ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbi polemikėn Baze - RD

Shko poshtė

11012008

Mesazh 

Mbi polemikėn Baze - RD Empty Mbi polemikėn Baze - RD




Mbi polemikėn Baze - RD
Nga Fatos Lubonja
Kam ndjekur me vėmendje tė veēantė polemikėn e gazetės sė partisė nė pushtet, RD, ndaj gazetarit tė njohur si mbėshtetės i PD, Mero Baze, pasi ky sulmoi kryeministrin Berisha, duke e akuzuar as mė shumė as mė pak si mbrojtės tė korrupsionit tė njerėzve tė tij. Kam ndjekur edhe kundėrpėrgjigjet e Bazes, i cili e nisi kėtė polemikė pas fjalės sė kryeministrit nė fund tė vitit 2007, ku, mes tjerash, deklaroi se shumė kritika i vinin qeverisė, pasi pronarėt e mediave kėrkonin tė merrnin tendera qė qeveria nuk iua jepte, pasi nuk i meritonin, duke pėrfshirė nė kėtė akuzė edhe gazetėn “TemA” tė Bazes.

Mendoj se ajo polemikė meriton tė merret shumė mė gjatė nė analizė dhe shumė mė thellė nga ē'duket se po e merr shtypi ynė, pasi ngėrthen nė vetvete disa probleme tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė jo vetėm me raportin e pushtetit tonė tė katėrt me pushtetet e tjera, por edhe me krejt atė qė po ndodh nė vend pas ardhjes sė PD nė pushtet. Nėpėrmjet asaj polemike shoh probleme tashmė tė strukturuara si probleme prej kohėsh, tė instaluara nė trupin tonė shoqėror si sėmundje kronike, qė bėhen edhe mė dramatike, kur kemi parasysh se, sikurse tregon polemika, ato po i thellon tashmė partia qė e mori pushtetin, pikėrisht me premtimin se do t'i zgjidhte.

Pa pretenduar njė trajtim shterues, le tė ngacmoj disa nga problemet kryesore qė shoh nė atė polemikė e nė komentet pėr tė.

Problemi i parė qė meriton tė diskutohet ėshtė se Baze, i cili ka kredibilitetin e njeriut qė ka qenė afėr PD, aq sa mund tė thuhet se e ka tė lidhur fatin e tij me atė tė PD, zbulon se i gjithėpushtetshmi Berisha, ai qė ishte garanti i luftės kundėr korrupsionit, nuk ėshtė ashtu sikurse mendohet dhe gjykohet nga shumė, i gjithėpushtetshėm, por, pėrkundrazi, shumė i dobėt, pasi qeveria e tij ėshtė shndėrruar nė disa miniqeveri, le t`i quajmė feude, ku secili feudal mjel “sisėn” e tij tė “lopės publike”, kurse Berisha ėshtė i pafuqishėm tė veprojė kundėr tyre, sepse pėrndryshe ata e rrėzojnė nga pushteti dhe Berisha pushtetin e do mė shumė sesa tė mirėn publike. Nuk mund tė mos tė tė kujtohet nga pėrshkrimi i Bazes paraardhėsi i Berishės, Nano dhe sistemi i tij i instaluar i korrupsionit. “Mjeshtėria” e tij mė e madhe ka qenė pikėrisht mbajtja e ekuilibrit midis feudalėve tė vegjėl e tė mėdhenj, midis tė cilėve edhe kryefeudali i Tiranės, Rama, pėr t'i lėnė ata dhe njerėzit rreth tyre tė mjelin lopėn publike me sa mė pak zhurmė dhe me sa mė shumė efikasitet; sigurisht edhe duke kėrkuar pjesėn e tij qė duhet tė ishte llokma mė e madhe. Baze nuk e shtyn akuzėn e tij pėr Berishėn deri kėtu. Ai edhe insinuon, por edhe tėrhiqet njėkohėsisht, duke vazhduar tė ushqejė mitin se kryeministri ėshtė i vetmi garant i ndershmėrisė nė politikėn shqiptare. Pavarėsisht kėsaj, njė gjė del qartė nga polemika: sistemi i ndėrtuar nga Nano pėr tė mjelė lopėn publike ka dalė mė i fortė sesa Berisha qė premtoi ta ndryshonte atė. Ky ėshtė njė problem qė meriton tė debatohet gjatė, sepse gjithnjė e mė shumė po del nė pah se njė sistem i ndėrtuar nga njė mori faktorėsh e aktorėsh nuk mund tė ndryshohet nga njė njeri i vetėm, pasi ai ėshtė mė i fortė se ēdo njeri i vetėm dhe se akuzat kundėr personave tė veēantė shpesh nuk janė gjė tjetėr veēse mbrojtja mė e mirė qė i bėhet vetė sistemit.

Sė dyti, meriton tė analizohet ajo klithmė qė lėshuan shumė ndaj Bazes: “Po tani o i mjerė, ku do tė shkosh?!” Kuptimi ishte i qartė. “Opozita nuk tė duron dot, tani tė goditėn dhe tė tutė. Nga do t'ia mbash?”

Nė fakt, tė mos kesh simpatinė e tė dy palėve nė pushtet ose tė tė godasin tė dy palėt qė kanė qenė ose janė nė pushtet, sepse nuk vlerėson asnjėrėn prej tyre dhe i kritikon tė dyja, kjo do tė ishte gjendja mė e mirė pėr njė gazetar, jo vetėm sepse tregon pavarėsinė e tij nga pushtetet politike, por edhe sepse ėshtė e vėrteta e shumicės sė shqiptarėve. Mjafton tė shohėsh pėrqindjen e pjesėmarrėsve nė votime. Dhe jo vetėm, ka shumė nga ata qė kanė votuar duke zgjedhur tė keqen mė tė vogėl, pra qė gjithsesi nuk ėshtė se i duan tė dy palėt. Pra, ky do tė ishte pozicioni mė i vėrtetė pėr njė gazetar, madje edhe mė fitimprurėsi nga pikėpamja e tregut tė shtypit, sikur ky tė ishte vėrtet i lirė. Megjithatė, nuk ėshtė kėshtu. Klithma ndaj Bazes shpreh njė tė vėrtetė tė rėndėsishme: se nuk ėshtė e lehtė tė ekzistojė nė Shqipėri njė shtyp qė godet tė dy palėt, mu pse tė dy palėt kanė monopolizuar pėrveē shumėēkaje edhe mediat. Kasta e politikės ka krijuar edhe kastėn e gazetarėve tė ndarė nė dy palė. Hapėsirat pėr tė tjerėt vijnė duke u ngushtuar me gjithė pretendimin e Berishės se liria e shtypit ka bėrė pėrpara. Problemi qė shtrohet duke ndjekur polemikėn ėshtė: si i bėhet qė tė rritet dhe jo tė zvogėlohet hapėsira e pushtetit tė vėrtetė tė katėrt, qė do tė thotė tė rritet edhe kredibiliteti i pushtetit tė katėrt. Nė gjendjen qė kemi sot, tė dy palėt e kanė shumė kollaj tė diskreditojnė kritikėt ndaj tyre: nuk je kredibėl, sepse je me kundėrshtarin, jo pse thua tė vėrtetėn. Nuk ka gjendje mė komode pėr tė dy palėt. Baze u identifikua me Braēen, duke u hedhur nė radhėt e armikut dhe problemi u zgjidh. Sepse midis nesh dhe armikut nuk ekziston asgjė, je nė tokėn e askujt.

Njė tjetėr problem i vjetėr e i ri qė nxori nė pah mėnyra sesi u godit Baze nga PD dhe organi i saj, ishte njė stil i njohur tashmė i pushtetarėve tanė i goditjes sė gazetarėve kritikė ndaj tyre. Nė vend qė tė merren me ato, pėr tė cilat i akuzojnė, ata “strehohen” nė motivet e “e ulėta” qė e kanė shtyrė autorin t'i thotė ato, deri dhe nė biografinė e tij. “Nuk ka marrė tendera, kėrcėnon pėr tė marrė tendera, kėrkon edhe mė shumė nga ē'ka marrė, ka bėrė pazare me kundėrshtarėt”, kėto qenė disa nga akuzat qė i erdhėn Bazes nga RD pėr tė bindur publikun pėr pavėrtetėsinė e akuzave tė tij. Kuptohet, gjetja e kėtyre shkaqeve tė ulėta bėhet pėr tė ulur kredibilitetin e atij qė i thotė. Jemi pėrsėri nė njė sėmundje tė njohur e tė vjetėr tė marrėdhėnieve tė pushtetarėve tanė me kritikėn, sepse faktet e thėna mbeten fakte, pavarėsisht nga ajo se kush i thotė dhe pse i thotė dhe vetėm pėrgėnjeshtrimi bindshėm i fakteve tė thėna ėshtė arma mė e mirė pėr ta diskredituar njė kundėrshtar qė shpif. Kurse, sikurse ka treguar historia e deritanishme, futja nė kundėrakuza tė tilla veēse e thellon hendekun midis sė vėrtetės dhe pushtetit. Kjo mėnyrė reagimi ėshtė historia e njohur e atij politikani qė sa mė shumė qėndron nė pushtet, aq mė shumė bėhet autoreferencial, duke humbur gjithnjė e mė shumė kontaktin me tė vėrtetėn. Duke rritur, pėr kompensim, arrogancėn ndaj kritikėve tė tij si mjet pėr tė vėrtetuar se e vėrteta ėshtė me tė, ai, nė fakt, nuk bėn tjetėr veēse ul edhe mė kredibilitetin e tij. Sepse, sikurse thuhet, pėrgjithėsisht pushteti dhe e vėrteta rrallė herė koincidojnė, kurse te ne deri tani e kemi tė vėshtirė tė besojmė se kanė koinciduar ndonjėherė.

Por problemi kryesor qė vazhdon tė gjallojė nė vendin tonė e qė e nxjerr nė pah edhe njėherė me forcė polemika nė fjalė ėshtė ai se, megjithėse Sollaku iku dhe erdhi me bujė njė prokurore e re e angazhuar pėr luftėn kundėr krimit e korrupsionit, ne prapė vazhdojmė tė vuajmė mungesėn e njė sistemi drejtėsie qė do tė hynte si arbitėr i paanshėm nė konfliktet midis pushtetit tė katėrt dhe pushtetit tė parė, apo edhe nė konflikte tė tjera tė ngjashme si ai midis mazhorancės dhe opozitės. Akuzat qė ngre Baze ndaj Berishės dhe tė tijve dhe kundėrakuzat qė ngre Berisha dhe tė tijtė kundėr Bazes nuk janė gjėra tė lehta. Nė thelb, janė tė njėjta me akuzat qė ngre opozita kundėr mazhorancės dhe mazhoranca kundėr opozitės. Nė ēdo vend sadopak serioz e vėrtet demokratik, publiku, i cili, sipas kėtyre akuzave ėshtė i dėmtuari kryesor, ka tė drejtėn tė sqarohet dhe jo vetėm, por ka tė drejtėn tė kėrkojė vėrtetimin dhe ndėshkimin e fajtorėve qoftė ky Baze, qoftė Berisha dhe tė tijtė, qoftė tė dy palėt. Kurse kėsisoj, mungesa e sistemit tė drejtėsisė zhvleftėson gjithēka - edhe vetė ekzistencėn e fjalės sė lirė.

Kur e pyetėn Ēurēillin se ē`do tė thoshte ai sikur qeveria e tij tė ishte e korruptuar, ai u pėrgjigj: “Do tė pyes si ėshtė drejtėsia. Nėse mė thonė se drejtėsia ėshtė nė rregull, atėherė do tė thoja: nuk ka problem, liria dhe demokracia do tė funksionojnė.”

*Marrė nga gazeta “Korrieri”
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi