999, ai u lirua me ndėrhyrjen e vetė drejtorit tė SHIK, Fatos Klosi, gjė tė cilėn ky e ka pohuar vetė, gjoja pėr t’ u kururar jashtė vendit, kur asnjė spital nė botė, nuk pranon pa ndėrhyrjen e autoriteteve, njė kriminel tė plagosur? Tė gjitha kėto gjėra janė justifikuar nėn zė, nga pushtetarėt e kohės, me atė se pėr shkak tė Luftės sė Kosovės, duheshin toleruar njerėz si Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi nė policinė e Tropojės, se duheshin ēuar armė nė Kosovė. Por e vėrteta ėshtė se pėr t’ u ndihmuar lufta e shqiptarėve tė Kosovės nėpėrmjet Tropojės, nuk kishte nevojė qė nė policinė e Tropojės tė kishte njerėz si Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi, se nė Tropojė, ēdo njeri, i majtė apo i djathtė qoftė, ishte pro luftės sė shqiptarėve tė Kosovės. Tė gjithė fshatarėt e fshatrave kufitare, qė kishin pjestarė tė fiseve tė tyre nė Kosovė, ishin gati tė ndihmonin pėr tė ēuar armė nė Kosovė dhe ndihmuan, madje pa interes. Ndėrsa Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi u duheshin atyre pushtetarėve tė Tiranės, qė donin t’ u shisnin armė luftėtarėve shqiptarė tė Kosovės, nėpėrmjet njerėzve tė tillė. Gjithashtu kėta njerėz duheshin dhe qė nė Kosovė tė pengohej hyrja masive e armėve vėrtet moderne, tė blera nė perėndim, por atje tė hynin kallashnikovėt dhe minahedhėsit e prodhimit rus dhe kinez tė viteve gjashtėdhjetė, qė nuk i bėnin ndonjė dėm tė madh ushtrisė serbe. Ata qė ishin implikuar nė kėtė tregėti tė ndyrė, si dhe nė kėtė skenar tė ēeēenizimit, e zbuluan veten duke liruar Fatmir Haklajn, kur u erdhi nė dorė, se ai pėr tė shpėtuar veten do tė zbulonte shumė tė vėrteta qė atyre nuk u interesonin. Atyre u bėnte komoditet skenari i "ēeēenizimit" dhe versioni i tij i tropojanizimit, se me kėtė do tė eliminonin opozitėn reale, dhe do tė mund tė realizonin planin e krijimit tė njė opozite fiktive. Erion Veliaj nuk na tha ndonjė gjė tė re nga ato qė na ka thėnė Fatos Klosi. E vetmja gjė e re qė tha Veliaj, ėshtė se i shprehu qartė disa aludime tė Klosit, duke thėnė se vrasjen e Azem Hajdarit e urdhėroi Berisha, dhe se nė krye tė vrasėve ishte bodyguardi i Berishės, duke aluduar pėr Izet Haxhinė. E vėrteta ėshtė se Izet Haxhia, kur u bė vrasje prej njė viti nuk ishte bodyguard i Berishės, pasi ishte larguar nga ky i fundit, dhe kjo ėshtė e dokumentuar, se bodyguardėt e Berishės, qė kishte statusin e ish-presidentit, ishin oficerė tė gardės. Ajo qė duhet sqaruar nė kėtė rast, ėshtė se kush tentoi tė rrisė reputacionin e Izet Haxhisė nė PD, duke inskenuar nė tetor 1997 arrestimin e tij, ēka mė pas u ndryshua nė arrest shtėpiak, qė ishte nė fuqi edhe nė shtator 1998? Kėtė e bėri policia dhe prokuroria e kohės. Rekrutimi i ish-bodyguardit tė Berishės, nga grupi i vrasėsve, si bashkėpunėtor, ėshtė njė gjė qė doli shumė mė vonė, dhe kur doli, PD, ende nė opozitė, e denoncoi, nuk e mbrojti. Pra, ėshtė fakt nuk veproi si ata pushtetarė qė morėn nė mbrojtje Fatmir Haklajn dhe Jaho Salihin pasi krimit, pėr njė kohė tė gjatė. Erion Veliaj, pak a shumė i di tė gjitha kėto. Ai mund t’ i rrinte larg kėsaj ēėshtjeje, duke ditur background tė saj, qė me kalimin e kohės po bėhet i qartė. E megjithatė ai zgjodhi tė flasė pėr kėtė ēėshtje nė temra mė eksremiste tė skenarit tė "ēeēenizimit". Me kėtė Veliaj u bė anėtar nderi i skuadrės sė vrasėve tė Azem Hajdarit, pėrkrah major Fatmir Haklajt dhe kapiten Jaho Salihit. Aspekti mė interesant i kėtij qendrimi tė Veliajt ėshtė se, duke njohur lidhjet e tij ndėrkombėtare, bėhet e qartė se ato linja, deri edhe nė Ėashington, qė kanė qenė kundėr ndėrhyrjes ushtarake tė NATO kundėr Serbisė, atėherė e kanė parė si konvenues skenarin e "ēeēenizimit" qė po zbatohej nė Shqipėri, nė 1997-1998, me pikėnisje si tropojanizim. Pėr kėto linja, qė kanė qenė deri edhe nė Ėashington, dhe qė donin tė evitonin ndėrhyrjen e NATO kundėr Serbisė, duket qė nuk ka qenė aspak ide e keqe, qė kjo tė ndodhte me ēmimin e njė lufte civile tė pėrgjakshme nė Shqipėri, ku do tė pėrfshiheshin dhe palėt e ndryshme politike shqiptare nė Kosovė. Ndryshe nuk ka si shpjegohet qetėsia olimpike me tė cilėn CIA e grekut George Tenet ndiqte lojėn e pushtetit tė majtė tė kohės nė Shqipėri dhe posaēėrisht tė SHIK tė Klosit, pėr tė zbatuar nė Kosovė skenarin e ēeēenizimit, duke krijuar njė konflikt tė armatosur mes UĒK, tė kontrolluar nga ish-organizatat enveriste tė Kosovės dhe FARK, tė kontrolluar nga LDK e Rugovės. Aspekti mė alarmues i fjalėve tė Veliajt ėshtė se duket qė kėto linja, deri edhe nė Ėashington, nuk kanė pushuar ta shohin si konvenues skenarin e ēeēenizimit nė Shqipėri, pėr tė shkuar deri tek ēangazhimi ushtarak amerikan nė Kosovė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Sat Dec 15, 2007 12:48 pm nga Drini

Nga gazetat shqiptare Rama_edi_150Kryebashkiaku dhe kryetari i PS, Edi Rama brenda dy ditėve tė kėsaj jave ka zhvilluar dy takime kokė mė kokė me kryeministrin Sali Berisha. Burime konfidenciale pranė kryeministrisė bėjnė tė ditur se kryesocialisti Rama ėshtė parė brenda tre herė brenda dy ditėve tė dalė nga zyra e kreut tė qeverisė Berisha. Karteli i lejeve tė ndėrtimit, bėjnė tė ditur burimet ėshtė bėrė me sa duket objekti i takimit tė fshehtė Rama-Berisha, pa pėrjashtuar garancitė qė Rama kėrkon se nuk do tė ketė fletė-arresti pėr tė nė fushatėn e duarve tė pastra.Tė njėjtat burime bėjnė tė ditur se kėto takime janė zhvilluar nė kuadėr tė pazareve tė dy tė lartpėrmendurve, duke u nisur nga bllokimi i lejeve nė sektorin i ndėrtimit. Kjo e fundit duket se mbahet peng nga kryebashkiaku Rama, i cili ende nuk i ka ēelur lejet e ndėrtimit dhe pėr pasojė mban nė kyē Kėshillin Rregullues tė Territorit dhe rreth 1200 dosje qė presin prej njė viti pėr t’u miratuar. Kjo situatė ėshtė krijuar pėr shkak tė pazareve qė kryesocialisti Rama ėshtė duke pėrfunduar me kryeministrin Berisha. Nisur nga kjo gjendje e krijuar, takimi kokė mė kokė mes Berishės dhe Ramės vjen si pasojė e shkėmbit tė interesave tė dyja palėve. Nga njėra anė Rama kėrkon tė zgjerojė kompetencat e tij si kryebashkiak nga ana e Berishės qė zotėron pushtetin vendor dhe nga ana tjetėr Berisha kėrkon qė me anė tė pazareve tė pėlqyeshme pėr kryebashkiakun tė mbyll reagimet e opozitės pėr keqqeverisjen e tij. Pazaret Bashki-Kryeministri qė edhe janė publikuar herė pas here nga gazeta nxjerrin nė pah se Rama e konfirmon heshtjen e tij me turet nėpėr fshatra duke evituar nė kėtė mėnyrė krizėn politike dhe sociale qė po kalon vendi.
Pazaret
Berisha pėr tė mundėsuar heshtjen e opozitės bėn pakte tė majme me kryebashkiakun nga ku mjaft vendime qeverie kanė shkuar nė favor tė pushtetit vendor. Nga kėto vendime mjafton tė pėrmendim lėnien e lejeve tė ndėrtimit tė komunave nė varėsi tė bashkisė. Nė kėtė mėnyrė, komunat duhet tė dėrgojnė mė parė dosjet e lejeve tė ndėrtimit nė Bashkinė e Tiranė, ku KRT e saj duhet tė japė apo jo pėlqimin. Kėshtu, Berisha i dha mundėsi Ramės tė zgjeronte hartėn e trojeve pėr tė vepruar me lejet e ndėrtimit. Pėr t’iu referuar njė tjetėr vendimi atė tė kalimit tė ujėsjellėsit nė varėsi tė bashkisė, inspektoratin e ndėrtimit apo kalimi i taksave tė biznesit tė vogėl. Aktualisht Ministria e Financave po punon qė nė tė ardhmen e afėrt t’i kalojė bashkisė taksėn mbi ndėrtesėn, duke i siguruar tė ardhura shtesė nė arkėn e Ramės.
Heshtja
Nė kėtė kuadėr zbardhet fakti se mes kryebashkiakut Rama dhe kryeministrit Berisha po zhvillohen afera korruptive nė saj tė konfliktit tė interesave. Ndaj vendimeve tė Berishės me kėrkesė tė Ramės, ky i fundit duket se qartė se ka respektuar marrėveshjen duke mos reaguar ndaj asnjė problemi qė aktualisht po kalon vendi ku kriza energjetike vazhdon ende tė jetė njė shqetėsim madhor pėr qytetarėt. Marrėveshja nė fjalė tashmė me sa duket ka mbetur tek mbledhja e Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit ku lejet e ndėrtimit janė asi nėn dorė i kryebashkiakut Rama pėr ti shtrirė dorėn me njė sėrė kėrkesash tė tjera Berishės. Tė njėjtat burime bėjnė tė ditur se miq shumė tė afėrt tė Berishės janė tejet tė interesuar pėr zhbllokimin procesit tė dhėnies sė lejeve tė ndėrtimit si dhe pėr mbledhjen e Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit. Pikėrisht tre takimet e fundit mes kryebashkiakut dhe kryeministrit kanė patur nė qendėr tė bisedimeve hapjen e lejeve tė ndėrtimeve si dhe pėrcaktimin e firmave ndėrtuese para se tė mblidhet KRRT.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Tue Dec 18, 2007 11:06 am nga ILIRI

Njė kartolinė pėr zotin Kryeministėr
Nga Edmond ĒAUSHI - Sa herė mė qėllon, qė tė hyje e tė dal nėpėr zyrat e shtetit shqiptar, has nė zyrtarė tė cilėt mė sjellin nėpėr mendje dy ngjarje tė shkuara.E para, kur z. Faik Konica, ambasador i mbretėrisė shqiptare nė SHBA, me kėrkesėn e mbretit Zog, i ofroi Fan Nolit vendin e rektorit tė universitetit, qė ishte planifikuar tė hapej nė Shqipėrinė e asaj kohe. Z. Noli, i diplomuar nė universitetin e Harvardit i ėshtė pėrgjigjur me shumė modesti “ Faleminderit, por unė nuk mendoj qė jam aq i pėrgatitur, sa tė marr pėrsipėr kėtė detyrė kaq tė rėndėsishme!”. Dhe tjetra, kur i ofruan z. Shefqet Peēi vendin e ministrit tė Transportit, ky i habitur e kundėrshtoi nė fillim, duke thėnė se ‘ku marr vesh unė nga transporti’, por pas kėmbėnguljes sė z. Hoxha dhe shprehjes standarde se do tė kesh dhe ndihmėn e Partisė, z. Peēi ia ktheu ‘Tė rrojė Partia’, dhe e djallosi atė punė. Janė dy histori tė shkurtra, qė shprehin dy koncepte krejt tė kundėrta, ku e para duket si utopike dhe e dyta e pranishme fatkeqėsisht nė mjedisin politiko-shoqėror, shqiptar. Me ardhjen nė pushtet nė vitin 2005, qeveria e z. Berisha nėpėrmjet programit tė saj qeverisės, u angazhua pėr reformimin e ekzekutivit qendror dhe administratės publike, nėpėrmjet njė qeverie nė shėrbim tė qytetarėve dhe tė shėrbesave mė tė mira ndaj qytetarėve. Z. Berisha, premtoi se do tė kryente njė reformė tė thellė e tė vėrtetė tė administratės publike pėr krijimin e njė rrjeti institucional efektiv dhe efecient, si dhe tė njė administrate tė qėndrueshme, tė pėrkushtuar ndaj zbatimit tė ligjit dhe tė ofrimit tė shėrbimeve mė tė mira pėr qytetarėt, e aftė tė prodhonte dhe tė zbatonte politika, me nėpunės civilė tė rekrutuar dhe tė vlerėsuar sipas kualiteteve profesionale, eksperiencės, meritės dhe pėrkushtimit nė kryerjen e detyrave. Nė gjithė kėtė strategji tė z. Kryeministėr unė doja tė ndalesha, tek pjesa ku ai kėrkon pėrkushtim nė kryerjen e detyrave. Gjatė kėtij dy vjeēari qeverisės, dallohet shumė qartė se zyrtarėve shqiptar iu ka munguar nė njė masė tė madhe pėrkushtimi nė zbatimin e detyrave. Ata mė shumė janė tė orientuar drejt zbatimit tė detyrave rastėsore dhe tė momentit, qė iu jepen nga ana e Kryeministrit, sesa nė zbatimin e detyrave tė pėrcaktuara qartė nėpėrmjet strategjive tė miratuara tė ēdo institucioni. Por, mė shumė se pėrkushtimi, atyre iu ka munguar eksperienca, pasi njė pjesė prej tyre u rikthye nė punė pas njė mungese tetė vjeēare nė drejtim dhe pjesa tjetėr ishin nėpunės tė ardhur direkt nga bankat e shkollės me eksperiencė zero nė punėt e drejtimit tė shtetit. Njė rast i pafalshėm pėr t’u pėrmendur ėshtė ai i zotit Basha, qė megjithėse vetė nuk ka ndonjė eksperiencė nė sektorin aq delikat tė diplomacisė, arrin pa pikė pėrgjegjėsie tė rekrutojė nė punė si kėshilltar princin Leka, i cili pėrveē emrit tė madh qė mban deri mė tash, nuk di tė shquhet pėr gjė tjetėr. Shqipėria e tejmbushur me probleme serioze, nevojitet qė nė tė gjithė piramidėn shtetėrore tė ketė zyrtarw serioz dhe jo lakej, qė gjithė ditėn tė bėjnė hosanna pėr tė parin e tyre tė rastėsishėm, apo tė ketė zyrtarė qė pėr tė ruajtur vendin e tyre tė punės, tė trillojnė e tė vėnė nė pėrdorim gjithfarė poshtėrsish, qė mendja e thjeshtė njerėzore nuk i kap dot. Janė tė gjithė kėta zyrtarė, tė cilėt nė vend qė ta masin suksesin e punės sė tyre me rritjen e mirėqenies sė njerėzve tė zakonshėm, tė cilėt janė dhe votuesit e tyre potencial, interesohen vetėm e vetėm pėr t’i siguruar privilegje vetvetes dhe njė grushti miqsh, qė u sillen rrotull gjithė ditėn pa kryer asnjė punė, tė cilėt me largimin e shefit tė tyre tė gjithėpushtetshėm, do tė marrin nga sytė, kėmbėt pa ditur se ku shkojnė dhe do tė struken diku pas ndonjė muri, pėr tė pritur qė tė qetėsohet situata dhe tė fillojnė historinė e sahanlėpirjes, pas tė parit pushtetar qė do t’iu duket i fuqishėm nė horizontin e tyre tė ngushtė prej pėrfituesi tė babėzitur. Nėpunėsit, sot nė Shqipėri duhet qė realisht tė rekrutohen pas njė seleksionimi dhe njė studimi tė hollėsishėm tė eksperiencave tė tyre tė mėparshme, pėr tė dhėnė maksimumin nė kėtė moment zhvillimi, ku ndodhet sot vendi ynė, dhe jo tė dalin nga blloku i famshėm i Kryeministrit apo ministrave tė ndryshėm, tė cilėt po shpėrblejnė me ofiqe zyrtare disa njerėz qė u shfaqėn si “UFO”, kur PD erdhi nė pushtet dhe qė padyshim do tė largohen prapė mė shpejt sesa erdhėn, kur PD do tė largohet nga pushteti. Nė qoftė se zoti Kryeministėr, i zėnė siē duket pas problemeve tė mėdha, do vazhdojė ta tolerojė kėtė gjendje tė amullt, si pėrfundim do tė arrijmė nė atė qė administrata publike, do tė mbushet me nėpunės tė tipit “Shefqet Peēi”, qė pėrveēse nuk kryente asnjė punė, tallej me postin qė i kishin dhuruar, duke shkruar bejte, njėrėn prej tė cilave, po e shkruaj kėtu poshtė dhe po ia adresoj zotit Kryeministėr, si njė kartolinė pėr festat e fundvitit : ‘Cėrr,cėrr, telefoni. Bie me furi. Herė ėshtė numri njė, Herė ėshtė numri dy’.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Tue Dec 18, 2007 8:20 pm nga ILIRI

Festivali i 46 i Kėngės nė Radiotelevizion ishte njė provė e fortė e aftėsive qė ka ky institucion tė prodhojė vlera dhe aftėsisė pėr tė prodhuar dyshime pėr vlerat brenda njė nate. Pas njė regjie fantastike dhe njė prezantimi shumė mė profesional se edicionet e tjera, njė episod i shėmtuar hodhi nė erė thuajse gjithė mundin pėr tė ngritur nė kėmbė kėtė institucion tė kulturės televizive nė Shqipėri. Qė nė fillim dua tė them se nuk jam njė specialist i muzikės dhe nuk dua tė them asnjė fjalė tė keqe pėr fituesin e festivalit. Ajo ishte njė zė premtues pėr muzikėn shqiptare dhe uroj qė kjo fitore ta ndihmojė tė kultivojė mė shumė talentin e saj. Nuk jam i sigurt, nėse do tė isha nė juri, pėr kė do tė votoja, po sigurisht qė mund tė votoja pėr atė kėngė qė fitoi. Pikėrisht kėtu lind dhe problemi. Juria nė tėrėsi, sado qė ka vullnetin e saj tė votojė pėr kė tė dojė, nuk mund tė krijojė skena tė tilla si ajo e djeshmja. Njė juri qė pretendon se ėshtė profesionale, nuk mund tė votojė me njė ndarje tė tillė, ku gjithė juria i vlerėson kėngėt nė bllok nė tėrėsi, kurse dy anėtarė tė jurisė tė pėrmbysin rezultatin, duke i dhėnė zero pikė njė kėnge qė tė tjerėt i kishin dhėnė maksimumin. Kjo e bėn tė qartė faktin qė me ēmimin fitues u bė pazar i ndyrė dhe njollosi karrierėn e njė vajze qė ndoshta do tė ketė tė ardhme nė muzikėn shqiptare, pavarėsisht kėtij incidenti tė rėndė.
Ka shumė arsye, pėrse dyshimet qė shoqėruan dhėnien e ēmimit duhet tė kthehen nė objekti hetimi. Sė pari, ėshtė skena publike e deklarimit tė pikėve, ku u shfaq hapur gėzimi i dy anėtarėve tė jurisė qė me votat e tyre anormalisht tė kundėrta me shumicėn e jurisė rrėzuan njė kėngė fituese dhe ngjitėn nė krye tė listės njė tjetėr. Sė dyti, ishte shumė psikoanalitik rrėfimi i kėngėtarit Alban Skėnderi, i cili mė parė “kishte dėgjuar” pėr dallavere nė juri, por, tani qė ishte vetė, e kuptoi qė “nuk kishte” dallavere dhe votoi i fundit, duke pėrmbysur rezultatin me njė vlerėsim qė nuk ka sens. Sė treti, pati realisht dhe njė lloj racizmi antikosovar qė demonstrohet vazhdimisht nė kėtė festival ndaj kėngėtarėve nga Kosova, tė cilėt nuk marrin kurrė ēmim tė parė. Pėr mė tepėr u bė kujdes qė ky ēmim tė mos merrej sivjet, kur festivali Eurosong bėhet nė Beograd dhe pėrfaqėsimi ynė me dy vajza tė talentuara nga Kosova mund tė prodhonte politikė tė jashtme mė shumė se buzėqeshjet e Lulėzim Bashės. Votimi ėshtė qartėsisht njė pazar i pistė qė e njollos rėndė festivalin dhe bėn pėrgjegjės drejtuesit e tij. Unė nuk dua tė personalizoj fajin dhe nuk dua tė hyj mė tej nė prapaskenat qė duan ta brejnė vazhdimisht kėtė institucion tė kėngės sė lehtė shqiptare. Por ėshtė e qartė se atentati ndaj tij u krye me sukses. E pėrsėris se nuk jam shumė tifoz i asaj qė fitoi ēmimin e parė, tė dytė apo tė tretė. Por njė juri nuk mund tė ndahet pėr dy kėngėt e para, duke i dhėnė njė pjesė vlerėsim maksimal dhe njė pjesė vlerėsim minimal. Atėherė nuk kemi juri, por njė grup ordiner qė pėrdor njė pozicion tė besimit publik pėr trafik influence, pasi s’dua tė flas pėr trafiqe tė tjera. Ajo qė ėshtė e dukshme, ėshtė se ky festival, i cili dukej se ishte ngritur me mundim, prodhoi nė fund njė shije tė hidhur qė e njollos institucionin e RTVSH, po aq sa ē’njollos kombėtaren e Shqipėrisė shitja e mundshme e njė ndeshjeje futbolli. Nė Kosovė ka tashmė njė revoltė tė ligjshme pėr atė qė ne kemi bėrė nė sytė e tė gjithėve. Unė ndjehem i turpėruar si anėtar i Kėshillit Drejtues tė RTVSH pėr kėtė ngjarje dhe nuk mund t`i lejoj vetes tė jem mė pjesė e Kėshillit Drejtues tė RTVSH, nėse ky institucion nuk heton ngjarjen dhe nuk zbulon arsyet e vėrteta tė kėsaj historie tė turpshme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lola

Mesazh Fri Dec 21, 2007 6:11 pm nga lola

Nga Kastriot Myftaraj - Do tė hapen dosjet e ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit nga «Cigarja» tek «Raketa» tha kryeministri Berisha vitin e kaluar nė parlament, duke replikuar me opozitarėt qė hidhnin pseudonime spiunėsh nė adresė tė mazhorancės.Sigurisht qė Berisha pėrdori pseudonime qė i pėrkasin opozitės dhe kur ai tha kėto fjalė, Gramoz Ruēi u ēua dhe doli nga salla, duke dashur t’ i japė tė kuptojė Berishės se nuk i intereson kjo ēėshtje dhe ai nuk do tė pėrzihet nė tė, ndėrsa Namik Dokle, i cili deri atėherė kishte lėshuar pseudonime, nuk e vazhdoi mė kėtė lojė. Njė nga pseudonimet e ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit qė kanė qarkulluar dhe qė Berisha nuk e ka pėrdorur kurrė ėshtė «Tigri». Berisha, kur u bė kryeministėr, i besoi «Tigrit» drejtimin e drejtorisė sė dokumentacionit tė Kėshillit tė Ministrave. «Tigri», po tė nisesh nga pseudonimi qė i kanė vėnė, ka qenė njė spiun shumė aktiv dhe me shumė rendiment. Kur pėrshkruhet karriera e njė njeriu shpesh pėrdoret fjala “trajektore”, ēka ėshtė njė metaforė nga fizika, posaēėrisht nga kinetika, qė tregon lėvizjen e sendeve. Kinetika tregon lėvizjen e njė trupi, por pa treguar forcat qė e venė nė lėvizje atė. Nė rast se do tė shikojmė karrierėn e shumė prej ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit, duke pėrfshirė dhe «Tigrin», do tė vėmė re tek trajektorja e saj, atė dukurinė e fizikės, qė, me sa mė kujtohet nga shkolla e mesme, quhet «pika e infleksionit», dhe qė konsiston nė atė qė njė trup bėn lėvizje qė nuk shpjegohen nga forcat qė e venė nė lėvizje atė. Kėshtu, «Tigri» edhe sipas, jetėshkrimit qė ka paraqitur nė faqen on-line tė Kėshillit tė Ministrave(http://www.keshilliministrave.al/?fq=showcabinet&m=showpers&pID) ka studiuar nė Fakultetin e Agronomisė, nė vitet 1965-1970, ndėrsa nė vitet 1968-1970 ka studiuar pėr gazetari. Kjo do tė thotė se ai nė vitin e tretė tė shkollės sė lartė ka kaluar nė atė kursin qė ishte hapur pėr gazetarėt, se atėherė nuk kishte degė tė gazetarisė nė shkollėn e lartė. Pra, nė vitin 1968 ėshtė dhe pika e infleksionit e «Tigrit». Si ėshtė e mundur qė njė djalė nga fshati Babunjė e Re e Lushnjės, aq mė tepėr dhe me origjinė kosovare, kur dihej animoziteti i regjimit komunist pėr njerėzit me origjinė kosovare, tė fitonte tė drejtėn pėr tė studiuar pėr gazetari dhe pėr t’ u bėrė gazetar? Cila forcė i dha kėtė impuls karrierės sė tij. Derisa dinamika tregon vetėm lėvizjen e trupave pa treguar forcat qė e shkaktojnė atė, kinematika tregon forcat qė bėjnė tė mundur kėtė lėvizje. «Kinematika» e dosjeve na sqaron se kjo forcė ka qenė Sigurimi i Shtetit. «Tigri» bėri kėrcimin e madh tė karrierės sė tij, duke shkelur mbi kufoma. Kjo shpjegon se pėrse ai, me mbarimin e shkollės sė lartė, u emėrua nė Tiranė, nė gazetėn «Zėri i Rinisė», si redaktor, kur ata qė mbaronin shkollėn atėherė emėroheshin nė rrethe tė largėta, pėrveēse kur nuk kishin miq tė fuqishėm tek nomenklatura. Djaloshi nga fshati Babunjė e Re e Lushnjės nuk kishte miq familjarė, por ai i pėrkiste familjes sė madhe tė Sigurimit tė Shtetit, qė kujdesej pėr tė. Tek «Zėri i Rinisė» ai punoi 11 vjet, deri nė vitin 1981, dhe kėtu ka njė tjetėr «pikė infleksioni» se nė vitet 1973-1975, me spastrimet qė u bėnė nė fusha tė ndryshme, dhe qė morėn dhe shumė «peshq tė vegjėl» veē «peshqve tė mėdhenj», u godit dhe gazeta «Zėri i Rinisė» pėr shfaqje tė huaja borgjezo-revizioniste. Nė kėto spastrime «Tigri» duhet tė kishte qenė njė pre e natyrshme, aq mė tepėr kur ai ishte dhe me origjinė kosovare, dhe dihej se njerėzit me origjinė kosovare, edhe kur arrinin tė bėnin pak karrierė, ishin shėnjestėr e parapėlqyer gjatė spastrimeve tė regjimit, pėrveē rastit kur ishin spiunė kalibri tė Sigurimit tė Shtetit. «Tigri» jo vetėm qė u mbijetoi spastrimeve tė viteve shtatėdhjetė, por u rrit dhe nė detyrė, duke u bėrė nė vitin 1981, sekretar kolegjiumi nė gazetėn «Bashkimi», gazeta e dytė mė e madhe nė vend, pas gazetės «Zėri i Popullit», post qė e mbajti deri nė vitin 1988. Nė fund tė viteve tetėdhjetė, regjimi komunist shqiptar filloi njė spastrim tė ri tė njerėzve me origjinė kosovare, pėr tė kėnaqur Beogradin. Kėshtu nė kėtė kohė u larguan nga ushtria deri edhe oficerė tė cilėt ishin tė martuar me gra nga familje me origjinė kosovare. Por kėto spastrime nuk e prekėn «Tigrin», i cili nė vitin 1988 bėri njė tjetėr ngjitje nė karrierė, duke u bėrė zėvendėskryeredaktor i gazetės «Bashkimi». Ky emėrim koinēidoi me kohėn kur regjimi komunist po pėrgatitej tė zbatonte manualin katovician tė ndryshimit tė sistemit politiko-ekonomik, dhe gazeta «Bashkimi» do tė kishte njė rol nė kėtė zbatimin e kėtij skenari. Nė kėtė skenar kishte njė rol-kyē dhe Sali Berisha. Nė shtator 2004, Berisha ka deklaruar kėshtu nė emisionin «Opinion» tė Blendi Fevziut, duke kujtuar angazhimin e tij politik nė 1990: «Mė 20 qershor, Petrit Skendi mė njofton, bashkė me redaktorin e revistės 'Shkenca dhe Jeta'. 'Do tė bėjmė njė diskutim pėr revistėn', mė thotė. 'Mirė', i them, 'por, po tė vij, do tė diskutoj siē e kam mendjen vetė'. Tani, nė tėrėsi ne ishim njė kolektivitet miqsh, tė fushave tė ndryshme dhe unė fillova me pluralizmin. Kjo revistė do tė mund tė mbijetojė vetėm nė qoftė se bėhet pluraliste. Pse unė mbroja pluralizmin e mendimit? Kisha njė ide qė kjo shoqėri, tmerrėsisht komuniste, duhet tė pėrjetojė fazėn e pluralizmit tė mendimit dhe ngrihem nė kėtė takim dhe fola pėr pluralizmin e tė drejtat e njeriut. Kėrcitėn karriget dhe tre-katėr u larguan nga mbledhja nė njė shenjė proteste pėr termin qė unė pėrdora, pėr termin 'pluralizėm'. Unė vazhdova i pa shqetėsuar, e mbylla fjalėn time dhe pastaj shkruaj njė artikull tė dytė qė u botua nė gazetėn 'Bashkimi». Berisha e ka fjalėn pėr artikullin qė botoi nė gazetėn «Bashkimi» nė 17 shtator 1990(fq. 2-3) me titull «Demokracia dhe humanizmi binom i pandarė». Kryeredaktori i kėsaj gazete nė atė kohė ishte bėrė «Tigri» dhe ky ishte njeriu qė ia Njeriu qė ia botoi Berishės kėtė artikull «guximtar». Sigurisht qė edhe «Tigri» bėri kėshtu njė gjest tė guximshėm, sipas Berishės. Por kėtu kemi tė bėjmė me njė tjetėr pikė infleksioni tė «Tigrit», por edhe tė vetė Berishės. Nėse Berishėn po e marrim tė mirėqenė se u tregua i guximshėm duke shkruar dhe ēuar pėr botim artikullin nė fjalė, lind pyetja: Nga vinte gjithė ky guxim «Tigrit», qė e botoi artikullin? Se nuk besoj qė Berisha kėrkon tė na thotė se edhe «Tigri» i Sigurimit tė Shtetit ishte disident! “Tigri” u emėrua kryeredaktor nga Nexhmije Hoxha, qė ishte kryetare e Frontit Demokratik, organ i tė cilit ishte gazeta “Bashkimi”. Pra, me logjikėn e Berishės, edhe Nexhmije Hoxha na del disidente, qė emėroi “Tigrin” nė drejtimin e gazetės qė i botoi artikullin “guximshėm” Berishės. Ēfarėdo qė tė thotė Berisha, nuk na bind dot se, nė rast se artikulli qė ai ēoi pėr botim tek “Bashkimi” nuk do tė kishte qenė i porositur nga Ramiz Alia, “Tigri” nuk do ta kishte raportuar qė atė ditė ēėshtjen nė zyrėn e shtypit tė Komitetit Qendror dhe tek operativi i tij nė Sigurimin e Shtetit, duke dorėzuar dhe tekstin e sjellė nga Berisha. Kėshtu del se kjo disidencė e pretenduar e Berishės qe thjesht pjesė e angazhimit tė tij nė zbatimin e skemės shqiptare tė Katovicės. Kėshtu shpjegohet «guximi» i Berishės dhe i kryeredaktorit, si njė truk i ardhur pėr shkak se “Tigri” qe ngarkuar nga Sigurimi i Shtetit me njė mision katovician, ashtu si dhe Berisha. Me kėtė shpjegohen dhe veprimet e Berishės pas disa muajsh nė dhjetor 1990, dhe tė gjithė atyre qė u angazhuan nė tė ashtuquajturėn Lėvizje e Dhjetorit. Berisha, kur ka qenė nė pushtet dhe nė opozitė, ka pasur njė praktikė, qė njerėzit qė dijnė shumė pėr pikat e infleksionit tė karrierės sė tij, t’ i mbajė pranė dhe t’ i shpėrblejė. Kėshtu bėri dhe me “Tigrin”, tė cilin kur erdhi nė pushtet nė 1992, e bėri drejtor tė televizionit publik, atėherė i vetmi nė vend, post tė cilin “Tigri” e mbajti deri kur Berisha u largua nga pushteti nė 1997. Edhe kur Berisha doli nė opozitė, u kujdes pėr “Tigrin”, duke e vėnė drejtor tė njė televizioni privat pranė PD. Atje, “Tigri”, i cili vuante shumė kritikat nė oborrin e PD se kishte qenė njeriu i Nexhmije Hoxhės, bėri njė “trimėri”, duke dhėnė nė televizionin e vet para disa vjetėsh lajmin se kishte vdekur Nexhmije Hoxha. Kjo gjė e egėrsoi shumė Nexhmije Hoxhėn, e cila po atė natė nė njė intervistė nė njė televizion e pėrgėnjeshtroi lajmin, duke thėnė madje edhe se kėto i bėjnė disa ish-servilė, qė duan tė pastrojnė tė shkuarėn pėr tė ngrėnė dhe nė krahun tjetėr. Berisha i ka bėrė shpesh njė nder tė veēantė “Tigrit”, duke marrė pjesė nė promovimin e librave tė tij, dhe madje duke folur atje me superlativa pėr kėto libra dhe autorin. Nė njė rast para dy vjetėsh, Berisha duke folur nė promovimin e njė libri tė “Tigrit”, e ēmoi lart kėtė se kur PD doli nė opozitė, dhe mbeti pa punė, nuk hezitoi tė punonte pėr bukėn e gojės, nė punė qė nuk i pėrshtateshin atij si intelektual. Nė rast se ka qenė vėrtet kėshtu, kjo ka qenė hera e parė qė “Tigri” ka punuar vėrtet nė jetėn e vet, dhe madje kur ka provuar sadopak shumė se ē’ punė bėnin njerėzit qė ai i spiunoi. Por Berisha nuk e la gjatė “Tigrin” larg posteve shtetėrore, dhe me tė ardhur nė pushtet e mori nė kryeministri, duke i dhėnė njė post tė rėndėsishėm, nė drejtimin e drejtorisė sė dokumentacionit. Kėshtu, Berisha tregoi se u preokupua pėr t’ i gjetur njė punė tė mirė “Tigrit”, ndėrsa pėr demokratėt e tjerė tė mbetur rrugėve, dhe qė e mbėshtetėn gjatė ditėve tė vėshtira nė opozitė, nuk u kujtua kurrė. Nė fund tė prezantimit nė faqen on-line tė Kėshillit tė Ministrave, tė drejtorisė qė drejton “Tigri” thuhet: “Cilėsia e lartė e punės kėrkon disiplinė, profesionalizėm dhe bashkėrendim, tė gjithėve, brenda strukturės”. Me sa duket paska dhe njė kėrkesė tė pashprehur, qenien bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit. Kėshtu Berisha e pėrmbysi atė shprehjen e Mao Ce Dunit “tigėr prej letre”, duke i lėnė letrat e qeverisė nė kthetrat e “Tigrit”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lola

Mesazh Fri Dec 21, 2007 6:21 pm nga lola

http://www.keshilliministrave.al/?fq=showcabinet&m=showpers&pID

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dea

Mesazh Sun Dec 23, 2007 4:52 pm nga dea



[size=18]Rishikimi i statutit tė PS, korrigjimi
organizativ i partisė, rishikimi
i rezultateve tė zgjedhjeve tė 12 majit
e tė tjera pika janė kėrkesat kryesore
tė paraqitura nė promemorien e kundėrshtarėve
tė Ramės, tė cilėn do ta
zyrtarizojnė nė mbledhjen e ardhshme
tė Asamblesė Kombėtare tė PS.
Promemoria e pėrbėrė nga rreth 20
pika ėshtė me tė njėjtin thelb me
rezolutėn e ish-kryetarit tė grupit
parlamentar socialist, Ben Blushi, e
paraqitur nė mbledhjen e Asamblesė
sė PS tė 1 shtatorit 2007. Promemoria
ėshtė hartuar nga tri grupe pune
pranė grupit tė deputetėve mbėshtetės
tė Nanos nė PS dhe e fi rmosur
nga 15 deputetė tė PS. Promemoria
ėshtė fi rmosur nga disa anėtarė tė
Asamblesė Kombėtare tė PS, pėrveē
deputetėve tė njohur si mbėshtetės
tė Nanos nė Partinė Socialiste. Paraqitja
nė mbledhjen e ardhshme tė
Asamblesė Kombėtare e kėsaj promemorieje
pritet tė shkaktojė debate
ndėrmjet grupeve nė PS, megjithėse,
sipas fi rmėtarėve tė kėsaj promemorieje,
synohet bashkimi i grupeve nė
PS dhe jo ndarja e tyre.


Nė promemorien me rreth 20 pika,
theksohet se nė PS aktualisht nuk
respektohen vlerat e anėtarėsisė dhe
aktivistėve tė PS, se janė pėrqendruar
tė gjitha kompetencat nė duart e kryetarit
tė partisė, se ekziston njė marrėdhėnie
nė kundėrshtim tė interesave tė
PS me aleatėt dhe se kjo marrėdhėnie
me aleatėt e PS, sipas promemories,
ėshtė vetėm nė interesin e kryetarit tė
kėsaj partie, Edi Rama. Mbėshtetur nė
disa konstatime tė bėra publike edhe
mė parė pėr problemet qė sipas nanoistėve
ekzistojnė nė PS, kėrkohet nė
promemorie qė tė rishikohet statuti i
partisė, organizimi i saj, marrėdhėniet
me aleatėt dhe politikat e pėrjashtimit,
siē ishte rasti i pėrjashtimit tė gjashtė
deputetėve. Promemoria pėrmban
thelbin e rezolutės sė paraqitur nga
ish-kryetari i grupit parlamentar socialist,
Ben Blushi, nė Asamblenė Kombėtare
tė PS, mė 1 shtator 2007. Edhe
pse rezoluta Blushi u miratua nga e
gjithė Asambleja Kombėtare dhe nga
vetė Rama, nuk pati asnjė pėrpjekje
qė tė punohet pėr realizuar pikat e
paraqitura nė rezolutė, tė cilat janė
tė njėjta nė thelb me promemorien
qė pritet tė paraqesin nė mbledhjen

e ardhshme tė Asmblesė Kombėtare

kundėrshtarėt e Ramės nė PS.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi